Kategoritë: Ballkan

Përfundon konferenca “Ballkani Perëndimor” në Bruksel

konferenca ballkanikeKryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimorë kanë arritur një marrëveshje për investimet në rrjetin e transporteve në rajon.

Komisionari i Bashkimit Evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Hahn, tha sot në Bruksel se kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimorë janë marrë vesh për bërthamën e rrjetit të transportit në rajon. Ata janë pajtuar që deri në takimin e radhës të saktësohen projektet për lidhjet rrugore dhe energjetike.

Ai i bëri këto komente në përfundim të konferencës së radhës “Ballkani perëndimorë” që zhvilloi punimet në Bruksel, ku morën pjesë kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Komisionari Hahn tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndajë 130 milion euro nga paratë e para anëtarësimit deri në fund të këtij viti, një shifër që do të jetë e shumëfishtë gjatë viteve në vazhdim.

Ndërsa komisionarja evropiane për transportin,Violeta Bulc, tha se deri në vitin 2030, rrjeti i transportit në Ballkanin perëndimorë do të jetë tërësisht e integruar në rrjetin e transportit të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian ka zotuar një miliardë euro për të mbështetur projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së rajonit, vendet e të cilit mund të përfitojnë nga fondet evropiane nëse zhvillojnë projekte të përbashkëta.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për ndërtimin e autostradës që lidhë Prishtinën më qytetin e Nishit në jug të Serbisë dhe shpresojnë që ndërtimi i saj të financohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë punimeve të konferencës janë zhvilluar edhe takime dypalëshe. Kryeministri shqiptar Edi Rama veç tjerësh, u takua me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç më të cilin siç thuhet është biseduar për projekte konkrete siç është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko – Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug.

Kryeministri Rama tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Evropës në tërësi. “Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara duke bërë së bashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës së dytë botërore për Evropën. Është e rëndësishme të kuptojnë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”, citohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj, ku do të marrë pjesë në konferencën e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që do të zhvillohet në Tiranë.

Takim i së martës është vazhdim i konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. Në konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar, i është kërkuar Bashkimit Evropian një ndarje më e favorshme e fondeve të tij për rajonin. Konferenca ishte vlerësuar si një përpjekje për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit evropian të rajonit, edhe nëpërmjet zhvillimit më të shpejtë ekonomik të tij.

Konferenca e sotme pasohet nga raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet ndërmjet kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se temë kryesore e takimit të së martës do të jetë çështja e Telekomunikimeve.

Takimi i fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë është mbajtur më 9 shkurt kur ishte arritur marrëveshja për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, i mundësuan Kosovës marrëveshjen e stabilizim asocimit, që pritet të nënshkruhet gjatë këtij viti, ndërsa Serbisë, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët evropian kanë përsëritur qëndrimin se zbatimi i marrëveshjeve është kusht kryesor për Serbinë që të avancojë në procesin e negociatave për anëtarësim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në bisedime për hir të integrimeve evropiane. (voa)

Procesi kundër “Agimit të artë” në Greqi

Në Greqi ka nisur procesi kundër partisë ekstremiste të djathtë “Agimi i artë”. Nga frika prej trazirave shumë shkolla këtë të hënë në Athinë janë të mbyllura dhe mbi 2.000 policë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit.

Gjithsej 69 anëtarë dhe simpatizantë të partisë ndodhen në bankën e të akuzuarve, ndër ta edhe kryesia e radikalëve të djathtë. Akuza kryesore është “antarësi në një shoqatë kriminale” në periudhën 2008-2013. Për një akuzë të tillë parashikohen deri në dhjetë vjet burg. Por janë të mudnshme edhe dënime të tjera deri në dënim të përjetshëm në rast se ky veprim shoqërohet edhe me vepra të tjera penale. Të tilla akte janë kryesisht krime me përdorimin e dhunës, që janë gjithashtu komponente e procesit aktual: Vrasja e muzikantit-rap grek njëkohësisht edhe aktivist i majtë Pavlos Fysas në shtator 2013, një tjetër vrasje ndaj një refugjati pakistanez në qendër të Athinës, një sulm ndaj një peshkatari egjiptian në lagjen Perama, si dhe një sulm ndaj vendosësit të pllakatave të sindikatës komuniste PAME. Sulme të këtij lloji sipas akuzës janë kryer prej trupave sulmuese dhe gangsterëve vrasës të “Agimit të artë”.

