Kategoritë: Analiza

BIK-u, emigrantëve: Mos ikni nga Kosova

H.Orana
Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë urdhër që sot nëpër të gjitha xhamitë tu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të mos migrojnë jashtë vendit.Sipas BIK-ut, kjo e dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, pasi më herët Kosova ka qenë në krizë edhe më të madhe se që është tani.
Imamët bëjnë apel të mos largohen nga vendi se kjo është pjesë e agjensive të ndryshme dhe qëllim i Serbisë për të prish rininë e vendit tonë.
Ky ka qenë një urdhër nga Bashkësia Islame e Kosovës që nëpër të gjitha xhamitë sot të jepet ligjeratë e veqantë lidhur me këtë çështje.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, denon ashper imgrimin ilegal dhe përkrah e përshëndet si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit. Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të derzohen nga sprovat. Bashkësia Islame e Kosovës, edhe njëherë fton besimtarët e në veçanti të rinjtë tanë, që të mos bien pre e grupeve të ndryshme që mundesojn trafikimin e njerëzve në mënyrë të paligjshme”./BS

Mediat sociale dhe lufta psikologjike

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Propaganda është manipulim i qëllimshëm i emocioneve dhe mendimeve të njerëzve për të bindur ata të besojnë ose të bëjnë gjëra të caktuara.Bindjet fundamentaliste janë më të lehta për t’u përligjur me argumente racionale, por ato kanë forcë tërheqëse emocionale më të madhe pikërisht sepse janë më primitive.

Kur përmendim fundamentalizmin, shpesh mendojmë për fundamentalizmin islamik, por ne jemi dëshmitarë të ringjalljes së prirjeve fundamentaliste në mbarë bllokun ish komunist e më gjerë. Këto prirje kanë bashkë elemente kombëtare dhe fetare. Ato nuk kanë ideologji të shtjelluara dhe plotësisht të zhvilluara – por e marrin frymëzimin nga e kaluara e turbullt. Me shembjen e komunizmit, lufta midis koncepteve të shoqërisë së hapur dhe shoqërisë së mbyllur nuk ka përfunduar. Ajo vetëm se ka marrë një formë tjetër. Asaj mënyre të menduarit, që aktualisht lidhet me konceptin e shoqërisë së mbyllur, ndofta i shkon më mirë cilësimi tradicional se dogmatik. Në rastin e fundamentalizmit islamik ky formulim tashmë është kryer. Edhe në rastin e fundamentalizmit grek, serb, “maqedon” e rus formulimet janë të kryera…

***

Zhvillimi i 35ve masive moderne ka çuar në përhapjen e dezinformatave, propagandës…

35t sociale janë shumë të rëndësishme në fushatat e tilla de-stabilizuese. Këto teknika ishin dhe janë duke u përdorur me aftësi të madhe në Shqipëri, kundër Shqipërisë, në favor të Greqisë, Serbisë, Turqisë…(Kur them “Shqipëri” mendoj për gjithë trojet shqiptare).

Të përqendrohem në rrezikun e madh të politikës greke ndaj vendit tonë e cila me dorën e zgjatur të saj, agjentit, uzurpuesit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ateistit dhe mumies të nxjerr nga sarkofagu, qoftëlargut Anastas Janullatos, synon tjetërsimin e shqiptarëve të besimit ortodoks dhe lojën me zjarr me trojet tona në “verio-epir”. Ky kancer prej “prifti” kujdeset të sigurojë që anëtarët, këshilltarët dhe kontaktet e tij që ia mbajnë “topat” me duar, si për shembull Vangjel Dule, Pirro Prifti…të jenë në rrjet.

Ashtu që lufta psikologjike nëpërmjet 35ve sociale është e qartë. Dhe të jeni të sigurt se përhapja e mesazheve antishqiptare (në favor të grekëve) është ultra-ngjitëse…

***

Propaganda në maskim

Propaganda është një formë efektive e komunikimit që përdoret për të promovuar agjendat e fshehura.

Manipulon masat

Propaganda në praktik është përdorur si një term për veprimtarinë misionare.

Në vitet 1940, nocioni i “propagandës” ishte në mënyrë të qartë negativ, dhe propaganda u zëvendësua me termin më neutral si: bindje, komunikim dhe informacion.

Qëllimi i propagandës së kohës tonë ende është për të kontrolluar të menduarit dhe sjelljen e audiencës (publikut).
Dërguesi i propagandës nuk është i lidhur nga e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara; luan lirisht në emocione dhe paragjykime. Një shpërndarje e balancuar e gënjeshtrës dhe të vërtetës mund të jetë më efektive se objektiviteti dhe përfaqësime të sakta për të bindur – atëherë dhe atje.

***

Pesë argumente të rreme:

Propaganda thjesht përkufizohet si manipulim elite e masave të pashkolluara.

Unë kam përgatit një përkufizim ku fokusi është mbi propagandën me program të fshehur të dyfishtë, si në aspektin e mjeteve ashtu dhe qëllimeve. Ai që i hynë propagandës, posedon gatishmërinë dhe aftësinë për të aktivizuar emocionet dhe paragjykimet në arritjen e objektivave psikologjike dhe jo atyre logjike. Në studimet e mia kam identifikuar pesë lloje të ndryshme të argumenteve të rreme të përdorura në propagandën:
1. Merrni njeriun në vend të topit: Argumenti më i famshëm i rremë bazohet në sulm personal dhe jo për të diskutuar mbi çështjen.
2. Një tjetër variant është, mbi të gjitha, lojë për galeri, për të arritur mbështetje dhe miratim populist.
3. Një lloj i tretë është duke luajtur kinse i vjen keq për ne, dhe në të njëjtën kohë të kërkojë simpatinë dhe mbështetjen që na takon.
4. Një teknikë e katërt është që të luajë në pozicionin e pushtetit me apel për kërcënime, frikë dhe autoritet që ligjërisht mund të detyrojë zgjidhje
5. Versioni i pestë i argumentimeve të rreme konsiston në paraqitjen e pretendimit si e vërtetë sepse nuk është provuar se është i rremë. Ose padia mund të paraqitet si e rreme nëse nuk është vërtetuar se ajo është e vërtetë.

