Kategoritë: Analiza

LSHD: Në bazë zë kushtetutës unitare, liderët e dy partive sllave kanë ekskluzivitetin mbi pushtetin dhe vendimmarrjet politike…

IluzioniReagim i Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë.

Vendimi për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë, i marrë ne takimin kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe liderit të VMRO Mickovski, duke përjashtuar partitë shqiptare nga vendimmarrja, është dëshmia e radhës që flet qartë jo vetëm për mungesën e plotë të kohezionit ndëretnikë, por edhe të një dialogu minimal ndëretnikë që do të siguronte qëndrueshmërinë e shtetit. Liderët e dy partive sllave, me këtë takim, dhe me këtë vendim dhanë mesazhin e qartë dhe moskokëçarës për ekskluzivitetin që kanë mbi pushtetin dhe vendimmarrjet politike për fatin e shtetit, të cilin ua mundëson pikërisht kushtetuta unitare, e cila shtetin e definon si shtet komb të sllavëve të vetëquajtur “maqedonas”. Vendimi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë edhe pas 20 viteve nga regjistrimi i fundit dhe arroganca me të cilin ju imponua shqiptarëve vullneti politik i bashkësisë etnike sllave për të shtyrë regjistrimin, dha mesazhin e qartë për mungesën e plotë të gatishmërisë për bashkëjetesë me shqiptarët si dy popuj të barabartë.

Nga ana tjetër, gatishmëria e partive politike shqiptare në koalicionin qeverisës për të votuar symbylluri vendimin paraprakisht të marrë nga dy partitë sllave për shtyerjen e regjistrimit, tregon vasalitetin e tyre politik ndaj partive sllave.

Nisur nga kërcënimi që përfaqëson kushtetuta aktuale për të ardhmen e shqiptarëve në këtë shtet, si dhe rrezikun permanent për konflikte ndëretnike, LSHD fton të gjitha forcat përparimtare, partitë politike dhe aktivist të shoqërisë civile me agjenda kombëtare, dhe të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre të drejtojnë tehun e revoltës dhe të gjitha aktivitetet politike drejtë ndryshimit të kushtetutës si burimin kryesor të diskriminimit dhe çelësin e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, çdo përfaqësues shqiptar në institucionet e shtetit, parlament, ekzekutiv duhet të ndjejë trysninë e fortë dhe pa kompromis të shoqërisë shqiptare, për t’ua bërë atyre të qartë përgjegjësinë morale, politike, historike dhe pse jo në një të ardhme edhe atë penale, për çdo miratim dhe votim të vendimeve dhe ligjeve në dëm të interesave të shqiptarëve.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Gjenerator i krizës është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Memorandumi 1

Këshilli protestues dorëzon Memorandum në Qeveri, zyrën e BE-së dhe Ambasadën amerikane

-Kushtetuta e vendit shpreh pabarazi dhe diskriminim të shqiptarëve në shumë segmente.
-Preambula e Kushtetutës M. e Veriut e definon si shtet unitarist, ku sovraniteti u takon M. të Veriut dhe të tjerëve, që bie ndesh me realitetin binacional ose multinacional të vendit.
-Gjuha maqedonase është e sanksionuar me ligj, gjersa gjuha shqipe futet në grupin e gjuhëve që e flasin një dhe dy për qind. Emërtimi ,,gjuha shqipe” nuk përmendet askund në Kushtetutë.
Sa u tha më lartë, dhe shumë që nuk është thënë, kjo Kushtetutë dhe ky sistem i instaluar socio-politik, e stimulon hegjemonizmin e maqedonasve të Veriut ndaj shqiptarëve, te të cilët nxit frustracione, inferioritet dhe revolt kundër pushtetit.
-Ligji për përdorim të Gjuhës Shqipe nuk zbatohet ( ka një referim sa i takon Kushtetutës së vitit 1974), edhe pse, ka një Drejtori të ngarkuar me këtë çështje. E gjitha kjo ndodh se, Gjuha Shqipe nuk ështe e sanksionuar me ligj; nuk janë ndërtuar mekanizma që i dënojnë, ata që abuzojnë me përdorimin e saj.
-Gjykatat e M. e Veriut janë institucione, të cilët, pothuajse në çdo raport të State -Department për të drejtat dhe liritë e njeriut, konsiderohen si një ndër dhjetë çështjet më delikate të vendit. Në çdo Raport vjetor, flitet për nevojën e reformimit dhe të përmirësimit të efiçiencës së tyre. Një ndër kushte e BE për hapjen e negociatave me M. e Veriut, (neni 8) është Reformimi i gjykatave, përfundimi i lëndëve të filluara dhe të pafilluara, departizimi i administratës, nepotizmi…
-Gjykatat e vendit i dënojnë shqiptarët duke përdorë standarde të dyfishtë. Ata janë segregacioniste, antihumane dhe raciste.
-Shqiptarët dënohen me dënim maksimal, edhe pse, prokuroria nuk ka arritur ta zbulojë, motivin, as mjetin me të cilin është kryer vepra dhe as përfitimin nga vepra e kryer. Sipas normave juridike, edhe në rast se i akuzuari do ta pranonte veprën, në rast se ajo, nuk do të dëshmohej nga prokuroria, verdikti do të duhej të jetë lirimi i të akuzuarit ose një dënim minimal.
Në rastin e Kumanovës, shteti ka praktikuar terrorizëm duke gjuajtur i pari nga helikopteri, në një vendbanim, në caqe të paselektuar. Në këtë rast, është gjuajtur e gjithë lagja ku ka qenë i vendosur grupi i armatosur. Edhe vetë Kryeministri z. Zaev ka deklaruar se ,,rasti i Kumanovës është një rast politik dhe i montuar.’’ Shqiptarët dënohen pa u kryer balistika e armëve (rasti i Kumanovës…) Nuk merren parasysh dëshmitarët e mbrojtjes, ose rrethanat lehtësuese.
-Të mos flasim për rastin ,,Liqeni i Smilkovës.’’ As në këtë rast nuk është zbuluar motivi, mjeti me të cilin është kryer vepra penale dhe as përfitimi i të akuzuarve nga kryerja e kësaj vepre të rëndë!
-Kur janë në pyetje shqiptarët, gjykatat e vendit praktikojnë Apartheit të vërtetë.
-Derisa për ish të burgosurit politik maqedonas, ka një ligj për çdëmtimin , Ligji i shqiptarëve, për çdëmtim të ish të burgosurve politik, është ,,syrgjynosur’’ në sirtarët e Parlamentit të MV. Nuk ka dalë as në Komisionin për sistem politik?
-Derisa për ,,branitelët’’ ka një ligj, të cilin e shijojnë edhe nipërit e të përmendurve, për shqiptarët e UÇK nuk ka një të tillë.
– Derisa maqedonasit (branitelat) vlerësohen si heronj, – shqiptarët (ish ushtarë të UÇK), – emërohen si terroristë.
-Vetëm të akuzuarit e ,,grupit të Kumanovës’’ janë dënuar me 760 vjet burg. Ata janë dënuar me më shumë vite burg se të gjithë oficerët Naci-fashistë të Hitlerit në Procesin e Nyrnbergut.
-Të mos flasim për ,,rasti Alfa’’ ku me video film dëshmohet se i dënuari me burg të përjetshëm, nuk është autori i vrasjes.
-Shqiptarët dënohen me dënime drakonik, me dëshmitarë të koduar, dhe në mënyrë konspirative. Dëshmitarin e koduar nuk mund ta takojnë dhe ti bëjnë pyetje as avokatët e mbrojtjes.
Pa marr parasysh veprën penale, pala e ,,të zgjedhurve’’, – dënohen me burg shtëpiak ose shpallen të paaftë për vuajtje të dënimit.

