Kategoritë: Kulturë

25 fakte SHUME interesante për Sokratin e madh

Sokrati1. Sokrati lindi në Athinë vitit 470 pes.

2. Ai mori arsimin bazë në greqisht sepse nuk i përkiste një familje fisnike dhe kështu, mësoi aftësitë e babait të tij në një moshë shumë të re.

3. Para se të kthehej në një filozof, Sokrati ishte murator dhe skulptor për disa vjet.

4. Sipas të dhënave të studentëve të tij të quajtur Aristofan dhe Ksenofon, Sokrati merrte para për mësimdhënien dhe ky ishte burimi i vetëm i të ardhurave që ndihmuan Sokratin për të mbajtur familjen.

5. Në kundërshtim me të dhënat e Aristofanit dhe Ksenofonit, Platoni, një nga dishepujt më të popullarizuar të Sokratit, shkruante në shënimet e tij se Sokrati thjesht mohoi të merrte ndonjë pagesë për mësimdhënien dhe kështu, bënte një mënyrë jetese shumë të ulët dhe të varfër.

6. Ksantipe ishte gruaja e Sokratit. Të dy kishin tre fëmijë me emrat Meneksenus, Sofroniskus dhe Lamprokle.

7. Sipas Ksenofonit, dishepullit të Sokratit, Ksantipeja nuk ishte e kënaqur me profesionin ‘filozof’ të Sokratit dhe ankohej se ai nuk e mbështeste familjen e tij.

8. Sipas Ksenofonit, Sokrati ishte shumë më i interesuar në edukimin intelektual të mendjeve të reja të Athinës, në vend që të kujdesej për edukimin e djemve të tij.

9. Interesi primar i Sokratit ishte në rëndësinë e mendjes dhe jo në tërheqjen fizike. Ai gjithmonë besonte se nëse ndonjë gjë mund të përmirësonte mirëqenien e shoqërisë, nuk ishte asgjë tjetër përveç filozofisë.

10. Bazuar në arsyet njerëzore, Sokrati u përpoq të krijonte një sistem etik duke hedhur poshtë doktrinën teologjike. Ai gjithmonë thoshte se vetëm kur një person e njeh veten, ai ose ajo mund të arrijë mençurinë përfundimtare.

11. Logjika e thjeshtë që ofronte Sokrati ishte se kur një person fillon të njohë më shumë për veten, arsyetimi i tij dhe aftësitë në bërjen e zgjedhjeve të mira përmirësohet dhe kjo bën që  personi të arrijë lumturinë e vërtetë.

12. Mënyra e tij e të menduarit e çoi në besimin se arritja e mençurisë së vërtetë është e vetmja mënyrë për të krijuar një qeveri, që nuk është as një qeveri demokratike, as një qeveri tiranike. Ai gjithmonë besonte se individët me mirëkuptim dhe njohuri më të madhe mund të drejtojnë një qeveri më efikase.fiksuar për Sokratin. Ai udhëtoi nëpër të gjithë Athinën dhe pyeti njerëzit e thjeshtë dhe elitën, që të zbulonte të vërtetën rreth etikës dhe politikës.

14. Metoda e komunikimit e Sokratit ishte mjaft interesante. Ai gjithmonë tregonte injorancën e tij në vend që t’u tregonte njerëzve atë që dinte. Duke bërë kështu, ai doli të ishte i mençur!

15. Metoda që ai përdorte kur pyeste popullin e Athinës ishte ajo e formatit dialektik. Kjo ishte shumë e lehtë për njerëzit që të kuptonin, duke i lejuar të mendonin dhe të arrinin një përfundim logjik.

16. Metoda e tij e komunikimit njihej si Metoda e Sokratit dhe kjo metodë nganjëherë i bënte përgjigjet shumë të dukshme, duke i bërë kundërshtarët të dukeshin budallenj. Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz nuk e pëlqenin metodën e tij, por disa të tjerë e admironin.

17. Sokrati i përkiste një kohe kur Athina po kalonte nëpër një fazë tranzicioni me pasiguri rreth së ardhmes, pas një disfate shumë poshtëruese në Luftën e Peloponezit kundër Spartës. Pikërisht koha kur athinasit filluan të mendonin për të ardhmen e tyre dhe rolin dhe identitetin e tyre në botë. Kjo i detyroi banorët e Athinës të mbaheshin pas lavdisë së të shkuarës,  bukurisë fizike dhe pasurisë.

18. Kjo është koha kur Sokrati hyri dhe sfidoi urtësinë tradicionale të Greqisë dhe adoptoi një rrugë humoristike. Ndërkohë që disa njerëz pëlqyen mënyrën e tij të të menduarit, ai gjithashtu bëri shumë armiq, apo më saktë, një grup njerëzish që e urrenin filozofinë e tij, sepse thjesht mendonin se idetë dhe filozofia e tij ishin një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.

