
Marrëveshja e Shkupit për zgjedhjet e parakohshme

Komisari për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, po qëndron sot në Shkup, për t’u takuar me liderët e katër partive më të mëdha politike.
Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së dhe opozitës maqedonase Zoran Zaev. Në takimet e këtilla të liderëve marrin pjesë edhe kryetarët e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.
Komisarin Hahn kësaj radhe në Shkup do ta shoqërojë treshja e euro-parlamentarëve Richard Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan.
Në takimin e fundit eurokomisari Han nuk mori pjesë me arsyetimin se palët në bisedime nuk kishin lëvizur nga pozicionet e tyre të ngurta.
Në një tentim për të nxitur zgjidhjen e krizës së thellë politike në të cilën gjendet vendi, dje në Shkup qëndroi edhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila pati takime të ndara me të katër liderët. (alsat)
Nëse me ndihmën e miqve nga BE-ja dhe SHBA-ja nuk arrihet marrëveshje për formimin e qeverisë dhe mekanizmave që do të duhet të mundësojnë institucione demokratike dhe zgjedhje të lira “LSDM do të kërkoj alternativa tjera për të realizuar këto qëllime. Kështu ka deklaruar Lideri I LSDM-së Zoran Zaev në takimin me deputetin në parlamentin e Francës, Filip Diran si dhe me ambasadoren franceze në Maqedoni, Lorens Oer.
Në takim, siç bëjnë të ditur nga LSDM-ja, është biseduar për mundësit që kriza politike në Maqedoni të zgjidhet me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtar.
“Janë të nevojshme garancione për implementimin e rekomandimeve të Raportit të ekspertëve të KE-së, sepse fushat e shënuara si kritike janë po ato që pengojnë funksionimin demokratik të institucioneve të sistemit, të cilat janë tërësisht të partizuara, si dhe për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Zaev. (alsat)
Viktorija Nuland, porosit autoritetet e Shkupit për zgjedhjen e menjëhershme të krizës së thellë politike, e cila po mbretëron prej disa muajsh në Maqedoni.
“Kriza politike e rëndoi punën e liderëve politikö këtu dhe ajo menjëherë duhet që të zgjidhet. SHBA është e kënaqur nga bashkëpunimi me BE-në, konkretisht me bashkëpunimin që kanë ambasadori Bejli dhe eurokomisari Han për t’i afruar qëndrimet e liderëve që Maqedonia të vazhdojë rrugën e integrimit euroatlantik, të sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave”, është shprehur ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Viktorija Nuland.
Gjithnjë sipas saj, para Maqedonisë është një mundësi e madhe për unitet dhe prosperitet, është anëtarësimi në NATO dhe BE.
“Partitë e mëdha politike duhet t’i ndëpresin zënkat dhe të nisin rrugën e reformave demokratike, ndërsa më pas të fokusohen në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pör emrin me Greqinë”, ka porositur diplomatja e lartë amerikane, Viktorija Nuland.
Gruevski: Me vlera evropiane do t’i zgjidhim problemet
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka vlerësuar lartë marrëdheniet midis Maqedonisë dhe SHBA-ve, duke premtuar vazhdimin e një bashkëpunimi të këtillë edhe në të ardhmen.
“Vlerat euroatlanatike janë udhëheqëse edhe në sfidat politike edhe në zgjidhje të problemeve në pajtueshmëri me rendin kushtetues dhe rregullat e demokracisë dhe sundimin e së drejtës,”është shpreh Gruevski…
Për BDI është e papranueshme vazhdimi i krizës
Në ambasadën amerikane në Shkup, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u prit në një takim nga ndihmës sekretarja e departamentit të shtetit amerikan, Viktorija Nuland, ndihmës sekretarja e mbrojtjes,Evelin Farkash dhe ambasadori Bejli. Kryetari Ahmeti dhe bashkëbiseduesit amerikan kanë biseduar për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat se si të tejkalohet ngërçi politik. SHBA mbeten partner dhe mbështetësi më i fuqishëm i integrimit euroatlantik të Maqedonisë ka thënë kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
“BDI ka informuar për aktivitetet që kanë ndërmarrë për mbajtjen e takimeve të liderëve, propozimet dhe iniciativat por edhe për hapat që planifikon të ndërmerr varësisht nga rezultatet e bisedimeve në ditët në vijim. BDI e vlerësoi si të papranueshëm vazhdimin e krizës politike sepse e gjithë shoqëria është në pritje të zgjidhjes dhe vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik,”është shpreh Ali Ahmeti.