-Shqiptarët persekutohen dhe u bëhet presion për tu shpërngulur nga lagje të tëra si: Lagjja Nerez, Karposh, Qendër, Radishan…. Të gjithë ata që i rrahën fëmijët nëpër autobusët e Shkupit, që ua dogjën dyqanet shqiptarëve në Lagjen Karposh, ata që me bomba i sulmuan shqiptarët në Lagjen Radishan, të gjithë ata, asnjëherë nuk u nxorën përpara gjykatave të vendit.
-Shqiptarët, edhe pse janë burimi kryesor i remitancave, ata në trojet e veta trajtohen si zezakët në Amerikën e kohës së Roza Parks.
Kundër shqiptarëve Qeveria përdor shovinizëm ekonomik, sa u takon investimeve kapital dhe, orientimit të investitorëve të huaj në regjionet maqedonase. Kjo drejtësi selektive, nxit revoltën e shqiptarëve kundër hegjemonizmit , sistemit ekonomik dhe socoi-politik të vendit.
-Sistemi juridiko kushtetues vuan nga kapsllëku, nga mendësia komuniste dhe hegjemonizmi.
-Shqiptarëve u mohohet edhe e drejta e protestës (neni 4-a i ligjit për protesta). Në 26 shkurt, protestuesit u provokuan nga pushteti, i cili e vendosi kordonin e forcave speciale mbi 500 metra larg vendit ku ishte lajmëruar mbajtja e protestës.
Pushtetarët maqedonas e praktikojnë thënien ,,Çka la ujku, le të hajë çakalli.’’
-Zgjidhje e kësaj gjendjeje të padurueshme janë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshim i mentalitetit unitarist dhe hegjemonist i shtetit dhe i ,,të zgjedhurve.’’
Shqiptarët kanë edhe rrugë të tjetra, të cilat, janë të detyruar ti ndjekin!

Shkup, 02.04.2021

Memorandumi 2

LSHD: plotësisht e qartë prapavija politike që fsheh procesi gjyqësor me synimin dhe emrin politik “Monstra”

MarioneteLëvizja për Shtet dhe Drejtësi ndjek me vëmendje eskalimet histerike antishqiptare të segmenteve të ndryshme të pushtetit, duke filluar që nga Akademia e Shkencave (antishqiptare), e ndjekur nga Ministria e Arsimit me tekstet e përpiluara plot fallsifikime dhe ofendime për shqiptarët, e deri te gjyqësori antishqiptar, i pareformuar që nga Mbretëria Jugosllave, e me përvojë të shtuar gjatë periudhës së monizmit në organizimin e proceseve mesjetare ndaj shqiptarëve.

Për LSHD është e plotësisht e qartë prapavija politike që fsheh procesi gjyqësor me synimin dhe emrin politik “Monstra”:

– Janë pikërisht ata që regjistruan pa hezitim dy bashkësi islame dhe tre grupime religjioze islamike, që veshën viktimën me teshat e xhelatit, ja vunë emrin “monstër”, dhe duke i treguar me gisht para botës ata dhe gjithë shqiptarët si radikalë islamik, i dënuan me një farsë histerike të një procesi gjyqësor të montuar dhe tërësisht politik. A thua se shqiptarët dhe bota e kishin të vështirë të supozonin  fajtorët e vërtetë për masakrën e katër të rinjve dhe një dëshmitari pranë liqenit të Smillkovës.  A thua se nuk kishin parë skena të ekzekutimeve të tilla në Kosovë e deri në Gjermani dhe Zvicër, që tregojnë qartë dorën e stërvitur të shërbimeve të fshehta, të specializuara për vepra të tilla!

Fakti që eksponentët e lartë të VMRO, si iniciatorë dhe organizatorë të kësaj farse politike prej aksioni policor dhe procesi gjyqësor, janë në arrati, të burgosur, ose para akuzave për vepra kriminale, tregon qartë prapavijën politike dhe delegjitimon tërësisht këtë proces gjyqësor dhe dënimet mesjetare të shqiptuara para pak ditësh.

Po ky gjyqësor i pareformuar dhe i njëanshëm, që dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarë të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve dhe një dëshmitari, pranë liqenit të Smillkovës, e dënoi serbin Iliq që vrau Almirin 4 vjeçar, me 6, respektivisht 4 vite burg, për “vepër penale në trafik”!

LSHD e konsideron të drejtë dhe legjitime revoltën dhe protestat e shqiptarëve ndaj gjitha këtyre padrejtësive që u bëhen atyre për shkak të  përkatësisë së tyre etnike.

Por LSHD do të mbështesë vetëm ato protesta me kërkesa  gjithëpërfshirëse në mbrojtje të të drejtave kolektive, që synojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

E zgjidhjen përfundimtare dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të tyre kolektive mund ta sigurojë vetëm ndryshimi rrënjësor i Kushtetutës.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Strategjia për hapjen e Partisë së Erdoganit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

ErdoganNjë kongres treditor në Stamboll me të ftuar edhe nga zonat shqiptarët e Ballkanit, zgjidhjet për integrimin në vendimmarrjet e vendeve respektive, një organizim nën kujdesin e zv. kryeministrit turk dhe mbështetja financiare e politike për të përzgjedhurit. Çfarë u diskutua në kongresin e fund majit në Stamboll, si do të hapen partitë politike simotra të Partisë së Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe Maqedoni, cila do të jetë strategjia disi e ndryshme për Shqipërinë dhe cilët janë njerëzit dhe shoqatat e mbështetura nga qeveria turke në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Ballkani ka pasur dhe ka një rendësi tepër të veçantë për Turqinë. Kjo rendësi strategjike e Ballkanit për turqit është rritur tashmë, pas dështimit të politikës së jashtme të strategut, Ahmet Davutoglu “Zero probleme me vendet fqinje”. Sot, Turqisë nuk i ka mbetur fqinj që nuk ka probleme.