19. Për shkak të mendimit të tij radikal ai u çua para gjyqit, ku u dënua. 280 votuan kundër tij dhe 221 në favor të tij. Gjatë mbrojtjes së tij, Sokrati fliste me një ton sfidues, që veproi si katalizator për vendimin e jurisë.

20. Sipas ligjit athinas, çdo person i dënuar mund të kërkonte një dënim alternativ. Sokrati i përkeqësoi gjërat duke kërkuar ndere, shpërblime dhe pagesa për shërbimet që u kishte dhënë njerëzve, në një përpjekje për t’i ndriçuar ata, në vend që të kërkonin dëbimin e tij.

21. Pasi e dënuan me vdekje, shumë nga shokët e Sokrati i kërkuan që të arratisej në mërgim duke u ofruar ryshfet e rojeve.

22. Sokrati e refuzoi ofertën. Ai tha se përkundër faktit që ligji athinas e dënoi me vdekje, ai ishte ende një qytetar besnik i Athinës dhe do ta pranonte me kënaqësi vdekjen e tij.

23. Sokratit iu dha një përzierje me helm, që e piu pa hezituar aspak.

24. Platoni, në dialogun e tij Phaedo, përshkruan se sapo Sokrati piu helm, mpirja filloi të ngrihej ngadalë dhe përfundimisht i kapi zemrën.

25. Platoni përmend që gjatë momentit të fundit para vdekjes, Sokrati tha se shpirti i tij ishte çliruar nga trupi.

bota

“Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike”

Thomas PaineThomas Paine ishte aktivist politik, filozof, teoricien politik dhe revolucionar amerikan i lindur në Angli. Ishte autori i dy pamfleteve më me ndikim në fillimin e Revolucionit Amerikan dhe që frymëzoi më 1776 shpalljen e pavarësisë nga Britania e Madhe. Idetë e tij pasqyruan idealet e epokës së iluminizmit dhe të të drejtave transnacionale të njeriut. Ai ishte i përfshirë edhe në Revolucionin Francez. Në burg në Francë, shkroi veprën e tij më të njohur “Age of Reason” (Epoka e Arsyes)

Disa thënie nga Thomas Paine:

• Ekzistojnë dy kategori të veçanta të njerëzve – ata që paguajnë taksat dhe ata që i marrin dhe jetojnë me taksat.

• Të diskutosh me një njeri që ka hequr dorë nga përdorimi i arsyes, është si t’i japësh ilaçe një të vdekuri.

• Sa më i vështirë të jetë konflikti, aq më i lavdishëm është triumfi.

• Njeriu i vërtetë buzëqesh kur është në telashe, mbledh forcat nga shqetësimi dhe rritet i guximshëm nga reflektimi.

• Nëse duhet të ketë probleme, le të ketë në ditët e mia që fëmija im të ketë paqe.

• Puna e mendjeve të vogla është që të tkurren; por ai që e ka zemrën të fortë dhe ndërgjegje që e miraton sjelljen e tij, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje.

• Bota është vendi im, i gjithë njerëzimi janë vëllezërit e mi dhe feja ime është të bësh mirë.

• Një grup burrash që nuk mbajnë përgjegjësi para askujt, nuk duhet të besohen nga askush.

• Asnjë vend i cili drejtohet nga një fuqi absolute nuk mund të quhet i lirë; dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fuqi absolute mbretërore apo një fuqi absolute legjislative, pasi pasojat do të jenë të njëjta për njerëzit.

• Është detyrë e çdo njeriu, lidhur me aftësinë e tij, të zbulojë dhe ekspozojë mashtrimin dhe gabimin.

• Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë më shpesh, janë brenda.

• Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike.

• Aty ku dija është detyrë, injoranca është një krim. 

Marcus Porcius Cato: S’i mbyllim dot gojët e liga, por jeta e ndershme na lejon t’i shpërfillim.

Marcus Porcius CatoMarcus Porcius Cato:

Nëse zotëron arsyetimin, fjalët do të vijnë vetë.

Më mirë të kemi armiq të betuar se miq të shtirur. Të parët shpesh thonë të vërtetën, kurse të dytët kurrë.

U duhet besuar pak, atyre që flasin shumë.

Mos humb kohë në diskutime me budallenjtë e llafazanët! Fjalët i zotërojnë të gjithë, arsyetimin jo.

Aforizma

 

Historia e panjohur e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Topulli-Çerçiz Topulli mund të ishte edhe simboli i ushtarit të panjohur i rënë në luftë për pavarësi. Nuk ka një të dytë në historinë e Shqipërisë që të mos e ketë hequr armën asnjëherë nga supi, por njëkohësisht të kishte një fund aq të trishtë, i vrarë pabesisht dhe, për më tepër, pa marrë famën dhe vlerësimin që i takonte.