Të akuzuarit nuk e pranojnë fajin dhe bëjnë fjalë për një proces të motivuar politik. Siç bëhet e ditur ata i referohen qendrimit mospajtues të një gjyqtari të ngarkuar me aktakuzën, i cili e refuzon hapur faktin e “antarësisë në një shoqatë kriminale”. Arsyeja sipas tij: neni përkatës 187 i kodit të procedurës penale në Greqi duke u bazuar tek Konventa Ndërkombëtare e Palermos presupozon që pranimi i “antarësimit në një shoqatë kriminale” lidhet me avantazhin e përfitimit të dorasit. Në këtë rast kjo nuk qendron, ndaj nuk është kryer vepra penale e antarësisë në “shoqatë kriminale”- është ky mendimi i pakicës.

Grindje për termin “shoqatë kriminale”

Këtë nuk do ta shohë kështu Kostas Papadakis, një nga avokatët mbrojtës të viktimave në procesin kundër “Agimit të artë”. Të gjitha shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Palermos kanë të drejtë që të nxjerrin ligje edhe më të ashpra nga sa ka parashikuar marrëveshja, shpjegon jurisit në intervistë për DW. “Rezerva e ngritur, se nuk është i dhënë fakti i avantazhit të përfitmit, anashkalon thelbin e çështjes dhe shërben vetëm për të krijuar një përshtypje të gabuar”, vë në dukje jurisit. Sidoqoftë ai e ka të qartë, se ky proces nuk do të ecë pa vështirësi. I pyetur, nëse parashikohet edhe ndonjë padi e mëvonshme e radikalëve të djathtë në gjykatat europiane, Papadakis vëren: “Edhe i akuzuari ka padyshim të drejta dhe ai bën mirë, që t’i ezaurojë ato. Natyrisht “Agimi i artë” nuk do të pretendojë asgjë tjetër veçse po i shkelen të drejtat dhe se qendrimi i drejtësisë është antikushtetues. Por kjo nuk është e vërtetë. Gjyqi nuk do të japë gjykimin mbi idetë dhe bindjet, por për veprat konkrete të të akuzuarve.”

Ndërkaq ka tërhequr vëmendjen rezultati i një anketimi të gazetës më të madhe të Athinës, e përjavshmja Proto Thema publikuar në numrin e së premtes (17.4.). Sondazhi reuzlton, se pavarësisht përndjekjes penale “Agimi i artë” është partia e katërt më e madhe në Greqi dhe ndërkohë është barazuar me komunistët radikalë. Ku konsiston kjo? Si arsyet kryesore për forcimin e pranisë së ekstremistëve të djathtë në Greqi theksohen varfëria ekonomike dhe dështimi në politikën e emigracionit. Nikolas Sevastakis, profesor në fushën e teorisë politike dhe filozofisë pranë universitetit të Selanikut, mendon se ka zbuluar edhe një arsye më të thellë: në debatin publik ndihet në përgjithësi një nacionalizëm më radikal, që shoqërohet me refuzimin e demokracisë përfaqësuese dhe me adhurimin e miteve kombëtare, me guximin e rezistencën, është shprehur studiuesi për gazetën e Athinës Kathimerini.

Me fillimin e procesit në lagjen perfierike të Athinës Korrydalos kërcënon paralizimi i jetës publike: simpatizantët e “Agimit të artë” kanë bërë thirrje për marshim solidariteti me të akuzuarit, ndërsa sindikatat dhe nismat qytetare kanë njoftuar për katër demonstrata në zona të ndryshme. Ndërkohë që nëpër rrugë protestojnë edhe banorët e lagjes Korrydalos, të cilët druhen për sigurinë e tyre. Për shkaqe sigurie 40 shkolla qendruan të mbyllura në këtë lagje. Rreth 2.000 policë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit. (dw)

HAGË – GJNP-ja urdhëron rikthimin në burg të Shesheljit

HAGË – GJNP-ja urdhëron rikthimin në burg të Shesheljit
HAGË, 30 mars /ATSH-AFP/ – Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) urdhëroi sot rikthimin në burg të ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshelj, liruar përkohësisht në muajin nëntor, pasi ai kishte deklaruar disa here se nuk do të paraqitej para Gjykatës.

