Trump, emergjencë kombëtare për krizën e opioideve

oxycontinPresidenti amerikan Donald Trump e quajti “emergjencë kombëtare” varësinë e Amerikës ndaj opioideve, ilaçeve që trajtojnë dhimbjet. Zoti Trump premtoi gjatë fushatës presidenciale se ai do ta zgjidhte problemin që ka goditur shumë komunitete në Shtetet e Bashkuara. Mijëra amerikanë vdesin nga mbidoza me opioide.

Presidenti Trump tha dje se qeveria po krijon një plan për të trajtuar problemin që shtrihet përtej kufijve të Amerikës.

“Ne do ta trajtomë këtë çështje dhe do ta shpallim atë një emergjencë kombëtare. Është një problem serioz. Nuk kemi patur kurrë një problem të tillë. Gjatë fëmijërisë sime ekzistonin lloje të caktuara të drogave LSD (Dietilamid i Acidit Lisergjik). Por, kurrë nuk kemi përjetuar një krizë si kjo që ka ndodhur në këtë vend gjatë katër apo pesë viteve të fundit. Të them të drejtën, ky është një problem mbarëbotëror, jo vetëm një problem i Shteteve të Bashkuara. Kjo po ndodh në mbarë botën.”

Një komision i ngritur nga Presidenti Trump tha në raportin e tij paraprak se për shkak të mbidozave me opioide, “Amerika çdo tre javë po përjeton një numër të barabartë vdekjesh me ato të shkaktuara nga sulmet e 11 shtatorit 2001″.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se opioidet kanë luajtur rol në më shumë se 33,000 vdekje në vitin 2015. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>