I lidhur kokë e këmbë me zinxhirë nga ushtarët malazezë, mëngjesin e të shtunës së 17 korrikut 1915, ai e humbi betejën e fundit në jetë edhe pse u përlesh me ta si një luan. Ndërkohë që 15 njerëz me uniformë e qëllonin me plumba dhe e shponin me bajoneta në trup, Çerçiz Topulli u bë nga dëshmorët e parë të Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë i kishin vrarë para syve shokun e tij Mustafa Qulli, një gazetar i cili, ndryshe nga Çerçizi që pushkën e kishte simbolin e lirisë, mbante penën.

SKENA E KRIMIT

Çerçiz Topulli kishte bërë dhjetëra manovrime në jetën e vet ndaj atyre që kishin dashur ta kapnin dhe asgjësonin. Por mëngjesin e 17 korrikut 1915, për herë të parë dhe të fundit, ai dështoi.

Një skuadër ushtarësh malazezë u shfaqën në portën e shtëpisë ku qëndronte në Shkodër dhe, pa asnjë urdhër të shkruar e vunë në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe miku i tij, Mustafa Qulli, një gazetar me emër në atë kohë në Shkodër.

Pa shumë sqarime ushtarët e huaj i lidhën të dy me zinxhirë në duar e këmbë dhe i dërguan në kazermë. Pas 10 ditësh qëndrimi në një dhomë në kushte skandaloze, ata të dy i hipën në një karrocë dhe u thanë se do t’i dërgonin në Cetinjë.

Sapo karvani bëri disa kilometra në Fushën e Shtoijt, ora shënonte 04.00 dhe sapo nisi të zbardhte, ushtarët i zbritën ata dhe pa një pa dy nisin t’i qëllojnë me armë. Mustafai vdiq në vend, ndërsa Çerçizi, ashtu i lidhur me zinxhirë, përleshet me ushtarët malazezë, por ata, duke qenë në numër të madh, arritën ta qëllonin për vdekje me plumba dhe duke i shpuar trupin me bajoneta.

Kur panë që të dy kishin dhënë shpirt, me shpejtësi hapën dy gropa jo shumë të thella, i futën brenda të dy trupat, i mbuluan me shkurre dhe drurë rrethanorë dhe u larguan.

SI U KRYE VRASJA

Vrasja e pabesë dhe e fshehtë e Çerçiz Topullit është shoqëruar dhe me rregullin se edhe krimi më i sofistikuar lë gjurmë. Edhe pse menduan se i fshinë gjurmët bashkë me varrosjen e kufomave, asnjë nga 15 vrasësit nuk e dinin se prapa shkurreve, një person i ndodhur aty rastësisht kishte parë të gjithë ngjarjen. Quhej Mahmut Golemi dhe rrëfimi tij gjashtë muaj pas ngjarjes është unikal:

“Natën e së premtes, (duke gdhirë e shtuna) natë Ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë.

Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kasha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”.

Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra dekun, kurse tjetri, tue sha, me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë”.

Krimi i organizuar u krye, më pas duhej vetëm fshehja e gjurmëve. Një veprim që ushtarët vrasës e bënë me shpejtësi dhe fshehtësi. Të paktën sipas tyre, hapën dy gropa dhe i hodhën brenda dy viktimat. U hodhën shkurre përspër. Dëshmitari Mahmut Golemi vijon rrëfimin:
“Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, i mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropes gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thellë nuk e prekëm”.

cerciz-topulli-dhe-mihal-gramenoGREKËT NË VRASJE

Vrasja e Çerçiz Topullit tregoi edhe një herë aleancat sllavo-greke kundër shqiptarëve.
Sipas të dhënave, dëshmive dhe raporteve të kohës, rezulton se malazezët e vranë Çerçizin për llogari të grekëve. Ishte një hakmarrje për faktin që Çerçizi kishte vrarë peshkopin grek, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Spiro Kosturit, në Selanik, në vitin 1907. Kishin kohë që qarqet greke e kërkonin me qiri komitin shqiptar, i cili u vra nëpërmjet një intrige.