Njihet gjerësisht problematika me Sirinë dhe Armeninë, me qeverinë e Bagdatit ka ashpërsuar së tepërmi tonet pas marrëveshjes me drejtuesit Kurd të Irakut të Veriut për të eksportuar një pjesë të naftës së kësaj zone nëpërmjet portit turk të Cejlanit. Me Grekët edhe Qipriotët po ashtu nuk ka nevojë për shpjegime, ndërsa Rusia është një kafshatë shumë e madhe për Turqinë që të ketë luksin të kondicionojë marrëdhëniet.

Nisur nga kjo, strategjia e qeverisë së Kryeministrit Erdogan dhe e udhëhequr nga idetë neootomaniste të Ahmet Davutoglus është që të shtojë praninë frymës së tij në Ballkan dhe specifikisht ndër shqiptarët duke marrë në konsideratë marrëdhëniet historike, kulturore dhe fetare. Strategjia Erdogan-Davutoglu për ndikimin në trojet shqiptare, si Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk bazohet në strategjinë afatgjatë të shtetit turk.

Erdogan dhe Davutoglu kanë zgjedhur disa mënyra për të ndikuar ndër shqiptarët frymën e politikës së tyre: atë kulturore, nëpërmjet promovimit të të përbashkëtave midis turqve dhe shqiptarëve, restaurimit të veprave historike të mbetura nga Perandoria Osmane, atë fetare duke dalë me flamurin e mbrojtësit të myslimanëve ndër këto troje dhe atë ekonomike duke stimuluar futjen e bizneseve turke si edhe mbështetjen e ndaj shoqatave të varura direkt nga qeveria turke apo të atyre që mbështesin ideologjikisht këtë veprimtari.

Por me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe për planet personale të Erdoganit dhe Davutoglusë për Ballkanin, ky ndikim nuk mjafton, nevojitet një tjetër edhe më direkt. Nisur nga kjo, strategët e frymës erdoganiste kanë vendosur që të ndikojnë direkt nëpërmjet politikës dhe forcave politike në trojet shqiptare.

Strategjia e ndikimit direkt nëpërmjet përfshirjes në politike dhe vendimmarrjes direkte përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Por, të tri këto shtete kanë specifika të ndryshme, e tillë do të jetë edhe forma e përfshirjes në politike.

Në këtë numër shkrimesh (tre) do të japim të dhëna konkrete me emra shoqatash, njerëzish fotografish dhe aktivitetesh që bëhen pikërisht me këtë qëllim në të treja këto shtete. Fillimisht do të fillojmë me Maqedoninë dhe më pas me Kosovën dhe Shqipërinë.

Dosja.net ka siguruar listën e të gjithë të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në këtë kongres. Megjithatë, dosja.net rezervohet në publikimin e plotë të tyre për aq kohë sa nuk ka mundur të konfirmojë angazhimin direkt të të gjithë të ftuarve në hapjen e një partive simotra të asaj të Erdoganit në trevat shqiptare. Emrat do të publikohen në momentin që do të konfirmohen të gjithë.

Rëndësia e një ngjarjeje të tillë për Shqipërinë, por edhe si përmbyllje e hapave të hedhura në këtë drejtim gjatë këtyre viteve e bën të rëndësishme informimin e opinionit publik. Ky detyrim rritet në kushtet kur bëhet fjalë për marrëdhënie që kanë të bëjnë me një shtet si Turqia, e cila mbart një rendësi të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Maqedonia, për vetë veçoritë që ka ky shtet, është baza e zhvillimit të politikave neootomaniste të qeverisë së Kryeministrit Erdogan. Numri i lartë i turqve në këtë vend si edhe investimet e mëdha qeveritare me hapja shoqatash, botime dhe organizime të ngjashme, kanë rritur numrin e mbështetësve duke i hapur rrugën tashmë një faqe të re ndikimi: atij politik.

Përgjatë datave 29-31 maj 2014, në Hotelin “Holiday inn-Airport” në Stamboll u organizua një Kongres i rëndësisë së veçantë për zonën tonë nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv. kryeministrit turk, Hayrulah Isler.

Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, është themeluar nga Nexhmedin Erbakan, “patriarku” i islamit politik në Turqi, në filozofinë qendrore të së cilës janë qasjet nacionaliste turke. Të pranishëm në këtë kongres me titull: “Kërcënimet ndërkombëtare dhe bota islame”, ishin edhe shumë shqiptarë dhe turq nga Maqedonia si të ftuar të nderit.

Dosja.net ka mësuar se pikërisht gjatë punimeve të këtij kongresi i është dhënë dora e fundit planit për t’u angazhuar politikisht në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Në Maqedoni, infrastruktura dhe njerëzit janë gati, po ashtu edhe opinioni publik. Me deklaratat e tij, Kryeministri Erdogan e ka shfaqur veten jo vetëm si mbrojtës të turqve në këtë shtet, por edhe të shqiptarëve. Deklarata politike këto që duket se kanë zënë vend ndër shqiptarët. Hapja e partisë është çështje kohe, ndërsa e gjithë mbështetja financiare do të vijë direkt nga Ankaraja.

Për vite me radhë tashmë, shoqata të lidhura direkt në qeverinë e Kryeministrit Erdogan ushtrojnë aktivitet në Maqedoni. Ka disa të tilla, të cilat i përkasin të njëjtës ideologji, asaj të islamit politik. Por shoqata përfaqësuese zyrtare e qeverisë së Erdoganit në Maqedoni është “VIZIONI M” e drejtuar nga Tetovari Ramadan Aliti. Pjesë e “VIZIONI M”, e cila ka hapur qendrat e saj në Tetovë e Gostivar, është edhe qendra e trajnimit “VIZION AKADEMI”, e cila merret me dhënien e kurseve të gjuhëve të huaja apo kompjuterit. Në fakt, qëllimi kryesor është afrimi i të rinjve dhe njohja me këtë ideologji.

Duke vlerësuar pozicionin strategjik të zonës, aktiviteti i “VIZIONI M” nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, ajo prek edhe Shqipërinë.

Shoqata “VIZIONI M” është gjithashtu edhe financuesja e direkte e Shtëpisë Botuese “Logos A”, botime të së cilës gjenden me shumicë në Shqipëri. “Logos A” drejtohet nga Adnan Ismaili nga Kumanova. Por ajo që njihet më shumë ndër shqiptarët e këndej kufirit, është Revista mbarëkombëtare “SHENJA” me themelues Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin.

Edhe kjo revistë botohet nën mbështetjen direkte të shoqatës “VIZIONI M”, madje Ramadan Aliti është pjesë e stafit drejtues për Maqedoninë. Duke qenë se mungon një organ i mirëfilltë mediatik i mbështetur nga qeveria turke në Shqipëri, është parë e udhës që revista “SHENJA” shpërndahet falas me një numër të madh kopjesh në vendin tonë. Me të njëjtin qëllim si ai i Maqedonisë, tashmë në Shqipëri.

