Kategoritë: Kulturë

Korrupcioni dhe hajnia e barabartë me tradhëti të lartë kombëtare!

 

Golda MaierCitat nga Golda Meir, Kryeministre e Izraelit:

“ Nëse dëshironi të ndërtoni Shtet ku bijtë dhe bijat Tuaja nuk do ikin dhe do të kthehen me dëshirë në atdhe, ku do udhëtojnë jashtë shtetit vetëm gjatë festave për festime, nëse dëshironi të ndërtoni shtet ku nuk do të ketë ndjenjë të frikës se çfarë do të sjellë e ardhmja ,është e nevojshme vetëm të zbatohen dy parime themelore:

  • Që korrupcioni dhe hajnia të barazohen me tradhëti të lartë kombëtare, që zyrtarët e korruptuar të sankcionohen deri në gjeneratën e shtatë.
  • Që tri profesione të jenë më të paguarat : Ushtria, arsimi dhe shëndetësia

… dhe çka është më e rëndësishmja… punoni, punoni, se askush sdo të brengoset për Ju, përveq Jush, e shteti i Juaj ju duhet vetëm Juve e askujt tjetër !!!

(P.S. për 30 vite nga arritja e pavarësisë Izraeli bëhet një nga shtetet më të fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht)

Huazuar nga Facebook

Para vitit 1922, diagnostikimi me diabetit të tipit 1 nënkuptonte dënimin me vdekje.

insulinaPara vitit 1922, diagnostikimi i diabetit të tipit 1 do të thoshte një dënim me vdekje.

Nuk kishte ilaç, as edhe një fije shprese. Vetëm një ndarje e ngadaltë dhe e pashmangshme.

Në këtë foto, Leonard Thompson, 14-vjeç, qëndron në një shtrat spitali në koma diabetike. Pas derës, familja e tij e dëshpëruar pret me ankth të pashmangshmen.

Në atë moment, një ekip mjekësh i udhëhequr nga Frederick Banting dhe Charles Best hyn në dhomë. Në duart e tyre mbajnë një shiringë të vogël që përmban një substancë që kurrë më parë nuk ishte injektuar në një njeri: insulinë.

Kjo është shpresa e tyre e fundit.

Injeksioni.

Qetësi!

Sekondat e pritjes.

Momentet e frikës.

Dhe më pas ndodh mrekullia.

Niveli i sheqerit në gjak i Leonard-it balancohet. Frymëmarrja e tij qetësohet. Ngadalë hap sytë.

Dhe me një zë të dobët e thotë dëshirën e tij të parë:

“Dua të shoh familjen time.”

Lajmi përhapet shpejt në spital. Gëzimi zëvendëson dëshpërimin. Aty ku vdekja konsiderohej e pashmangshme, jeta rilind.

Por Banting dhe ekipi i tij e dinë se gjithçka që kanë nuk është një thesar për t’i pasuruar ata, por një dhuratë për njerëzimin.

Ata e patentohet insulinën… dhe ia dorëzojnë Universitetit të Torontos për vetëm një dollar. Banting thotë me bindje këto fjalë:

“Insulina nuk më përket mua, i përket botës.”

Miliona jetë janë shpëtuar që nga ajo ditë. Por gjithçka filloi me një fëmijë në prag të vdekjes… Dhe me një ekip mjekësh që refuzuan të pranonin të pamundurën.

Huazuar nga Ferhan Mertol – Facebook / shqipëruar nga gjermanishtja

 

Po kush e zbuloi Insulinën? 

Insulina u zbulua dhe u patentua nga një ekip shkencëtarësh kanadezë në vitin 1921. Frederick Banting dhe Charles Best, së bashku me ndihmën e James Collip dhe John Macleod, izoluan insulinën nga pankreasi i një qeni dhe e testuan për herë të parë te njerëzit. Për këtë zbulim të jashtëzakonshëm, Banting dhe Macleod fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1923.

Ata patentuan insulinën dhe ia dorëzuan Universitetit të Torontos për vetëm një dollar, duke e konsideruar atë një dhuratë për njerëzimin dhe jo një burim përfitimi personal. Ky akt ka shpëtuar miliona jetë që nga ajo kohë.

“Atje ku të gjithë mendojnë njësoj, askush nuk mendon shumë.”

Atje ku të gjithë mendojnë njësoj, askush nuk mendon shumë.Walter Lippmann (1889–1974) ishte një gazetar, shkrimtar dhe komentator politik shumë i rëndësishëm amerikan.

