SHBA, i hapet rruga miratimit të vaksinës Pfizer

vaccineAgjencia publikoi dokumente që nuk ngrinin ndonjë çështje të re në lidhje me sigurinë ose efikasitetin e vaksinës.

Të dhënat mbi vaksinën të paraqitura nga ekspertët në këtë agjenci ishin në përputhje me udhëzimet për autorizimin e përdorimit emergjent, thanë zyrtarët e saj në dokumentet e lëshuara përpara një takimi që do të zhvillohet të enjten me ekspertë të jashtëm.

Ekspertët do të diskutojnë nëse vaksina, e krijuar në bashkupunim me kompaninë gjermane BioNTech SE, duhet të autorizohet për përdorim emergjent.

Zyrtarët e agjencisë thanë se vaksinimi me dy doza ishte shumë i efektshëm për parandalimin e rasteve të konfirmuara me COVID, të paktën shtatë ditë pas dozës së dytë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha gjithashtu se aktualisht nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të nxjerrë përfundime në lidhje me sigurinë e vaksinës tek personat më të rinj se 16 vjeç, gratë shtatzëna dhe tek njerëzit, sistemi imunitar i të cilëve ishte tashmë i dëmtuar.

Agjencia pritet të vendosë brenda pak ditëve ose javëve nëse do ta autorizojë vaksinën.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>