Kategoritë: Bota

Lajmet nga Bota

Ndikimi i traumës pas ngjarjeve të dhunshme

Masat e shtuara të sigurisë dhe ndikimi i ngjarjeve të fundit në Veri të Francës, mund ta shtojnë ndjenjën e ankthit, të intensifikuar nga dhuna në Paris. Studiuesit kanë analizuar efektin e traumave të tilla tek viktimat dhe të mbijetuarit dhe kanë arritur në përfundime të vlefshme për ripërtëritje pas përjetimeve të dhimbshme.Ndërsa francezët i rikthehen jetës së tyre, pas ngjarjeve të fundit, imazhet që janë ngulitur në mendjen e tyre janë ato të errësirës që ka mbështjellë monumentet, dhe flaka e qirinjve të ndezur për nder të atyre që humbën jetën.

Bindja se është vënë në shënjestër liria e tyre, i ka nxitur njerëzit të të dalin në Sheshin e Republikës, një simbol i lirisë së Francës.

Kjo ndjesi është intensifikuar ndërsa të mbijetuarit e sulmit ndaj zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo kanë përshkruar se si personat e armatosur zgjodhën viktimat e tyre.

Mjekët dhe sociologët kanë studiuar për dekada të tëra efektin e ngjarjeve të tilla traumatike tek njerëzit e prekur nga dhuna dhe ata që kanë qenë dëshmitarë të saj, apo jetojnë në një shoqëri ku ajo mbizotëron.

Ndikimi i dhunës dhe frikës është dokumentuar mjaft mirë në rastet e personelit ushtarak, anëtarët e të cilit kanë vuajtur nga sindroma e stresit post-traumatik.

Gjithnjë e më shumë studiuesit po analizojnë pasojat tek personat që kanë qenë dëshmitarë të dhunës, përfshirë punonjësit e mjekësisë dhe gazetarët, si edhe ata që janë të ekspozuar ndaj dhunës përmes 35s, sidomos 35s dixhitale.

Profesoreshë Anna Reading në Kolegjin King të Londrës bën pjesë në një grup pune që ka shqyrtuar ndikimin e akteve mizore tek shoqëria në përgjithësi, si për shembull se si mund të jenë prekur njerëzit nga sulmet me bomba në Londër, pothuajse 10 vjet më parë.

Profesoreshë Reading thotë se stresi post-traumatik mund të ketë një sërë simptomash dhe është zakonisht një reagim ndaj paaftësisë sonë apo mungesës së vullnetit për t’u përballur me tmerrin që kemi provuar.

“Mendja përpiqet të kompensojë përpjekjet e të mbijetuarve për të shmangur kujtimet, ndërsa trupi duke u përpjekur të përsërisë ngjarjet në forma të ndryshme, si për shembull ëndrra të këqija, apo fragmente të befta kujtimesh apo edhe simptoma fizike si dridhje, apo copëra imazhesh në cepat e syrit e të tjera. Mund të ketë edhe simptoma të tjera si ndjenja zemërimi të skajshëm, agresivitet dhe ndjenja e fajit që pushton të mbijetuarin”.

Studimet e profesoreshës Reading kanë përforcuar përfundimet e kërkimeve të mëparshme që ajo thotë se demonstrojnë se incidentet e dhunës publike mund të rizgjojnë stresin tek njerëzit që kanë fshehur në subkoshiencë përvoja të mëparshme traumatike.

Pra, një ngjarje si ajo e Parisit, mund të shkaktojë simptoma të stresit post-traumatik tek dikush që në të kaluarën ka përjetuar një episod të veçantë traumatik, qoftë edhe shumë vjet më parë.

Profesoresha Reading thotë se fuqizimi i 35s elektronike do të thotë se grupe më të mëdha të shoqërisë ekspozohen dhe interneti do të thotë se shumë vetë mund të shohin pamje traumatike pa efektin stabilizuar të një përjetimi të përbashkët.

“Ka diçka që quhet ‘sindroma e botës së keqe’ sipas së cilës veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë që ekspozohen ndaj mbulimit të 35s që shfaq vazhdimisht ngjarje të dhunshme, fillojnë të mendojnë se kjo është bota ku jetojmë, që gjithçka është e keqe dhe nuk ka asgjë të mirë, se nuk ka mundësi të kesh ndikim tek bota dhe se bota është plot me kriminelë dhe terroristë dhe kjo dëmton aftësinë e tyre të ripërtëritjes dhe optimizmit. Pra kjo është nga njëra anë dhe nga tjetra është stresi post-traumatik dhe me këto luhatje vijnë reagime të ndryshme”.

Në Londër, sulmet me bomba ndaj sistemit të transportit publik në vitin 2005 shkaktuan vdekjen e dhjetra vetëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve në vitin 2005.

Ndikimi i ankthit që pasoi, ishte diçka që u tërhoqi vëmendjen punonjësve të shëndetësisë.

“Në komunitete ku ka pasur sulme të kësaj natyre, rastet e dhunës familjare shtohen për shembull. Pra, ka një rreze reagimesh të ndryshme që pasojnë një sulm të dhunshëm”.