Kontributet e tij janë të gjera dhe përfshijnë:

Studimet mbi opinionin publik dhe median: Në librin e tij Public Opinion (1922), ai analizoi ndikimin e medias në formësimin e perceptimit publik dhe vendimmarrjen, duke prezantuar konceptin e “prodhimit të miratimit.”

Termat e njohur: Ai është i njohur për futjen e termit “stereotip” në kuptimin modern psikologjik, si dhe përdorimin e hershëm të termit “Lufta e Ftohtë.”

Filozofia politike: Në The Phantom Public (1925), ai kritikoi demokracinë duke sugjeruar që qytetarët e zakonshëm shpesh nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të marrë vendime të informuara, duke mbështetur qeverisjen nga ekspertë të mirinformuar.

Gazetari: Me kolonën e tij “Today and Tomorrow,” ai fitoi dy Çmime Pulitzer dhe promovoi gazetarinë përgjegjëse.

Roli Këshillues: Ai këshilloi disa presidentë amerikanë dhe kontribuoi në plane pas Luftës së Parë Botërore, përfshirë ide për Lidhjen e Kombeve.

Trashëgimia e tij vazhdon si një mendimtar kritik që ndikoi debatet mbi median, demokracinë dhe opinionin publik.

Huazuar nga Facebook

“Çdo shoqëri ndërtohet mbi tregime; ata që kontrollojnë rrëfimin, kontrollojnë popullin.” – Noam Chomsky

Noam ChomskyHistoria dhe kultura formësohen nga tregimet që na tregohen.

Ata që kontrollojnë median, edukimin dhe diskursin publik ndikojnë se si njerëzit mendojnë dhe veprojnë.

Një narrativë e kontrolluar mund të prodhojë pëlqim dhe të formësojë ideologjitë pa forcë.

Chomsky thekson nevojën për mendim të pavarur dhe përvetësim të medias.

Aftësia për të vënë në pikëpyetje dhe për të kërkuar perspektiva të ndryshme është çelësi i lirisë së vërtetë. Fuqia mbi informacionin është fuqi mbi shoqërinë.

Huazuar dhe shqipëruar nga Facebook

 

Kemi plotë individë edhe parti politike, të cilët e përdorin edhe religjionin si mjet të përkryer / ideologji për manipulimin e njerëzve…

“Vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që, në kohë krize të madhe morale, ruajnë neutralitetin e tyre”. – Dante Alighieri

Dante Alighieri shqip 1“Vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që, në kohë krize të madhe morale, ruajnë neutralitetin e tyre”

 

Ky citim nga Dante Alighieri nxjerr në pah pasojat e heshtjes apo indiferencës në momentet e krizës morale.

 

Ai sugjeron që dështimi për të marrë një qëndrim përballë padrejtësisë është po aq i dënueshëm sa edhe kryerja e gabimeve.

 

Karakteri i vërtetë zbulohet kur duhen bërë zgjedhje të vështira dhe asnjanësia shpesh mundëson që keqbërjet të vazhdojnë.

 

Guximi dhe përgjegjësia morale kërkojnë veprim, jo ​​heshtje.

 

Huazuar dhe shqipëruar nga Facebook

Besir Zeqiri, tetovari i nominuar në Oscars 2025…

BesirI nominuar në ‘Oscars 2025’, rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeqiri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën 

Në botën e kinematografisë, talenti nuk njeh kufij, dhe shqiptarët po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se mund të arrijnë majat e suksesit në skenën ndërkombëtare. Një nga emrat që po shkëlqen këtë vit është aktori Besir Zeciri, i cili me punën dhe pasionin e tij ka hyrë në histori, duke qenë pjesë e një projekti që tashmë ka kapur vëmendjen e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit. Filmi “The Girl with the Needle”, në të cilin ai luan rolin kryesor, është nominuar për çmimin prestigjioz “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” në ‘Oscars 2025’, duke e vendosur kështu Besirin dhe kinemanë shqiptare në një tjetër nivel të suksesit global.

 

Ky është një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, sepse, përmes këtij filmi, Zeciri ka arritur të bëhet një emër ndërkombëtar, duke kaluar kufijtë e artit dhe duke lënë shenjë në industrinë globale të kinemasë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Besir Zeqiri ka ndarë me ne emocionet e tij për këtë arritje të paharrueshme, historinë e jetës së tij, dhe dëshirën për të sjellë projekte të reja që përfshijnë edhe trashëgiminë e tij shqiptare.

