Zjarr masiv në një ndërtesë apartamentesh në Londër

ndertesePolicia Metropolitane e Londrës konfirmoi se gjashtë persona janë vrarë si rezultat i një zjarri masiv që shkatërroi një ndërtesë të madhe me apartamente sot në mëngjes. Policia paralajmëroi se numri i viktimave dhe të lënduarve mund të vazhdojë të rritet. Ndërkohë numri i pacientëve që po trajtohen në gjashtë spitale të zonën është tani 74, përfshi 20 në gjendje kritike.

Më shumë se 200 zjarrëfikësa dhe 40 makina zjarrfikëse u përgjigjën menjëherë incidentit në ndërtesën 24-katëshe Grenfell në zonën North Kesington. Zjarri filloi rreth orës 1 pas mesnate, sipas kohës lokale.

Ata gjetën ndërtesën të digjej duke filluar nga kati i dytë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan njerëzit të bërtisnin për ndihmë dhe panë disa të tjerë në dritare, tek përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e ekipeve të shpëtimit.

“Kishte tym kudo, në kuptimin e plotë të fjalës. Në katet e poshtme kishte njerëz, pjesë të ndërtesës që po binin për shkak të zjarrit dhe njerëz që bërtisnin. Pas disa minutash, pati padyshim që njerëzit ishin duke fjetur në katet më sipër, ata nuk e kishin idenë çfarë po ndodhte dhe nuk jam i sigurtë nëse gjysma e tyre mundën të dalin prej andej. Nëpër dritare kishte fëmijë, njerëz që kishin ndezur dritën e telefonit për të kërkuar ndihmë, por zjarrëfikësit nuk mund të shkonin në katet e sipërme.”

Komisioneri i zjarrëfikësave të Londrës, Dany Cotton tha se shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Më shumë se 50 pacientë janë transportuar në spitale me plagë të ndryshme, përfshirë thithjen e tymit.

BBC-ja njoftoi më parë se autoritetet ishin të shqetësuara se ndërtesa mund të shembej. Por Brigada e Zjarrëfikësave të Londrës tha se një inspektim i ndërtesës së djegur arriti në përfundimin se ajo është e sigurtë për ekipet e shpëtimit.

Tymi nga djegia e ndërtesës, mund të shihej nga larg në orët e para të mëngjesit.

Kulla Grenfell është në një zonë etnikisht të larmishme dhe të mbipopulluar nëNorth Kensington. Zyrtarët thanë se atja ka rreth 140 apartamente, ku banojnë rreth 500 njerëz. Mes atyre që figurojnë të humbur janë një numër fëmijësh. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>