***

Natyra e propagandës
• Qëllimi i propagandës është menaxhimi dhe kontrolli i besimit dhe sjelljes. Të largoj vëmendjen e opinionit nga gabimet në informim dhe arsyetim. Propagandistët përdorin paragjykimet dhe dezinformatat për të krijuar besime të reja për çështjet, si për shembull duke luajtur në neveri për të vërtetat e caktuara ose në mbështetjet fanatike për iluzionet e caktuara.
• Propaganda kombinon: argumentim dhe aktivizimin e emocioneve. Kur emocionet dhe paragjykimet aktivizohen, qëllimi është për të parandaluar reflektimin për sa i përket dëshmive – një rezultat i synuar me argumente të rreme.
• Faktet dhe trillimet përzien në një mënyrë të sofistikuar. Një propagandist kujdeset të siguron ato elemente faktike që i japin besim propagandistit para se në kuzhinën e tij të gatuaj informata të rreme dhe deformime (shtrembërime) që marrësi (dëgjuesi, lexuesi) i konsideron të besueshme.
• Propagandisti i tregon si të parëndësishme gabimet e veta, ndërsa faji dhe përgjegjësia hidhet mbi të tjerët. Propaganda duhet të jetë e lehtë, në stilin bardhë/zi.
• Njerëzit me rolet – veçanërisht në aparatin publik ose “Shtëpinë e Zotit” (si mumia Janullatos) – të lidhur me besimin dhe lehtë-besim, i kanë kualifikimet më të mira për të mashtruar tufën e zakonshme. Dhe, kjo ndodh në një cilësi zyrtare, ose në mënyrë të tërthortë përmes njerëzve prapa skenave.

***

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve dramatike që kanë kapluar vendin. Anarkia, me të vërtetë mungesa e kontrollit, shoqëri pa ligje pa kontrollin e qeverisë. Mungesa e çfarëdo forme të autoritetit politik dhe/ose të hierarkisë sociale. Papunësia. Varfëria e skajshme. Ikja masive e rinisë në Perëndim. Vrasjet. Hakmarrjet primitive ndaj familjarëve të pafajshëm. Çrregullim politik dhe konfuzion. Mungesa e parimeve udhëzuese, për shembull, standardet e përbashkëta dhe objektivat. Prandaj domosdoshmërish të ndërgjegjësohemi. Nuk është e vështirë për të jetuar nën një mot të vështirë kur ju keni rroba të mira me vete.

Unë nuk jam duke shkuar në shtëpi që të shtrihem në kauç me orë të tëra. Unë shqetësohem nga një stil pasiv jetësor dhe jam i lumtur kur ushtroj kondicionin, forcën, shkathtësitë luftarake. Kjo nuk është në lidhje me paratë. Unë dua të fitojë diçka dhe të jap një kontribut për Kombin tim dhe Tokën e Shenjtë të gjyshërve të mi. Nëse edhe unë kontribuoj që të ngre çështjen kombëtare vetëm 1%, mund të jetë e mjaftueshme për të fituar. Unë nuk jam më një nxënës, dhe do të mundohem që të jem një shembull i mirë veçanërisht për fëmijët e mi… “Unë jam krenar për vendin prej nga vij, ky është mesazhi që unë do të jap ty” – më thoshte gjyshi im.

Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj ceremonisë së organizuar nga Hashim Thaçi për t’ia dorëzuar pozitën e Kryeministrit Isa Mustafës.

Qosja e ka quajtur vrasës Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Isa Mustafa është njeriu i cili udhëhoqi Prishtinën në kohën e Milloshevicit, shtypi dhe vrau protestuesit shqiptarë vetëm pse kërkon Republikë për Kosovën.

Madje, Qosja është marrë edhe me pozitën e Ministrit të Forcës së Sigurisë, duke thënë se kjo pozitë iu dha LDK’së, e cila sipas tij, ka bërë komprometim moral e politik mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Lexojeni të plotë reagimin

U TMERROVA

U tmerrova të premten më 12 dhjetor, kur ish kryeministrin e Kosovës në detyrë, Hashim Thaçin, e pashë duke ia dorëzuar kryeministrinë, në tepih të kuq, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

A e dinte Hashim Thaçi se kujt po ia dorëzonte kryeministrinë e Kosovës?

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte kryetar i Qeverisë së Prishtinës në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit!

A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, me ç’rast u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70?

A e dinte Hashim Thaçi se kryeministrinë e Kosovës po ia dorëzonte njërit prej vrasësve të protestuesve shqiptarë, që po kërkonin Kosovën republikë?

A e dinte Hashim Thaçi se asnjë shtet i dinjitetshëm evropian nuk i bën kryeministra vrasësit e atyre që mbrojnë popullin prej dhunës së pushtuesit?

U tmerrova kur në Kuvendin e Kosovës u dëgjua se Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës iu dorëzua Isa Mustafës, partia e të cilit s’ka lënë mjet propagandistik pa përdorur me qëllim të komprometimit politik, moral e kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë Luftës e pas Luftës!

U tmerrova kur mendova se, paraardhësja e FSK-së, UÇK-ja, që u çua në luftë kundër pushtimit serb, kundër regjimit gjakatar të Sllobodan Millosheviqit, dhe shqiptarëve që ishin vënë në shërbim të tij, ndër të cilët ishte rreshtuar edhe zyrtari i lartë, Isa Mustafa, u tmerrova pra kur UÇK-ja e lavdishme iu dorëzua armikut të vet të dikurshëm, Isa Mustafës.

U tmerrova kur mendova se ish përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, harroi se në këtë mënyrë po fyente rëndë UÇK-në e Luftës dhe po fyente rëndë Forcën e sotme të Sigurisë së Kosovës!

U tmerrova kur kryeministrin e porsazgjedhur të Kosovës, ish zyrtarin e Millosheviqit, Isa Mustafën, e dëgjova të thotë se detyra e parë e Kuvendit të Kosovës dhe e Qeverisë së tij është miratimi i ligjit për gjykatën e veçantë të Kosovës!

U tmerrova kur mendova se Hashim Thaçi duarhapur ia dorëzoi fatin e komandantëve të UÇK-së, në të vërtetë të krejt UÇK-së ish zyrtarit të Sllobodan Millosheviqit, kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Isa Mustafës,

U tmerrova kur e dëgjova fjalimin programatik, mashtrues, të Isa Mustafës, në Kuvendin e Kosovës, në të cilin asnjëherë nuk e përmendi fjalën Shqipëri! Dhe si ta përmendte? Shqipërinë e futi shumë lehtë ai në thesin e tij politik me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Bullgarinë – si vende të rajonit!

U tmerrova kur disa zyrtarë e jo zyrtarë i dëgjova duke thënë se Isa Mustafa s’duhet të jetë viktimë politike e jetëshkrimit të vet antikombëtar në kohën e terrorit më të madh të Millosheviqit!

U tmerrova se si të gjithë këta gojëtarë u pajtuan me viktimizimin politik të Fadil Hoxhës, të Veli Devës, të Xhavit Nimanit, të Ismail Bajrës, të Azem Vllasit e të shumë udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që Milloshëviqi i qiti edhe prej Lidhjes së Komunistëve, sepse po trajtoheshin si nacionalistë shqiptarë, por s’po u pajtuakan me viktimizimin politik të zyrtarit të përkushtuar në regjimin e Rrahman Morinës, domethënë të Millosheviqit, Isa Mustafës!