Po cilët ishin grekët që e porositën vrasjen te malazezët? Tre janë personat që ishin të implikuar në këtë vrasje: Alush Lohja, Spiro Tozhli, Mihalaki Kulumburi, të cilët kishin si qendër konsullatën greke në Shkodër. Tozhli ishte një tregtar në këtë zonë që mendohet se ka vënë në dispozicion paratë për vrasje. Dëshmia dhe deklarata e parë që vërteton këtë është e Kol Bjankut, sekretar i Kadastrës në Shkodër. Në një shkrim të numrit 18 të datës 9 qershor 1919 në gazetën “Kuvendi” ai shkroi:

“Tash, tuj mos mujtun m’u durumun prej varrës randë të zemrës s’eme, po i lajmëroj vllazënve qi në vjetin 1915 Mihalaki Kambuluri me dredhime t’veta bani fli (mbyti) dy ma t’ndershmit atdhetar, shpirtndritçmit Mustafa Qulli dhe Çerçiz Topulli qi sot Shqipnia i vajton”. Kjo dëshmi e tronditi rëndë opinionin. Në numrin e datës 16 korrik në gazetën “Kuvendi”, Mihalaki Kambuluri iu përgjigj Bjankut duke e cilësuar shpifje atë që ai shkruan.

Por shfajësimi të lë me gojë hapur teksa ai implikon Fejzi Alizotin:
“Fejzi Bej Alizoti i njef fort mirë shkaktarët e njimnendshëm t’ asaj vrasje, sikur ai vetë shumë herësh m’a pat diftue ktu në Shkodër, kur shifeshim ditë për ditë e rrinim bashkë…”.

Se sa e vërtetë është që Alizoti të kishte dijeni, kjo nuk është vërtetuar, por pas kaq vjetësh një dëshmi e shkruar vlen sa një mijë prova.
Ndërkohë ndryshonte arsyeja dhe rrethanat për eliminimin e gazetarit Mustafa Qulli. Të dhënat tregojnë se ai u vra si austrofil dhe kjo ndihej hapur në shkrimet e tij në gazetën “Populli” që botohej në Shkodër, në të cilën ai ishte drejtor. Kjo kishte sjellë zemërimin e malazezëve, por sidomos të serbëve dhe, nga situata e krijuar, ishte një rast që, duke e bërë bashkë me Mustafanë Çerçizin, të eliminonin njëherësh dy shqiptarë që luftonin me penë dhe me pushkë.

KATËR VARRIME

Eshtrat e Çerçiz Topullit nuk gjetën prehje kollaj. Katër herë nëntoka shqiptare ka pranuar trupin e tij të vdekur si të ishte një reagim. Varrimi i parë u krye nga malazezët, të cilët pasi e vranë, ende me gjak të ngrohtë e futën në dhe. Varrimi i dytë u krye më 27 nëntor të vitit 1936, në Gjirokastër, në një ceremoni shtetërore, ndërkohë që më 14 shtator 1936 në Shkodër ishte kryer zhvarrimi dhe kjo u shoqërua me një ceremoni përcjelljeje që ka mbetur në histori, sepse kjo ishte edhe dalja e parë publike e Enver Hoxhës me një fjalim që ai mbajti në ballkonin e bashkisë së qytetit.

Në vitin 1945 u krye varrimi i tretë, duke i vendosur eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Gjirokastër. Në vitet ’70-të eshtrat u vendosën në kodrën e qytetit të Gjirokastrës bashkë me varret e Bajo Topullit, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit të shoqëruara me një memorial.

Shkëputur nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, me autor Roland Qafokun.

KultPlus

Maskarenjtë

Ali Asllani – Maskarenjtë (Hakërrim)

(recituar nga Reshat Arbana)

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

Ali Asllani

lindi në Vajzë të Vlorës, më 28 nëntor 1884 – Tiranë, 20 dhjetor 1966, qe poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar.

Biografia

I biri i myftiut dhe myderrizit Asllan efendi Sylejmanin dhe Hyries së Isuf Meminajt, nga fshati Trevllazër. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç. Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte ruzhdijen e Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke që të mund të nxënte alfabetin grek. Më 1898 nisi të studiojë në idadinë e Janinës. Gjatë kësaj periudhe nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht.

Shkoi të studionte mjekësi në Stamboll, por pas një viti e la. Me ndihmën e Ismail Qemal Vlorës dhe Mulla Xhaferr Drashovicës mundi të kalonte ekzaminim hyrës në Institutin e Lartë administrativ “Mülkiye” në Stamboll, ku u diplomua më 1906.

Pas shkollës kreu stazhin në Janinë. Në vitin 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi“. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës.

Në vitin 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e Shahin bej Kolonjës, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në AkseqiEllgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në Anadoll.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor1915 – 1 janar1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna.

Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 – 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.

Më pas u caktua konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua “Zëvëndës i ngarkuar me punë” në Sofje e më pas, po aty, “sekretar i parë” dhe “i ngarkuar me punë”. Në vitet 1930 – 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek.

Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës.

Me ardhjen e regjimit komunist është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.

Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Veprat letrare

Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën “Hanko – Halla” që u botua në vitin 1942.