Opozita maqedone kërkon mbështetje të kërkesave të saj
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, ka kërkuar nga diplomacia amerikane që të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate të zymtë politike që ka përfshirë Maqedoninë.
“Në takim është shprehur pajtueshmëri se janë të pashmangshme ndryshimet për funksionimin e institucioneve, gjyqësorit, mediave, si pjesë e procesit të ndërtimit të sistemit të partizuar shtetëror”, ka deklaruar lideri i social-demokratëve, Zoran Zaev..
Lideri i opozitës ka lënë të hapur mundësinë për të vazhduar negociatat në kuadër të takimeve të liderëve por vetëm me kusht që të ketë garanci të forta nga ndërkombëtarët për mbështjetjen e kërkesave të opozitës.
“Mes nesh dhe VMRO-DPMNE nuk mund të vazhdojnë negociatat .Megjithatë lëmë derën e hapur që në negociatat edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të mbështeten kërkesat tona për kthimin e institucioneve demokratike, lirisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike “, shprehet Zaev.
Pas qëndrimit të diplomatëve të lartë amerikan, në Shkup, Maqedoninë së shpejti do ta vizitojë edhe eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han. Ai do të tentojë në arritjen e një marrëveshje mes liderëve politik në vend me qëllim të merr fund kriza politike në Maqedoni. (dw)
Eurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka shprehur shqetësime lidhur me rrezikimin e negociatave në Maqedoni.
“Unë jam i shqetësuar, po humbisni kohën. Interesat e shtetit janë mbi ato personale. Në demokraci patjetër duhet të keni kompromis”, deklaroi eurokomisioneri Hahn në intervistën për Evropën e Lirë.
Ai tha se liderët politik duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen dhe interesat e vendit.
“Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, të gjitha partitë, dhe ato shqiptare, u dakorduan edhe më 19 qershor se vendi i tyre është me rëndësi dhe jo interesat personale”, deklaroi eurokomisioneri për zgjerim.
Ai ka shprehur shqetësime për përkeqësimin e situatës ekonomike, duke shtuar se përveç situatës politike, po rëndohet edhe situata ekonomike.
“Situata ekonomike po përkeqësohet. Pritjet e rritjes ekonomike prej 4 për qind tani janë në 0, apo edhe nën 0. Papunësia është thuajse 30 për qind. Të gjitha vendimet e kompanive të huaja janë në pritje. Këtu janë edhe çështjet e migracionit, për të cilat ky vend duhet të bëjë shumë”, alarmoi sot Hahn. (INA)
Kreu i opozitës Zoran Zaev në çdo moment pritet të kumtoj qëndrimin e tij të fundit për krizën politike.
Zaev dje i kishte dhënë Gruevskit një ditë afat për të caktuar takimin e ri të liderëve të partive politike, por kryeministri Gruevski nuk i është përgjigjur ultimatumit të opozitës. Ai thotë se nuk do të kumtoj asgjë deri sa të mos ketë rezultate konkrete nga bisedimeve. Alsat-M
Institucionet ia hedhin njëra tjetrës përgjegjësinë, lidhur me shtyrjen e seancës së djeshme të Gjykatës së Apelit për rastin “Monstra”. Avokati Naser Raufi fajëson thjesht Gjykatën e Apelit. Ai thotë se burgu mund të sjellë në sallë të akuzuarit vetëm kur kjo i kërkohet nga gjykatat e vendit. Ai aludon se Gjykata nuk kishte dërguar fare kërkesë për sjelljen e të akuzuarve në seancë. Me Gjykatën e Apelit kontaktuam edhe përmes zyrës për Marrëdhënie me Publikun, si dhe u dërguam pyetje në formë të shkruar. Por për përgjigjen na u tha se duhet të presim.