A ka parimësi në gjykimet e këtyre njerëzve dhe a ka drejtësi në gjykimet e këtyre njerëzve?

Dhe, a mbrohet dinjiteti politik e shtetëror i Kosovës me gjykime të tilla? Jo, natyrisht.

U tmerrova kur mendova se asnjë anëtar i udhëheqjes së PDK-së dhe, sa më duket, asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ngriti zërin kundër kësaj dhurate politike, fyese për Kosovën, që Hashim Thaçi ia fali Isa Mustafës!

Do të pajtohesha që çdo anëtar i LDK-së të bëhej kryeministër i Kosovës, por dinjiteti politik dhe shtetëror i Kosovës më bën të vendosur të mos pajtohem që kryeministër të jetë ish zyrtari i Rrahman Morinës, në të vërtetë i Sllobodan Millosheviqit, Isa Mustafa.

Ky njeri ia ka kthyer shpinën Kosovës në ditët më të rënda të popullit të saj shqiptar; ia ktheu shpinën Bllokut politik me të cilin gjatë gjashtë muajve shqiptoi aq fjalë komprometuese për PDK-në, kryetarin e saj dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

A mos mendon Hashim Thaçi se ky njeri që ia ktheu shpinën Kosovës në ditët e saj më tragjike, që ia ktheu shpinën Bllokut me të cilin bëri betejë gjashtëmujore politike kundër tij, mos mendon, pra, Hashim Thaçi se ky njeri zëvendës i të cilit ka pranuar të bëhet, pas të cilit do ta shohim tani e tutje, s’do t’ia kthejë shpinën edhe atij.

Hashim Thaçi kishte zgjidhjen e dinjitetshme: kishte Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Jakup Krasniqin dhe Albin Kurtin, por Hashim Thaçi, sigurisht i këshilluar e i ç’këshilluar qysh s’duhet, u deklarua për zgjidhjen fatale!

Ai e harroi një të vërtetë që s’do të dëshiroja kurrë ta harronte: rënia e mjerë e zhvlerëson ngritjen e lavdishme!

Jam i tmerruar sot kur po i shoh të heshtur ish të burgosurit politikë, veteranët e Luftës, invalidët e Luftës, studentët e Universitetit Publik të Prishtinës – pasardhësit e studentëve të lavdishëm të vitit 1981 – të gjithë ata që Kosovës, me luftën e tyre çlirimtare, ia kthyen nderin e dinjitetin e humbur. Mos këta të merituar mendojnë se misioni i tyre ka marrë fund në vitin 1999?

Mos këta të merituar pajtohen me identitetin e tyre të sotëm – të ndryshuar!

Kam drojë, kam shumë drojë se këtë tmerrim do ta marr me vete përgjithnjë!

16 vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 36 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 16 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi i njohur me emrin “Kapuçi”, dhe 36 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar.Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake.
Në nderim të veprës së, Mujë Krasniqi, në Klinë mbahet Festivali folklorik “I këndojmë Lirisë”, kurse në fushën e sportit mbahet turne tradicional i boksit “Memoriali Mujë Krasniqi – Kapuçi”.

Komenti im analizës së Aurel Dasaretit: “Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?”

Nga Bejtullah Sadiku, mësues i Shkollës Shqipe në Gjermani I nderuar zotëri Aurel Dasareti,

Shkrimet / Analizat e Juaja gjithmonë kanë qenë dhe janë në përputhshmëri të kërkesave dhe proceseve shoqërore të shqiptarëve se si të punohet, si të veprohet dhe cilat janë rrugët dhe format e veprimit për ardhmërinë ma të mirë, më të lumtur, e cila akoma mungon në shumëçka dhe atë, në të drejtat politike, ekonomike dhe kombëtare, e për të cilat bëhet një luftë shekullore, në mes të atyre që u duhen dhe atyre që i pengojnë e ndalojnë. Nëse fjalët e Juaja, mësimet dhe këshillat që u plasoni me decenie të tëra, sikur 10% e këtyre të depërtonin në veshët e shurdhët të atyre që duhet të dëgjojnë e shohin më shumë se kushdo tjetër, nuk do ishin në situatat dhe gjendjen që jemi kështu si jemi. Juve ju lumtë për punën e palodhur, a kurse ata/ato të palodhurit e lodhur t´i rreken punës, ti hapin sytë e veshët dhe të plotësojnë kërkesat e asaj pjese të popullit që u nëpërkëmben ditë e përditë, sa nga njëra po aq e ashtu edhe nga pala tjetër. Durimi ka limitin dhe kufirin e vet për aq përderisa nuk ka pëlcitur, e kur pëlcet, grimcat dhe copëzat mbesin njëjtë, sa në një anë, po aq edhe në anën tjetër. Juve respekt për punën Tuaj në vazhdimësi, kurse copëzave afrim,bashkim dhe ngjitje si një kulaç i përbashkët.

I nderuar mik, prej vitit 2001 e deri më 2010 kur diskutonim tema të ndryshme në Forumin e Liria Kombëtare-s, shpesh herë e thoshe këtë:{“Veprimi, kurrë deri sot nuk është kryer nga ai që pyet më parë “ç’duhet të bëjë”}.

Unë e kuptojë këtë kështu:
Është obligimi i çdo shqiptari, sa më parë të zgjojë vetveten, të ndërgjegjësohet dhe të marrë iniciativa të ndryshme atdhetare, të kontribuoj personalisht për zgjimin nga gjumi edhe të të tjerëve, ashtu që s’bashku ta përballojmë të keqen. Është detyra jonë si prindër, që për brezat e ardhëm të sigurojmë një jetë dinjitoze pa shtypje, pa diskriminime, pa masakra, pa dëbime…

Respekt për ty dhe lexuesit e kësaj letre.
Bejtullahi

Kina bën gati miliarda dollarë për Europën Lindore

Shefi i qeverisë kineze Li Keqiang do të zhvillojë një samit me 16 homologë nga Europa Lindore e Juglindore. Për shkak se ai sjell para për investime, shtetet rrinë në rradhë për projektin “Rruga e re e mëndafshit’.Në të ashtuquajturin Samiti 16+1 të shefit të qeverisë kineze Li Keqiang me 16 homologë të tij nga Europa Lindore dhe Juglindore të gjithë presin investime të mëdha nga Pekini. Para takimit të nivelit të lartë Serbia do të inaugurojë urën mbi Danub, ndërtimi i së cilës është financuar nga Kina.
Si pjesë e strategjisë së re të Kinës, për tu angazhuar më shumë jashtë vendit dhe për të hapur tregje të reja, udhëheqja në Pekin ka bërë gati një kredi prej 10 miliardë dollarësh për rajonin. Europa Lindore mund të përfitojë. Sepse qëllimi afatgjatë i Kinës është të vendosë lidhje tokësore dhe detare me Europën. Prandaj në qendër të interesave janë portet, rrugët, hekurudhat, telekomunikacioni dhe centralet e energjisë.
Investimet në Ballkan

