Ukrainë: Shpërthime rreth centralit bërthamor në Zaporizhia

Centrali bërthamor në Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor i EvropësPërreth dhe në territorin e centralit më të madh bërthamor ukrainas në Zaporizhia pati sërish shpërthime të forta. Dëmet e shkaktuara nuk ndikojnë ndaj sigurisë bërthamore.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në centralin bërthamor ukrainas në Zaporizhia ka pasur gjatë fundjavës disa shpërthime të forta. Ekspertët e IAEA në terren kanë raportuar për disa sulme përreth dhe në territorin e centralit më të madh bërthamor të Evropës. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, tha se këto veprime janë “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Shpërthimet e fundjavës kanë dëmtmtuar ndërtesat, por dëmet e identifikuara në sisteme dhe pajisje nuk janë “kritike” dhe nuk ndikojnë ndaj sigurisë bërthamore. Viktima në njerëz apo të plagosur nuk ka pasur.

 

Akuza të ndërsjellta

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat e armatosura ukrainase për goditjen me artileri gjatë fundjavës të centralit bërthamor në Zaporizhia. Vetëm të dielën në mëngjes objekti është qëlluar me dymbëdhjetë predha të kalibrit të madh, u tha agjencive ruse të lajmeve zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.  Sipas tij një nga predhat goditi çatinë e një stacioni special, por rrezatimi në afërsi të centralit bërthamor është “normal”.

Agjencia bërthamore ukrainase Energoatom, tha nga ana tjetër, se centralin Zaporizhia e kishte qëlluar Rusia. Edhe Energoatom foli për të paktën dymbëdhjetë sulme gjatë të dielës në mëngjes.

Moska dhe Kievi e bëjnë prej muajsh njëri-tjetrin përgjegjës për sulmet përreth dhe në territorin e centralit bërthamor në Zaporizhia. Objekti ndodhet në rajonin Zaporizhia, që ndodhet jo shumë larg fronti dhe të cilin Rusia e ka shpallur si të aneksuar. Në tetor presidenti rus Vladimir Putin nxori një dekret duke e shpallur centralin bërthamor në Zaporizhia nën administrimin rus.

dpa/dw

Shpërthimet trondisin centralin bërthamor të Zaporizhias

ZaporizhzhiaCentrali i energjisë bërthamore në Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus, u trondit nga bombardimet të dielën, ndërsa agjencia e OKB-së për energji atomike tha se sulme të tilla rrezikonin të shkaktonin një fatkeqësi të madhe bërthamore.

Mbi 10 shpërthime tronditën centralin më të madh bërthamor në Evropë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Moska dhe Kievi fajësuan njëri-tjetrin për goditjet ndaj objektit.

“Lajmet nga ekipi ynë dje dhe sot në mëngjes janë jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Rafael Grossi, kreu i Agjencisë për Energji Atomike, ekipi i së cilës në terren tha se kishte pasur dëmtime në disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje në kompleks. Ai i quajti “të papranueshme” sulmet.

“Kushdo që qëndron pas kësaj (shpërthimeve), duhet të ndalet menjëherë. Siç e kam thënë shumë herë më parë, ju po luani me zjarrin!”

Goditjet e përsëritura të uzinës në Ukrainën jugore, të cilën Rusia e mori nën kontroll menjëherë pas pushtimit të saj në shkurt, kanë shtuar shqetësimin për mundësinë e një aksidenti të rëndë vetëm 500 km larg vendit të aksidentit më të rëndë bërthamor në botë, ai i Çërnobilit në vitin 1986.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës përpara fillimit të agresionit nga Rusia më 24 shkurt dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë.

Reaktorët e tij janë mbyllur, por ekziston rreziku që karburanti bërthamor të mund të mbinxehet nëse energjia që drejton sistemet e ftohjes ndërpritet. Goditjet ndaj kompleksit kanë ndërprerë vazhdimisht linjat e energjisë.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme ndaj centralit në disa raste gjatë konfliktit dhe bënë të njëjtën gjë edhe të dielën.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>