Rusia tha të martën se një nga avionët e saj u rrëzua përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë, “me gjasë” pasi që është qëlluar nga toka.
Zyrtarët ushtarak të Turqisë thanë ndërkaq se avionët e tyre F-16 e rrëzuan avionin i cili shkeli hapësirën ajrore dhe injoroi paralajmërimet e përsëritura për t’u larguar.
Rusia tha se pilotët u hodhën me parashuta, por nuk dihet gjendja e tyre. Një video nga zona tregon dy pilotët duke u ulur me parashuta.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni ishte gjatë tërë kohës në hapësirën ajrore të Sirisë.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se nuk mund të konfirmojë raportimet e medias se avionët turq kanë rrëzuar një avion me origjinë të panjohur, por janë duke e vëzhguar nga afër situatën.
Zyrtarët turq kanë lëshuar paralajmërime të shumta për shkeljen e hapësirës ajrore të vendit të tyre, gjatë luftës civile në Siri. Forcat turke rrëzuan një helikopter sirian në vitin 2013, ndërsa muajin e kaluar rrëzuan një mjet fluturues pa pilot që kishte hyrë në territorin e tyre.
Turqia është ankuar në dy raste për shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga avionët rus.
Rusia fillo njëi fushatë bombardimesh në Siri në muajin shtator. Në tetor ajo arriti një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që drejtojnë koalicionin e vendeve që kryejnë sulme më Siri për mbajtjen e distancës dhe shmangien e përplasjeve në qiellin mbi Sirinë. (voa)