SHBA, rreth gjysmë milioni të prekur nga COVID-19

shbaNë SHBA numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit arriti sot (të premten) në 16.600. Ekspertët thotë se ka shenja që shpërthimi i pandemisë mund të jetë pranë pikut. Të dhënat e fundit tregojnë se kurba e infeksioneve të reja po vjen duke u rrafshuar në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e shpërthimit të SHBA.

Por amerikanët, thonë ekspertët e mjeksisë, duhet t’i rezistojnë tundimit për të hequr dorë prej distancimit social, tashmë që po shfaqen shenja përparimi në betejën kundër koronavirusit.

Vdekjet në SHBA, që e rendisin atë në vendin e dytë në botë, për nga numri shënuan shifra rekord të martën e të mërkurën me mbi 1.900 vdekje të raportuara në secilën ditë. Të enjten numri i vdekjeve u rritën në mbi 1.600. Numri i të prekurve në SHBA ka arritur sot në mbi 466,686.

SHBA po përjeton një “javë shumë të keqe” pasojë e pandemisë COVID-19, tha eksperti i njohur Anthony Fauci. Por ai shtoi gjithashtu se respektimi që publiku amerikan i bëri masave për distancim fizik si dhe kufizimeve të tjera po i ul ndjeshëm parashikimet mbi numrin e vdekjeve nga virusi. Sipas llogaritjeve më të fundit numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka gjasa të shkojë në rreth 60,000 dhe jo në 100 apo 200 mijë sikundër u parashikua ditë më parë tha eksperti amerikan.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>