New Samsung S7 (R) and S7 edge smartphones are displayed after their unveiling ceremony at the Mobile World Congress in Barcelona, Spain, Feb. 21, 2016.
Vëzhguesit e teknologjisë thonë se tregu i telefonave inteligjentë është ngadalësuar. Ekonomitë e dobësuara, ngopja e tregut dhe konkurrenca në rritje nga kompanitë kineze dhe indiane, kanë bërë që vëzhguesit e teknologjisë të kërkojnë burime të tjera për të fituar para. Shumë prej tyre po vënë bast tek realiteti virtual, ose shkurt VR. Në një model të parë më parë me risitë e tjera në fushën e teknologjisë, çmimi i kësaj teknologjie po bie dhe sasia e përmbajtjes në dispozicion është në rritje.
Numërimi në kohë reale në faqen elektronike GSMA Intelligence tregon rritjen konstante të përdoruesve të telefonave inteligjentë në mbarë botën.
Tregu është ende shumë i madh dhe me fitime por ka një sfidë për manifakturat.
“Si mund të bësh dallimin për të zgjedhur një telefon me prekje, bateri dhe kamera? Ajo që pamë në Kongresin Botëror të Telefonave Inteligjentë është se disa prodhues po e zgjidhin këtë me disa produkte”, thotë Ben Wood, shefi i kërkimeve me kompaninë CCS Insight.
Për Sony-in gjithçka ka të bëjë me kameran. Telefoni i tij, Xperia X ka një kamera që është gati të bëjë një foto në më pak se 0.6 sekonda.
G5-a i kompanisë LG ka një dizenjo fine dhe një pajisje që shton jetën e baterisë dhe rrit funksionin e kameras së telefonit.
Galaxy S7 i Samsung-ut ka baterinë më të madhe dhe mund t’i shtosh memorje, deri në 200 gigabajts.
Por këto pajisje kushtojnë shumë kështu që prodhuesit në Kinë dhe Indi po nxjerrin në treg versione më të lira të telefonave inteligjentë.
“Shohim një ndryshim nga tregjet e zhvilluara në tregjet në zhvillim. Kështu tani ka më shumë marka kineze dhe indiane. Mendoj se potencialisht mund të shohim më shumë marka afrikane në të ardhmen”, thotë analisti Neil Mawston.
Por me kamerat aq të fuqishme po hapet një mundësi e re – realiteti virtual. Samsung po e çifton telefonin e tij me syzet VR.
“Këto janë pajisje që do të gjenerojnë shumë përmbajtje dhe kjo do të jetë çelësi i nxitjes së tregut të realitetit virtual”, thotë Ben Wood, me kompaninë CCS Insight.
Prodhuesit shpresojnë se së shpejti pothuajse të gjithë do të duan syzet VR për lojra, për të eksploruar vende ose për t’u bashkuar virtualisht me miqtë dhe familjen. Dhe lidhja mund të jetë e mundur në vende të tjera.
“Do të lëshojmë këtë vit satelitin tone të parë mbi Afrikë në mënyrë që të mundësojmë punën me operatorët për të zgjeruar lidhjen dhe për të shtuar internetin atje”, thotë Mark Zuckerber, themeluesi i Facebook-ut.
Kompania CCS Insight parashikon se deri në fund të vitit konsumatorët do të blejnë deri në 13 pajisje për lidhje virtuale. (voa)