Trump: Vendet e NATO-s duhet të përmbushin detyrimet financiare

trumpNë takimin e tij të parë me udhëheqësit e vendeve të aleancës së NATO-s Presidenti Trump, kërkoi sot nga aleatët që të shtojnë kontributin e tyre për buxhetin e aleancës, duke i quajtur shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s të pamjaftueshme. 23 nga 28 vendet e aleancës, tha ai, nuk paguajnë kuotat e tyre të plota. Presidenti po ashtu theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të jetë një përparësi e aleancës.

Presidenti amerikan Donald Trump e përdori fjalimin e tij të inaugurimit të selisë së re të Natos për t’u kujtuar vendeve anëtare të aleancës se duhet të përmbushin detyrimet financiare ndaj aleancës.

“E ardhmja e Natos duhet të përfshijë një fokus të madh tek terrorizmi dhe imigracioni, si dhe kërcënimet nga Rusia në kufijtë jugorë dhe lindorë të aleancës. Këto shqetësime të thella janë të njëjtat arsye përse kam qënë shumë i drejtëpërdrejtë me sekretarin Stoltenberg dhe anëtarë të aleancës duke thënë se anëtarët e NATO-s duhet të kontribuojnë më në fund në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare”.

Presidenti Trump u tha udhëheqësve të NATO-s sot në Bruksel se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalin kurrë luftën kundër terrorizmit, duke e quajtur sulmin e Mançesterit të rëndë dhe barbar.

“Sulmi i fundit në Mançestër në Britani demonstron thellësinë e së keqes me të cilën përballemi nga terrorizmi. Vajza të vogla të pafajshme dhe shumë të tjerë u vranë në mënyrë të tmerrshme dhe u plagosën rëndë ndërsa po ndiqnin një koncert. Jetë të mrekullueshme me potencial të madh, u ndanë nga familjet e tyre përgjithmonë. Ishte një sulm barbarë dhe i rëndë mbi civilizimin tonë”, tha presidenti.

Më pas, gjatë daljes në një fotografi me drejtuesit e Natos, kryeministrja e Britanisë, Theresa May diskutoi me presidentin Trump shqetësimet e saj lidhur me daljen e informacioneve të hetimeve në median amerikane rreth shpërthimit me bombë në Mançester, tha një zëdhënës i zonjës May.

Zonja May u tha gazetarëve më herët se partneriteti i fortë i sigurisë dhe mbrojtjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë është ndërtuar mbi besimin dhe pjesë e këtij besimi është njohja se zbulimi mund të ndajë informacionet në mënyrë konfidenciale..”

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump thotë se “daljet e dyshuara të informacionit nga agjencitë qeveritare janë thellësisht shqetësuese” duke shtuar: “Unë i kërkoj Departamentit të Drejtësisë dhe agjencive të tjera përkatëse që të fillojnë një rishikim të plotë të kësaj çështjeje dhe nëse është e përshtatshme, fajtori duhet të ndiqet penalisht duke zbatuar plotësisht ligjin “.

Sipas medias, policia që po punon për ngjarjen në Mançester, e që është e “tejet e zemëruar rreth rrjedhjes së informacionit në shtyp”, ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me homologët amerikanë.

Agjencia e lajmeve Reuters, citoi burime të kenë thënë se ndalimi i ndarjes së informacioneve të policisë me Shtetet e Bashkuara rreth sulmit, do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të merret garanci nga Uashingtoni se nuk do të ketë dalje të tjera informacionesh.

Disa media amerikane njoftuan emrin e autorit të sulmit, duke ia atribuar informacionin zyrtarëve amerikanë, para se kjo të lejohej nga zyrtarët britanikë. Gazeta The New York më pas publikoi fotografi nga sulmi të cilat nuk ishin lejuar ende zyrtarisht të publikoheshin. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>