Në Francë, njerëzit kanë filluar të përshkruajnë ankthin që i ka përfshirë.

“Gjithmonë shqetësohem se një lajm do të jetë kudo për disa ditë dhe pastaj zhduket. Por mendoj se këtë radhë kemi të bëjmë me një rritje të vetëdijes dhe nuk është thjesht një ngjarje që do ta harrojmë shpejt”, thotë parizieni Stainslas cebron.

“U shqetësova jashtë mase ndërsa dëgjoja lajmet ditën e sulmit. Ishte një sulm ndaj lirisë së shtypit, por ajo që po bën 35 mund të ngjallë urrejtje tek disa njerëz. Nuk duhet t’i ngatërrojmë këto të dyja”.

Studiuesit thonë se mundësia për të shkëmbyer përvojat është jetike, ashtu si edhe ceremonitë përkujtimore që ndihmojnë njerëzit të analizojnë atë që ndodhi. Profesoresha Reading beson se veprime të tilla janë të rëndësishme, sepse i japin mundësinë shoqërisë të gjejë energji.

“Është një rikthim i energjisë dhe kur një person apo një grup njerëzish ka përjetuar një ngjarje të këtij lloji, shkakton një shterrim të energjisë fizike dhe emocionale, kështuqë procesi i katarsisit do të thotë që ata fillojnë të lënë pas ndjesitë e këqija dhe kthehen së bashku në një atmosferë më të shëndetshme”.

Parizieni Juliene Fall, shpreh ndjenjat e shumë francezëve kur thotë se fokusi duhet të jetë tek bashkimi.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të shohim republikën të dalë mbi ndasitë, kundër racizmit dhe urrejtjes”. (voa)

Fqinjët e Rusisë e ndiejnë dhimbjen

Rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit kanë bërë që rubla ruse të humbasë vlerë – me pasoja dramatike për fqinjët dhe vendet partnere të Rusisë.Tregtia e Krishtlindjeve për shumë tregtarë rusë kaloi këtë vit shumë mirë. Zhvlerësimi i rublës ruse bënte që shtetet fqinje me Rusinë të kishin papritur shumë para në xhep. Tregtarë automjetesh në kufi me Bjellorusinë thonë të njëjtën gjë. Më parë ai u shiste tri automjete në muaj klientëve nga Bjellorusia, sot janë dhjetë në javë – kështu e citon portali i lajmeve “delfi.it” një tregtar Volkswagen-i në Smolensk. Kjo ishte situata në dimër të vitit të kaluar. Ndërkohë, qeveria e Minskut e ka zhvlerësuar fuqishëm rublën bjelloruse – me këtë festa e blerjeve hë për hë i përket së shkuarës.
Varësi nga Rusia
Në Evropën Lindore, në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore praktikisht të gjitha ish-republikat sovjetike janë të ndërthurura ngushtë ekonomikisht me Rusinë. Politikisht, Armenia dhe Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani mund të jenë të pavarura – ekonomikisht nuk janë. Vetëm tri shtetet baltike ndjekin rrugë të tyre në BE dhe Republika e Kaukazit, Gjeorgjia përpiqet që prej luftës me Rusinë në vitin 2008 të çlirohet sa është e mundur nga ndikimi i Moskës.
Rusia e nxit integrimin ekonomik kudo ku është e mundur. Bashkimi doganor me Kazakistanin dhe Bjellorusinë u pasua në ndërrimin e viteve nga Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ku hyri edhe Armenia. Por startimi i këtij bashkimi ndodhet nën një yll jo të mbarë. Për shkak të rublës së dobët, eksporti i produkteve të gatshme armene në Rusi ka rënë me 6,3 përqind, informon gazeta “Aikakan Schamanak” nga Erivani.

Miliona punëtorë sezonalë nga vendet fqinjë ndodhen para hiçit
Ekspertë rusë thonë se turbullirat në një hapësirë të integruar ekonomike eleminohen shpejt. Por dramatike janë pasojat e krizës në tregun e punës. Pagat ditore, punëtorët e ndërtimit dhe ndihmësit në qytetet e mëdha ruse vijnë tradicionalisht nga shtetet e Azisë Qendrore. Rreth pesë milionë taxhikë, kazakë, kirgizë dhe uzbekë punonin deri tani në kantiere ndërtimi, në tregje dhe në gastronomi. Por shumica e tyre pritet që tani të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Rubla e dobët dhe recesioni në Rusi e shkatërrojnë tregun për punëtorët e pakualifikuar.
A e paguajnë fqinjët haraçin për Rusinë?
Paratë e këtyre migrantëve mungojnë tani në shtetet e Azisë Qendrore. Dërgimi i parave të migrantëve nga Rusia siguron një të tretën e produktit social bruto të Kirgistanit; në Taxhikistan madje sipas informacioneve, pagat e punëtorëve me mëditje sigurojnë gjysmën e produktit social bruto. Shumë familje ndodhen papritur para asgjëje.
Ekspertë rusë si ish-zëvendësministri i Financave dhe ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Rusisë, Sergeij Aleksashenko thotë se faji për gjendjen e ekonomisë ruse duhet kërkuar në Rusi. Është mungesa e investimeve, që e pengon rritjen e ekonomisë ruse, thotë ai. Mungojnë edhe reformat politike. “Mendimi im personal është që kjo krizë do të zgjasë shumë”, thotë Aleksashenko. (dw)