Një nga pikat e rëndësishme për Kinën është Serbia, ku deri tani janë investuar më shumë se dy miliardë euro. Gjatë Samitit do të diskutohet për një projekt tjetër të madh: modernizimin e lidhjes hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit. Kostoja është 1,5 miliardë euro.
Parlamenti i Malit të Zi së fundmi i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të pjesës së parë të autostradës për në veri. Banka kineze Exim Bank ka gati një kredi rreth 690 milionë eurosh për këtë. Në Maqedoni firmat kineze janë duke ndërtuar që prej fillimit të vitit një autostradë mes Kërçovës dhe Ohrit, me një kosto prej 175 milionë euro. “Investimi më i madh në infrastrukturë në 50 vitet e fundit”, thotë shefi i qeverisë Nikola Gruevski.
Për të gjitha këto projekte përdoren para të marra me kredi në bankat kineze dhe punimet kryhen gjithashtu nga firma kineze. Kompanitë vendase mund të marrin një copëz të vogël vetëm si nënkontraktuese. Megjithatë paratë e ardhura nga Pekini janë të mirëpritura, sepse në pjesën më të madhe të këtyre vendeve ka vite që nuk investohet në infrastrukturë. Shumë shtete nuk janë të zhvilluar ekonomikisht dhe nuk mund t’i përballojnë me shpenzimet e tyre. Dhe paratë për shembull nga Banka Botërore, BE, apo SHBA, vijnë si me pikatore.

Diplomacia europiane e shqetësuar

Diplomatët europianë në Pekin e shohin me kritika këtë samit të Kinës. “Përçaj dhe sundo”, e përshkruan një diplomat i lartë planin e Kinës për të ndihmuar me kredi vendet e BE. Li Keqiang do të pritet në Beograd si “Perandori i Kinës”, thotë ai më tej. Dokumenti final i Samitit do të prezantohet nga Kina dhe pjesëmarrësit e tjerë nuk mund ta ndryshojnë. Në këtë mënyrë Pekini mund të largojë nga pozicionimi i tyre europian disa vende të vogla anëtare të BE dhe në këtë mënyrë BE të mund të ndahet, ankohet diplomati. (dw)

Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

“Ndjenja Kombëtare mblidhet në mendje,” – më tha nëna ime (psikiatër) kur isha fëmijë. “Mendja e shqiptarit është krejtësisht e sheshtë. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë ndjenjën kombëtare. Në kthim, ata kanë patriotizëm për katundin e tyre”, – vazhdoi babai im (psikolog).Fuqitë koloniale dhe pushtuesit kanë treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të nxitur ngatërresa në mes individëve dhe grupeve të ndryshme shqiptare.
Tendenca në mesin e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen për të kuptuar njëri-tjetrin sa më mirë të jetë e mundur. Janë vetëm politikanët oportunist që mendojnë në kategori fisnore, ka njerëz prej tyre të cilët madje kanë studiuar në universitetet evropiane, megjithatë, janë tërësisht të izoluar dhe indiferent nga problemet e popullit të vetë. Ka njerëz që shpesh përbuzin kombin e tyre, dhe për shkak të ambicieve të sëmura politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjësimin e popullit tonë – për të arritur objektivat e tyre oportune politike dhe të shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe dominim politik.
***
Simbolet e vendit gjenden në tekstet shkollore, dhe përmes mësimdhënies në përgjithësi bëhet themeli për një ndjenjë të shëndoshë kombëtare në mesin e brezit të ri. Më e vështirë është për fermerët dhe për disa grupe tjera shoqërore të cilët shpesh jetojnë në izolim, për të ndërtuar një mendim kombëtar. Ata e zotërojnë dhe flasin vetëm dialektin e tyre lokal, as nuk kanë pasur interesim për t’u shqetësuar në lidhje me botën jashtë katundit të tyre.
Por përmes një kohëzgjatjeje të mjaftueshme dhe punë të përpiktë ku bisedat dhe diskutimet që mund të jenë mjete shpëtuese, ne mund të kemi sukses në ndërgjegjësimin e njerëzve të qëndrojnë s’bashku për të fituar betejën kundër së keqes. Ne kemi probleme me krijimin e një ndërgjegjeje të mirëfilltë kombëtare në mesin e shqiptarëve. Por është vet lufta jonë për të përmbushur objektivat në këtë aspekt ajo që përforcon vetëdijen kombëtare. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupi të cilit i takojnë, e kanë të lehtë për të pranuar idenë se ne jemi një popull, një komb i bashkuar (pa dallime fetare, krahinore, partiake, oxhaqe, bajraqe) që duhet të luftojë për t’i dhënë fund dominimit të së keqes.
***
Ne nuk duhet të biem përsëri mbi klishetë ose të angazhohemi në aspektin teorik rreth komunizmit të para disa dekadave, imperializmit dhe kolonializmit, por përkundrazi të hymë dhe përqendrohemi në zgjidhjen e rasteve konkrete që na imponon koha. Kohët e fundit ne kemi marrë dëshmi të shumta se ndjenja kombëtare te shqiptarët gradualisht ngjallet.
***
Unitet kombëtar në luftën kundër shtypësve vendas dhe kolonizatorëve është një shprehje që ne kemi për ta dëgjuar pa pushim në të ardhmen. Me vonesë, por shtypja e egër e politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve shqipfolës, veçanërisht ajo e pushtuesve sllavo-ortodoks, do të ndihmoj në zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe nevojën për bashkim forcash, Unitetin e të shtypurve.
***
Problemi me nevojtarët shqiptarë është se ata janë naiv, të pashkolluar, të painformuar, ose të dezinformuar nga “analistët” e shumtë të internetit. Kjo reflekton në psikologjinë e tyre, mendon dhe beson se bashkëngjitja e një të drejte në letër, do të thotë se ajo bëhet realitet.
Ajo që ne i tregojmë popullatës duhet të jetë e vërteta e jo të dezinformojmë kombin të cilit i takojmë. Prandaj, “analistëve” të shumtë, që nga mërzia, brenda 7 ditësh shkarravisin 8 plehra, të cilët edhe kurvat i quajnë punëtore seksi, nuk duhet t’u jepet terren në mediumet e mirëfillta.
A është aq e rrezikshme? – mund të pyesni. Po, kjo do të thotë diçka. Thjeshtimi dhe gjysmë të vërtetat të çojnë në një perceptim të gabuar të realitetit. Atëherë ne jo vetëm që mashtrojmë lexuesit por rrezikojmë edhe zgjedhjen e zgjidhjeve të gabuara.
***
Pasi jemi komb fisnik, nuk do të diskriminojmë as pakicat kombëtare që gjenden në situatën e njëjtë me ne dhe që u bashkohen radhëve tona. Atëherë njerëzit do të kuptojnë se është e mundur për të kultivuar miqësi dhe për të treguar solidaritet me njerëzit e tjerë. Atëherë njerëzit do të qëndrojnë së bashku sikur të kishin të njëjtin atin dhe nënën.
***
Më parë ishim të përçarë për shkak të politikës së okupatorëve: përçajë – e sundo. Më parë ishim të skllavëruar nga pushtues të huaj, veçanërisht nga barbarët osmanlinj (5-6 shekuj), njëqindvjetorin e fundit nga barbarët sllavo-ortodoks dhe grekë. Ata vranë etërit tanë dhe nënat. Prandaj, pasi armët janë forcë dhe ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër të përhershëm, ne rrokëm armën për të fituar lirinë tonë. Herën e fundit në vitet 1998-2001 kundër gjakpirësve serbo-çetnik dhe të vetëshpallurve “maqedon”. Për fat të keq, pas luftërave, kemi parë dhe ende gjejmë dhe përjetojmë se udhëheqësit tanë, “çlirimtarët”, kanë vrarë të vetët.
***
Edhe pse ne duam të mendojmë se Shqipëria (gjithë trojet shqiptare) është pa klasa, nuk mundemi ta mohojmë të vërtetën se ende jemi një shoqëri e shtresuar. Ne nuk jemi të barabartë. As në aspektin e kulturës, ekonomisë apo përkatësisë etnike.
Shumë injorantë në fakt duan të mendojnë se ata janë më të mirë se të tjerët. Se ata janë të lindur me të drejta dhe privilegje të caktuara, prej të cilave ata në asnjë mënyrë nuk duan që të heqin dorë. Të tillët i pyes: Çfarë njohuri ke ti që të bën të mendosh se ti ke shumë më tepër dituri sesa kundërshtarët tuaj?
***
Ne duhet të respektojmë ligjet, normat dhe atë qeveri që punon për Komb e Atdhe, çfarëdo partie t’i takoj ajo. Por duhet menjëherë të marrim një konfrontim të fuqishme me politikanët, qeveritarët dhe nëpunësit e dëmshëm, veçanërisht me ata që me dekada shesin interesat kombëtare; favorizojnë fqinjët grabitqar në dëm të Shqipërisë. Ata popullatën nevojtare e trajtojnë me nënçmim, indiferencë dhe arrogancë; ata kanë një mungesë ulëritëse të kompetencës dhe nuk tregojnë një gatishmëri për të mësuar nga gabimet e tyre. Dhuna strukturore: Turma neglizhohet nga sistemi. Nëpunësit, personali i shqyrtimit të çështjeve (shqyrtuesit e lëndës) tregojnë arrogancën dhe mohim, heqje dorë nga përgjegjësia, ata bëjnë çka të duan, parregullsia e veprimet e tyre nuk ka aspak pasoja, nuk i përgjigjen askujt për asnjë send. Kur nevojtarët e diskriminuar protestojnë ose ankohen
përgjigja e tyre është në stilin: “Nuk është bërë asnjë gabim në shqyrtimin e lëndës tënde, por kjo është për të ardhur keq se ti e perceptosh atë si të gabuar.”
***
Ty të duhet shumë durim për të mësuar të jesh i durueshëm. Nëse jeni të durueshëm dhe prisni një kohë të mjaftueshme, zakonisht do të ndodhë diçka dhe kjo zakonisht do të jetë diçka që ju nuk e pëlqeni.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në konferencën për shtyp mbajtur më 10 dhjetor 2014

