Shenja jo të mira – Luftë tregtare mes BE dhe SHBA-së?

flamujt usaPritet që presidenti Trump të bëjë të enjten realitet kërcënimin e tij me dogana ndëshkuese për çelikun e aluminin që eksportohet në SHBA. Disa vende ka gjasa të përjashtohen. Trump kërkon të mbrojë industrinë vendase

Pak para se presidenti Trump të vendosë doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin për të mbrojtur firmat amerikane, të enjten apo deri në fund të kësaj jave po jepen shenja kthese në Shtëpinë e Bardhë. Këshilltari i Trumpit për ekonominë, Peter Navarro i ka thënë televizionit Fox Business, se rregullorja e re do të ketë përjashtime për Kanadanë dhe Meksikën. Këto vende do të kishin kështu kohë për lëshime në marrëveshjen për tregtinë e lirë NAFTA, me SHBA.

Ndërsa aleatë të tjerë, siç është bërë e ditur, vendet e BE apo partnerë të NATO-s nuk do të përjashtohen fillimisht. Por Navarro la të kuptohej, se edhe për vende të tjera do të ketë shanse të mënjanojnë doganat në të ardhmen. “Ne do ta hapim këtë edhe për partnerët tanë, dhe do të shohim, nëse mund ta zgjidhim apo jo këtë problem.” Zëdhënësja e Shtëpisë ë Bardhë, Sarah Sanders është shprehur se bëhet fjalë për 25% doganë për çelikun dhe 10% për aluminin. Disa liderë republikanë i refuzojnë doganat, Paul Ryan dhe Mitch McConnell janë shprehur kundër doganave, por për masa konkrete kundrejt importeve nga Kina.

BE do të kundërpërgjigjet

Në botën e ekonomisë ndërkohë janë rritur shqetësimet për një luftë tregtare mes SHBA dhe BE por edhe Kinës. Bashkimi Europian është shprehur se do të reagojë menjëherë në një rast të tillë. Komisioneri i BE për ekonominë, Pierre Moscovici ka bërë të ditur se BE do të kundërpërgjigjet menjëherë. “Nëse presidenti Trump do të vendosë në fuqi masat sot (08.03 shën.red) në darkë, atëherë ne kemi një arsenal të tërë përgjigjesh.” Këtu bën pjesë portokallet që vijnë nga SHBA, duhani, dhe uiski, veç produkteve teknologjike.

Gjermania mban një pozicion të përmbajtur. Luftërat tregtare nuk janë në dobi të askujt dhe kanë vetëm humbës. Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zypries nuk do të flasë ende për një luftë tregtare mes BE e SHBA. “Megjithatë është irritimi shumë i madh”, u shpreh ajo të enjten për televizionin gjerman, ARD. “Një luftë e qartë tregtare mendoj se nuk është, nëse kjo prek pak produkte që përfliten. Por zotit Trumpit vetëm mund t’i përsëritet: Lëre këtë më mirë.” Zypries është e mendimit, se në një rast të tillë duhet bërë ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>