Koment: Mësime të hidhura nga konflikti i Ukrainës

Përpjekje pa efekt të Berlinit dhe Parisit: dështon samiti i planifikuar për të enjten në Astana për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainës. Kievi dhe Moska nuk janë të gatshme për kompromise, mendon Bernd Johann.Një nismë e re për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dështoi. Sërish ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin dhe sërish ata u larguan me duar bosh. Tani për tani nuk do të ketë samit në të ashtuquajturin formati i Normandisë. Takimi mes kryetarëve të qeverive dhe të shteteve të katër vendeve të grupit të kontaktit i planifikuar të mbahej këtë javë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, nuk do të zhvillohet.
Kjo është e hidhur. Prej kohësh ministrat e jashtëm të katër vendeve përpiqen për zgjidhje diplomatike. Në fillim të vitit ata i intensifikuan edhe një herë përpjekjet e tyre. Por në radhë të parë dështimi është më i hidhur për njerëzit në rajonin e konfliktit Donbas, gjendja e të cilëve edhe për shkak të dimrit po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Armëpushimi mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur prej Moskës nuk respektohet gjithmonë dhe kudo. Madje edhe gjatë Krishtlindjeve ortodokse ka pasur viktima gjatë shkëmbimeve të zjarrit. Gjendja është shpërthyese.

Në kërkim të paqes në kohët e terrorit
Një mësim i hidhur është dështimi i raundit të bisedimeve edhe duke marrë parasysh faktin, se ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius pavarësisht sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris ndërkohë angazhohet po aq intensivisht sa edhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier për t’i dhënë fund të gjakderdhjes në Ukrainën lindore. Madje është për të vënë duart në kokë e të thërrasësh, se për hir të Zotit Franca ndërkohë ka kaq shumë se me çfarë të merret, se sa të ndalë marrëzinë në Ukrainë!
Fabius dhe Steinmeier meritojnë respekt për angazhimin e tyre. Rrallëherë ka pasur përpjekje kaq të përqendruara dhe intensive për paqen. Franca dhe Gjermania – dikur kundërshtare në luftërat botërore – e dinë, se sa e vlefshme është paqja në Europë. Pikërisht për këtë arsye ato s’lenë asgjë pa bërë, për të arritur tek një zgjidhje e konflitkit, i cili nuk është vetëm një luftë me separatistët në lindje të Ukrainës, por edhe një luftë thuajse e hapur e Rusisë kundër Ukrainës.
E megjithatë palët e konfliktit nuk janë të gatshme për kompromis – kjo është kështu prej muajsh. Nën hijen e terrorit nga Parisi, i cili përbën kërcënim për të gjitha shtetet europiane, Moska dhe Kievi japin sinjale të trishtueshme. Të dyja shtetet ndonëse morën pjesë në ditët e fundit në marshin e përmrotshëm për viktimat e terrorit islamist në Francë, duket se nuk preken në të njëjtën masë prej vuajtjeve të njerëzve në lindje të Ukrainës, ku ndërkohë ka gati 5000 të vdekur.
Kurs i pakompromis në Kiev dhe në Moskë
Në udhëheqjen ukrainase me sa duket ende ka forca, të cilat i varin shpresat tek një fitore ushtarakisht në lindje të Ukrainës: në Kiev ndihmat sociale janë hequr, për të financuar një program gjigant armatimi. Eshtë e kuptueshme, që Ukraina do të pengojë me të gjitha forcat, që konflikti në Donbas të mbetet pezull. Sepse me këtë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia de facto do të vendosej një kufi i ri brenda vendit.
Edhe Moska nuk ka hequr dorë nga planet e saj agresive ndaj Ukrainës. Qëllimi është destabilizimi politik, që në fund mund të kulmonte me coptimin e vendit fqinj. Një konflikt pezull në Donbas do të krijonte bazën, për të përgatitur marrjen e mëtejshme të territoreve në Ukrainë. Rusia ende s’ka ndërmarrë asgjë, që mund t’i shmangte këto shqetësime.
Ndërkohë që sulmet terroriste të Parisit bëjnë që në Europën perëndimore shtetet të bashkohen më fort kundër kërcënimeve të përbashkëta, Lindja e Europës mbetet një zonë e pastabilizuar. Rusia izolon vetveten dhe ka kohë që është kthyer në një kërcënim për fqinjët e saj. Dhe Ukraina është zhytur në një luftë dërrmuese, prej nga s’po gjen më rrugëdalje. Edhe ky është një mësim i hidhur. (dw)

Dragon mbërrin në Stacionin e Hapësirës

Kapsula “Dragon” e kompanisë “SpaceX,” mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, me furnizim shumë të nevojshëm për ekuipazhin në bord. Astronautët që punojnë brenda stacionit përdorën një krah robotik për të kapur kapsulën nga orbita. Anija ka një ngarkesë me 2,300 kilogram ushqime dhe furnizime të tjera për eksperimentet që kryhen në Stacion.

