Rusia: Një avion i NATO-s shumë pranë avionit rus

ushtaraku rusiAgjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se një avion luftarak i NATO-s i kaloi sot mjaft pranë avionit ku udhëtonte Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu mbi Detin Balltik. Një avion rus që shoqëronte delegacionin, arriti ta largojë atë të NATO-s.

Avioni i NATO-s iu afrua aeroplanit të ministrit rus teksa ky fundit fluturonte mbi ujëra neutrale. Avioni tjetër rus, i cili u fut midis atij të ministrit Shoigu dhe NATO-s, realizoi një manovër për të treguar se ishte i armatosur. Pas kësaj, avioni i NATO-s u largua dhe avioni shoqërues rus u kthye mbrapsht, thonë agjencitë ruse të lajmeve.

NATO-ja sqaroi se kjo është një “procedurë standarde”.

Një përfaqësues ushtarak i organizatës tha për “Zërin e Amerikës” se javën e kaluar mbi Detin Balltik ka pasur një numër të madh avionësh luftarakë rusë, gjë që është e pazakontë. Monitorimi i avionëve të panjohur në afërsi të hapësirave ajrore të NATO-s, është procedurë standarde e forcave ajrore të aleancës.

Shoigu po udhëtonte drejt qytetit perëndimor rus të Kaliningradit ku do të takohej me antarë të tjerë të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Incidenti vjen vetëm një ditë pasi një avion luftarak rus iu afrua deri në disa metra një avioni të ushtrisë amerikane, i cili fluturonte mbi Balltik. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>