TPIY-ja urdhëroi instancën e ngarkuar me këtë çështje të anulonte menjëherë vendimin për lirimin e përkohshëm të Shesheljit dhe urdhëroi rikthimin e njësinë e ndalimit të OKB, në Hagë”, njoftoi Gjykata në një komunikatë.

“Ky vendim nuk më intereson, sigurisht që nuk do të rikthehem në Hagë me vullnetin tim të plotë”, deklaroi Sheshelj.

“Pres që ”kalorësia” të zbarkojë me shumë pompozitet për të më arrestuar, por ata ende nuk janë shfaqur”, theksoi ai.

Pas vendimit të TPIY-së, është policia serbe që duhet të kryejë detyrën për arrestimin e Vojislav Sheshelj, mjeshtër i provokimeve që prej rikthimit nga Haga./
/ec/ a.jor.

BE: 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor

b6

Gjashtë vende të Ballkanit perëndimorë diskutuan në Prishtinë projektet ekonomike në rajon dhe veçanërisht investimet në infrastrukturë

Komisionari i Bashkimit Evropian për politikë të fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn, tha të mekurën në Prishtinë se Bashkimi Evropian ka zotuar një miliardë euro për të mbështetur projektet që synojnë përmirësimin e infrastrukturën e rajonit. Ai i bëri këto komente në konferencën ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Komisionari Hahn tha se vendet e rajonit do të mund të përfitojnë nga fondet evropiane nëse zhvillojnë projekte të përbashkëta të transportit rrugor dhe hekurudhor. Ai tha se mungesa e politikave të transportit do të çonte në izolim, kështu që vendet fqinje duhet t’i heqin pengesat për të rritur bashkëpunimin. Përveç lidhjeve rrugore e hekurudhore, Ballkani Perëndimor duhet të krijojë edhe politika ndërlidhëse, tha komisionari Hahn, duke nënvizuar se zhvillimi i politikave të përbashkëta në fushën e transportit dhe energjetikës nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikojë që ato të marrin edhe mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian.

Po flasim për një miliardë euro nga programi i para anëtarësimit”, tha zoti Hahn, duke nënvizuar ndërkaq se për të përfituar nga këto fonde, vendet e rajonit duhet të zhvillojnë projekte të përbashkëta të standardeve evropiane. Ai tha se nëpërmjet projekteve të tilla do të sigurohet afrimi i njerëzve, zhvillimi ekonomik dhe çka është me e rëndësishmja të sigurohen vende pune.

Bashkimi Evropian nuk është vetëm në anën tuaj, por është i përkushtuar për këtë lloj investimesh sepse e lidhin Ballkanin perëndimor me Evropën dhe është edhe ndihmesa e parë dhe shumë e rëndësishme për ardhmërinë e mëtejme evropiane dhe anëtarësimin në familjen e Bashkimit Evropian”, tha ai, duke paralajmëruar një takim tjetër të përfaqësuesve të rajonit para datës 21 prill, kur në Bruksel do të mbahet takimi i kryeministrave ku edhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë projektet ndërshtetërore që lidhin qytete e porte në rajon.

Ndërsa, mikpritësi i konferencës, zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, tha se Kosova është bërë tashmë një faktor bashkëpunimi e qëndrueshmërie në rajon. Ai tha se vet prania e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç në konferencë, dëshmon për përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.

Ne kemi kaluar një kohë të gjatë së bashku duke bashkëpunuar në Bruksel për arritjen e marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Mendoj se është pjesëmarrja e sotme edhe e zotit Daçiç, është një kontribut shtesë për implementimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që kemi arritur. Gjithashtu është një zotim i ri për Kosovën dhe Serbinë evropiane dhe gjithë rajonin evropian”, tha zoti Thaçi

Ndërsa, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se çështjet historike dhe problemet nga e kaluara, nuk do të duhej të pengonin zhvillimin e projekteve për të ardhmen, siç janë ato që u diskutuan në konferencën e së mërkurës në Prishtinë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për ndërtimin e autostradës që lidhë Prishtinën më qytetin e Nishit në jug të Serbisë dhe shpresojnë që ndërtimi i saj të financohet nga Bashkimi Evropian.

Takim i së mërkurës pason konferencën e Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. Në konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar, i është kërkuar Bashkimit Evropian një ndarje më e favorshme e fondeve të tij për rajonin. Konferenca ishte vlerësuar si një përpjekje për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit evropian të rajonit, edhe nëpërmjet zhvillimit më të shpejtë ekonomik të tij. (voa)

“Western Balkans’ 6” sot në Prishtinë

Prishtina

Kosova është nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”

Në konferencë do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Në mesin e pjesëmarrësve në konferencë do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han.

