Tetë të vdekur dhe 81 të plagosur nga një shpërthim në Stamboll

TaksimPolicia e Stambollit tha se ka arrestuar 46 veta në lidhje me shpërthimin e së dielës në një qendër tregtare në qytet, që la pas vetes 8 të vrarë dhe 81 të plagosur.

 

Në mesin e të arrestuarve është edhe në grua që besohet të ketë vendosur bombën.

“Vlerësimi ynë është se urdhri për sulmin vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab në veri të Sirisë, ku ndodhet selia e PKK/YPG”, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu. Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, është një organizatë militante e separatistëve kurdë.

Ministri Soylu tha se pesëdhjetë prej të plagosurve janë liruar nga spitalet, por pesë mbeten në repartin e kujdesit intensive dhe dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Ministri i Brendshëm tha se Turqia “do të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm terrorist”.

Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se ata që u përfshinë në terrorizmin kundër Turqisë u mundën në të kaluarën dhe do të jenë të mundur edhe në të ardhmen. Presidenti Erdogan mbërriti në Bali për të marrë pjesë në samitin e G-20, disa orë pas shpërthimit.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PPK-në një organizatë terroriste. YPG është dega e saj siriane.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>