Dje u votua Kabineti Qeveritar pa folur asnjëri prej ministrave, pa folur Isa Mustafa për asnjërin prej tyre, përveçse ua tha emrat, dhe pa folur deputetët se çfarë mendojnë për ta. Në fakt i vetmi ministër për të cilin Mustafa foli më gjatë se sa emri dhe mbiemri i tij, ishte Aleksandër Jabllanoviçi, për të cilin tha se më nuk është deputet në Kuvendin e Republikës së Serbisë.Në vazhdimin e djeshëm të seancës së nisur më 8 dhjetor, nuk na u dha fjala. Edhe pse dje ishim në rrethana tjera prej atyre të 8 dhjetorit. Ndërmjet ndërprerjes së seancës së të hënës dhe vazhdimit të saj të martën, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i kishin pranuar kushtet e Beogradit dhe e kishin bekimin e qeverisë së Serbisë për ta krijuar qeverinë e tyre. Isa Mustafa asnjëherë nuk foli për kushtet e pranuara. Siç është raportuar ato janë:
1. Të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe prej 3 deri në 5 muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje – Ky asociacion, është e tepërt mbase të thuhet, që do ta bosnjëzojë Kosovën, për shkak se territorialisht dhe institucionalisht do ta ndajë atë në vija etnike, ndërkohë që njëri prej ministrave, i cili është votuar dje të jetë zv kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka qenë njëkohësisht edhe personi kryesor që e ka shkruar statutin e këtij asociacioni dhe për të cilin ai ka deklaruar publikisht se është bazuar në vendet apo në rajonet që e kanë autonominë më të gjerë për sa i përket veprimeve të tyre në fushën ekonomike, politike, sociale etj.
2. Tretman të veçantë gjatë procesit të privatizimit në valët e ardhshme në komunat me shumicë serbe – Janë marrë vesh që komunat me shumicë serbe të kenë tretman të veçantë sa i përket procesit të privatizimit. Kjo pra po e dëshmon se çka ka me qenë asociacioni. Njëherë i është ndarë një buxhet i veçantë atij, ndërsa tash do të ketë edhe aplikim të ndryshëm të rregullave dhe ligjeve që aplikohen në tërë atë pjesë të Kosovës dhe në këtë veçanti të asociacionit, natyrisht që kontrollin kryesor do ta ketë pushteti ekzekutiv I këtij asociacioni, derisa institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të kenë kurrfarë pushteti.
3. Kthimin e të zhvendosurve serbë dhe jo shqiptarë me garancion të sigurisë nga ana e Qeverisë dhe e Kryeministrit – Dhe, kjo asnjëherë nuk është bërë publike se për çfarë kthimi po flasin. Pra, ku do të kthehen dhe sa serbë do të kthehen në Kosovë. Ju e dini që numri I serbëve, të cilin pretendon Serbia ta kenë lëshuar Kosovën menjëherë pas luftës së vitit 1999, është shumë më I madh se sa realisht numri I tyre. Në këtë mënyrë po I mundësohet Serbisë që ta ushtrojë edhe një proces të rikolonizimit ndaj Kosovës. Dhe, askund nuk përmendet kthimi I shqiptarëve në pronat e tyre në veri të cilët që prej vitit 1999, veçanërisht prej vitit 2000, asnjëherë nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë pronat e tyre.
4. Kthimi dhe mbrojtja e pronës së uzurpuar – Dhe këtu veçanërisht është vënë në spikamë prona e Kishës Ortodokse, e cila njëherë është uzurpuar si kishë nga Serbia, janë uzurpuar objektet e kultit ortodoks, dhe tash këtyre objekteve po synojnë t’ia kthejnë edhe pronën, duke e kthyer kështu Kosovën në një fazë të paramodernitetit.
5. Po ashtu, marrëveshja me serbët parasheh që Prishtina zyrtare menjëherë të nisë procedurat për krijimin e kushteve për zyrtarizimin e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd, si dhe nisjen e një hekurudhe që lidh Kosovën me Serbinë – Kështu iu mundësohet avio-kompanive serbe që ta shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, dhe këtë pa e sqaruar asnjëherë nëse ata do ta njohin këtë si aeroport ndërkombëtar të Prishtinës apo do ta njohin si një prej aeroporteve të Serbisë, siç është pretendimi i shtetit të Serbisë.
6. Serbët kishin kërkuar po ashtu që të futen në marrëveshje edhe çështja e emërimit të përfaqësuesit të Listës si nëndrejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe një tjetri si zëvendëskomandant të FSK-së. Këto kushte Mustafa ka thënë se janë çështje që duhet të rregullohen së shpejti me ligj dhe ua ka premtuar kur të ndryshojnë ligjet përkatëse – Iu është premtuar që do të bëhen ndryshimet ligjore të cilat do ta mundësojnë që nëndrejtori i AKI-së të jetë përfaqësues i Listës Srpska dhe në anën tjetër edhe zëvendëskomandanti i FSK-së të jetë po ashtu nga Lista Srpska dhe kështu në dy institucionet më të rëndësishme në Kosovë Serbia do t’i fusë edhe personat e vetë, pra që të jenë në nivelin e lartë komandues

