Kryeministri turk Binali Yildirim konfirmoi sot se autoritetet turke arrestuan autorin e dyshuar të sulmit që la 39 të vrarë në një klub nate në Stamboll, natën e ndërrimit të viteve.
Mediat turke e identifikuan javën e kaluar të dyshuarin, Abdulkadir Masharipovin nga Uzbekistani. Ai u arrestua gjatë një bastisjeje në një shtëpi në lagjen ku ai qëndronte me një shok nga Kirgistani. Gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe pesë njerëz të tjerë, përfshirë tre gra.
Guvernatori i Stambollit Vasip Sahin tha sot se shenjat e gishtave të Abdulkadir Masharipovit përputheshin me ato të sulmuesit, dhe se ai ishte trajnuar në Afganistan dhe kishte hyrë në Turqi në janar të vitit 2016.
Zoti Sahin shtoi se është e qartë se sulmi u bë në emër të grupit Shtetit Islamik. Militantët kanë marrë përgjegjësi për sulmin, duke e lidhur atë me operacionet ushtarake të Turqisë kundër tyre në Siri. (voa)