Rusia e Kina kanë deshifruar dokumentat e Snowdenit

Britania e Madhe ka tërhequr disa spiunët të saj, pasi Rusia dhe Kina kanë deshifruar dokumenta shumë sekrete të nxjerrja prej Eduard Snowdenit, bëjnë të ditur mediat. Sipas burimeve deri tani nuk është dëmtuar askush.

ConfidentialRusia dhe Kina sipas informacioneve të mediave kanë arritur të sigurojnë qasje në dokumentat e shërbimeve të fshehta të nxjerra nga ish-punonjësi me kontratë i NSA, Edward Snowden. Mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave janë eleminuar nga të dyja vendet, bëri të ditur gazeta britanike “Sunday Times”.

Dëshifrimi i mbrojtjes së të dhënave e ka detyruar shërbimin britanik për botën e jashtme MI6 që të tërheqë nga operacione në vazhdim në vende të caktuara agjentë të tij. Ky hap u ndërmor pasi u bë e qartë se Rusia arriti të deshifrojë më shumë se një milionë të dhëna. Gazeta i referohet burimeve pranë kryeministrit britanik, në Ministrinë e Brendshme dhe në autoritetet e sigurisë. Burime të tjera qeveritare citohen nga gazeta me fjalët se edhe Kina ka arritur të deshifrojë mbrojtjen e dokumentave, të cilat përmbajnë informacion që mund të çojë në zbulimin e spiunëve.

“Rusët dhe kinezët kanë siguruar informacion. Kjo solli si rrjedhojë që u desh të largohen agjentët dhe dijenia për mënyrën si veprojmë ne na ka penguar që të sigurojmë informacion me rëndësi jetësore”, i tha një burim i Downing Street-it gazetës. Megjithatë burimi citohet me fjalët se “nuk ka të dhëna se është dëmtuar ndokush”.

Zbulime shqetësuese

Snowdeni i mori dokumentat në kohën që punonte në SHBA si punonjës me kontratë i CIA-s dhe i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Informacioni që ai i përcolli shtypit në vitin 2013 për përmasat e përgjimit të telefonave të qytetarëve dhe për gjurmët në internet shkaktoi indinjatë në të gjithë botën dhe solli ndërmarrrjen e disa reformave në SHBA.

Por prej kohësh autoritetet amerikane paralajmërojnë se disa nga dokumentat e përvetësuara nga Snowden-i mund të paraqesin gjithashtu rrezik për sigurinë kombëtare, pavarësisht nga pretendimet e tij të mëparshme se “asnjë shërbim i fshehtë” nuk mund t’i deshifrojë dokumentat “as në ambjentet e kundërzbulimit të rrezikut më të madh”. SHBA kërkon nga Snowdeni që të dalë para gjyqit për spiunazh. Aktualisht ai jeton në Rusi, pasi mori atje azil në vitin 2013.

Pasojat në Gjermani

Zbulimet e Snowdenit, për natyrën e gjerë të përgjimeve të NSA-së, kanë shkaktuar debate të mëdha në Gjermani. Një komision parlamentar aktualisht po shqyrton përmasat e bashkëpunimit midis NSA dhe Shërbimit të Fshehtë Gjerman, BND, pas raportimit në media se të dyja agjencitë kanë spiunuar objektiva në Evropë si dhe zyrtarë qeveritarë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>