Në seancën e së hënës, në fjalimet tona, ne i kishim parashtruar një sërë pyetjesh për kryeministrin, atëbotë të nominuar. Asnjëherë nuk u përgjigj në këto pyetje. Unë i kam përzgjedhur t’i përsëris vetëm 5 prej tyre:

– Isa Mustafa asnjëherë nuk deklaroi nëse, për ta mbështetur financiarisht ekspozenë e tij superambicioze, do t’i fus duart edhe në Fondin e kursimeve pensionale?
– A do ta ndryshojë buxhetin tashmë të përpiluar nga Hashim Thaçi apo do ta përdorë të njëjtin, dhe si do të lidhet ky buxhet me premtimet e tij?
– A ka bërë përllogaritje se sa do të jetë kostoja buxhetore e shkurtimeve tatimore dhe cilat tatime saktësisht ka menduar t’i ulë, pse ka menduar t’i ulë ato dhe për sa përqind?
– A do t’i gllabërojnë si qeveri edhe pozitat në agjencitë e pavarura të themeluara nga Kuvendi siç e kanë thënë në pikën 8 të marrëveshjes PDK-LDK?
– A do të vazhdojë me kufizimin e lirisë së mendimit dhe të veprimit për deputetët e LDK-së, siç janë marrë vesh me PDK-në për t’ia nënshtruar deputetët plotësisht qeverisë?

Fjala e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit, në konferencën për shtyp mbajtur më 10 dhjetor 2014

Qeverisë së formuar dje, pra me 9 dhjetor, i parapriu marrëveshja e krerëve të PDK-së e LDK-së me kreun e Listës serbe. Prandaj, kjo qeveri është qeveri e përbashkët e Prishtinës me Beogradin. Kushteve të VETËVENDOSJE!-s për të mirën e Kosovës dhe për një kurs të ri të shtetit Isa Mustafa, ju rezistoi plot tre muaj deri me datën 10 shtator 2014. Kushtet e Listës Serbe, përkatësisht të Beogradit, Mustafa e Thaçi i pranuan brenda natës.

Përmbajtja e marrëveshjes me Listën Serbe tregon qartë synimin për federalizimin e Kosovës, duke e ndarë sistemin e saj politik, duke krijuar paritet në çdo udhëheqje institucionale, dhe duke e formuar me shpejtësi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Bosnja dhe Hercegovina është një shtet që nuk është Republikë, por brenda e ka Republikën serbe që nuk është shtet. Republika e Kosovës po bëhet një jo-shtet i cili do ta ketë brenda shtetin e Serbisë ende të pa shpallur republikë. Gati shtatë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës po kthehemi ne gjendjen që e parashihte formula e Serbisë për Kosovën, “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”.

Po ashtu, thanë që në koalicion u bënë bashkë dy parti të djathta në mënyrë krejt të natyrshme. Mirëpo të djathtit në Kosovë u bashkuan për t’iu nënshtruar të djathtëve shovinistë e anti-shqiptarë në Serbi. Të djathtit që thanë se u bashkuan natyrshëm, njësoj, pra natyrshëm, po ju nënshtrohen të djathtëve më të fuqishëm në Serbi, tamam sikurse në natyrë ku fuqia është ligji. Nga këta të djathtë që u bashkuan në Kosovë mund të presim vetëm ndarje të mëtutjeshme të Kosovës e varfërim të mëtutjeshëm të popullit të saj. Atyre qysh në fillim më shumë po ua sheh hairin Beogradi se sa Kosova.

Në ekspozeun e tij, Mustafa nuk e përmendi as premtimin e PDK-së për 200 000 vende të punës, e as për premtimin e LDK-së për 120 000 vende të punës. Kjo qeveri që rehaton militantët partiakë paraqet jo vetëm problem politik për Kosovën, por edhe problem socio-ekonomik për shoqërinë. Teksa premtimet e tyre për zhvillim ekonomik e vende pune janë fjalë pa realitet, nga realiteti kosovar po ikin mijëra të rinj, dhe pamjet e autobusëve që nisen drejt Serbisë për në Hungari, s’duan shumë fjalë.

