Sulm vdekjeprurës më thikë në Nice të Francës

Notre DameAutoritetet franceze thanë se tre veta u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm më thikë në qytetin bregdetar të Nicës.

Sulmuesi u arrestua pas sulmit në bazilikën Notre Dame dhe u dërgua në spital meqë u plagos gjatë arrestimit.

Prokurorët po e trajtojnë ngjarjen si sulm terrorist.

Prefekti i Nicës, Christian Estrosi, tha se i dyshuari brohoriti “Allahu Akbar” (Zoti është Madh) derisa po trajtohej në vendin e ngjarjes.

Sulmi ndodhi në një kohë kur Franca ende është nën tronditjen që shkaktoi vrasja e mësuesit francez Samuel Paty nga një burrë me origjinë çeçene, i cili tha se donte të ndëshkonte mësuesin Paty për shfaqjen e karikaturave Profetit Muhamed në një orë mësimi.

Që nga vrasja e mësuesit Paty, zyrtarët francezë – të mbështetur nga shumë qytetarë, ritheksuan të drejtën për të shfaqur karikaturat dhe imazhet janë shfaqur gjerësisht në parakalimet në solidarizim me mësuesin e vrarë.

Kjo nxiti një shpërthim zemërimi në një pjesë të botës myslimane, me disa qeveri që akuzojnë presidentin francez Emmanuel Macron për ndjekjen e një agjende kundër Islamit.

Nica ishte shënjestër një prej sulmeve më vdekjeprurëse në Francë vitet e fundit. Një tunizian 31-vjeçar drejtoi një kamion mbi turmën që ishte duke kremtuar Ditën e Bastiljes më 14 korrik të vitit 2016, duke vrarë 86 veta.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>