Kapsula “Dragon” u nis të shtunën nga qendra Cape Canaveral në Florida, misioni i pestë i saj, në bazë të një kontrate 1,6 miliardë dollarëshe me Nasën.

Të gjashtë astronautët në stacionin e hapësirës kanë nevojë për furnizime, sidomos pas dështimit të një anieje të mëparshme në tetor, që shpërtheu gjatë lëshimit. (voa)

Lufta kundër Sidës në vitin 2015

Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV, dhe Sidës, thotë se 2015 do të jetë viti i mundësive dhe sfidave të mëdha.Epidemia është gati 35 vjeçare dhe më shumë se 30 milionë njerëz vlerësohet të jetojnë me HIV. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua njofton.Mitchell Warren thotë se një sfidë për Vitin e Ri do të jetë zbatimi në praktikë i arritjeve të fundit shkencore. Zoti Warren është drejtor ekzekutiv i organizatës AVAC, e cila sipas tij, “synon të shpejtojë shpërndarjen globale të mjeteve për parandalimin e virusit HIV si pjesë e një përgjigje bashkëkohore.”

“Ky është viti i rëndësishëm për përgjigjen ndaj Sidës. Epidemia filloi para 34 vjetësh. Ky vit do të jetë përcaktues për të provuar nëse jemi në rrugën e duhur për të ndalur epideminë, apo do të jemi duke u zvarritur vit pas viti me shpresë se po bëjmë gjërat e duhura, por pa e ditur me siguri”.

Ai thotë se në fillim të 2015, duhet të publikohen rezultatet e një pomade premtuese për parandalimin e virusin HIV, një mikrobicid të efektshëm.

“Në se e kujtoni, në vitin 2010, filluam provat me pomadën tenefovir në Afrikën e Jugut që oftonte mbrojtje të pjesshme ndaj virusit HIV”.

Tenofovir është një ilaç antiretroviral i përdorur gjerësisht për të ndalur virusin brenda trupit. Por ai ka treguar të jetë i efektshëm edhe në parandalimin e infeksioneve.

Që nga viti 2010, po kryhet një studim për të konfirmuar dhe zgjeruar gjetjet e këtij koncepti. Studimi quhet FACTS001 dhe po kryhet gjithashtu në Afrikën e Jugut. Studimi financohet nga qeveria amerikane, ajo afrikanojugore dhe fondacioni Gates.

Zoti Warren thotë se studimi mund të konfirmojë nëse ilaçi tenofovir i përdorur para dhe pas seksit, mund të parandalojë infeksionin nga virus HIV.

“Rezultatet priten në tremujorin e parë të këtij viti. Në se është një rezultat pozitiv dhe nëse konfirmohen zbulimet do të shohim më pas sesi mund ta çojmë përpara këtë product – jashtë provës klinike, në praktikë. Pra presim një tremujor shumë ngazëllyes vetëm nga rezultatet e këtij studimi”.

Në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, pritet të publikohen rezultatet e dy studimeve të tjera. Një prej tyre studion efektshmërinë e një unaze vaginale të mbushur me ilac antiretroviral.

Gjithashtu në Afrikën e Jugut, një vaksinë provë për Sidën do të testohet këtë vit. Ajo është pasuese e një vaksinimi-provë në vitin 2009 në Tajlandë që tregoi se mbrojtja ndaj virusit HIV ishte e mundur. Rezultatet e provës në Afrikën e Jugut dhe studimet që lidhen me të, megjithatë nuk do të publikohen për disa vite.

Ndërkohë pritet një përdorim më i madh i antiretroviralëve si një masë parandaluese. Por drejtori ekzekutiv i organizatës AVAC thotë se përdorimi parësor i antiretroviralëve do të mbetet si trajtim për të infektuarit.

“2014 përfundoi me thirrje nga programi për Sidën i Kombeve të Bashkuara, UNAIDS, për të caktuar një objektiv të ri rreth trajtimit. Objektivi i ri është 90/90/90, pra që 90 për qind e njerëzve që janë të infektuar ta dinë statusin e tyre, që 90 për qind e tyre të marrin trajtim dhe që 90 për qind e atyre që marrin trajtim të mos jenë transmetues të virusit HIV”.

Ai thotë se një objektiv ambicioz por i arritshëm do të jetë që të ketë 15 milion njerëz që trajtohen nga virusi deri në fund të vitit.

Megjithatë ai shton se ka probleme me furnizimet me ilaçet antiretrovirale në disa klinika në vendet në zhvillim.

“Gjithë ky ngazëllim rreth parandalimit, rreth trajtimit, varet nga burimet. Pasi ky sukses në përgjigjen ndaj Sidës nuk është i lirë dhe nuk vjen falas. Dhe lind pyetja a do të vazhdojmë ne si komunitet global të shtojmë investimet në gjërat që i dime se funksionojnë? Pasi gjithë debati për t’i dhënë fund epidemisë varet nga shkenca dhe burimet. Dhe burimet po shohim se po pakësohen.”

