Kategoritë: Maqedonia

Zaev: Nuk i njoh gjykatat, janë në shërbim të Gruevskit

zaevPas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për refuzimin e ankesave të mbrojtjes lidhur me propozim aktakuzën kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev publikoi ndërprerjen e bashkëpunimit me gjykatat lidhur me rastin “Puçi”, të cilin e quan të montuar politikisht.

Ai theksoi se nuk do të merr pjesë në seancat gjyqësore lidhur me këtë rast dhe u bëri thirrje institucioneve që ta arrestojnë, ashtu siç parashikon ligji në rastet kur i dyshuari refuzon përmbushjen e masave të sigurisë, të caktuara nga gjykata.

“Nuk e njoh gjyqësorin si pushtet të pavarur me Kushtetutë dhe Ligj. Gjyqësori është nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit të tij. Nuk do të marr pjesë në seancat e caktuara gjyqësore. Nuk do të vazhdoj të respektoj masën për paraqitje në Gjykatë çdo të hënë në ora 9 dhe masat e tjera për sigurimin e prezencës për realizimin e procedurës penale. Me këtë komunikim timin publik, Gjykata është e obliguar që në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale menjëherë të caktojë masë paraburgimi dhe të më privojë nga liria. E pres nga sot këtë vendim të Gjykatës. Unë jam në hapësirat e LSDM-së ose në Kampin e Lirisë para Qeverisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Edhe përkundër proceseve gjyqësore mbi kokën e tij, Zaev tha se do t’i vazhdojë bisedimet me kryeministrin Gruevski, për shkak të domosdoshmërisë për largimin e tij. Ai i konfirmoi informatat e djeshme të televizionin Alsat M për zhvillimin e takimeve mes grupeve negociuese të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së të udhëhequra nga liderët Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev dhe se këto takime në nivele të ndryshme do të vazhdojnë deri në fund të javës.

“Sikurse edhe ditët e mëparshme, duke filluar nga e hëna, ekzistojnë takime të të gjitha niveleve të mundshme, ku jam i kyçur edhe unë si kryetar, është i kyçur edhe Nikolla Gruevski. Në gjitha nivelet e mundshme, me qëllim përfundimtar gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev nuk i konfirmoi detajet e propozimeve rreth të cilave po bisedohet, por theksoi se në këto bisedime ka propozime të ndryshme që vijnë nga të dyja partitë, por edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar. Benjamin Arifi

Zaev të hënën vazhdon me publikimin e “bombave” të tjera

zaevNëse nuk zgjidhet kriza politike në Maqedoni deri të hënën, atëherë Zaev paralajmëron se do të vazhdojë me publikimin e “bombave”.

“Pozicionet tona janë të qarta dhe nuk mund të lëvizim nga kërkesa për largimin e Gruevskit. Nëse nuk ndodh kjo atëherë nuk mund të krijohen kushte minimale për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Derisa të mos zgjidhet pika që ka të bëj me organizimin e qeverisë nuk mund të fillojnë bisedimet për pikat tjera”, thonë nga LSDM-ja.

Edhe pse burime partiake që janë jo të afërta me kryesinë e ngushtë partiake, thonë se lideri i LSDM-së në këto pozicione do të qëndrojë edhe dhjetë ditë, e më pas do të lëshoj pe, nga partia demantojnë këto pohime.

“Nëse bisedimet nuk kanë sukses, ne qëndrojmë në pozicionet tona, kemi planin B i cili do të thotë radikalizim të gjithë formave demokratike për presion mbi qeverinë dhe këtë do ta bëjmë”, kanë thënë nga LSDM, njofton Plusinfo.

Takimi i ardhshëm pritet të mbahet deri në fund të javës dhe do të jetë i fundit në këtë cikël bisedimesh, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje, opozita paralajmëron se do të vazhdojë me agjendë tjetër e cila përfshinë edhe publikimin e ‘bombave’ të reja. (INA)

Mali Sharr sot shpallet zonë e mbrojtur

mali sharrNë Institutin për mjedis jetësor dhe shëndet pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbahet prezantim i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr zonë të mbrojtur.

Do të prezantohet edhe GEF projekti “Arritje e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimin e mbrojtjes së biodiversitetit në planifikimin e qëllimit të tokës”.

Është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të opinionit shkencor, kryetarëve të komunave të cilët gravitojnë drejt kësaj zone, të bashkësisë ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare dhe mediave. (alsat)

Maqedoni, sërish pa marrëveshje takimi i krerëve politikë

besa ali thaci tradhetarNjë tjetër përpjekje e udhëheqësve politikë në Shkup, për t’i dhënë fund krizës së thellë në të cilën është zhytur vendi, ka dështuar. E vetmja gjë, për të cilën kanë rëndë dakord drejtuesit e 4 partive kryesore, në takimin e së hënës, është që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim.

