Rusia thotë se dëboi dy diplomatë amerikanë menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara bënë të njëjtën gjë me dy diplomatë rusë, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të një roje sigurie kundër një diplomati amerikan në Moskë.
Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse sot, thuhej se amerikanët ishin përzënë në qershor dhe akuzoheshin se ishin agjentë të CIA-s.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha të premten se dy zyrtarë rusë që nuk u identifikuan u dëbuan më 17 qershor, pothuajse dy javë pasi një roje ruse sulmoi një diplomat amerikan para kompleksit të ambasadës amerikane në Moskë.
Një video e bërë publike para disa ditësh nga televizioni shtetëror rus NTV tregon një burrë që del nga taksia para ambasadës që sulmohet menjëherë nga një roje ruse. Ata luftojnë me njëri-tjetrin për disa momente, para se personi të zvarritej deri tek hyrja e ambasadës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Kirby tha se sulmin ndodhi pasi diplomati amerikan e kishte identifikuar veten para rojës. (voa)