Zoti Warren nuk parashikon fundin e epidemisë për të paktën 10 vjet. Një nga pengesat është stigma dhe diskriminimi. Ai thotë se po qe se nuk zgjidhet ky problem, asnjë vaksinë apo ilaç nuk do të jetë i efektshëm në një periudhë afatgjatë. Ai shton se nuk ka përgjigje mjekësore që mund të zgjidhë perceptimin e njerëzve për të tjerët. (voa)

Çmimet “Globi i Artë” në Hollivud

Aktorë, regjisorë e kineastë u mblodhën mbrëmë në Hollivud për ceremoninë e çmimeve Globi i Artë, që nderon arritjet më të mira në realizime televizive dhe kinematografike. Ceremonia, që organizohet nga Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Hollivud, shihet gjerësisht si një parathënie e kandidatëve dhe fituesve të mundshëm të Çmimeve Oscar. Ceremonia e mbrëmshme shërbeu edhe si një plaftormë që Hollivudi të demonstronte solidarizimin me francezët dhe me fjalën e lirë.Dy realizime të reja, drama televizive “The Affair” e kanalit Showtime dhe produksioni “Transparent” i kompanisë Amazon tërhoqën vëmendjen mbrëmë, duke marrë çmimet më të lakmuara të ceremonisë – “The Affair” si drama më e mirë e vitit dhe “Transparent” si ko35 më e mirë.

“Transparent” ishte në një konkurrencë të fortë me serialet “Girls” dhe “Silicon Valley” të kanalit HBO, “Jane the Virgin” të CW dhe “Orange is the New Black” the kompanisë Netflix. Aktori kryesor i komedisë Jeffrey Tambor fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë në rol komik të një realizimi televiziv.

Ndërsa Globin e Artë si aktori më i mirë në një serial dramatik e fitoi aktori Kevin Spacey, i cili luan një politikan intrigant në produksionin e kompanisë Netflix “House of Cards”:

“Kam konkurruar tetë herë në këtë kategori. Nuk më besohet që këtë radhë fitova”.

Në kategorinë e aktores më të mirë në një serial dramatik fitoi Ruth Wilson për interpretimin e saj në realizimin e kanalit Showtime “The Affair”. Seriali shtjellon problemet në jetën private të dy individëve të lidhur në një marrëdhënie jashtë martesore.

Aktorja e re Gina Rodriguez, thuajse e panjohur më parë, ka fituar famë të menjëhershme me serialin komik “Jane the Virgin”. Ajo fitoi mbrëmë Globin e Artë në kategorinë e aktores më të mirë në një komedi televizive:

“Ky çmim është shumë më tepër se një fitore për mua. Ai përfaqëson një kulturë të tërë që kërkon të vlerësohet”.

Ceremonia e Globit të Artë shoqërohej me një energji të pazakontë nga incidentet e dhunshme në Paris. Yjet e Hollivudit e shfrytëzuan grumbullimin e djeshëm për të shfaqur mbështetjen e tyre për fjalën e lirë, duke mbajtur tabela me parullën “Je Suis Charlie”, apo me komentet e aktorëve si George Clooney që u solidarizuan me francezët në këtë moment kritik:

“Ishte një ditë e jashtëzakonshme. Miliona vetë marshuan, jo vetëm në Paris, por në mbarë botën. Kishte të krishterë, hebrenj, myslimanë, udhëheqës të mbarë botës. Ata nuk dolën në marshim proteste, por në mbështetje të idesë se nuk do të ecin me frikë. Nuk do ta pranojmë frikën. Je suis Charlie”.

Aktori aludoi për mundësinë e një realizimi televiziv në solidarizim me francezët, të ngjashëm me spektakle që ka organizuar në të kaluarën për të mbështetur viktimat e tërmetit në Haiti dhe të cunamit në Azi. (voa)

Ndërthurja e teknologjisë me rrobat

Rrobat inteligjente, ishin një prej artikujve të ekspsozuar në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës në Las Vegas. Madje, edhe këngëtari i njohur Will.i.am mendon se veshjet që përmbajnë teknologji të lartë do të bëhen pjesë e jetës tonë.Nuk po paraqitet si “orë inteligjente” por si një artikull mode i ndërthurur me teknologjinë më të fundit. Në panairin ndërkombëtar në Las Vegas, artisiti Will.i.am ka sjellë “Puls”-in e tij. Artisiti dhe sipërmarrësi i njohur thotë se paisja e tij e re ka të gjitha aftësitë e një telefoni inteligjent, por që mbahet si një orë e zakonshme, në kyçin e dorës:

“Plus është një paisje e vetme që ka GPS, 3G, WiFi, Bluetooth dhe vjen me kartën SIM. Është një artikull mode me teknologji të lartë.”

Ndryshe nga disa paisje të tjera që mbahen np trup së bashku me veshjet, Plus-i i këngëtarit të njohur, nuk ka nevojë të lidhet me një telefon që të funksionojë. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata, dërgojnë mesazhe, dëgjojnë muzikë dhe të tjera:

“Puls ka një kapacitet prej 16 gigabyte, mund të dëgjosh muzikë përmes Bluetooth-it; ka një autoparlant; mund të përdoret si telefon, mund ta përdorësh për rrjetet sociale Twitter, Instagram apo Facebook.”