“Sipas deklaratës së Drejtorit të burgut të Idrizovës, përgjegjësia është përfundimisht e Gjykatës së Apelit, pasi dëgjuam deklaratën e Drejtorit të burgut që tha se nga Gjykata e Apelit nuk ka marrë ndonjë urdhër për të sjellë të akuzuarit, Agimin dhe Hakiun në seancën e Apelit. Absolutisht përgjegjësia është e Gjykatës së Apelit”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
“Pas endjes nga një institucion në tjetrin, u rikthyem në fillim, këtu në Gjykatën e Apelit ku për kërkesën tonë me shkrim për atë që ndodhi dje, dhanë përgjigjen e zakontë: do të përgjigjemi nesër”.
Avokati i 6 të akuzuarve për rastin “Monstra” sot ka nisur edhe një shkresë zyrtare te lideri i opozitës Zoran Zaev në të cilën i ka kërkuar që të publikojë bombën e shumëpërfolur për rastin “Monstra”. Materialet, Raufi ka kërkuar që t’u dorëzohen edhe avokatëve dhe prokurorisë.
“Ne avokatët, sot brenda ditës dorëzuam një shkresë te Zaevi, i cili ka paralajmëruar bombat për këtë rast. Mendoj se në kohë të shkurtër do të realizohet kërkesa jonë që provat të cilat i paralajmëroi Zaevi, t’i dorëzojë në Prokurorinë e lartë, ose eventualisht te avokatët”, tha Naser Raufi, avokat.
Gjashtë personat e dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në vitin 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës e ankimuan vendimit në Gjykatën e Apelit. Seanca e parë e thirrur për dje u shty me arsyetimin se dy nga të burgosurit nuk u sollën nga burgu. Arben Zeqiri
Mijëra refugjatë, strehimkërkues dhe migrues, përfshirë fëmijë, që po marrin rrugën e rrezikshme nëpër Ballkan, po pësojnë dhunë dhe zhvatje nga autoritetet dhe bandat kriminale dhe janë braktisur turpshëm nga sistemi i dështuar i strehimit dhe migrimit të Bashkimit Evropian i cili i ka lënë ata të kurthuar e pa mbrojtje në Serbi dhe Maqedoni, thuhet në raportin e ri të organizatës Amnesty International.
Dhuna ndaj migruesve dhe refugjatëve në Maqedoni, Serbi e Hungari, dëshmon se një numër në rritje i njerëzve në nevojë, janë lënë në harresë në një boshllëk ligjor gjithandej Ballkanit. Situata është përkeqësuar nga kthimet dhe dëbimet në çdo kufi, qasja e kufizuar në strehim dhe mungesa e rrugëve të sigurta e ligjore në BE.
“Refugjatët që ikin nga luftërat dhe përndjekjet, e bëjnë këtë rrugë nëpër Ballkan me shpresën se do të gjejnë siguri në Evropë, për ta gjetur veten si viktimë të dhunës e shfrytëzimit dhe në mëshirën e një sistemi të dështuar të strehimit”, tha Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor i Amnesty International për Evropën dhe Azinë qendrore.
“Serbia dhe Maqedonia janë shndërruar në një batak të vërshimit të refugjatëve dhe migruesve të cilët duket se askush në BE nuk është i gatshëm t’i pranojë”.
Raporti është mbështetur në katër misione hulumtuese në Serbi, Hungari, Greqi e Maqedoni ndërmjet korrikut të vitit 2014 e marsit të vitit 2015 dhe intervistimit të mbi 100 refugjatëve dhe migruesve. Dëshmitë e tyre zbulojnë kushtet tronditëse me të cilat përballen ata që udhëtojnë nëpër rrugët e Ballkanit perëndimorë – që ka tejkaluar rrugën nëpër Mesdhe duke u shndërruar në rrugën më të ngarkuar të kalimit drejt Bashkimit Evropian.
Numri i njerëzve të kapur vetëm në kufirin Serbi – Hungari është rritur për 2 mijë e 500 për qind që nga viti 2010, përkatësisht nga 2 mijë e 370 në 60 mijë e 602.