Po a është vetëm “VIZIONI M” që ka punuar dhe po punon për përgatitjen e terrenit të hapjes së një partie simotër të asaj të Erdoganit në Maqedoni? –Jo!

Ka edhe shoqata të tjera, me qëllim të njëjtë. Të gjitha shoqatat që i përkasin kësaj ideologjie janë duke punuar për përgatitjen e terrenit për hapjen e një partie politik, simotër të asaj të Erdoganit në Turqi.

Një ndër to, “Forumi Rinor Islam” me qendër në Shkup. FRI drejtohet nga Fevzi Musliu, nga Shkupi. FRI ka një aktivitet të zgjeruar në qytetet shqiptare të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin. FRI ka mbështetje direkte nga Turqia, ndërsa zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim afrimin e të rinjve dhe indoktrinimin e tyre me dashurinë ndaj Erdoganit.

Krahas “VIZION AKADEMI” në fushën e arsimit ushtron aktivitet edhe Qendra e Trajnimeve dhe Kurseve “FLUENT” me seli në katër qytete shqiptare: Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë.

Qendra “FLUENT” drejtohet nga Muhamed Jonuzi, shok i Fevzi Musliut, kreut të FRI-së. Fevzi Musliu dhe Muhamed Jonuzi kanë studiuar bashkë, ndërsa marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë. Një pjesë e mirë e aktiviteteve të “FLUENT” bëhen me mbështetjen e FRI dhe praninë e drejtuesve të saj si Fevzi Musliu apo Kujtim Kasami nga Kërçova.

Shoqatë tjetër me lidhje direkte me elementë pranë Erdoganit në qeverinë turke është ajo “Merhamet” (Mëshira) me qendër në Shkup. Në krye të Kuvendit të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” është sërish Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”.

Shoqata “Merhamet” ka degët e saj në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Prishtinë. “Merhamet”, punon direkt me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila ka zyra edhe në Tiranë. Po ashtu, një pjesë të mirë të fondeve “Merhamet”, i merr nga shoqata tjetër turke në varësi direkte nga qeveria e këtij shteti, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.

Në janar të këtij viti, ndaj shoqatës IHH u organizua një aksion i gjerë policor në lindje të Turqisë për shkak të angazhimit të saj në dërgimin e luftëtarëve me grupet xhihadiste në Siri.

“Klubi ELITA”, e drejtuar nga Skënder Rexhepi-Zejd ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatat “VIZIONI M”, “Forumi Rinor Islam”, “Ensar” dhe “Köprü”. Në janar 2012, TIKA financoi ngritjen e një studioje filmike të “Klubit ELITA” me vlerë 15 500 euro, për inagurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe drejtori i TIKA-s në Maqedoni.

Shoqata të tjera të kësaj linje janë “Ensar” dhe “Kopru” me qendër në Shkup. Të gjitha shoqatat e mësipërme bëjnë organizime të përbashkëta apo duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën në varësi tëprofilit të aktivitetit. Lidhja kryesore janë TIKA, shoqata e qeverisë turke dhe “VIZIONI M”.

Më 13.06.2013, shoqatat “VIZIONI M”, “Ensar”, “Kopru”, “Merhamet” dhe “Klubi ELITA” zhvilluan një marshim mbështetje në rrugët e Shkupit në shenjë solidariteti me Kryeministrin turk Erdogan, i cili po përballej me protestat e parkut “Gezi” në Stamboll.

Jo rastësisht, emri i këtyre katër shoqatave shihet si organizatorë të një forumi me tematikë: “Roli i Turqisë në Ballkan” me referues gazetarin turk Akif Emre të gazetës pro qeveritare,“Yeni Safak”. Seminari u mbajt në hotelin “Holiday inn-Shkup”, e njëjta linjë hotelesh me atë ku u strehuan të ftuarit shqiptar në kongresin e mbajtur në Stamboll përgjatë datave 29-31 maj.

Aktivitetet e shoqatave gjejnë publikim në hapësira të mëdha në versionin online dhe print të Revistës “SHENJA” si edhe në portalin “Mesazhi.com”.

“VIZIONI M” , “Forumi Rinor Islam”, “FLUENT” dhe “Merhamet” punojnë gjatë aktivitetit të tyre për identifikimin e nxënësve më të mirë me qëllim dhënien e bursave të studimit në Turqi nëpërmjet sistemit turk të bursave. Madje, ato organizojnë edhe takime orientuese për studentët në ambientet e tyre.

Duke pasur mbështetjen e qeverisë turke, e cila ofron këto bursa, fitimi i tyre me referencë nga shoqatat në fjalë është thjesht formalitet. Të rinjtë dërgohen në Turqi, shkollohen dhe më pas kthehen sërish në atdhe duke u rreshtuar në shërbim të kauzës së islamit politik dhe erdoganizmit.

Përgjatë një dekade shoqatat dhe organizmat direkte nga qeveria kanë punuar për përgatitjen e terrenit, tashmë në Maqedoni vlerësohet se ka ardhur koha e një organizimi të ri, atë partiak duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjen politike të këtij shteti. Kjo ishte dhe porosia e marrë nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në kongresin e mbajtur përgjatë datave 29-31 maj 2014 në Stamboll.

Duket theksuar se i gjithë aktiviteti i mësipërm nuk bëhet në emër të strategjisë së shtetit turk, por të grupit që i përket Kryeministri Erdogan dhe ministri i tij i jashtëm Ahmet Davutoglu. Në këto kushte, duke qenë të shkëputura nga aktiviteti zyrtar i shtetit turk dhe agjenda të grupimit që udhëheq sot Turqinë mbetet për t’u parë me rezerva për qëllimet që kanë në Ballkan dhe më gjerë.

Në vitin 2006, në Shkup u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge . Fondacioni në fjalë dhe BUrge janë zyrtarisht pronarët e Universitetit Ballkanik në Shkup, i cili financohet direkt nga biznese të lidhura me qeverinë e Kryeministrit Erdogan.

Fondacioni në fjalë u përfshi në një skandal ndërkombëtare disa muaj më parë, kur gjatë aksionit anti-korrupsion në Stamboll dhe Ankara, policia i gjeti Drejtorit të Bankës “Halkbank” në shtëpi 5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Drejtori u mbrojt duke thënë se ato para ishin të destinuara pikërisht për Fondacionin për Arsimin dhe Kulturën” në Shkup, pronare e Universitetit Ballkanik në këtë qytet.

Fakti u pranua edhe nga fondacioni, veprim i cili u konsiderua i koordinuar me qëllim ardhjen në ndihmë të drejtorit të “Halk Bank” me aksione shtetërore. Megjithatë, nuk u sqarua se përse ato para mbaheshin të fshehura në kuti këpucësh nqs ishin për bamirësi.

