Talebanët sulmojnë parlamentin afgan

afganistaniTë paktën 21 persona janë plagosur, në mesin e tyre pesë gra dhe dy fëmijë gjatë një sulmi të militantëve në parlamentin afgan.

Militantët talebanë vunë në shënjestër të hënën parlamentin e Afganistanit në një sulm që u shoqërua me shpërthime dhe të shtëna armësh, ndërsa deputetet ishim mbledhur brenda tij.

Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar nëntë shpërthime dhe kanë para tymin të ngrihej mbi ndërtesën e parlamentit në Kabul.

Televizioni afgan shfaqi pamje të ikjes në panik të anëtarëve të parlamentit, të cilët ishim mbledhur të hënën për të votuar zgjedhjen e ministrit të brendshëm nga ana e presidentit afgan Ashraf Ghani.

Mohammad Ismail Kawassi, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë, tha se të paktën 21 persona janë plagosur, në mesin e tyre pesë gra dhe dy fëmijë. Zyrtarët thanë se nuk ka pasur pasoja në mesin e ligjvënësve. Policia afgane tha se gjashte militantë të përfshirë në sulm kaën vdekur.

Zëdhënësi i talebanëve  Zabihullah Mujahid, tha se grupi qëndron pas sulmit vetëvrasës që synonte anëtarët e “parlamentit të skllevërve”.

Militantët kanë sulmuar ndërtesat qeveritarë në kryeqytet gjatë kryengritjes së tyre dhjetëvjeçare që kur u larguan nga pushteti në një ndërhyrje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Talebanët përparuan ndërkaq në Afganistanin verior duke vënë nën kontroll një qark në krahinën Kunduz. Militantët morën nën kontroll Dashti Archin të hënën, pak pasi pushtuan të dielën edhe Chardaran në atë krahinë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>