Paisja ka sistemin e vet operues, AnnedA, i ndërtuar mbi themelet e Andoidit. Artisit Will.i.am po mundohet të reklamojë se sa e modës është kjo paisje që vishet:

“Ajo ështyë si kapset e këmishave apo byzylikët e prodhuara nga kompani si Chanel apo Guci. Po ndërthurim botën e modës me teknologjinë.”

Teknologjia që vishet, është një pjesë e rendësishme në panairin e sivjetshëm. Ajo është një prej prirjeve më të mëdha në këtë panair dhe po e bën modën edhe më të zgjuar. Analisti Steve Brumer shpjegon prirjen:

“Ndërthurja e teknologjisë me sendet që veshim ul koston ndaj do të ketë prodhime më të shumta.”

Sipas një studimi nga firma IDC, mbi 19 milionë paisje që vishen ose tre herë më shumë se në vitin 2013 janë hedhur në treg gjatë vitit të kaluar. April Schweiss përfaqësuese e firmës Zappos.com, që tregton në internet këpucë dhe rroba thotë:

“Ka gjëra mjaft interesante, kryesisht fustanet e darkës.”

Në panair ka edhe kamera që mund të vishen. Një kompani me qendër në Seattle ka parë një mundësi të madhe për të krijuar kamera trupore për policinë. VieVu2 është një videokamera tejet e vogël që mund të vishet. Filmon në HD për 90 minuta në një memorje prej 16 gigësh dhe është e papërshkrueshme nga uji me një mikrofon dinamik për kapje zëri në distancë të largët. Steve Lovell është president i VieVu:

“Vitin e kaluar kemi ruajtur dhe rregjistruar rreth 10 milionë orë filmime nga kamerat që veshin policët. Kamerat janë katrore dhe portative që lejon jo vetëm policët, por këdo që t’i veshë ato dhe t’i përdorë, për synime të ndryshme, që nga sporti e deri tek aktivitetet e sigurisë.”

Një tjetër gjë që të bie në sy në panair janë edhe çorapet Sensoria. Çdo çorape ka tre sensorë në pjesën e poshtme që masin presionin që ushtron këmba. Fibrat dërgojnë informatat tek një paisje që vihet tek kyçi i këmbës. Nga këtu, të dhënat përcillen tek një aplikacion në telefonat celularë që u mundëson përdoruesve të hartojnë synimet e tyre sportive dhe ndjekin përparimet si për rrahjet e zemrës apo trajnime të ndryshme. Davide Vigano është shef i kompanisë Sensoria:

“Në çorape janë vënë sensorë që llogarisin presionin dhe i tregojnë vrapuesit shpejtësinë dhe distancën por edhe se sa mirë po ushtrohet.”

Paisjet në grup nga Sensoria, ku përfshhen çorapet, aparati që vihet në këmbë, aplikacioni dhe karikuesi tashmë janë në listen e paisjeve që mund të porositen në internet gjatë këtij dimri. Në panairin e Las Vegasit morën pjesë mbi 3 mijë e 500 ekspozues përfshi gjigandët teknologjikë si Sony, Samsung dhe LG. (voa)

Koment: solidaritet dhe ndarje

Pegida rritet, por edhe rezistenca kundër saj. Ditët pas atentateve në Paris e bëjnë të qartë: Gjermania është e ndarë. Një konstatim alarmues, mendon Volker WagenerNumërimi i madh ka nisur. 30.000 në Lajpzig, 20.000 në Mynih, 19.000 në Hanover, 9.000 në Saarbrücken – rreth 100.000 në të gjithë Gjermaninë kanë shprehur solidaritetin me “Charlie Hebdo”-në. Por edhe numri i të vetëshpallurve shpëtimtarë të Oksidentit po shtohet. 25.000 vetë shkuan në “ndeshjen në tokën e vet” të Lëvizjes Pegida në Drezden, rekord. Nuk mund ta mohosh: pjesë të shoqërisë gjermane qendrojnë përballë njëra-tjetrës si qendrojnë përndryshe fansat e klubeve rivalizuese të futbollit. Fara e islamistëve vrastarë po çel. Kërpudha e ndarjes po rritet në barkun e shoqërisë gjermane.
Pegida rritet, “Je sui Charlie” gjithashtu
E rrezikshmja në lëvizjen e re të qytetarëve kundër fesë islame është shtrirja e tyre sociale. Nuk janë më ata me mendime përjetësisht të vjetra, që na acarojnë nervat me paranojën e tyre të dominimit të të huajve. Ata që thonë sot se duan të shpëtojnë Gjermaninë, nuk janë ata të njohurit, që nuk përmirësohen: neonazistët, huliganët, agjitatorët me kostume me vija. Për momentin janë para së gjithash qytetarë të urtë ata që marrin pjesë në demonstratat rituale të të hënave. Janë pensionistë, të cilët shohin të rrezikuar pensionin e tyre për shkak të shpenzimeve për refugjatët nga Siria. Nëna, që shqetësohen për fëmijët e tyre, të cilët gjoja mbështeten pas muri në shkolla nga numri i madh i Ahmetëve dhe Aisheve. Madje edhe shtresa e mesme akademike druhet për degradim social: gjithçka për shkak të myslimanëve tanë. Një rast për terapi.