Pronari i Universiteit “Ballkanik” të Shkupit, Huseyin Burge u angazhua shumë në mbrojtje të këtij rasti korruptiv për të nxjerrë drejtorin e “Halk Bank” nga burgu.

Universiteti “Ballkanik” jep çdo vit nga 400-500 bursa me nxënësit shqiptar, para të cilat fondacioni i siguron nëpërmjet shoqatave të tjera të lidhura me qeverinë turke dhe biznesmenë pranë saj. I gjithë qëllimi është zmadhimi i prezencës së grupimit të Erdoganit në trojet shqiptare dhe shtimi i numrit të atyre që mendojnë se të përfshihen në politikë nëpërmjet kauzës fetare.

Online

LSHD: “… Kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbët, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane… por nga vetë shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar!…”

deftes_shkollore_tetove 1942-43 dhe 1943-44

Mbretnija Shqiptare – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1942-43 dhe Shteti Shqiptar – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1943-44

Komunikim me mediat

LSHD:  i’a kujtojmë presidentit Stevo Pendarovski se, kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbet, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane, siç e keqinterpretoi historinë ai pak ditë më parë, por nga vet shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar! Dhe për këtë, dëshmojnë dokumente të shumta të lëshuara nga këto autoritete, fotografi, e madje akoma edhe dëshmitarë të gjallë!

leter identiteti GostivarLëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon para opinionit, përpjekjen për falsifikim dhe keqinterpretim të historisë nga ana e presidentit Stevo Pendarovski në intervistën e tij dhënë gazetës evropiane “online”, EUobserver. Në këtë intervistë, z. Pendarovski thjesht fshiu nga historia shqiptarët, duke deklaruar se “para krijimit të Maqedonisë si pjesë e Jugosllavisë, territori ishte i qeverisur nga Bullgaria, Serbia dhe, duke shkuar më larg, nga Perandoria Osmane”, duke e heshtur kështu qëllimisht, faktin e pamohueshëm historik, se në periudhën në mes të viteve 1941 dhe 1945 në shumicën e territoreve shqiptare, shtrihej administrata e shtetit shqiptar.

LSHD i bën me dije z. Pendarovski dhe segmenteve të tjera të pushtetit që përpiqen të falsifikojnë  historinë, se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shijen e lirisë në shtetin e tyre, në territoret e çliruara nga terrori tridhjetë vjeçar serb, ku ata përjetuan rilindjen kombëtare të mundësuar nga administrata, shkollat, dhe institucionet e shtetit të tyre, të cilat u mungojnë edhe sot e kësaj dite. Ashtu siç nuk mund të harrojnë as masakrat mbi popullsinë e pafajshme civile që paralajmëruan dhe kurorëzuan lindjen e “shtetit të ri” të “Maqedonisë” mbi gjakun e tyre.

LSHD gjithashtu hedh poshtë shpifjen dhe manipulimin djallëzor të presidentit Pendarovski lidhur me vullnetin politik të shqiptarëve, i cili gjatë fjalimit vjetor në seancë plenare, para deputetëve dhe korit diplomatik, gënjeu opinionin e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar, gjoja se shqiptarët përkrahin përvetësimin e identitetit, gjuhës dhe falsifikimin e historisë nga ana e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. LSHD kërkon të vetëdijësojë të gjithë faktorët politikë të brendshëm, si dhe faktorët e jashtëm të involvuar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë konflikt, se heshtja e përfaqësuesve politikë shqiptarë të korruptuar dhe të kapur, dhe të tjerëve të frikësuar për të shprehur opinionin e tyre të lirë, nuk duhet dhe nuk mund të interpretohet si aprovim, dhe vetësakrifikim i tyre, për të legjitimuar  padrejtësitë dhe krimet ndaj tyre që vazhdojnë që nga viti 1912.

Fakti që presidenti Stevo Pendarovski gënjeu dhe manipuloi dy here brenda pak ditësh, lidhur me historinë dhe vullnetin politik të shqiptarëve, dëshmon qartë se interesat kombëtare të shqiptarëve nuk janë dhe nuk mund të jenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtetin me karakter unitar të Maqedonisë së veriut.

Ashtu si paqja dhe e ardhmja më e mirë për të gjithë, nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra, përvetësime dhe  falsifikime të historisë!

LSHDLëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Kryesia qendrore

Kryetari

Adnan Abdullahi-Voka

 

Edhe hoxhallarët që flasin kundër Skënderbeut tonë, nga serbët paguhen, edhe këtu edhe në Kosovë…

Faik_konica_kombetaretPolitika amerikane tani duhet t’i mbrojë hapur reformat demokratike në Shqipëri, sepse korrupsioni po punon kundër.

Duhet mbrojtur hapur, edhe SPAK-u, edhe listat e hapura në sistemin zgjedhor; sepse edhe ky sistem të votuari duhet parë si pjesë e pandarë e SPAK-ut. Por gjithashtu, ky duhet konsideruar edhe si ingredienti historik i aleancës amerikano – shqiptare.

Shqiptarët sot kanë vetëm një shpresë: Amerikën dhe drejtimin me forcë të reformave antikorrupsion në Shqipëri prej politikës amerikane. Sepse, nga të gjithë ndërkombëtarët perëndimorë, forcë në shoqërinë shqiptare ka vetëm Amerika.

l.
E vetmja shpresë e shqiptarëve është forca e politikës amerikane kundër kurrupsionit të lartë shtetëror.
Pas eliminimit të këtij korrupsioni, gjithçka do të ecë drejt ngjitjes së nivelit të lartë intelektual shqiptar në drejtimin e Shqipërisë. Do të vijojë zhvillimi integral i saj, dhe politika e lartë amerikane do ta kuptojë realisht çdo të thotë për të aleanca e saj e ngushtë me shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.
Prandaj nuk duhet të ketë asnjë stepje apo tërheqje, apo zbutje të qëndrimit amerikan, sepse janë të shumtë individët e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të medias shqiptare që kanë sot orientim nga Moska, Beogradi apo nga Athina, kundër reformës që ka nisur.

ll.
E gjithë kjo trysni, që më së shumti vjen nga Moska dhe nga Beogradi, është një metodë e vjetër që punon me përkrahësit e brendshëm në Shqipëri, të cilët kërkojnë t’i japin shoqërisë shqiptare karakter oriental, duke u nisur nga feja islame.

Serbët kanë dyqind vjet që po e luajnë këtë kartë të gënjeshtërt, në një kohë që dihet si fakt historik se vetë serbët kanë qenë aleatë të paskrupullt të osmanëve dhe armiq të egër kundër katolikëve shqiptarë. Dhe sot po duan të tregohen mbrojtës të Perëndimit dhe të krishtërimit, kundër nesh. Është ligësi shekullore serbe, që amerikanët tani e njohin mirë dhe qeshin me ta.

