Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.
Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.
“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane
Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”
Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.
Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës
Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.
Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve. (dw)