Tash kur shënohet dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, ne iu bëjmë thirrje politikanëve e diplomatëve ndërkombëtarë që të mos flasin më kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë përderisa mirëpresin këtë qeveri, përderisa mirëpresin këtë koalicion të korruptuarve në qeverisje si dhe instalimin e kreut të nëntokës në krye të Kuvendit.
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve…

Sot jemi fqinjë dhe në marrëdhënie të mira bilaterale, madje në angazhime të përbashkëta në forume ndërkombëtare, por s’duhet të harrojmë kurrë se në 200-vitet e fundit, na kanë vrarë, prerë, varur, e përdhunuar sistematikisht. Këta janë serbët dhe grekët fqinjë, por edhe italianët e turqit. E megjithatë, shqiptarët kanë mbijetuar dhe ky është shërbimi më i madh që fati i ka bërë këtij kombi të vogël me destin heroik…Spastrimet dhe dëbimet e fqinjëve ballkanikë ndaj shqiptarëve datojnë prej 200-vitesh, por edhe më parë prej turqve dhe numërojnë si ideatorë të tyre deri mendimtarë me reputacion, shpesh politikanë, diplomatë, shkrimtarë, rëndom ushtarakë dhe të tjerë. Protagonistët më të mëdhenj të spastrimit ndaj shqiptarëve në 200-vitet e fundit janë serbët, malazezët dhe pa asnjë dyshim grekët. Sot, mund të jemi në marrëdhënie të mira dhe shpresojmë që këto të ruhen dhe në të ardhmen, por fëmijëve në shkolla, apo të rinjve të sotëm dhe shumë pseudove duhet t’ua kujtojmë historinë e dhimbshme. Kjo histori nuk bëhet, siç pretendohet sot në botën e globalizmit me fshirjen e teksteve në shkolla, por me shkrimin e sinqertë të gjërave që kanë ndodhur dhe që varen ende pezull sot mes nesh. Ndoshta kjo i bëri serbët, pak javë më parë, që të derdhin aq inat në stadium kundër një vendi që se kanë fare në kufi, apo që i bën grekët sot e kësaj dite të mos e njohin realitetin çam.
Janë një sërë platformash, idesh dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada funksionarë të lartë serbë, malazezë, grekë, përmes mbretërve të tyre, ushtarakëve, kryeministrave dhe ministrave, duke kërkuar që ta shfarosin krejt Shqipërinë. Të mendosh se në emrat e njohur janë deri në familjet e njohura dinastike ballkanike, por edhe shkrimtarë nobelistë, atëherë drithërohesh. Janë ideatorë të kombeve të tyre por duke menduar shfarosjen e kombi tonë që e quanin rëndom si të panevojshëm, apo që në një të ardhme mund të bënin deri ekspansion biologjik në gadishull, si referojnë rëndom për shqiptarët. Sot, historia është kthyer përmbys, por për fat në anën e mirë, pasi kosovarët populli më martir i Gadishullit, ka shtetin e vet dhe madje dhe një shtet amë në kufi, kurse grekët jo larg në kohë do të përballen realisht me problemin e Çamërisë. Kurse serbët janë rrudhur deri në absurd. E Drejta mund të vonojë por nuk mund të harrojë kurrë. Koha e provoi këtë dhe Shqipëria është jo vetëm faktor në Ballkan, por edhe një nga elementët më të rëndësishëm të qetësisë dhe ekzistencës së këtij gadishulli. Po shpalosim disa nga këto momente, kur shqiptarët janë parë si elementë të denjë për t’i përzënë nga shtëpitë e tyre, thjesht për interesat e pastra hegjemoniste greke, serbe, malazeze etj.

“Naçertanija” e Ilija Grashaninit,
ministër dhe ideolog
Propozimin për këtë platformë, Ilia Grashaninit ia sugjeroi pansllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892), prej Moravisë, atëkohë pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky. Qëllimi është i qartë, Zahu që e njeh mirë Beogradin u sugjeron autoriteteve serbe të qëndrojnë larg ndikimit rus. Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë. Personazh i shekullit të XIX (1812-1874), ai u bë figurë kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarëve të zgjerimit të shtetit të Serbisë. Ai mbahet si themeluesi i bazave të politikës serbo-madhe të bashkimit. Garashanini, platformën e tij të sintetizuar e paraqiti në dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie” (1844) që përkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Në fakt, besohet se projekti themelor ishte kryekreje memorandumi i Zahut, që e mendonte Serbinë e re si vazhduese të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit (1308-1355). Nostalgji e perandorisë së dikurshme të Nemanjëve, që në shekujt e Mesjetës e shkatërruan Turqit. Garashanin ishte personi i duhur dhe ai menjëherë argumentoi pse duhet “ta përqafojnë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë atë”. Sach mendonte se Serbët duhet të ishin ideatorët dhe udhëheqësit e një formacioni të Sllavëve të Jugut “ajo nuk kufizohet në kufijtë e saj të sotëm, por synon t’i përqafojë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë”. Sipas “Naçertanies” së Garashaninit, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Për programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e një shërbimi sekret dhe një sistemi të zhvilluar propagandistik. Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare. Që atëherë, populli serb, për sllavët, është popull hyjnor dhe popull historik.
Sipas tij:- boshnjakët janë serbë të fesë islame, d.m.th. serbë të myslimanizuar; gjuha që flasin ata është serbishtja;
- malazeztë janë serbë, si për nga gjuha, ashtu edhe për nga feja;
- Maqedonia është Serbi Jugore;
- kroatët ndërkaq, janë serbë të fesë katolike dhe gjuha që flasin ata është serbishtja.
Shqiptarët konsiderohen si mbetje turke në Ballkan.
Naçertania u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) aneksoi Kosovën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese.

Vaso Çubriloviç: “Dëbimi
i shqiptarëve” (1937)
Akademik serb
Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa Çubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç (Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Vaso ose Vasa ka qenë akademik në fushën e Historisë dhe në të ritë e veta ishte një nga organizatorët e atentatit në Sarajevë ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet në mënyrë të detajuar për serbizimin e Kosovës dhe flet pa mëshirë për qeverinë e vet, që s’mundi ta kolonizojë këtë hapësire pas Luftës së Parë Botërore. Memorandumi iu dorëzua më 7 mars 1937 qeverisë së Milan Stojadinoviçit dhe ka deri dëbim fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Është pastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Për këtë citon, nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, që thoshte se: Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.
Ja çfarë thuhet në memorandum në preambulën e vet: “Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit. Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit….Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina”

Ivo Andriç: Spastrimi i shqiptarëve
Nobelisti i letërsisë dhe diplomati i njohur ka përgatitur një dokument që e botoi në Beograd,
më 30 janar 1939
Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë. Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë. Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës. Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj. (Pjesa e marrë nga libri i Hivzi Sulejmanit)

Dobrica Çosiç: Shqiptarët, barrë për Ballkanin
Shkrimtar
Shkrimtari i njohur serb Dobrica Çosiç u nda vetëm pak kohë më parë nga jeta. Ai mbahet si babai i popullit serb dhe megjithëse ka qenë dhe disident ndaj Titos, kur ishte puna ndaj shqiptarëve, mbahet si një nga mbështetësit e politikës së Rankoviçit, ministrit të brendshëm famëkeq në kohën e Titos. Si akademik dhe shkrimtar ka qenë një nga njerëzit që ka hartuar shpesh ide kombëtare dhe ka pasur polemika me shumë njerëz. Çosiç i ka quajtur shqiptarët si barrë barbare e Ballkanit, ndërkaq thuhet se është pajtuar me idetë për Serbinë e madhe dhe ka folur se si pjesë të Kroacisë e Bosnjës duhet t’i kthehen Serbisë. Megjithatë, pak muaj më parë i konfesoi revistës “Nedeljnik”, në moshën 93 vjeçare, se Kosova humbi dhe apeloi te gjeneratat e reja të mos harxhojnë energji pasi këtë çështje e ka zgjidhur historia kundër ideve të tyre.