U gjet në dorëshkrim përkthimi i gjysmës së dytë të viteve ’40 të kujtimeve të Syrja bej Vlorës, përkthim i cili nga dialekti i përdorur dhe nga inicialet A.A., mendohet të jetë i Ali Asllanit[3].

Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 – 66 përmendim:

Është autori i këngës së njohur “Vlora, Vlora“.

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:

Njohja e Zotit

carl-jungZoti është përvojë e përgjithshme, të cilën vetëm racionalizmi i dobët dhe teologjia e përshtatshme e mjegullojnë. Shkenca gjurmon pas të vërtetës. Kisha e ka dhe për atë arsye nuk gjurmon pas saj.

Zoti është, dukshëm, faktor psikik e jo fizik, respektivisht ai mund të njihet vetëm psiqikisht e jo edhe fizikisht.

Për fenë flitet vetëm kur humbet njohja. Besimi dhe mosbesimi në Zot janë vetëm substitute (latsubstituere= ndërrim vendesh). Njeriu primitiv nuk beson, ai di, pasi që për të përvoja e brendshme vlenë sa edhe ajo e jashtme. Ai akoma nuk ka teologji dhe nuk është i verbuar me nocione habitëse. Ai jetën e tij detyrimisht e orienton kah faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilat, për dallim nga ne, i ndien ndaras. Ai jeton në një botë, e ne jetojmë vetëm në një gjysmë të tij dhe, a besojmë apo jo, në gjysmën tjetër.

Në mesin e të gjithë pacientëve të mi të moshës së mesme, respektivisht mbi moshën 35 vjeçe, nuk ka pasur asnjë prej tyre i cili nuk ka poseduar vështërsi me religjionin dhe asnjëri deri në fund nuk është shëruar po qe se nuk e ka mësuar religjionin.

Shpirti i njeriut dhe vuajtjet shpirtërore në shumë mënyra nënvlerësohen sikur Zoti po t’iu kishte lajmëruar njerëzve ekskluzivisht përmes radios, gazetave dhe predikimeve. Zoti njerëzve kurrë nuk iu ka paraqitur ndryshe përpos me shpirtë dhe përmes shpirtit. Shpirti këtë e kupton dhe ne e përjetojmë si diçka shpirtërore. Kush këtë e quan psikologjizëm fsheh sytë që shikojnë në diell.

Një ditë të bukur vere të vitit 1887 jam kthyer nga shkolla pasdite dhe kam shkuar në sheshin e katedralës. Qielli qe shkëlqyeshëm i kaltër dhe dielli rrezonte. Kulmi i katedralës shkëlqente nga shndritja e diellit dhe reflektohej në tjegullat e posa ngjyrosura. Kam qenë i xhindosur me bukurinë e kësaj pamjeje dhe mendova: “Zoti është i bukur edhe kisha është e bukur, Zoti të gjitha i ka krijuar dhe qëndron sipër, larg në Qiellin e kaltër, në fronin e artë”. E mandej u shfaqë zbrazëtia dhe ndjenja e gulçitjes. Kam qenë si paralizuar dhe e vetmja që më ka ra ndërmend ka qenë: e tash mos mendo më! Është shfaqur diçka e tmerrshme të cilën nuk dëshiroj ta rikujtoj, në afërsi të së cilës fare nuk guxoj të qëndroj…

Kam mbledhur guxim sikur të hedhem në zjarrin e ferrit dhe iu kam dorzuar mendimeve: para syve të mi ka qenë katedrala e mrekullueshme, mbi të – qielli i kaltër; Zoti rrin i ulur në fronin e artë, lartë në kozmos, e nga froni shtriheshin gjymtyrët gjigante, mbi çatinë e kuqreme të posa ngjyrosur dhe i mbulonin muret e kishës…

Tash më është bërë shumë më e qartë ajo të cilën më heret nuk kam mundur ta kuptoj. Kam kuptuar atë të cilën babai im nuk ka mundur ta kuptojë: Vullnetin e Zotit të cilës ai nga qëllimet më të mira dhe besimit më të thellë iu ka kundërvu. Për këtë arsye ai kurrë nuk e ka përjetuar Mrekullin e Mëshirës e cila të gjitha i shëron dhe të gjitha i bën të kuptueshme. Ai si orientim i ka marrë urdhërat e Biblës, ka besuar në Zot në mënyrën siç shkruan në Bibël dhe në mënyrën siç e kanë mësuar paraardhësit e tij. Por ai nuk e ka njohur Zotin e gjallë të pashprehur i cili është i plotëfuqishëm dhe jasht Biblës dhe kishës, i cili i ftonë njerëzit në lirin e tyre dhe i cili mund t’i detyroj t’i mohojnë pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale për t’u zbatuar pakusht vullneti i Tij…

