Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se terapitë antivirale të përdorura për trajtimin e malaries dhe Ebolësjanë në mesin e ilaçeve që mund të vihen në dispozicion për trajtim të mundshëm të personave të infektuar me virusin COVID-19.
Por zyrtarët paralajmëruan se përdorimi i gjerë i këtyre ilaçeve është ende larg. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara sjellë hollësitë.
Një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar malarien, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, është përmendur si opsion nga Presidenti Trump për trajtimin e koronavirusit. Të enjten ai tha se klorokinaose hidroksilklorina,mund të jetë një trajtim i mundshëm premtues për virusin COVID-19.
“E mira e këtyre ilaçeve është se ato janë përdorur për një kohë të gjatë, kështu që ne e dimë që nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ato nuk do të vrasin askënd”, tha Presidenti Trump.
Muajin e kaluar, një ekspert francez i sëmundjeve infektive mbështeti idenë e përdorimit të klorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19, duke u bazuar në një studim të fundit kinez. Rezultatet fillestare janë premtuese, tha David Gortler, një ish-zyrtar mjekësor i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve.
“Edhe pse ne me të vërtetë nuk e kuptojmë mekanizmin eveprimit, kombinimi i plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën po tregon rezultate premtuese”, tha ai.
Edhe ilaçi për trajtimin e ebolës, remdesivir u përmend nga Presidenti Trump si një mundësi tjetër trajtimi, duke theksuar se administrata e tij po heq barrierat për të përfunduar sa më shpejtë këtolloje trajtimi.
Por Komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn, theksoi se nevojiten prova të mëtejshme.
“Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një prove klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbipërdorimin e tyre”, tha ai.
Të enjten, Presidenti Trump zhvilloi një video-konferencë nga selia Qendrore eAgjencisë së Menaxhimit të Emergjencave me guvernatorët e shteteve.Të 50 shtetet amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirus, dhe disaprej tyre po përballen me një krizë të paparë të shëndetit publik.
voa