Sonda e NASA-s për udhëtime në thellësi të gjithësisë Juno, dërgoi në Tokë imazhet e para nga planeti i Jupiterit që pas hyrjes në atmosferën e planetit të gaztë.
Agjencia e hapësirës i botoi pamjet dje. Në fotografi duket Jupiteri i rrethuar nga 3 prej 4 hënave të tij më të mëdha: Io, Europa dhe Ganymeade. Sonda Juno u fut në atmosferën e Jupiterit javën e kaluar, pas një udhëtimi 5 vjeçar prej 2.8 miliardë kilometrash.
Specialistët në Tokë qëllimisht e mbajtën kamerën dhe instrumentet e tjera të mbyllura për të shmangur çdo rrezik të mundshëm ndërsa sonda kaloi përmes mjedisit me radioaktivitet ekstrem të planetit.
Juno do të studiojë planetin e pestë dhe më të madhjin të sistmeit tonë diellor për 20 muajt e ardhshëm. Juno pritet të dërgojë foto të tjera me rezolucion të lartë muajin e ardhshëm, kur të kalojë në distancën e radhës më të afërt me Jupiterin. (voa)