“Aktualisht jam pak i lodhur, pasi kemi festuar për dy ditë rresht. Më çerekfinalen e filmit tonë, që ishte premiera gala, pati një festë të madhe, dhe pas disa orësh, na u shpall lajmi i pabesueshëm se filmi ynë është nominuar për Oscars”, thotë Besiri për Telegrafin. “Kjo është një nga ëndrrat më të mëdha të mia. Kam menduar shumë për prindërit e mi, sidomos për babain tim, i cili ka ardhur nga Tetova në vitin 1969 dhe ka punuar si taksist gjithë jetën e tij, duke u munduar që unë të mund të realizoja ëndrrat e mia”.

Ky sukses është gjithashtu një nderim për të gjithë ata që mbështetën Besirin në çdo hap të karrierës së tij. “Ky është një sukses që është për prindërit e mi, veçanërisht për babain tim”, thotë aktori, i cili ka kaluar shumë vite të jetës duke u përpjekur për të arritur aty ku ndodhet sot.

besir zeqiriFilmi “The Girl with the Needle” është një produksion danez, që e ka sjellë Besirin në një rol të paharrueshëm. Ai luan rolin e një burri që kthehet nga lufta dhe përballet me një realitet të tmerrshëm, ku grua e tij është përfshirë në një histori tronditëse. “Filmi tregon një periudhë të errët në historinë daneze, pas Luftës së Parë Botërore, kur një grua ka vrarë foshnjat e një sërë nënash që kishin lindur jashtë martese. Unë luaj rolin e burrit që ka pësuar lëndime të rënda në luftë dhe, kur kthehet, përballet me një situatë që i kalon çdo imagjinatë”, shpjegon Besiri, ndërsa ndan me ne pasionin dhe angazhimin që e ka udhëhequr për të performuar një rol kaq të ngarkuar emocionalisht.

Me një karrierë që ka filluar që nga vitet 2009, Besiri ka kaluar nëpër një rrugë të vështirë, duke u përballur me shumë sfida. Ai ka nisur me teatrin dhe më pas ka kaluar në kinematografi, duke u përpjekur të sigurojë një vend të rëndësishëm në industrinë e filmit.

“Kam filluar në teatër, dhe pastaj kalova në filma. Jam diplomuar në shkollën e arteve për aktor dhe e di sa e vështirë është të gjesh mundësi në këtë fushë, sidomos si shqiptar. Kjo ka qenë një sfidë e madhe për mua”, shprehet ai, duke treguar se si ka arritur të shquhet në një treg që shpeshherë është i ndërlikuar për aktorët jo danezë.

Ai ka pasur mundësi të luajë role të ndryshme, dhe, siç thotë ai, ndihmon fakti që ai mund të luajë si danez, ashtu edhe shqiptar, duke i dhënë mundësinë të eksplorojë më shumë mundësi. “Kam luajtur rolin e një danezi për herë të parë, dhe ndjehem shumë krenar që kam mundur ta bëj. Por, njëkohësisht, kam dëshirë të luaj edhe role që lidhen me identitetin tim shqiptar. Është një pasion i veçantë për mua”, thotë ai.

Besir Zeqiri, edhe pse ka jetuar dhe punuar në Danimarkë, e ka mbajtur gjithmonë lidhjen e fortë me origjinën e tij shqiptare. Ai ka folur me pasion për historinë e familjes së tij dhe lidhjet e tij me Tetovën, vendlindjen e prindërve të tij. “Babi im erdhi në Danimarkë kur ishte 15 vjeç, në vitin 1969, dhe ai erdhi si punëtor i ftuar. Kjo histori është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Kur ishim të vegjël, shkonim çdo verë në Tetovë, dhe gjithmonë kam pasur një lidhje të thellë me atë vend”, tregon ai.

Ndërsa po flasim për ndjenjat që ka për Shqipërinë dhe Kosovën, ai tregon se ka një dëshirë të madhe për të punuar në projekte në gjuhën shqipe. “Unë kam biseduar me disa regjisora nga Kosova dhe Shqipëria, dhe është diçka që më pëlqen shumë. Për mua, puna në gjuhën time, shqip, është shumë e veçantë,” thotë ai, duke shtuar se do të dëshironte të angazhohej në projekte që pasqyrojnë kulturën dhe historinë shqiptare.

