Sekreti ushtarak që solli mikrovalën

mikrovalaNganjëherë, ndodh që përparimet teknologjike në një fushë mund të kenë vlera shumë më të mëdha nga sa parashikohet.  Këto përparime mund të ndryshojnë botën  dhe ndoshta ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve më të mëdha. Një rast i tillë, që daton nga  Lufta e Dytë Botërore,  shënon 75 vjetorin këtë vit.

Furra me mikrovalë përdoret pothuajse në të gjithë botën por pak e dinë që një pjesë e rendëishme e saj ka qënë sekret ushtarak.
Situata në Evropën e 1940-tës ishte e dëshpëruar. Gjermanët përgatiteshin të pushtonin Britaninë ndërsa nëndetëset e tyre godisnin furnizimet amerikane.
Shtatorin e atij viti, një delegacion shkencëtarësh të rëndësishëm britanikë udhëtuan drejt Amerikës për të kërkuar ndihmë në zbatimin e disa zbulimeve sekrete, si llampa elektronike që mund të krijojë rrezatime mikrovalore, dhe që shërbente për të ndërtuar radarë më të mirë.

Larry Schuette punon për Zyrën Detare Amerikane të Kërkimeve.

“Avantazhi i radarit mikrovalor, që na lejoi të përdornim antena prabolike, ndryshoi rrënjësisht radarin nga frekuencat e ulta tek ato të larta.”

Një tub i quajtur zgavër magnetron bëri që radarët  të bëjnë dallimin mes avionëve dhe nëndetseve duke mundësuar ndryshimin e situatës ushtarake.
Ndërsa kursi i luftës po ndryshonte, magnetroni  ndryshoi edhe mënyrat e gatimit në kuzhinë në mbarë botën duke sjellë mikrovalën e sotme.

Një grup shkencëtarësh ushtarakë dhe civilë nga Britania, Amerika dhe Kanadaja u mblodhën kohët e fundit në Uashington për të përkujtuar misionin që solli sekretet në Shtetet e Bashkuara. Ata rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunim në kërkimin e teknologjive të reja që mund të aplikohen në jetën e përditshme.  Admirali Mathias Winter është Shef i Kërkimeve ushtarake Detare.

“Po bëjmë kërkime në fushat e energjisë së lartë, densitetit dhe fusha të tjera jo vetëm për armët por edhe për ruajtjen e energjisë apo përdorimit në anije dhe objektet tokësore.”

Ndoshta,  një prej këtyre zbulimeve do të ndryshojë kursin e ngrohjes globale në të njëtën mënyrë sikurse magnetroni solli ndryshimin e kursit të Luftës së Dytë Botërore. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>