Për këtë konferencë interesimi është shumë i madh duke pasur parasysh edhe paralajmërimin për përcjellje nga shumë media të Ballkanit dhe Evropës.

Konferenca “Western Balkans’ 6” do t’i zhvillojë punimet sot në hotelin “Swiss Diamond”, në Prishtinë. (rtk)

Shtatë të arrestuar në Serbi për masakrën e Srebrenicës

Autoritetet serbë kryen të mërkurën arrestimet e para të personave të përfshirë drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995Në Serbi, autoritetet arrestuan të mërkurën shtatë persona nën dyshimet se ishin përfshirë në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë në vitin 1995.

Kjo është hera e parë që ndodhin arrestime në Serbi në lidhje me mizoritë më të rënda që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Arrestimet janë kryer në disa pjesë të Serbisë dhe të gjithë ata akuzohen për ekzekutimin e mbi një mijë myslimanëve boshnjak në një depo afër Srebrenicës. Më shumë se tetë mijë mysliman janë vrarë në atë zonë pasi që ajo ra në duart e serbeve të Bosnjës në korrik të vitit 1995.

“Ky është rasti i parë që përfshinë njerëz të dyshuar për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në masakrën e Srebrenicës”, tha Bruno Vekaric, zëvendësprokuror për krime lufte. “Ka edhe të dyshuar të tjerë në Serbi dhe vendet fqinje dhe ne jemi duke i ndjekur”, i tha ai agjencisë së lajme Reuters.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se masakra e Srebrenicës e shpallur si “zonë e sigurt” e kryer vetëm pas ditë pas rënies së saj, paraqet gjenocid.

Shtatë të arrestuarit pritet të gjykohen në Serbi dhe jo në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë ku janë gjykuar udhëheqësit e lartë si ish presidenti i Serbisë Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi i Serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç.

Rreth 100 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës në Bosnjë ndërmjet viteve 1992 – 1995.

Serbia arrestoi Karaxhiçin në vitin 2008 dhe ish komandantin e tij ushtarak Ratko Mladiç në vitin 2011. Të dy janë aktualisht në Gjykatën e Hagës për krime lufte ku po gjykohen për krime lufte përfshirë edhe përgjegjësinë për Srebrenicën (voa)

Swissleaks: Kush janë milionerët e Ballkanit me llogaritë bankare në Zvicër

Nga Maqedoni janë 9 milionerë që kanë depozituar në Bankën e dytë më të madhe tregtare në botë, HSBC me seli në Zvicër.Në listën me 106 mijë emra nga 203 shtete të botës të cilët kanë hapur llogari bankare miliona dollarëshe në Banka e dytë më e madhe tregtare në botë, HSBC, me qëllim shmangien e taksave janë edhe shtetas nga rajoni, transmeton Ora News.
Numrin më të madh e ka Greqia me mbi 2148 klientë por pas renditen edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina.
Shqipëria si shtet është në listën e shteteve me zero klientë.
Por ICIJ Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit (ICIJ) me seli në Washington nënvizon se nuk ka dhënë informacione për shtete me 0 ose më pak se 3 klientë.
Gjithashtu seicili klient ka lidhje me më shumë se një shtet dhe se më shumë se 19 mijë klientë nuk janë të lidhur me asnjë shtet.
Por a do ketë shtetas shqiptarë mes këtyre 19 mijë klientëve????
Greqia e 28-ta
Greqia renditet në vendin e 28 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Greqia ishte 525.4 milionë dollarë.
GDP e Greqisë në 2007 ishte 28 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 5,68% të të ardhurave në 2007
1,565 llogari janë hapur nga vitit 1974 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 2,460 llogari bankare
2,148 klientë janë të lidhur me Greqinë . 41 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi greke

Lavrentis Lavrentiadis është pronari i kompanisë së produkteve kimike, Neochimiki. Ai drejton edhe kompaninë më të madhe farmaceutike në Greqi ,’Alapis’ dhe bankën Proton. Lavrentiadis u bë klient i bankës HSBC në tetor të vitit 1998. Ai ishte i lidhur me 7 llogari, të gjitha të hapura nga viti 1998 deri në 2002. Të shtatë llogaritë e Lavrentiadis arrijnë një shumë prej 4.6 milionë dollarësh. Në vitin 2012 ai u akuzua për kreditimin e vetes dhe bashkëpunëtorëve tij me afro 600 milionë euro përmes bankës Proton. Ai gjithashtu është i akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Maqedonia 89-ta
Maqedonia renditet në vendin e 89 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Maqedonia ishte 54.6 milionë dollarë.
GDP-ja e Maqedonisë në 2007 ishte 3 900 dollarë për frymë sipas Bankës Botërore
9 llogari klientësh janë hapur nga vitit 1988 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 15 llogari bankare
9 klientë janë të lidhur me Maqedoninë . 11% e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi maqedonase.