Edhe hoxhallarët që flasin kundër Skënderbeut tonë, nga serbët paguhen, edhe këtu, edhe në Kosovë  Por serbët, le t’i bien këmbës. Shqipëria dhe shqiptarët janë të lidhur me heroin kombëtar panshqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ky është sekreti i shpirtit të lartë shqiptar që e lidh atë me qytetërimin perëndimor, më shumë nga të gjithë fqinjët e tij armiqësorë dhe pushtues territoresh shqiptare.

lll.
A është ende në zë sot kjo frikë e serbëve dhe grekëve nga heroi ynë kombëtar?
Kjo ka qenë dhe mbetet të jetë frika e tyre e tmerrshme, prandaj me veglat e veta këtu, të paguar prej tyre, janë hedhur kundër Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Edhe hoxhallarët që flasin kundër Skënderbeut tonë, nga serbët paguhen, edhe këtu, edhe në Kosovë.
Po mirë, kujt duan t’i mbushin mendjen këta me këtë luftë antikastriotiane?!!
Janë qesharakë. Politikën amerikane do të indoktrinojnë këta kundër origjinës puro shqiptare të Heroit tonë Kombëtar? Politikën amerikane mendojnë të bindin këta! Nuk e di politika amerikane që serbët kanë ardhur në Gadishullin Ilirik nga stepat e Azisë dhe jetojnë në funksion të genocidit antishqiptar?! Nuk e dinë këta serbë pa nivel se politikanët amerikanë vijnë nga Harvardi, nga University of Chicago, nga Yale University…? Pse, këta serbë të dalë boje, me një tufë të çmendurish do t’i bindin për historinë harvardasit, se cila është historia e Gadishullit Ilirik dhe cilët janë shqiptarët në këtë Gadishull?

Është për të qeshur. Po pse, ende nuk e keni marrë vesh që politika serbe është ligësi me logjikë fëminore kundër shqiptarëve?
Pse, si mendoni ju, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e evokoi kot para disa ditësh figurën heroike të Gjergj Kastriotit?
Ajo e evokoi pikërisht për t’iu thënë serbëve “kot e keni, aleanca jonë me Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka rrënjët te epopeja e ndritur e luftërave kastriotiane kundër Turqisë Osmane”.

lV.
Në funksion të gjithë kësaj, po dëgjojmë që Aleksandër Vuçiç paska shkruar dhe hedhur në botim një libër antishqiptar, duke mbrojtur manastiret serbe në Kosovë.
Asgjë nuk mund t’i bëjë dot Serbia dhe Aleksandër Vuçiç Shqipërisë dhe shqiptarëve. Le të botojë jo një, po njëqind libra Vuçiç kundër origjinës së shqiptarëve. Pyetja që më duhet të ngre unë këtu është kjo: a ia pranon Harvadi këtë libër serbit Vuçiç? Për ta përdorur si komedi bisedash dhe për të qeshur sërisht me një budallallëk antishqiptar me ligësi serbe, sigurisht që po. Katedrat e historisë në universitete prestigjiozë të Amerikës e kanë të provuar që manastiret e ashtuquajtura serbe janë kishat e katolikëve shqiptarë që hordhitë serbe deshën t’i shfarosin si etni dhe si fe gjatë mesjetës së vonë. Po Vatikani, nuk e di këtë? Vërtet mendojnë këta injorantë me ligësi mesjetare se ka mbetur Vatikani t’ia tregojë Aleksandër Vuçiç historinë e katolicizmit dhe krishtërimit në Shqipëri, kur këtë e ka sjellë këtu apostulli Shën Pal?

V.
Historia përsërit vetveten. Në vitin 1878, pas luftës ruso – turke, Rusia donte të dëbonte Austro-Hungarinë nga Ballkani, sepse ajo kish aleancë me shqiptarët. Edhe sot e njëjta gjë: Rusia po kërkon të largojmë Amerikën nga Ballkani Perëndimor, sepse kjo ka aleancë me shqiptarët. Ja pra, kjo është arsyeja që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në çdo rast deklaron aleancën shqiptaro-amerikane dhe historinë evropiane dhe perëndimore të popullit shqiptar. (Spartak Ngjela)

Po e mbarojmë me disa shprehje të Faik Konicës:

“ Sot kanë dalë ca zuzarë, që u lindën shqiptarë, e punojnë natë e ditë që të mbetemi pa dritë. Është turp që prej kësi krimbash të mundohet një komb trimash”.

“Ne, Shqipëtarët e anës kombëtare, nukë kemi tjatër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi yn me gjuhë të tij, me mendime e me nder të tija.

Sa Shqipëtarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata qi janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera.”

 

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi lëshon komunikatë: – Cilin grup etnik përfaqëson z. Zaev? Cila është struktura e vërtetë e popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore?

Iluzioni
Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi lëshon këtë komunikatë në media për të qartësuar pozicionin e saj për zhvillimet e fundit lidhur me identitetin e bashkëqytetarëve tanë të deklaruar maqedonas, që së fundmi kulmuan me kërkesën e qeverisë bullgare drejtuar BE-së për t’i ndaluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon dhe dënon fuqishëm para opinionit publik shqiptar dhe atij të jashtëm rolin prej kuislingu të partive shqiptare  në koalicionin bashkëqeverisës me LSDM, si dhe heshtjen e partive shqiptare opozitare lidhur me këto zhvillime të fundit, duke e paraqitur çështjen e identitetit të përvetësuar nga bashkëqytetarët tanë të deklaruar maqedonas, si çështje që nuk ka të bëjë fare me shqiptarët dhe të ardhmen e tyre në këtë shtet, por vetëm si çështje kontesti dhe marrëveshjesh me fqinjët, fillimisht me Greqisë, e tani me Bullgarinë, gjatë gjithë kohës duke injoruar dhe anashkaluar shqiptarët..