Rruga që marrin refugjatët dhe migruesit nëpër det nga Turqia në Greqi dhe pastaj në rrugë tokësore nga Maqedonia në Serbi dhe në Hungari, është më pak vdekjeprurëse sesa rruga detare nga Libia, por është e mbushur me rreziqe e pengesa. Që nga janari i vitit 2014, 123 refugjatë, strehimkërkues dhe migrues janë mbytur duke provuar të kalojnë në Greqi nëpërmjet Detit Mesdhe dhe 24 kanë humbur jetën në hekurudha.
“Nga vdekja vijmë – në vdekje shkojmë”
Ata që arrijnë në ishujt grek – përfshirë fëmijët – përballen me kushte të tmerrshme të pranimit dhe shumica udhëtojnë drejt Athinës, para se të provojnë të kalojnë në Maqedoni, për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Në kufirin e Maqedonisë me Greqinë dhe në atë të Serbisë me Maqedoninë, refugjatët dhe migruesit zakonisht janë subjekte të dënimeve të paligjshme dhe keqtrajtimeve nga policia kufitare. Shumë prej tyre detyrohen të paguajnë ryshfete. Një dëshmitar i tha Amnesty International se policia kufitare serbe afër kufirit me Hungarinë, kërcënoi se do të kthejë mbrapshtë gjithë grupin nëse nuk paguajnë secili nga 100 euro.
Një refugjat afgan i tha organizatës se ishte pjesë e një grupi që u kthye mbrapsht në Greqi nga policia maqedonase. “E pashë një njeri të rrahur keq. Ata rrahën djalin tim 13 vjeçar. Ata më rrahën edhe mua”, tha ai.
Disa nga të intervistuarit thanë se janë kthyer prapa edhe nga 10 herë në operacione që janë kryer shpesh në thellësi të territorit të Maqedonisë.
Migruesit, refugjatët dhe strehimkërkuesit thanë se janë shtyrë, qëlluar me pëllëmbë, shqelmuar e rrahur nga policia kufitare serbe në afërsi të kufirit me Hungarinë dhe një refugjat afgan tha se “një grua shtatzënë në muajin e pestë është rrahur”.
Refugjatët dhe migruesit janë të pambrojtur nga zhvatjet financiare nga trafikuesit dhe sulmet e bandave kriminale. Dy nigerian i thanë organizatës se ishin ndaluar në Maqedoni. “Nëntë veta na sulmuan me thika. Në shkuam në polici të kërkojmë ndihmë… por ata na arrestuan”.
“Nëse vdisni këtu – askush nuk do t’ju kërkojë”
Shumë refugjatë dhe migrues janë burgosur arbitrarisht nga autoritetet. Me qindra, përfshirë familje, gra shtatzëna dhe fëmijë të pashoqëruar, janë mbajtur në periudha të gjata në Qendrën maqedonase për Pranimin e të Huajve – e njohur si Gazi Baba – pa asnjë masë mbrojtëse ligjore apo mundësi për të kërkuar strehim. Shumë syresh janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për muaj të tërë në kushte jonjerëzore dhe fyese për të shërbyer si dëshmitar të organeve maqedonase të ndjekjes kundër trafikuesve.
“Në Gazi Babë, ishin mbi 400 apo 450 veta kur arritëm ne…Njerëzit po flinin edhe nëpër shkallë dhe mbipopullimi ishte i tmerrshëm. Kishte dyshekë në dysheme dhe në korridore”, i tha organizatës një refugjat sirian.
Ish të arrestuarit i thanë organizatës Amnesty International se ata ishin rrahur ose ishin dëshmitarë të rrahjeve nga oficerët e policisë në Gazi Babë dhe njeri rrëfeu se si kur disa sirianë kërcënuan me grevë urie, një polic u tha “nëse vdisni këtu, askush nuk do t’ju kërkojë. Në do të hedhim kufomat tuaja përjashta”.
Sistemi i dështuar i strehimit
Individët që provuan të kërkojnë strehim në Serbi apo Maqedoni, u përballën me pengesa të ashpra. Në vitin 2014, vetëm 10 strehimkërkuesve ju sigurua statusi i refugjatit në Maqedoni dhe vetëm njërit në Serbi. Të shkurajuar nga përparimi i ngadalshëm i shqyrtimit të kërkesave, shumë strehimkërkues vazhduan udhëtimin për në Hungari, ku u përballën me shkelje të tjera të të drejtave të tyre.
