Humbje e AKP-së, fitore për kurdët – thuajse askush nuk flet për MHP-në. Por nacionalistët turq janë prej vitesh forca e tretë politike në vend.
Devlet Bahçel, ekonomist nga Osmanija, një qytet në juglindje të Turqisë, do të ketë ndoshta një rol vendimtar në formimin e qeverisë së re në Turqi. Bahçeli, i lindur në vitin 1948, i pamartuar, dhe pa fëmijë, është udhëheqësi i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP). Dhe ai mund të bëhet lojtari kryesor i një qeverie të re turke. Nëse e dëshiron këtë. Partia e tij është e përfaqësuar me 80 vende në parlamentin e ri turk dhe ka kështu ka të njëjtin numër mandatesh si partia pro-kurde Partia Demokratike Popujve (HDP).
Bahçeli konsiderohet fitues i zgjedhjeve parlamentare në Turqi, sepse ai dhe partia e tij kanë fituar 28 vende më tepër. Prej tij varet se si do të vazhdojnë zhvillimet në Turqi, a do të ketë koalicion qeveritar apo zgjedhje të reja. Si partnere të mundshme koalicioni janë si AKP dhe CHP, por koalicioni me partinë pro-kurde HDP duket i pamundur.
Kështjellë kundër armiqve të Turqisë
Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) me tri gjysmëhënat në flamur, ekziston me emra të ndryshëm që prej vitit 1969 dhe përfaqëson ato pjesë të popullsisë turke që e shohin vendin si të kërcënuar nga ndikimet nga jashtë. Në vitet shtatëdhjetë ishin kryesisht ekstremistë të krahut të majtë dhe komunistë. Sidomos deri në grushtin ushtarak të vitit 1980, partia dhe strukturat e saj paramilitare dhe ato të militantëve “Ülkü Ocakları” e konsideronte veten si një mburojë jozyrtare kundër “armiqve të Turqisë”. Pas rënies së komunizmit në fund të viteve 1980 partia kishte mjaft fleksibilitet në zgjedhjen e kundërshtarëve të saj: qofshin hebrenjtë, amerikanët, evropianët, alevitët, të krishterët apo kurdët. Të gjithë gjithë këta pa kompromis, sepse sipas doktrinës nacionaliste të MHP, ata përbëjnë rrezik për ekzistencën e Turqisë
Pas vdekjes së ish-ushtarakut dhe themeluesit të partisë , Alparslan Türkeş, në vitin 1997 frenat i ka në dorë hält Devlet Bahçeli. Kjo parti ka mbështetje edhe tek turqit jashtë Turqisë.
Mungesa e profilit si mjet për sukses
Me përjashtim të retorikës nacionaliste, kjo parti nuk ka shumë për të ofruar. Përmbajtje politike? S’ka. Edhe tani, kur në Turqi po diskutohet kudo, deklaratat mbeten çuditërisht të paqarta. Në një sondazh të shpejtë në rrugët e Stambollit del se: “Aty janë të gjithë ish-ushtarakë, që vajtojnë periudhën osmane dhe të besimit islamik sunit.
Në këtë mënyrë kjo parti nuk është larg patisë në qeveri AKP. Por ultranacionalistët mendojnë se AKP-ja, po tregohet e dobët ndaj kurdëve. Kjo parti është kundër përpjekjeve për afrim.
Ajo që është të më interesante nga të gjitha është që Bahçeli nuk ka bërë fushatë kundër HDP pro-kurde. A është kjo një manovër e motivuar politikisht për ta dobësuar ACP dhe për të fituar një pozitë më të mirë vetë? Ne periudhën 1999-2002 ai ishte zëvendëskryeministër dhe Bahçeli ishte shumë fleksibël lidhi koalicion me DSP (Partia e Majtë Demokratike) dhe ANAP-in (Mëmëdheut Partia). Përkundrejt këtij sfondi, zgjedhjet e së dielës ishin një sukses. Nga ana tjetër ajo mund të jetë se Bahçeli dhe MHP kanë llogariti keq. Sepse me ankesat bira-bira për krenarisë kombëtare, mund të fituar pikë në opozitë. Një parti në pushtet që ata janë të vështirë për t’u përballur. (dw)