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi kërkon të ndërgjegjësojë faktorin politik të brendshëm dhe atë të jashtëm, për faktin e pamohueshëm se statusi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është pjesë e pandashme e problemit dhe e zgjidhjes së krizës, ndaj dhe në asnjë mënyrë nuk duhet injoruar dhe anashkaluar.  Tanimë, është një fakt i bërë publik, madje edhe nga dy ish ministra të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Denko Malevski dhe z. Ljubomir Fërçkoski, se krijimi i Maqedonisë në këto kufij, bashkë me gjuhën dhe identitetin maqedonas, është bërë me vendimin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, jetësuar në mbledhjen e parë të KAÇKM (ASNOM) në gusht të vitit 1944, për të përvetësuar territore duke shpallur ardhacakët si autokton, e shqiptarët autokton si ardhacakë .  E për fat të keq po këtë mision dhe funksion ka edhe kushtetuta aktuale e Maqedonisë së Veriut, që për shtyllë juridike ka mu këto vendime të mbledhjes së parë të KAÇKM (ASNOM), të paraqitur në preambulën e saj.
Deklarata  e kryeministri Zoran Zaev dhënë agjencisë bullgare BGNES, se “Jugosllavia na mbante të ndarë” dhe  “unë jam nga Strumica, Banorët e Petriçit (qytet fqinj në territorin bullgar) dhe Strumicës flasin të njëjtën gjuhë” ngrenë shumë pyetje dhe dyshime: – Cilin grup etnik në të vërtetë përfaqëson z. Zaev? Cila është struktura e vërtetë e popullsisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe cili nga grupimet etnike, sipas kushtetutës në fuqi është bartës i sovranitetit në shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut?
Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, bën thirrje për ndërgjegjësim përfaqësuesve politikë të të gjitha grupimeve etnike dhe të gjitha forcave progresiste në këtë shtet, për domosdoshmërinë e ridefinimit rrënjësor të kushtetutës, në mënyrë që në këtë akt më të lartë juridik të pasqyrohen të drejtat dhe liritë themelore dhe kolektive të tyre, përfshirë dhe atë të vetëvendosjes me të drejtë shkëputjeje. Vetëm një kushtetutë që do të shprehi vullnetin e lirë të popujve, për të jetuar së bashku, të barabartë  duke respektuar dallimet në mes tyre dhe duke respektuar njëri tjetrin  mund të sigurojë paqen, mirëqenien dhe të ardhmen evropianë të tyre.

LSHDLëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Kryesia qendrore

Kryetari

Liria s’ka emër, as autor.

UÇK
Liria s’ka emër, as autor.
Për shkak se Ushtria s’është e individit por e popullit, Liria s’ka autor.
Bile një idiomë amerikane thotë ‘Liria nuk është e lirë’.
Kështu që sot nuk shkon në Hagë ushtria, as populli shqiptar, por ti shkon si zotni, si individ, ti konkretisht me emër e mbiemër.
Nëse po të ‘përndjeka’ perëndimi, edhe më mirë për ty, ta ka pru ymri m’u bë disident, pa qenë hiç, as në ëndrra.
E mos u lodh.
Se Liria nuk krijon Heronj.
Liria mund t’i demitizojë Heronjtë e gjallë, e Heronj të gjallë nuk ka.
Në Hagë e mbron veten, e jo UÇK-në.
Se, UÇK-ja as nuk ekziston.
Dhe askush nuk po e përndjek UÇK-në.
Tash kur jeni bërë kaq të pasur, nuk u duhet gjë pasuria.
Se qetësia e rehatia nuk blihet me pare.
Ndërgjegjja nuk blihet me pare.
Çdo gjë që blihet me pare-harxhohet.
Mërzinë për komandantët ne e kemi kryer.
Ani prej meje ‘kujt mos ti mbetet hatri se unë nuk ndjej…kaherë…jam bërë si ai muri në vendin e shenjtë, ku e keqja gjuhët me gurë.
Gjuaj sa të duash-pa ndjerë-nuk thyhesh.
Populli ju ka mbijetuar. E ka mbijetuar mërzinë për ju.
Bile s’po ua tregojnë të vërtetën, se edhe ju urrejnë.
Pse ju urrejnë!
Sepse populli është i varfër, e ju jeni pasuruar duke e vjedhur popullin.
Por, qe, sillet qysh sillet, dhe tash erdh dita kur Ju e kishit dhënë krejt pasurinë që të jini të lirë si populli i varfër, ose i harruar si të humburit që nuk i kërkuat kurrë.
I lirë nuk je vetëm kur çlirohesh nga armiku i jashtëm.
Të çlirohesh nga armiku i jashtëm e të bëhesh armik i vetvetes, kjo u ka ndodh veç shqiptarëve.
P.S. Nuk jemi gëzuar, por nuk jemi idhnuar për fatin tuaj.
Pra, nuk ndjejmë asgjë.
Pse nuk ndjejmë?
Sepse, ju nuk dukeni viktima. Ju jeni milionerë.
Për të ndjerë dhimbje dikush për ty, ti duhet të jesh apo së paku të dukesh si viktimë, e që nuk je.
Viktimat janë në varre.
Të humbur.
Viktimave ua keni harruar emrat.
Janë të papunë.
Të mërzitur dhe të pashpresë.
Me pas qenë ju Emri i Lirisë, nuk e kishit lënë vendin pa të ardhme dhe pa shpresë.
Kujt i duhet Liria, pa të nesërme.
Që thotë vargu në këngën e Janis Joplin:
Liria është vetëm një mënyrë tjetër, për të thënë se ‘Asgjë s’ka mbetur për t’u humbur’.
Pra, Liria e ka edhe një kuptim, kur ‘Asgjë s’ka mbetur për t’u humbur’.
Shqiptarët i kanë humbur të gjitha, janë të gatshëm ta përballojnë edhe ‘humbjen’ tuaj.
Mos prit prej shqiptarit të dërmuar, dhe të pashpresë, plus të mërziten për Ty. E ke shkatërruar, plus e ‘obligon’ të mërzitet për ty.
Aman.
Se dhoma e ‘poetit’ me ato perde ngjyrë bezhi, e me salltanet dukej si sallon i elitave franceze të shekullit 19.
Shko në burg.
Bën çka të duash. Shko ku të duash.
Ne kemi probleme ekzistenciale. Të mbijetesës. Do të ishte luks të mërziteshim plus për ju.
Neve le të na përgjigjet dikush ‘a do të mbijetojmë’…
le të na tregojë Kryeministri pse për tre muaj 70 mijë shqiptarë kanë mbetur pa punë.
Pse djemtë e vajzat me diploma fakulteti mendojnë për fundin e jetës, sepse nuk kanë kah t’ia nisin jetës në Kosovë, ku nga një grup ‘heronjsh’ u përvetësua dhe privatizua toka, pasuria, nëntoka, uji, lufta, betejat, heronjtë, viktimat…pavarësia, patriotizmi? u privatizua ‘pafajësia’ dhe ‘faji’, drejtësia dhe ekzistenca.
Kah t’ia mbajmë tash tregona ti neve, e mos
na i vajto ‘Heronjtë’ milionerë, por pa brekë.
Se prapë se prapë, Avokatin ua paguan populli i varfër!
Populli i varfër ua pagoi luftën ‘Vendlindja thërret’, populli i varfër tash ua paguan mbrojtjen nga drejtësia.
Kaq shumë keni vuajtur për atdhe, me pare dhe me djersë të huaj.
Bile ‘burgun’ lajeni vetë, pa lotët e popullit.

