Vuk Jeremiq – favoriti pa shanse

vuk-jeremiqShumëkush mendon se në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB duhet të emrohet një personalitet i fuqishëm. Këtu përshtatet mirë edhe serbi Vuk Jeremiq. Por ai llogaritet si nacionalist dhe pa mbështetjen e SHBA.

Një diplomat modern, i cili ka studiuar në Vita Cambridge dhe Harvard, natyrisht që nuk guxon të mungojë as në rrjetin Twitter. Por sikur Vuk Jeremiq ta kishte ditur para katër vitesh se për çfarë postesh do të kandidojë sot, gjërat me siguri që do t’i formulonte pak më me kujdes në këtë platformë. Me 2012, 37-vjeçari i atëhershëm ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kur diskutonte shumë ashpër me një shqiptarë nga Kosova në Twitter: “Ne kuptohemi për mrekulli – por në serbisht”, shkruante Jeremiq.

“Mos harro, që ju e keni pushtuar provincën tonë serbe Kosovën. Por kujdes, ne do të kthehemi.” Kjo nuk ishte rrëshqitja e vetme e kandidatit të sotëm për Sekretar të Përgjithshëm të OKB. Shumë shpesh ai thoshte se Kosova mund të bëhet anëtare e OKB, vetëm “nëse e vrasin ate”.

Një serb në arenën ndërkombëtare

Tani është vështirë të thuhet nëse Jeremiqi e ka zgjedhur vet këtë rol të patriotit apo ia kanë dedikuar. Por nuk ka dyshim se këtë rol e ka kryer me aq pasion, sa që edhe vet babai i tij politik, Boris Tadiq u distancua nga Jeremiqi. Tadiqi e ka njohur Jeremiqin nga koha kur jepte mësim në një gjimnaz në Beograd. Kur shqiptarët e Kosovës përgatiteshin për shkëputje përfundimtare nga Serbia, Tadiqi nxori xhokerin e tij – Vuk Jeremiqin dhe e emroi në vitin 2007 si ministër të Jashtëm. Jeremiqi ambicioz udhëtoi në mbarë botën dhe kërkonte që Kosova të mos njihet si shtet.

“Ai ka bërë reklamë për vete dhe na ka futur në konflikt me shumë vende”, thoshte më vonë Tadiq, i cili ndërkohë është një figurë e parëndësishme politike në Serbi.

Megjithë grindjet e shumta me ish – shokët nga Partia Demokratike, Jeremiq mbijetoi në skenën e madhe diplomatike. Së bashku me Moskën, në vitin 2012 arriti papritur të emrohen si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, para kandidatit lituanez Dalius Čekuolis, i cili konsiderohej si favorit. Këtë vit sa ishte “kryetar i botës”, siç talleshin me te në Serbi, Jeremiqi e shfrytëzoi për vete: ai u profilua si një diplomat që flet me një gjuhë të qartë, por më së shumti atje ku duhej të luftonte kundër “armiqëve të Serbisë”. Këtë pozitë e shfrytëzoi edhe për përqeshjen e Tribunalit të Hagës, për shkak të gjoja qëndrimeve antiserbe.

#bbig#

Jeremiqi me mençuri solli në Nju Jork jo vetëm konfliktet e Ballkanit, por edhe një masë relaksimi, të njohur nga Ballkani. Twitter-Followersit e tij njoftoheshin tërë kohën se në cilin pab Jeremiqi festonte fitoret e tenistit Novak Gjokoviq dhe me dilët diplomatë pinte shlivovicë. Në një koncert ai e “detyroi” madje edhe vet Ban Ki Moonin të vallëzojë me një këngë serbe nga koha e Luftës së Parë Botërore, por që shumëkush e krahasonte me krimet e viteve 90-të. Në Bosnje-Hercegovinë ka pasur protesta për këtë shkak.

Bllokada amerikane

Pas pesë raundeve, nga të gjithë kandidatët, Jeremiqi gjendet në vendin e dytë, pas ish-kryeministrit portugez António Guterres, por me gjashtë vota negative të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Jeremiq nuk kishte kohë për bisedë me Deutsche Wellen, por në një deklaratë të shkurtër për media tha se ai është kandidati me shansat më të mira nga vendet e Evropës Lindore. Nëse respektohet parimi i rotacionit, pasardhësi i Ban Ki Moonit do të duhej të vinte nga kjo pjesë e botës. Flitet se Jeremiq ka mbështetjen e fuqishme të Kinës dhe Francës, se edhe Rusia është miqësore ndaj tij. Ndërsa Britania e Madhe është e përmbajtur. Votimet e anëtareve të përhershme të OKB do të dihen të mërkuren(5. tetor).

Gazeta serbe “Blic” merr vesh nga qarqet diplomatike se SHBA do t’ia tregojë Jeremiqit kartën e kuqe. Gazeta mendon se bullgarja e futur në fundi në garë, Kristalina Georgieva, mund të jetë si zgjidhja „Last-Minute“ e Shtëpisë së Bardhë. Në Serbi janë të bindur se SHBA është mbështetësi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe se Uashingtoni nuk do ta pranojë Jeremiqin. “Mendoj se Jeremiqi ka punuar shumë së fundi në sfond për të bindur edhe amerikanët për mbështetje”, thotë gazetarja e njohur Ljiljana Smajloviq për DW. Por as ajo nuk është tepër optimiste.

Angazhimi i tij në sfond ka dhënë disa rezultate. Gazeta Wall Street Journal e quan Jeremiqin si “shansi më i mirë për reforma në OKB”. The National Interest pohon se Jeremiqi është më i përgatituri, me planin e tij prej 53 pikash për “forcimin e OKB në shekullin 21“. Diçka të tillë nuk ka bërë kurrë asnjë kandidat. Jeremiqi do të mund të moderonte mes forcave të mëdha për zgjidhjen e problemeve madhore, siç janë ndryshimi i klimës, migracioni, pandemitë…. Kjo gazetë e quan Jeremiqin si “një lloj tjetër i Sekretarit të Përgjithshëm“.

Por pikërisht “ky lloj tjetër” nuk pëlqehet nga të gjithë. Kandidatët që ndonjëherë harrojnë mirësjelljen dhe retorikën diplomatike, janë vlerësuar shpesh si mbështetës të Lindjes apo Perëndimit dhe janë hequr shpejt nga kandidatura. Jeremiqi ka qenë kaq shpesh në ofsajd, sa që vështirë se mund t’i rregullojë këto lëshime me një fushatë disamujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>