Tre shkencëtarë nderohen me çmimin Nobel në mjekësi

Nobel mjekesiDy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik janë nderuar me çmimin Nobel në mjekësi lidhur me zbulimit e tyre mbi “mënyrën se si qelizat ndjenë dhe i përshtaten nivelit të oksigjenit”.

Komisioni i çmimeve Nobel njoftoi të hënën se çmimi do të ndahet mes shkencëtarëve William Kaelin lindur në Nju Jork në 1957, Gregg Semenza lindur gjithashtu në Nju Jork në vitin 1956 dhe Peter Ratcliffe lindur më 1954-n në Lancashire të Mbretërisë së Bashkuar. Ata do të ndajnë çmimin prej 918 mijë dollarësh.

Komisioni tha se fituesit “hodhën bazat për të kuptuar se si niveli i oksigjenit ndikon në metabolizmin qelizor dhe funksionin fiziologjik të tyre”. Ky përparim do të ndihmojë për gjetjen e mënyrave të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe sëmundje të tjera.

Ky është çmimi i 110-të në këtë kategori dhe është dhënë për herë të parë në vitin 1901.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>