Trumpi dhe Putini ç’qëndron pas lidhjes mes tyre?

Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta dhe Putini do të gëzohej nëse ai do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

trumpMediat amerikane flasin prej disa kohësh për një “bro-mance” të burrave të fortë Donald Trump dhe Vladimir Putin. Përkthimi i “bro-mance” do të ishte “romancë vëllazërore”, por kjo nuk i përshtatet tamam situatës – sepse më tepër mund të flitet për një lidhje reciproke shpirtërore mes kandidatit të republikanëve për president të SHBA-së dhe presidentit rus. Në këtë mes nuk është madje as qartë nëse ata të dy janë takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin. Të hënën Donald Trump tha: “Unë nuk e kam takuar Putinin kurrë dhe nuk e njoh atë. Ai ka thënë një gjë të bukur tha për mua: që unë jam një gjeni. Kaq. Unë nuk e kam takuar kurrë atë”.

Por në intervista të mëparshme, Trumpi ka pohuar të kundërtën: “Po, jam në kontakt me Putinin! Dhe mund t’ju them, se Putini është shumë i interesuar për atë që do t’ju them në këtë intervistë.”

Kjo ishte nga fundi i vitit 2013, pra vetëm dy vjet e gjysmë më parë. Në fundjavë, kanali amerikan ABC e ballafaqoi Trumpin me deklaratat e tij kontradiktore.

Trump: “Unë nuk besoj se kam takuar ndonjëherë Putinin.”

Moderatori: “Por ju duhet ta dini në qoftë se e keni takuar!”

Trump: “Po, ashtu mendoj dhe unë.”

A kemi të bëjmë me një humbje të hershme kujtese të një 70-vjeçari? Apo mos vallë Trumpi do papritur të fshehë diçka? Shumë gazetarë kanë hulumtuar tashmë për këtë dhe nuk kanë gjetur, të paktën të dokumentuar, ndonjë informacion për ndonjë takim mes Trumpit dhe Putinit. Kur Trumpi organizoi tre vjet më parë në Moskë konkursin e bukurisë “Miss Universe”, ai donte patjetër që Putini të vinte si i ftuar nderit. Por Putini nuk shkoi.

Të tjerë gazetarë supozojnë se Trumpi ka marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë dhe fiton para nga Rusia. Këto spekulime Trumpi i ushqen vetë, sepse refuzon të bëjë publike deklaratat e tij të taksave. Po ashtu edhe planet për të ndërtuar në Moskë një “Trump Tower” dhe “Trump Hotel” kanë dështuar.

putinAdhurimi i ndërsjellë mes Trumpit dhe Putinit është më shumë një çështje tipi, mendon Michael O’Hanlon, ekspert për politikën e jashtme pranë Institutit Brookings: “Është shqetësues fakti që Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta. Sipas motos: ne vendet e forta ndajmë botën. Putini mund ta mbajë sferën e tij të influencës, për sa kohë na lë ne rehat në tonën.”

Por a mjafton afërsia shpirtërore e dy alfa-meshkujve për të shpjeguar pse deklaratat e Trumpit për politikën e jashtme shpesh të tingëllojë sikur t’ia ketë thënë Putini me telefon?

NATO ka mbijetuar, thotë për shembull Trumpi. Por nëse vendet baltike do të mbrohen nga SHBA, kjo varet nga fakti nëse ato paguanë mjaftueshëm. Po ashtu në fundjavë Trumpi tha se si president ai mund ta imagjinonte edhe njohjen zyrtare të aneksimit rus të Krimesë: “Unë do ta shoj me kujdes këtë çështje. Por sipas atyre që kam dëgjuar njerëzit në Krime preferojnë të jenë pjesë e Rusisë.”

Me këtë përshtatet edhe fakti se delegatët e Trumpit në takim të partisë arritën që kërkesa për më shumë furnizimet armë për Ukrainën të hiqet nga programi i partisë së republikanëve.

Trump i ka përmbysur brenda një kohe të shkurtër parimet prej dekadash të republikanëve: nacionalizëm në vend të internacionalizmit. Proteksionizëm në vend të tregtisë së lirë. “SHBA-ja në plan të parë” në vend të angazhimit për mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s. Paraardhësi i Trupit si kandidat për president, Mitt Romney, e quante Rusinë madje si “armikun gjeopolitik numër një” të Amerikës. Nuk është çudi që Putin do të gëzohej nëse Trumpi do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>