Ata që zbuloheshin se kanë hyrë në Hungari në mënyrë të parregullt, zakonisht janë burgosur, shpesh në kushte të mbipopullimit, ose janë keqtrajtuar nga oficerët e policisë. Në vitin 2014, Hungaria u dha strehim vetëm 240 personave, një numër i vogël në krahasim me kërkesat për strehim.
Ndonëse shumica e strehimkërkuesve të burgosur, janë lënë pastaj në qendra të hapura të pranimit, ata që vlerësohej se mund të provonin të arratiseshin kanë mbetur në qendra të paraburgimit. Ata që donin të kërkonin strehim në Hungari, që ishin një numër i atyre që shpresonin për strehim në vende tjera të BE-së, kryesisht janë dëbuar në Serbi dhe në disa raste madje edhe më tej, në Maqedoni. Aty ata janë lënë pa status ligjor, mbrojtje apo mbështetje dhe të ekspozuar ndaj shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të njeriut.
Politikat e mangëta të migrimit në BE
Numri gjithnjë në rritje i migruesve dhe refugjatëve që marrin rrugët e Ballkanit, është rrjedhojë e dështimit të politikave të migrimit dhe strehimit në Bashkimin Evropian, mbi të cilat Serbia dhe Maqedonia nuk ushtrojnë kontroll. Duke i lënë përgjegjësinë e trajtimit të kërkesave për strehim në kurriz të vendit të parë hyrës në BE dhe duke kufizuar rrugët e sigurta e ligjore të hyrjes, kanë vënë një barrë të madhe në supet e shteteve periferike të BE-së dhe vendeve fqinje.
Në vend që t’i jap përparësi përmirësimit të sistemit të strehimit përgjatë rrugës Ballkanike, Bashkimi Evropian ka investuar në përpjekjet për të forcuar sistemin e “menaxhimit te kufijve”.
“Serbia dhe Maqedonia duhet të bëjnë shumë më shumë për të respektuar të drejtat e migruesve dhe refugjatëve. Por, është pamundur të ndash shkeljen e të drejtave të njeriut atje nga trysnia e gjerë e rrjedhës së migruesve dhe refugjatëve në dhe përgjatë BE-së dhe sistemit të dështuar të migrimit në BE”, tha Gauri van Gulik.
“Derisa një numër në rritje i migruesve, strehimkërkuesve dhe refugjatëve po mbeten të kurthuar në “tokën e askujt” nëpër Ballkan, trysnitë mbi Serbinë dhe Maqedoninë po rriten. Kjo vë në pah faktin se sikundër në Itali dhe Greqi, kjo çështje mund të zgjidhet nëpërmjet shqyrtimit më të gjerë të politikave të migrimit dhe strehimit në BE”. (voa)
Një pjesë e mediave maqedonase opozitare theksojnë sot se nuk do të ketë marrëveshje midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev për kapërcimin e krizës politike.
Gruevski nuk po pranon kërkesën kryesore të opozitës që të braktisë postin e kryeministrit 6 muaj para caktimit të zgjedhjeve të parakohshme. Shpresë për tejkalimin e krizës dhe arritjen e marrëveshjes pritet vizita e ndihmës – sekretares amerikane Viktoria Nuland, e cila më 13 korrik do të jetë në Shkup.
Kryeministri Gruevski deri tani ka bërë shumë kompromise, por ai nuk lëshon karrigen e kryeministrit. Gruevski pranon çdo marrëveshje tjetër, duke i ofruar ministritë kyçe opozitës maqedonase. Ai ka dhënë sinjale për mundësinë e tërheqjes vetëm 3 muaj para organizimit të zgjedhjeve të reja. (INA)
Burime diplomatike thonë se partia në pushtet ia ka ofruar LSDM-së dy poste ministrore- MPB-në dhe sipas të gjitha gjasave ministrinë për punë dhe politikë sociale. Mundet që Gruevski të pajtohet t’i japë opozitës edhe një post ministror në qeverinë kalimtare, por nuk ka Continue reading Gruevski ja ofron Zaevit ministrinë e brendshme dhe socialen