Në fund të intervistës, Besiri ka shpërndarë ndjenjat e tij për sukseset e shqiptarëve në skenën ndërkombëtare. Ai përmend Dua Lipën si një shembull të jashtëzakonshëm dhe një frymëzim për të gjithë shqiptarët. “Dua është një krenari për të gjithë ne. Ajo ka arritur shumë dhe po i bën nder kombit shqiptar. Jam një fans i madh i saj, dhe do të doja të punoja me të në një videoklip”, thotë ai, duke treguar se si ndikimi i artistëve shqiptarë është gjithnjë e më i madh në botën ndërkombëtare të muzikës dhe kinemasë.

Besir Zeqiri është një shembull i frymëzuar për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre dhe e shohin artin si një mundësi për të kaluar kufijtë dhe për të arritur në majat më të larta të suksesit. Duke qenë i angazhuar për të sjellë përparim në kinematografinë shqiptare dhe duke pasur një perspektivë ndërkombëtare, ai ka krijuar një rrugë të jashtëzakonshme për veten dhe për të tjerët që ndjekin të njëjtën pasion.

Besir Zeciri ka lindur dhe është rritur në Kopenhagë mirëpo me nënën dhe babain ka komunikuar shqip gjegjësisht në të folurën e anës së Tetovës.

Besiri edhe pse i martuar me daneze djalit ia ka vënë emrin Alban dhe përmend me shumë dashuri fshatin Kamnjan ku ka kushërinjtë e afërt.

100 vite pa Luigj Gurakuqin, u vra pabesisht nga djali i tezes së tij, Baljton Stambolla

luigj gurakuqiMë 2 mars 1925, në Bari të Italisë u vra pabesisht nga djali i tezes së tij Baljton Stambolla, veprimtari i çështjes kombëtare, hartuesi dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poeti, arsimtari, gjuhëtari, diplomati, deputeti dhe patrioti i madh shqiptar Luigj Gurakuqi.

Luigj Gurakuqi lindi më 20 shkurt 1879. Dora e tij shkroi edhe alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit.

Luigj Gurakuqi kreu Kolegjin e Shën Adrianit në fshatin arbëresh të Shën Mitrit në Itali dhe studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Ai ka një veprimtari të pasur letrare, publicistike, kombëtare dhe politike.

Veprimtaria e tij filloi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe. Vijoi me botimin e teksteve të abetares në dy dialektet e shqipes. Shkroi artikuj në organet e shtypit shqiptar. Në vitin 1908 mori pjesë si nënkryetar i komisionit për njësimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Është hartuesi i parë i veprës “Metrika Shqip”.

Më 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Greçës gjatë kryengritjes së malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Në vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Ishte në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë dhe u caktua Ministër i Arsimit nga Ismail Qemali.

Në vitin 1916 u caktua Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit dhe anëtar i Komsisë Letrare në Shkodër. Në vitin 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe u zgjodh Ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte deputet në Këshillin Kombëtar.

  1. Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u zgjodh Ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit.

Gurakuqi ishte njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit të vet dhe i kulturës klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo botërore ishin objekt i përhershëm i studimeve të tija. Njihte arkeologjinë e shkencat ekonomike e financiare, trashëgiminë arsimore pedagogjike kombëtare dhe europiane. Gurakuqi ishte poliglot. Përveç shqipes, zotëronte latinishten, italishten, turqishten dhe frëngjishten, njihte greqishten e gjermanishten, ka të ngjarë edhe anglishten dhe kishte një kujtesë të çuditshme.

Është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të levizjes kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Në këtë kuadër ai ishte njohësi dhe propaganduesi më i mirë i traditave të popullit tonë, i traditave kulturore e patriotike, i traditës gojore e shkrimore dhe i psikologjisë së popullit shqiptar.

Si krijues Gurakuqi pati marrëdhënie të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Prenk Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime nga Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’kndôn bylbyli”. Gjergj Fishta i dedikon atij vepren “Pika e voeset”.

 KultPlus

Ai që lejon të qarkullojë vetëm mendimin e tij, ai nuk ka një mendim, por një ideologji.

pressefreiheit

” Kush nuk mund të shprehë mendimin e tij,

ai nuk mund t’i nxisë të tjerët të mendohen.

Nëse njeriu nuk mund të shprehë mendimin e tij,

atëherë mendimi që qarkullon shndërrohet në doktrinë.

Ai që  lejon të qarkullojë vetëm mendimin e tij,

ai nuk  ka një mendim, por një ideologji.

Kush thotë vetëm, atë që të tjerët duan të dëgjojnë,

ai nuk e thotë të vërtetën.

Kush beson, se e di të vërtetën absolute,

ai nuk di mjaftueshëm.

LIRIA

është gjithmonë liria e të menduarit ndryshe “

Die Welt

Shqipëruar nga gjermanishtja.