SHBA, thirrje OKB-së të shqyrtojë rolin e Iranit në Jemen

SHBAShtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të shqyrtojnë rolin e Iranit në konfliktin në Jemen, duke e akuzuar Teheranin se ndërhyrja iraniane po e nxit konfliktin në mënyrë që “të avancojë ambicjet e veta rajonale”.

Arabia Saudite, vend aleat me Shtetet e Bashkuara, akuzoi Iranin për furnizimin me armë të rebelëve Houthi, përfshirë dhe një raketë që u lëshua drejt një aeroporti në Riad, por që sauditët e asgjësuan.

Arabia Saudite udhëheq koalicionin që lufton rebelët Houthi, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Një javë më parë zyrtarët sauditë thanë se veprimet e Iranit mund të konsiderohen si “një akt lufte”.

Deklarata sot e Shtëpisë së Bardhë shprehte mbështetjen për Arabinë Saudite dhe aleatët e tjerë në rajon dhe ngarkonte Iranin me pergjegjësinë e shkeljes së vendimeve të Kombeve të Bashkuara për të ndaluar transferimet e armëve.

Irani ka mbështetur rebelët Houthi, por mohon të ketë dorë në armatosjen e tyre. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>