Zbret në hënë sonda private “Blue Ghost”

sondaNjë sondë private, e pajisur me fshesë elektrike, trapon dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul të dielën në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.

 

Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.

Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX.

Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim. Misionet e reja drejt hapësirës u paraprijnë planeve të NASA-s për kthimin e astronautëve në hënë dhe synimeve për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>