Sllobodan Millosheviçi: Spastrimi final
Politikan dhe President i Serbisë
Lëvizja për pavarësinë e Kosovës mori hov në mesin e viteve ’80, por Serbët ishin kundër autonomisë dhe më 1987 Sllobodan Milosheviç, që po ngjiste atëkohë hierarkinë pushtetare serbe u zgjodh udhëheqës i Partisë Komuniste Serbe me premtimin për rikthimin e sundimit Serb në Kosovë. Më 1989, Millosheviçi u bë Presidenti i Serbisë dhe menjëherë ndërhyri në Kosovë, duke e ulur fare autonominë më 1990, nëpërmjet dërgimit të trupave ushtarake që rrëzuan qeverinë kosovare. Por llogaritë ishin bërë gabim pasi kjo politikë e përcolli Federatën Jugosllave drejt shkatërrimit më 1991, dhe më 1992, kurse Kosova pak vite më parë do të shpallte shtetin e saj.. Epilogu ishte se Millosheviçi, që mendonte t’i jepte fund problemit shqiptar përfundoi në Gjykatën e Hagës dhe vdiq pa iu mbyllur procesi i krimeve ndaj njerëzimit, që i rëndonte mbi supe. Ai bëri një shpërngulje gati biblike të shqiptarëve në fund të viteve ’90 nga më famëkëqet e shekullit të shkuar.

Greqia
Nga viti 1913-1922, kohë në të cilën Shqipëria përjetoi shumë peripeci, Greqia vazhdoi të bënte sistematikisht pastrimin etnik të shqiptareve. Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, e të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes.

“Protokoll i Korfuzit”
Është një dokument që përcakton kufijtë e Vorio-Epirit, ku koncepti i Vorio-Epirit shtrihej deri në Durrës, pasi Epidamusi i lashtë ishte koloni greke! Të tjerët e çonin këtë kufi deri në Shkumbin. “Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës.

Ligji i Luftës
Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës, qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri me numër 13. Më 28 gusht 1987 Qeveria e Andreas Papandreu, i pranishëm dhe Karolos Papulias, heq Ligjin luftënxitëse mes Greqisë e Shqipërisë.

Masakra e Zervës, gjeneralit grek mbi çamët
Gjenerali kolaboracionist Napolan Zerva, në pragvdekjen e tij, tha: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadhë; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo me kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helene!”. Më 1944 Zerva dhe gjeneralët e tjerë kishin marrë urdhër që popullsia çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjësonin krejt. Paradoksi ishte se Aleatët mbyllën sytë, ose si shprehej koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, kur deklaronte: “Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që unë drejtoja, Zerva i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”. Genocidi nisi me 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara dhe rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra dhe qindra mijëra çamë u vranë dhe pronarët u bastisën krejtësisht…

Konferenca e Paqes (1946)
Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Greqia kërkoi ndryshimin e kufirit me Shqipërinë duke kërkuar jugun shqiptar. Më 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja në kufi për të hyrë në Shqipëri. Më 1968 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pas pretendimeve greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Agresioni grek i 2 gushtit 1949 në Jug
Më 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar në juglindje me bazë rajonin e Korçës, por edhe deri në Konispol të Sarandës në Likojan, u bë objekt sulmi ushtarak prej Greqisë. Nuk ishte provokacion siç u cilësua nga shteti shqiptar në vitin 1949, por sulm ushtarak grek kundër vendit tonë. U shpërnguën me qindra familje shqiptare për t’i shpëtuar këtij agresioni të paprecedent. Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Italia – Aneksimi i Shqipërisë
Më 7 Prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë,ndërsa vendi ra krejtësisht nën perandorinë italiane. Njeriu më i rëndëssihëm i vendit ishte Lejtnanti i Përgjithshëm i Madhërisë së Tij Mbretit Perandor në Shqipëri (Luogotenente Generale di S.M. il Re Imperatore in Albania) i atashuar qeverisë së Tiranës. Ky post iu dha ish të dërguarit Françesko Jakomoni i San Marinos, të cilit i raportonte një personel prej 120-140 vetësh. Autoriteteve shqiptare nuk u lejohej të shpallnin akte ligjore ose të merrnin vendime të rëndësishme pa aprovimin e tij. Shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues. Gjatë viteve 1940-1942 ato numëronin 100.000-150.000 vetë. Deri në nëntor 1949 ato ishin nën komandën e Kryekomandantit të Forcave të Armatosura në Shqipëri, gjeneralit Sebastiano Viskonti Praska. Aty u vendos përkohësisht edhe misioni ushtarak i gjeneralit Manlio Gabrieli. Më vonë në Shqipëri u vendos komanda e forcave që pushtuan Greqinë. Qeveria kolaboracioniste në Tiranë drejtohej nga Shefqet bej Vërlaci, feudalist dhe pronar i madh tokash i cili kishte qenë rival i Zogut për shumë vjet. (Ben Andoni)

MË KA PAS THANË NJË PLAK!

Nga Zeqir Lushaj
-Në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait tim-Më ka pas thanë një plak i vjetër,
-Po shkon në shkollë? -Udhë e mbarë bir!
Ne mbetëm të verbër me sy në ball,
Ju, duhet të baheni djem të mirë.
Më ka pas thanë një plak i motshëm,
– Mësoje mirë lapsin, – djalo!
Po deshe maja të mos i thyhet,
Si ruhen delet mos harro!
Kur pata dashur dikur një vajzë,
Sa shpejt më kuptoi i miri plak(!),
-Gjithçka or bir,-më pat thanë mbarohet,
Prandaj është mirë: -“Ta hash ngapak”!
Më ka pas thanë një plak i mençëm:
-E gëzofsh punën e shtëpinë në qytet!
Hajde më shpesh te trolli i babës,
Ku buka e misrit piqet në çerep.
Më ka pas thanë një plak i urtë:
– Shokët e fëmijërisë mos i largo,
Lisat rriten me gjatësi të ndryshme,
Rrënjët janë në tokë. – Mos harro!
Shumë më ka thanë plaku i të gjithave,
Dhe për gjithçka për nderë ia di,
Ai nuk ka qenë kurrë profesor,
Por ka diploma me firmën e tij .