Serbia e 121-ta
Serbia renditet e 121 mes shteteve që kanë llogaritë më të mëdha në dollarë në HSBC Bank në Zvicër. Shuma më e madhe që ka të bëjë me një klient nga Serbia është 11.1 milionë dollarë.
Sa kushton kjo për Serbinë?
GDP e Serbisë në 2007 ishte 5. 500 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 23,45% të të ardhurave në 2007.
55 klientë kanë hapur llogaritë bankare mes 1998- 2006 dhe kanë 93 llogari bankare
38 klientë kanë lidhje me Serbinë, 13 prej kanë pasaportë ose kombësi serbe

Kroacia ne vendin e 128
Kroacia renditet në vendin e 128 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Kroacia ishte 10.7 milionë dollarë.
GDP e Kroacisë në 2007 ishte 13 500 dollarë për frymë.
40 llogari klientësh janë hapur nga vitit 1977 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 77 llogari bankare
37 klientë janë të lidhur me Kroacinë . 27 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi kroate

Bosnje Hercegovina renditet e 162
Bosnje Hercegovina renditet e 122 mes shteteve që kanë llogaritë më të mëdha në dollarë në HSBC Bank në Zvicër. Shuma më e madhe që ka të bëjë me një klient nga Bosnja është 3.8 milionë dollarë.
Sa kushton kjo për Bosnjen?
GDP e Bosnjes në 2007 ishte 4.000 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 25,9% të të ardhurave në 2007.
7 klientë kanë hapur llogaritë bankare mes 1990- 2003 dhe kanë 9 llogari bankare
7 klientë kanë lidhje me Bosnjen, 29 prej tyre kanë pasaportë ose kombësi boshnjake

Mali i Zi ne vendin e 156
Mali i Zi renditet në vendin e 156 nga vendet që kanë shfrytëzuar shërbimet e bankës HBSC.
Sasia maksinale e parave të lidhura me një klient nga Mali i Zi ishte 3.8 milionë dollarë.
GDP e Malit të Zi në 2007 ishte 5. 900 dollarë për frymë. 10% e më të pasurve kishin 23,91% të të ardhurave.
21 klientë kanë hapur llogari nga vitit 1992 deri në 2006 dhe janë të lidhura me 17 llogari bankare
18 klientë janë të lidhur me Malin e Zi. 0 % e tyre kanë një pashaportë ose nënshtetësi malazeze

Aktorë, modelë, kampionë sporti por edhe politikanë, diktatorë dhe mbretër, janë të gjithë në listën e mbi 100 mijë emrave, nga 203 shtete, që kanë depozituar mbi 100 miliardë euro në bankën zvicerane HSBC, me qëllim shmangien e taksave. (INA)

GJND: Kroacia dhe Serbia nuk kanë kryer gjenocid

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori sot vendimin se as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë kryer gjenocid gjatë luftrave të viteve ’90 në Ballkan, kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia.Anëtari i gjykatës së Kombeve të Bashkuara Peter Tomka, duke shpallur vendimin tha se forcat e të dy vendeve kryen shumë krime, por asnjera prej tyre nuk arriti të provojë se pala kundërshtare kreu gjenocid gjatë konfliktit, që shkaktoi 20 mijë viktima.

Kroacia ngriti aktpadi ndaj Serbisë në vitin 1999, duke thënë se një numër i madh kroatësh u vranë, u torturuan, u zhvendosën, ose u ndaluan në qendra izolimi, pasi forcat serbe dhe trupat e ushtrisë jugosllave morën kontrollin e qytetit të Vukovarit dhe zonat përreth.

Në vitin 2010, Serbia u kundërpërgjigj, duke ngritur edhe ajo padi ndaj Kroacisë, duke thënë se mbi 200 mijë serbë u dëbuan gjatë kundërofensivës kroate në një prej betejave përfundimtare të konfliktit në vitin 1995.

