Rreziku i makinave pa shofer

makina pa shoferPas përplasjes fatale kohët e fundit të një makine elektrike Tesla ndërsa ishte në autopilot, lindën mjaft pyetje nëse rrugët janë gati të shohin përdorimin e makinave pa shofer në trafikun e përditshëm. Ekspertët thonë se kjo tragjedi nuk do të ngadalësojë garën drejt makinave pa shofer, por publiku duhet të kuptojë më mirë kufizimet e tanishme të teknologjisë së re.

Më 7 maj, në Williston të Floridas, një 40-vjeçar i ulur në sediljen e shoferit të Modelit S të Teslës humbi jetën kur makina e tij elektrike goditi një kamion që parakaloi në korsinë e tij.

Makina ishte ishte në autopilot dhe udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Megjithëse është quajtur makinë që ecën vetë, Modeli S i Teslës në fakt është pjesësisht makinë automatike. Mjeti autopilot është një tipar shtesë i cili kërkon që shoferi të mbaj duart në timon gjatë gjithë kohës. Përplasja është nën hetim, por ekspertët dyshojnë se shoferi nuk i kishte sytë në rrugë dhe sensorët keq-interpretuan skenën përpara makinës.

“Sistemi i Teslës nuk dalloi që kamioni ishte aty. Ata tregojnë se qielli ishte blu ndërsa në anë të kamionit ishte i bardhë dhe makina vazhdoi rrugën.”

Ekspertët thonë se prodhuesi i makinës duhet të bëjnë një punë më të mirë për të informuar shoferët rreth ndryshimit mes makinave plotësisht dhe pjesërisht të automatizuara.

“Mendoj se përgjegjësia e prodhuesve për makinat pjesërisht automatike është të kuptojnë se shoferët bëhen të pavëmendshëm pothuajse menjëherë dhe nëse makina nuk ka kufizime, veçanërisht në autostradë, përgjegjësia është e prodhuesve për t’i ndrequr këto probleme”, thotë Mary Cummings e Universitetit Duke.

Makinat pjesërisht të automatizuara mund të ecin në autostradë me një shpejtësi konstante, duke mbajtur një distancë sigurie nga makinat e tjera, duke frenuar dhe rritur shpejtësinë sipas rrjedhës së trafikut, dhe bile edhe duke ndryshuar korsitë dhe parakaluar makinat më të ngadalta.

Por ekspertë si Tim Carone që foli me Zërin e Amerikës me Skype, llogarit se makinat plotësisht të pavarura janë ende një dekadë larg.

“Do të shohim rritje të numrit të aksidenteve dhe fataliteteve ndërsa modeli i makinave autonome përmirësohet me kalimin e kohës. Ne do të jemi në gjendje të identifikojmë problemet. Por në një farë pike, kurba do të bjerë. Kur ajo të fillojë të bjerë, atëherë do të kuptojmë më mirë përfitimet nga përdorimi i këtyre makinave.”

Tani për tani, pothuajse të gjithë prodhuesit kryesorë të makinave po krijojnë makina dhe kamionë pa shofer por ekpertët bien dakord se koha kur ato t’i shohim në rrugë do të varet nga perceptimi i publikut për sigurinë e tyre. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>