Po të ishin vetëm këta pretendues për patriotë, Gjermania do t’i kishte keq punët. Në fakt që prej javësh – dhe aq më tepër pas atentateve të Parisit- gjithnjë e më shumë njerëz dalin në rrugë për tolerancë dhe kundër ksenofobisë se sa mund të mendosh duke parë numrin në rritje të njerëzve të Pegidas në Drezden. Por me gjithë respektin për protestën civile: Pohimi “Je sui Charlie” është i dyshimtë. Sepse solidariteti me Charlie-në nuk kushton asgjë, ai është refleks i të ndjerit i prekur i pjesëve të gjera të shtresës sonë të mesme të arsimuar.
Shumë hipokrizi te alternativat tona
Por që solidariteti i momentit të kthehet në një solidaritet të përhershëm, për këtë duhet vazhdimësi. Më shumë besueshmëri te “njerëzit tanë të prekur”. Kërkimi i së drejtës për veten, në të cilin pjesë të skenës alternative depërtojnë deri thellë në shtresën e mesme, është vetëm hipokrizi. Për aq kohë sa atraktiviteti i multikulturalizmit tonë ushqehet vetëm nga përvojat e pushimeve në Toskana dhe nga ofertat me gjellë ekzotike në restorante në lagjet e mirëqenies, solidariteti me migrantët tanë myslimanë katandiset në një ritual të njeriut të mirë.
Jo pak nga ata që e shpallin veten sot si mbështetës të Charlie, pa dëgjuar më parë kurrë për këtë gazetë satirike, i dërgojnë fëmijët e tyre me kilometra larg në shkolla të tjera, për t’i shpëtuar numrit të madh të të huajve në klasat e fëmijëve të tyre. Ose ngulin këmbë në komuna që të mos ngrihen shtëpi për refugjatët pranë shtëpive prona të tyre. Kjo është tolerancë që nuk kushton asgjë, është vetëm një qendrim liberal. Më shumë dukje, se sa realitet.
Merkeli e tha edhe njëherë: feja islame është pjesë e Gjermanisë!
Realitetin e kujtoi kancelarja Merkel. Christian Wulff, Presidenti gati i harruar i Gjermanisë ka mbetur në kujtesë pozitivisht vetëm me një akt: me fjalinë e tij: “Feja islame është pjesë e Gjermanisë!” ai shqiptoi një të vërtetë të spostuar deri atëherë. Me këtë me mjaft vonesë ai e bëri të qartë se Gjermania është vend migrantësh. Këtë Angela Merkeli e përsëriti tani shprehimisht. Ka ardhur tashmë koha që fqinjët tanë myslimanë, kolegët e punës, shokët e sportit t’i vështrojmë si normale në jetën tonë. Gjithçka tjetër do të ishte mohim i fakteve. (dw)

Brazil, lojtarët prodhojnë energji në fushë

Disa fëmijë në Brazil luajnë sot në atë që mendohet të jetë fusha e parë e futbollit në botë që prodhon energji elektrike.Fusha e merr energjinë nga lojtarët që vrapojnë mbi të dhe e kthen atë në elektricitet. Do t’ju njohim tani me një lagje të varfër të Rios, ku është realizuar ky projekt.

Favela Morro da Mineira në Rio de Janeiro, është themeluar në vitin 1920 nga emigrantët.

Dy pasionet braziliane, futbolli dhe karnavalet, janë këtu mjaft të respektuara.

Fusha e futbollit ka qenë në qendër të komunitetit që nga fillimet e tij.

Kjo është hapësira ku fëmijët shpenzojnë energjinë e tyre pas shkollës dhe në fundjavë. Në vitin 2011 tregtarët e drogës në këtë favelë u çarmatosën nga policia dhe në komunitet u vendos paqja.

Kjo fushë u zgjodh mes shumë të tjerave në Rio për një eksperiment nga kompania holandeze Shell.

Në qershor 2014 nga kjo hapësirë u hoq zifti dhe fusha u bë e re. Në zonën e penalltisë në të dy skajet e fushës u instaluan 200 pllaka për kapjen e energjisë të krijuara nga kompania britanike, Pavegen.

Pllakat janë të lidhur me instalime elektrike dhe të pajisura me një sistem kullimi. U instaluan gjithashtu panele diellore për të gjeneruar energji shtesë në ditë me diell.

Më pas e tërë fusha u mbulua me një shtresë bari artificial dhe u mbush nga poshtë me grimca gome për më shumë stabilitet.

Një modul kontrolli rregullon energjinë e cila kalon pastaj në një sistem ndriçimi ose ruhet në bateri për përdorim të mëvonshëm.