Atëherë ka filluar përgjegjësia ime personale. Ideja për të cilën kam qenë i detyruar të mendoj më është dukur e tmerrshme, dhe me të ka protestuar parandjenja se Zoti mund të jetë diçka i tmerrshëm. Kjo ka qenë fshehtësi e dhimbshme të cilën e kam përjetuar dhe, për mua, shqetësuese dhe gjë e errët. Ajo ka vu hije në jetën time dhe unë kam menduar thellë. Krejt këtë e kam pranuar si ndjenjë poshtorsie. A jam unë dreq apo derr, mendova, diçka e çmendur. Atëherë kam filluar fshehurazi ta studioj Biblën e babait tim. Me kënaqësi jam thelluar në Ungjillin e farisejit dhe doganjerit, dhe jam bindë se të zgjedhurit kanë qenë të çmendur. Mbresë të pashlyer në mua kanë lënë Toma mburracaku i pabesueshëm dhe Petri i pavendosur i cili i afrohet greminës.

Esenca humbet kur gjykon në frymën perëndimore, pasi që ai, nga mosdija, as nuk e vërenë e as nuk e njeh; ai harron se njeriu e ka edhe përjetimin e brendshëm, se ndihmohet edhe nga përjetimet subjektive të natyrës iracionale, të cilat i asgjësojnë argumentet racionale, dëshmitë shkencore dhe i ç’fuqizojnë diagnozat.

Ne nuk e njohim sakt Lindjen; nga kjo del pyetja qesharake: sa i duhet dikujtë kohë për ta gjetur rrugën e shpëtimit nëse ai Zotin e do, e sa nëse Zotin e urrenë? Më përpara do të kishte menduar se i nevoitet shumë ma shumë për ta urrejtur Zotin. Por hindusët thonë: “Për ta dashur Zotin shtatë vjet njeriut i duhen tre për ta urrejtë atë. Sepse po qe se e urrenë Zotin ai në të mendon shumë më gjatë. Çfarë ateizmi i rafinuar! Por kjo pyetje është plotësisht e drejtë, pasi që është e menduar mirë.”

– Carl Gustav Jung, “Njohja e Zotit”

kultplus

Shqiptarët, njerëz që e kanë pasion spiunllëkun, militantizmin dhe konspiracionin

shqiptaretPedagogia Jonila Godole ka publikuar një pjesë nga shkrimi i gazetarit dhe shkrimtarit austriak Joseph Roth, se si i karakterizon shqiptarët ai.

Postimi i Godoles: Shqiptari siç ka qenë, është dhe do të jetë?!! Ja si i karakterizon Joseph Roth, gazetari dhe shkrimtari austriak, në një nga reportazhet e tij gjatë vizitës në Shqipëri në korrik 1927:“Dëshira e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika për të thënë mendimin e tyre. Dhe aq rrallë e shprehin ndonjë mendim, sa me kalimin e kohës heqin dorë nga mendimet e tyre dhe dëgjojnë vetëm mendimin e të huajve.

Se fundja për çfarë i duhet mendimi një gojëkyçuri? Në vend të bindjes politike hyn militantizmi në partitë politike, në vend të një beteje – konspiracioni, në vend të një fjale – aluzioni, në vend të kujdesit – frika. Në këtë vend, asnjë qeverisës dhe asnjë i qeverisur nuk është i sigurt.Nuk do të kishte një opinion publik, edhe sikur ai të lejohej. Me kalimin e shekujve, shqiptarët kanë humbur çdo dëshirë për të drejtën e opinionit publik. Edhe mendimet më të sinqerta i marrin për mistere alla shqiptarçe.”(cituar nga Paul Lendvai, Das einsame Albanien, fq. 94, 1986).Joseph Roth gjatë vizitës nëpër Shqipëri me veshje popullore dibrane (?).

KultPlus

“Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t’i admirosh fytyrën”

Victor-Hugodisa thënie me shumë vlerë nga njerëz të famshëm.

1. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrige, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë –Carl Jungu

2. Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë –Abraham Mazlou

3. Është më e thjeshtë të luftosh për një parim, sesa të jetosh sipas tij –Alfred Adler

4. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem –Carl Jungu

5. Të jesh praktik në politikë, do të thotë të injorosh faktet – Henri Bruk Adams

6. Kush mendon shumë që të bëjë të mira, nuk gjen kohë të jetë i mirë për vete – Rabindranath Tagore

7. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pa jetuara të prindërve –Carl Gustav Jung

8. Nëse mendoni se edukimi është i shtrenjtë, prisni të shikoni sesa kushton injoranca – Barack Obama

9. Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një synim, dhe jo me njerëz apo objekte – Albert Ajnshtajn

