Tërmet në Meksikë – mbi 200 veta humbën jetën

termet

Tërmeti prej 7.1 shkallësh që goditi të martën Meksikën duke rënuar ndërtesa, la pas vetës mbi 200 të vdekur dhe një numër të panjohur të njerëzve të mbetur nën gërmadha.

Shefi i agjencisë për mbrojtjen civile, Luis Felipe Puente, shkroi në twitter se 117 veta janë humbur jetën në Meksiko Siti, 72 në shtetin Morelos, 43 in shtetin Puebla, 12 në shtetin Meksiko, tre në Guerrero dhe një në Oaxaca.

Epiqendra e tërmetit ishte në Puebla, 123 kilometra në jug të kryeqytetit.

Presidenti Enrique Pena Nieto, vizitoi një shkollë të rrënuar, një nga jë duzinë ndërtesash që u shkatërruan nga tërmeti. Sekretari i arsimit në Meksikë, Aurelio Nuno, tha se veta humbën jetën në shkollë ndërsa 30 ene jan ëtë zhdukur.

Mediet lokale raportuan për shkatërrime në shkallë të gjerë dhe zjarre ne gjithandej Meksiko Sitit, një nga zonat më të populluar në botë.

Civilët sikurse edhe ekipet e shpëtimit janë vënë në përpjekje për të nxjerrë trupat nga gërmadhat.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetin twitter; “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”.

Autoritetet meksikane pezulluan fluturimet në aeroportin ndërkombëtarë dhe mbyllën shkollat.

Tërmeti goditi pak orë pasi që shumë njerëz morën pjesë në stërvitjet për mbrojtje nga tërmeti në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra në njerëz në Mexico City në vitin 1985.

Vetëm 12 ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës la pas vetes 98 të vdekur. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>