Njësitë administrative të Maqedonisë së Veriut

Komunat MK

Gjatë periudhave të ndryshme historike të IRJM-së, ndarja  territoriale e IRJM-së është bërë në varësi nga interesat statistikore dhe ekonomike të pushtetit të IRJM-së – gjegjësisht të RSFJ-së, duke e kombinuar me shpërngulje të popullatës shqiptare nën etiketën e religjionit, si popullatë muslimane (“turq”), kryesisht nga viset perëndimore të IRJM-së, si dhe me popullimin e viseve perëndimore të IRJM-së me popullsi joshqiptare (“Egejci”). Ja si duket ndarja territoriale e  IRJM-së gjatë viteve: 

Ndërsa prej 11 gusht 2004 nga ndarja e fundit territoriale Maqedonia e Veriut është e ndarë në 84 komuna, dhe qytetin e Shkupit, si komunë e veçantë e vetëqeverisjes lokale.

37 Komuna kanë më pak se 10.000 banorë dhe janë kryesisht me popullsi sllave psh. :

Sipas numrit të banorëve Komuna e Kumanovës është komuna më e madhe me 105.840 banorë, kurse më e vogla është Komuna e Vraneshticës me 1.322 banorë.

Sipas sipërfaqes Komuna e Përlepit është komuna më e madhe me një sipërfaqe prej 1.194 km², ndërsa më e vogla është Komuna e Çairit me një sipërfaqe prej 3,5 km².

Ja lista e komunave me sipërfaqe dhe banorë:

Nr. Emri i Komunës Sipërfaqja Numri i Banorëve (2002)
1. Qyteti i Shkupitme 10 nënkomunat* 1818 km² 515 419
2. Komuna e Zhelinës 201,04 km² 24 390
3. Komuna e Sopishtit 222,1 km² 5 656
4. Komuna e Studeniçanit 276,16 km² 17 246
5. Komuna e Zelenikovës 176,95 km² 4 077
6. Komuna e Belimbegut 97,02 km² 15 894
7. Komuna e Likovës 267,82 km² 27 058
8. Komuna e Çuçerit 240,78 km² 8 493
9. Komuna e Jegunovcit 176,93 km² 10 790
10. Komuna e Tearcës 136,54 km² 22 454
11. Komuna e Tetovës 261,89 km² 86 580
12. Komuna e Bërvenicës 164,3 km² 15 855
13. Komuna e Brodit 888,97 km² 7 141
14. Komuna e Çashkës 819,45 km² 7 673
15. Komuna e Velesit 427,45 km² 55 108
16. Komuna e Ibrahimovës 201,93 km² 8 255
17. Komuna e Kumanovës 509,48 km² 105 484
18. Komuna e Nagoriçit të Vjetër 433,41 km² 4 840
19. Komuna e Rankocit 240,71 km² 4 144
20. Komuna e Kriva Pallankës 480,81 km² 20 820
21. Komuna e Kratovës 375,44 km² 10 441
22. Komuna e Sveti Nikollës 482,89 km² 18 497
23. Komuna e Probishtipit 325,57 km² 16 193
24. Komuna e Koçanit 360,36 km² 38 092
25. Komuna e Kamenicës 190,37 km² 8 110
26. Komuna e Dellçevës 422,39 km² 17 505
27. Komuna e Vinicës 432,67 km² 19 938
28. Komuna e Çeshinovës-Obleshevës 132,2 km² 7 490
29. Komuna e Karbincës 229,7 km² 4 012
30. Komuna e Zërnocit 55,82 km² 3 264
31. Komuna e Shtipit 583,24 km² 47 796
32. Komuna e Llozovës 166,32 km² 2 858
33. Komuna e Grackës 236,19 km² 3 760
34. Komuna e Rosomanit 132,9 km² 4 141
35. Komuna e Negotinës 426,46 km² 19 212
36. Komuna e Konçës 233,05 km² 3 536
37. Komuna e Radovishtit 497,48 km² 28 244
38. Komuna e Peçevës 208,2 km² 5 517
39. Komuna e Berovës 598,07 km² 13 941
40. Komuna e Vasilevës 230,4 km² 12 122
41. Komuna e Bosilovës 161,99 km² 14 260
42. Komuna e Novosellës 237,83 km² 11 567
43. Komuna e Strumicës 321,49 km² 54 676
44. Komuna e Vallandovës 331,4 km² 11 890
45. Komuna e Dojranit 129,16 km² 3 426
46. Komuna e Bogdancës 114,54 km² 8 707
47. Komuna e Gjevgjelisë 483,43 km² 22 988
48. Komuna e Demir Kapisë 311,06 km² 4 545
49. Komuna e Kavadarit 992,44 km² 38 741
50. Komuna e Përlepit 1194,44 km² 76 768
51. Komuna e Dollnenit 412,43 km² 13 568
52. Komuna e Krushevës 190,68 km² 9 684
53. Komuna e Vraneshticës 109,13 km² 1 322
54. Komuna e Pllasnicës 54,44 km² 4 545
55. Komuna e Kërçovës 49,14 km² 30 138
56. Komuna e Osllomejit 121,09 km² 10 420
57. Komuna e Zajazit 161,08 km² 11 605
58. Komuna e Vrapçishtit 157,98 km² 25 399
59. Komuna e Bogovinës 141,65 km² 28 997
60. Komuna e Gostivarit 513,39 km² 81 042
61. Komuna e Mavrovës dhe Radostushës 663,19 km² 8 618
62. Komuna e Dibrës 145,67 km² 19 542
63. Komuna e Zhupës 107,21 km² 6 519
64. Komuna e Drugovës 383,24 km² 3 249
65. Komuna e Strugës 483 km² 63 376
66. Komuna e Veçanit 22,8 km² 2 433
67. Komuna e Debërcës 425,39 km² 5 507
68. Komuna e Ohrit 389,93 km² 55 749
69. Komuna e Resnjës 550,77 km² 16 825
70. Komuna e Murgashovës 480,13 km² 9 497
71. Komuna e Manastirit 787,95 km² 95 385
72. Komuna e Krivogashtanit 93,57 km² 6 150
73. Komuna e Mogillës 255,62 km² 6 710
74. Komuna e Novacës 753,53 km² 3 549
75. Komuna e Haraçinës 31,3 km² 11 597

Qyteti i Shkupit Komunat Komunat e Qytetit të Shkupit

Nr. Emri i Komunës Sipërfaqja Numri i Banorëve(viti 2002)
1. Komuna e Qendrës 7,52 km² 45 362
2. Komuna e Gazi Babës 110,86 km² 72 617
3. Komuna e Aerodromit 21,85 km² 72 009
4. Komuna e Çairit 3,52 km² 64 823
5. Komuna e Kisella Vodës 34,24 km² 57 236
6. Komuna e Butelit 54,79 km² 37 371
7. Komuna e Shutkës 7,48 km² 20 800
8. Komuna e Karposhit 35,21 km² 59 666
9. Komuna e Gjorçe Petrovit 66,93 km² 41 634
10. Komuna e Sarajit 229,06 km² 35 408