10. Ju duhet të jeni vetë ndryshimi, që dëshironi të shihni në botë – Mahatma Gandi

11. Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën – Friedrich Nietzsche

12. Vetëm kur e braktisni dikë, bëheni plotësisht të hipnotizuar nga gjithçka që sillet rreth tij. Ky është paradoksi i dashurisë – Erich Maria Remarque

13. Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t`i admirosh fytyrën – Victor Hugo

14. Ata që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë- Charles Spurgeon

15. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen –Carl Gustav Jung

16. Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to –Leonardo Dicaprio

17. Të çuditshëm jemi ne njerëzit, harrojmë sa të mëdhenj jemi kur dashurojmë e sa të vegjël kur urrejmë- Azem Shkreli

18. Po nuk foli i marri, nuk dallohet dot nga i urti –Sami Frashëri

19. Kam tri gjëra për t’ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto janë tre thesaret më të mëdha – Lao Tzu

20. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë  –Carl Jungu. 

KultPlus

‘Turpet i quejmë virtyte të larta të kombit’

At Zef PllumiHapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën .

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

“Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na,… mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë.

At Zef Pllumi

10 bibliotekat më të bukura në botë

Biblioteka e qytetit të Shtutgartit – Shtutgart, GjermaniPavarësisht nëse jeni lexues i pasionuar, arkitekt, apo udhëtar kurioz, këto 10 biblioteka të qyteteve janë vlen të vizitohen. Nga ato të vjetrat e deri tek ato modernet, këta tempuj të dijes janë ndërtuar për të na joshur, për të na lënë përshtypje dhe për të na inspiruar!

Biblioteka George Peabody – Baltimore, USA

Biblioteka George Peabody – Baltimore, USABiblioteka “George Peabody” në Baltimore, është një senzacion i vërtetë. Ndërtimi i kësaj katedrale neo-klasike e librave kishte përfunduar në vitin 1878 dhe mban brenda vetes rreth 300.000 vëllime, të cilat kryesisht i dedikohen artit, historisë dhe letërsisë Amerikane dhe Angleze.

Biblioteka George Peabody – Baltimore, USA 2Ekziston diçka vërtetë romantike për këtë Bibliotekë. Brenda saj krenarisht qëndron atriumi, hapësira 5 katëshe e hapur në mes, me një dysheme mermeri bardh e zi dhe me kolona të argjendta. Si rrjedhim, kjo Bibliotekë është një vend i popullarizuar për dasma dhe për ngjarje tjera të veçanta private.

Biblioteka George Peabody – Baltimore, USA 3

Biblioteka Kombëtare e Kinës – Beijing, Kinë

National-Library-of-China

 

National-Library-of-China-2

Biblioteka Kombëtare e Kinës

Me një koleksion prej 31 milion artikujve, kjo Bibliotekë është më e madhja në Azi. Nuk janë vetëm materialet për lexim ato që mahnisin. Brenda saj ju do të gjeni një hapësirë të hapur 4 katëshe, e cila përdoret si sallë për lexim, e cila vazhdimisht është e mbushur me student që pregaditen për teste universiteti.

National-Library-of-China-1Biblioteka Kombëtare e Kinës

Trinity College Library – Dublin, Ireland

Trinity-College-Library-Dublin-Ireland

Trinity College Library

Ecni brenda Dhomës së Gjatë të kësaj bibilioteke të shekullit të 18 – të dhe do të ndjeheni se jeni vendosur brenda “Luftës së Yjeve”. Kjo sallë me libra 65 metra e gjatë ka ngjashmëri të madhe me arkivin e tempullit Jevi nga episodi i II – të i “Star Wars”.

Trinity-College-Library-Dublin-Ireland-1

Trinity College Library

Për ta shtuar edhe më shumë magjinë, kjo Bibliotekë është shtëpia e shumë vëllimeve të veçanta duke përfshirë “The Book of Kells”, dorëshkrimet e ndriçuara të katër Ungjijve të parë të Testamentit të Ri që datojnë nga viti 800.

Dhoma Mbretërore Portugeze e Leximit – Rio de Janeiro, Brazil

royal-portuguese-reading-room-rio-de-janeiro-brazil-

Real-Gabinete-Português-de-Leitura

Në vitin 1873, emigrantët në Rio de Janeiro vendosën ta ndërtojnë një Bibliotekë Portugeze në vendbanimin e tyre të ri. Pas 15 viteve, ideja e tyre u bë realitet kur Real Gabinete Português de Leitura (Dhoma Mbretërore Portugeze e Leximit) i hapi dyert e saj elegante për publikun.

