Tensione të forta me Greqinë, Turqia jep njoftimin se ka gjetur gaz në Detin e Zi

turqiaPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e konsideroi këtë si një lajm të mirë të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit. Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.

Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në perëndim të Detit të Zi. “Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna 1. Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliardë metra kub, dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë”- thanë autoritet turke.

Mësohet se mund të duhen shtatë deri në 10 vjet për të filluar prodhimin, dhe sipas vlerësimeve paraprake kostot e investimit janë midis 2 miliardë dhe 3 miliardë dollarë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>