Turqia, Siria dhe planet e Donald Trumpit

AvionetTurqia thotë se është tepër herët për të komentuar mbi planin e Presidentit Trump lidhur me krijimin e zonave të sigurta në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke tha sot se së pari duhet të shihen rezultatet e studimeve që zoti Trump pritet të kërkojë nga Departamenti i Shtetit dhe nga Pentagoni për krijimin në Siri të zonave të tilla, ku civilët të mund të jetojnë të sigurt dhe të mos preken nga konflikti.

Turqia, e cila ka kufi të përbashkët me Sirinë, prej kohësh është shprehur për krijimin e zonave të sigurta.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama nuk e ka mbështetur këtë ide, duke përmendur si arsye vështirësitë e mundshme që kanë të bëjnë me ruajtjen e zonave të tilla, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të trupave tokësore amerikane apo misione ajrore. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>