SHBA: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete

TestingNumri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e shteteve në SHBA ndërsa një valë infeksionesh të stinës së dimrit e çon numrin e përgjithshëm në afro 400,000 mes paralajmërimeve për përhapjen e një variant të ri, shumë ngjitës.

Ndërsa amerikanët shënonin ditën e Martin Luther Kingut të hënën, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo u bëri thirrje autoriteteve federale të frenojnë udhëtimet nga vendet ku po përhapen variante të reja.

Duke iu referuar versioneve të reja të zbuluara në Britani, Afrikën e Jugut dhe Brazil, zoti Cuomo tha:

“Ndalojini ata njerëz të vijnë këtu. Pse po i lejoni njerëzit të hyjnë këtu derisa të jetë shumë vonë?”

Qeveria amerikane ka frenuar udhëtimet nga disa prej vendeve ku po përhapen variantet e reja – si Britania dhe Brazili – dhe së fundmi njoftoi se do të kërkonte prova të një testi negativ për COVID-19 për këdo që hynte në vend.

Por varianti i ri i ashtuquajtur britanik tashmë po përhapet në SHBA,dhe Qendrat për Kontrollin dhe Paralajmërimin e Sëmundjeve (CDC) kanë paralajmëruar se ai do të bëhet ndoshta variant mbizotërues në vend deri në mars. CDC tha se varianti është rreth 50% më ngjitës sesa virusi që po shkakton shumicën e rasteve në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa ky variant nuk shkakton sëmundje më të rëndë, ai mund të sjellë më shumë shtrime në spital dhe vdekje thjesht sepse përhapet më lehtë. Në Britani, ai e ka rënduar situatën duke mbushur spitalet dhe po konsiderohet përgjegjës për një rritje të mprehtë në raste në disa vende të tjera evropiane.

Shumë shtete të SHBA-së janë tashmë nën presion të jashtëzakonshëm. Mesatarja shtatë-ditore e vdekjeve ditore po rritet në 30 shtete dhe në kryeqytetin Uashington dhe të hënën numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara tejkaloi 398,000, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins – deri tani numri i vdekjeve më i lartë i regjistruar në çdo vend të botës.

Mes rritjes, një përpjekje e madhe po zhvillohet për të vaksinuar amerikanët, por ndërsa sipas të dhënave të fundit federale janë shpërndarë rreth 31.2 milion doza të vaksinës, vetëm rreth 10.6 milion persona kanë marrë të paktën një dozë.

Në Kaliforni, shteti më i populluar, distriktet po kërkojnë më shumë vaksina ndërsa shteti përpiqet të ulë shkallën e lartë të infeksionit që ka rezultuar në një numër rekord të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Edhe pse shteti javën e kaluar tha se kushdo që është 65 vjeç e lart mund të fillojë të marrë vaksinën, distrikti i Los Angelesit dhe disa të tjerë kanë thënë se nuk kanë doza të mjaftueshme për të vaksinuar kaq shumë njerëz. Ata janë përqendruar në mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të moshuarve më të rrezikuar së pari në shtëpitë e të moshuarve.

Në zona të tjera të vendit, zyrtarët po punojnë për të siguruar që njerëzit të marrin vaksinën sapo t’u ofrohet mes shqetësimeve që shumë njerëz hezitojnë ta marrin. Guvernatori i Merilendit Larry Hogan e bëri vaksinën gjatë një aktiviteti të transmetuar drejtpërdrejt për ditën e Martin Luther King Jr. dhe u kërkoi banorëve të shtetit të bënin të njëjtën gjë.

COVID-19.” “Të gjithë po presim me padurim ditën kur mund të heqim dhe hedhim maskat. kur mund të dalim për një festë të madhe në restorantin ose lokalin tonë të preferuar me njerëz, me të gjithë familjen dhe miqtë tanë,” tha Hogan. “E vetmja mënyrë që të mund t’i kthehemi një ndjenje normaliteti është duke marrë vaksinën për

Në Nju Jork, guvernatori Cuomo tha se shteti i tij, i cili ka regjistruar më shumë se 41,000 vdekje, është “në një garë” mes ritmit të vaksinimit dhe shkallës së infeksionit. Ai tha se autoritetet federale duhet të përmirësojnë përpjekjet për shpërndarjen e shpejtë të dozave të vaksinave.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>