True-Gabinete-Português-de-Leitura-Royal-Portuguese-Cabinet-of-Reading-

Real-Gabinete-Português-de-Leitura-1- Duke paraqitur përmbledhjen më të madhe dhe më të vlefshme të literaturës Portugeze jashtë vendit, shumë studentë vijnë për ta nxënë një ulëse të këtë dhomë madhështore të leximit, përmbi së cilës qëndron një kupolë xhami, e krijon një ndriçim ideal për lexim.Real-Gabinete-Português-de-Leitura-2Biblioteka e qytetit të Shtutgartit – Shtutgart, Gjermani

Stuttgart-City-Library-1-

Keni humbur në Shtutgart? Ju nuk do ta keni problem ta gjeni Bibliotekën e Qytetit. Kjo strukturë nëntë katëshe, gjatë ditës shkëlqen një si një Kub përrallorë nga xhami, gjatë perëndimit të diellit skuqet dhe gjatë muzgut rrezaton drita të kaltërta të ndriçuara .

Stuttgart-City-Library-3-

Më nje kontrast të madh më pamjen e jashtme, brendësia e kësaj biblioteke është dizajnuar me një ngjyrë të bardhë të pacënuar. Mrekullisht, ajo nuk duket si Spital falë radhitjes së kujdesshme të librave dhe vizitorëve të shumtë, të cilët i sjellin jetë kësaj qendre moderne të librit.

Stuttgart-City-Library-4Beleuchtung neue Bibliothek (Biblioteka e re me ndriçim)

Biblioteka Publike e New Yorkut – New York, SHBA

New-York-Public-Library- Kjo Bibliotekë konsiderohet e katërta më e madhja në Botë. Si më madhështorja nga të gjitha institucionet në degën kryesore mbi Avenyn e Pestë (Fifth Avenue), Biblioteka Publike e New Yorkut është e njohur për koleksionet e saj të librave.New-York-Public-Library1-

Lexuesit e qetë në dhomës kryesore të leximit më harkun e lartë, më llambat dhe dritaret e saj të mëdha dhe tavanin dekorativ, janë diçka që duhet shijuar patjetër.

Bibliothèque Sainte Geneviève – Paris, Francë

Massimo-Listri-Biblioteca-di-Sainte-Genevieve-Parigi-Francia-Kur ndërtimi i kësaj Biblioteke kishte përfunduar në vitin 1850, kjo ishte konsideruar si njëra ndër objektet kulturore më të bukura në Botë, me arkitekturën e saj moderne dhe tubacionet e saj të hekurta.

Façade_de_la_Bibliothèque_Sainte-Geneviève_sud-est-Sot pas më shumë se 150 viteve, kjo ndërtesë mund të duket edhe jo shumë moderne, por bukuria dhe eleganca e saj janë të padiskutueshme.

Bibliothèque-Sainte-Geneviève

Biblioteka Publike – Seattle, SHBA

Seattle_Public_Library-

Dega qëndrore e Bibliotekës Publike të Seattle është, thënë butësisht, shumë tërheqëse për syrin. Janë të harruara ditët e rafteve të pluhrosura dhe interiorit të ashpër. Brenda kësaj biblioteke është një ambient që mund të ketë ardhur vetëm nga e ardhmja.

E dizajnuar nga arkitekti i famshëm holandez Rem Koolhaas, kjo strukturë futuriste nga çeliku dhe çelqi veçohet me panelin diagonal rrjetëzues dhe një shumëllojshmëri të pazakontë të këndeve kubiste.

Biblioteka Kombëtare e Republikës Çeke – Pragë, Çeki

baroquelibraryprague4-

Kjo Bibliotekë Baroke në Pragë është hapur në vitin 1722, dhe mban brenda vetes mbi 20.000 vëllimet botërore më të rëndësishmet nga letërsia mjekësore dhe teologjike.

Jo domosdoshmërisht duhet të jeni “në bord” me letërsin për të qenë i ndriçuar. Mjafton t’i hidhini një sy artit në tavanin e kësaj biblioteke me afreske përshkruese dhe koleksionin e saj me globuset e plasaritura. Kjo Bibliotekë ishte ndërtuar nga Jezuitët në fund të shekullit 18 –të.

Biblioteka Mbretërore – Kopenhagë, Danimarkë

The-Royal-Library-–-Copenhagen-Denmark2

E quajtur më dashuri si “Diamanti i Zi” për shkak të fasadës së saj shkëlqyese me Mermer, ky exterior ultra modern ju lejon të bëni një hap prapa në kohë për tek objektet e vjetra të Bibliotekave përmes një Atriumi të ndriçuar nga Dielli.

Gjatë verës, mjedisi përreth i kësaj bukurie të zezë, është i zënë me qiftet e dashuruara, të cilët shëtiten rreth ujit dhe nga studentët të cilët me ndonjë libër në dorë, qetësisht shtrihen për të kapur rreze Dielli.

kult