Të dy vendet kanë thënë se do ta pranojnë vendimin e gjykatës, që synon të qetësojë mosmarrëveshjet mes tyre. Ka patur shqetësime se vendimi mund të shkaktojë tensione politike. (voa)

V. Sheshelit nuk i revokohet masa e lirimit të përkohshëm

Gjyqtarët në gjykatën e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë mohuan sot një kërkesë për të revokuar lirimin e përkohshëm të Vojislav Sheshelit, nacionalist serb i vijës së ashpër, i cili u lejua të dilte nga burgu për arsye humanitare dhe ka hyrë në politikë pas kthimit në vendin e tij.60-vjeçari Sheshel, i cili vuan nga kanceri, u lirua në nëntor, pas gati 12 vjet në paraburgim. Ai është urdhëruar të kthehet në Hagë kur të jetë e nevojshme dhe nuk lejohet të kontaktojë dëshmitarët.

Që nga ajo kohë, Shesheli ka mobilizuar mbështetësit dhe ka folur në televizion e në radio për të mbrojtur politikat nacionaliste gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 90. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kthehet në Hagë.

Prokurorët kishin kërkuar revokimin e vendimit për nxjerrjen e tij nga burgu, duke thënë se deklarata e Sheshelit shkelte kushtet e lirimit.

Por gjykatësit e OKB-së nuk pranuan. Ata thanë se një deklaratë që shpreh synim, nuk është njësoj me një refuzim. (voa)

Rusia anulon projektin e gazsjellësit jugor

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska do të anulojë ndërtimin e gazsjellësit duke fajësuar Bashkimin Evropian.Gazpromi rus anuloi projektin e ndërtimit të gazsjellësit jugor për furnizimin me gaz të Evropës jugore, një rrjedhojë e qartë e përplasjeve ndërmjet Moskës dhe perëndimit rreth zhvillimeve në Ukrainë.

“Projekti është mbyllur. Kaq”, u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i Gazpromit Alexei Miller

Njoftimi pasoi deklaratën e presidentin rus Vladimir Putin,i cili tha të hënën se Moska do të heqë dorë nga ndërtimi i gazsjellësit nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.

Presidenti rus duke folur në Ankara, pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, tha se në vend të gazsjellësit “Rrjedha e jugut”, Rusia dhe Turqia mund të ndërtojnë një qendër të gazit për Evropën Jugore.

Gazsjellësi 40 miliardë dollarësh, është dashur të kalojë nëpër Detin e Zi në Bullgari dhe më tej në Greqi dhe Itali, ashtu si edhe në Serbi, Hungari dhe Austri. Por, Putin tha se ai nuk mund të ndërtohet për shkak të kundërshtimit të qeverisë bullgare.

Fuqitë perëndimore i vunë sanksione ekonomike Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe Evropa synon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus.

Presidenti rus tha se mos ndërtimi i gazsjellësit jugor është kundër interesave të Evropës, ndërsa nënvizoi që “nëse Bullgaria është e privuar nga e mundësia për të vepruar si shtet sovran, atëherë le të kërkojë kompensimin e humbjeve nga Komisoni Evropian”. Ai ju referua qëndrimeve të Bashkimit Evropian se gazsjellësi jugor, nuk është në përputhje me ligjet e BE-së për konkurrencë dhe energji.

Anulimi i projektit – shqetëson Serbinë

Ndonëse autoritetet serbe ende presin njoftime zyrtare për vendimin rus për ndërprerjen e ndërtimit të gazsjellësit jugor, ekspertët në Beograd thonë se ky vendim do të dëmtojë Serbinë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandërr Vuçiç, e cilësoi lajm të keq për Serbinë, por sipas tij “qytetarët nuk duhet të brengosen për furnizimet me gaz”.

Ai u tha medieve serbe se “Serbia nuk i ka kontribuar assesi këtij vendimi. Shtatë vjet ka investuar në këtë projekt, por po paguan çmimin e konflikteve të mëdha”.

Ndërsa, ekspertë politik dhe ekonomik serbë thonë se ndërprerja e projektit do të ushtrojë ndikim në politikën serbe dhe se Serbia do të mbetet pa alternativë të furnizimit me gaz.

Serbia është vënë në mes të synimeve për integrimet në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore. (voa)