Fusha e re u përurua më 10 shtator 2014 me praninë e yllit të futbollit brazilian Pele dhe, që nga ajo kohë, është bërë e njohur për ndeshjet mes lagjeve që luhen aty.

Menaxher i Projektit, Doug Gray, banor i Rios është vizitor i shpeshtë dhe e monitoron rregullisht sistemin.

“Këtu janë 5 rreshta me nga 20 panele dhe po ashtu në anën tjetër. Normalisht ato nuk dallohen dot. Por mund ta kuptoni kur shkelni me këmbë mbi to,” shpjegon zoti Gray.

Pllaka për gjenerimin e energjisë janë instaluar në një numër vendesh publike, por sipas firmave Pavegen dhe Shell kjo është përpjekja e parë për shfrytëzimin e energjisë së lojtarëve në një fushë futbolli.

“Ajo që ne duam është që të frymëzojmë projekte për objekte të tjera, si metrotë apo rrugët. Ndoshta një ditë do të kemi energji të prodhuar nga ne vetë në një shkallë më të madhe,” thotë Simone Guimaraes, zëdhënëse e firmës Shell në Brazil.

Është ora 7:00 e mbrëmjes në Rio dhe kudo po ndizen dritat. Lojtarët amatorë punojnë gjatë ditës dhe mund të luajnë vetëm natën.

Sistemi Led i këtushëm siguron dritë të mjaftueshme për një ndeshje gjatë natës.

Luiz Henrique Rodrigues, organizator i kampionatit

“Njerëzit e komunitetit nuk kanë probleme me ndriçimin. Më parë e kishim të vështirë të luanim natën sepse shpesh na fikeshin dritat. Për ne është një përmirësim”, thotë Luiz Henrique Rodrigues, një nga organizatorët e kampionatit.

“Futbolli ndihmon për t’i mbajtur fëmijët larg nga jeta e krimit,” thotë Paulo Luz, një ish-tregtar droge.

Gjatë gjithë ditës, të shtunave dhe të dielave lojtarët prodhojnë energji kinetike me këmbët e tyre, e cila kthehet në elektricitet që furnizon bateritë për t’u përdorur gjatë javës. (voa)

Mjetet fluturuese pa pilot në bujqësi

Mjetet fluturuese pa pilot, të njohur zakonisht si drones, që dikur përdoreshin vetëm nga ushtria apo nga amatorët, sot po bëhen mjete me vlerë për profesionistët e ndryshëm – nga ekipet e shpëtimit e deri te fermerët.Një kompani në Francë përdor avionë të telekomanduar për të ndihmuar fermerët të analizojnë prodhimet e tyre.

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kompjuterike, i pajisjeve me sensorë për imazhet, i navigacionit satelitor, madje edhe i telefonave inteligjentë gjatë dekadës së kaluar ka krijuar mundësi për zhvillimin e mjeteve ajrore më të vogla e më të lira pa pilot që tani po hyjnë në shumë segmente të jetës së përditshme.

Industria e filmit i përdor vazhdimisht mjete të tilla për të marrë imazhe mahnitëse nga ajri.

Historianët i përdorin ato kur eksplorojnë rrënojat e lashta.

Ekipet e shpëtimit i përdorin për të kërkuar të mbijetuarit.

Edhe fermerët përdorin avionë të telekomanduar për të monitoruar to korrat.

Sipërmarrësi francez Romain FAROUX, bir i një fermeri, e kuptoi dobinë e këtyre mjeteve për industrinë bujqësore. Kompania Airinov e themeluar prej tij, ka krijuar një krah fluturues të telekomanduar të quajtur Agridrone, që përdor një sensor optik të veçantë për të analizuar të korrat.

“Teknologjia e përdorur është e ngjashme me atë të përdorur nga celularët inteligjentë, por tani ajo ka krahë. Industrializimi i pjesëve elektronike për celularët dhe tabletat na lejoi të kemi monitprues të tillë me një çmim shumë të ulët.”

Një program kompjuterik krijon modelin e fluturimit për të mbuluar tërë fushën e të mbjellave, ndërsa sensorët regjistrojnë dritën e diellit që pasqyrohet nga të mbjellat – e kuqe, e gjelbër apo infra e kuqe.

Fermeri Jean-Baptiste Bruggeman thotë se duke e përdorur mjetin fluturues në kohë të ndryshme të stinës dhe duke analizuar të dhënat, merret një gamë e tërë informacioni rreth bimëve.

“Së pari, unë shikoj këtu mundësinë për të gjetur sasinë e saktë të plehut që nevojitet për bimët. Së dyti, duke përdorur sasinë e saktë të plehut, eliminohet azoti i tepërt, pra është në dobi të natyrës.”

Zoti Faroux thotë se kompania Agridrone ka gjetur se sasia e plehut varion mes zonave, dhe kjo sjell kursime të konsiderueshme të kostos dhe një pakësim të ndotjes. Më parë, një fermer do të kishte përdorur të njëjtën sasi plehu kudo.

Mjetet fluturuese pa pilot kursejnë edhe kohë, sepse duhet vetëm një minutë për të skanuar një sipërfaqe të mbjellash deri në 3 hektarë. (voa)