Pas takimit, në emër të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së u publikua një deklaratë e përbashkët me shkrim, ku thuhet se udhëheqësit politikë u takuan për t’i vazhduar bisedimet në lidhje me formën e saktë të qeverisë, që do t’i organizojë zgjedhjet siç parashikohet në pikën 6 të marrëveshjes së 2 qershorit.

Më tej, në njoftim thuhet se, kryeministri Nikola Gruevski ka shpalosur para bashkëbiseduesve planin e qeverisë për implementimin e rekomandimeve, në lidhje me reformat sistematike në fushën e sundimit të ligjit, që do të zbatohen në përputhje me pikën 6 të marrëveshjes së 2 qershorit.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, dhe ai i BE-së, Aivo Orav.

Para fillimi të takimit, disa të rinj të lëvizjes politike “Besa” kanë protestuar kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, por dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi, të cilët nuk i njohin si përfaqësues të shqiptarëve në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.

Ndërkohë, udhëheqësit maqedonas nuk tregojnë shenja për përafrimin e qëndrimeve midis tyre. Disa ditë më parë, kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se nuk planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë kërkesën kryesore të opozitës maqedonase, për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e situatës.

/ Top Channel

Çfar do të ndodh me Maqedoninë dhe Shqipërinë nëse Greqia largohet nga eurozona

Derisa bota është në pritje të përgjigjes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të vazhduar furnizimin e Greqisë me para të freskëta, dhe derisa vijnë deklaratat e shefave të shteteve të eurozonës se Greqia nuk do të dalë nga eurozona, dhe po bëhet thirrje që të negociohet me Athinën, është zbuluar një plan që deri më tani ishte ruajtur mirë dhe që quhet “Operacioni Shqipëria”, që kishte për qëllim parandalimin e përhapjes së mundshme të krizës greke, sidomos në Rumani, Bullgari, Qipro dhe Maqedoni

Ky është një plan i përgatitur me kujdes në rast se Greqia duhet të largohet nga eurozona, propozim ky të cilin aktualisht po e kundërshtojnë kryeministri francez Manul Vals dhe disa zyrtarë të shteteve dhe institucioneve të eurozonës.

Është e rëndësishme që të ndihmohen në tejkalimin e problemeve financiare edhe Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Maqedonia, në rast se Greqia del nga eurozona, duke pasur parasysh se degët e bankave greke janë pjesë e rëndësishme e sistemeve të tyre financiare dhe të tregjeve, transmeton lajmi.net.

Bashkimi Evropian sipas këtij plani do të kishte gjasa të nisë shtetëzimin e filialeve të bankave greke në këto vende, që do t’i nënshtroheshin mbikëqyrjes dhe kufizimit të lëvizjeve të kapitalit dhe pagesave bankare.

Tani për tani këtë gjë nuk e dëshiron askush, sepse “zgjerimi i infektimit” do të mund pastaj të godiste vende që janë ende të rrezikuara si Portugalia por madje edhe Spanja. Por nëse BQE ndërprenë dërgimin e “parave të freskëta” bankës qendrore greke, ekziston mundësia që kjo bankë automatikisht të pezulloi mundësinë që nga ajo të furnizohen me para bankat komerciale.

Të gjithë shpresojnë që të mos ndodhë një gjë e tillë, por një ekip i ekspertëve të Komisionit Evropian të BQE-së, që në vitin 2012 kishin hartuar planin e koduar “Operacioni Kroacia” që fatmirësisht nuk ka pasur nevojë të implementohet, tani ka hartuar planin tjetër të quajtur “Operacioni Shqipëria”, që ka për qëllim të parandalojë frikën dhe lëvizjet e pakontrolluara të tregut dhe bursës, si në disa raste të mëparshme në fillim të krizës në eurozonë. (lajm)

Funksionarët e BDI-së po stolisen me tituj shkencorë

diplomaSiç mëson INA, janë me dhjetëra funksionarë që duke shfrytëzuar benefitet e pushtetit po pajisen me tituj shkencorë.

Funksionarët e BDI-së vazhdojnë të stolisen dhe pajisen me tituj shkencor, derisa po vazhdojnë paralelisht mandatet e tyre zyrtare nëpër ministri, komuna, Parlament dhe funksione të tjera.

Siç mëson INA, janë me dhjetëra funksionarë që paralelisht duke shfrytëzuar benefitet dhe pozitën e pushtetit po kryejnë magjistratura dhe doktoratura.

Kjo konfirmohet edhe nga vetë zyrtarë të lartë të integristëve, që dëshmojnë se si funksionarë të kësaj partie po pajisen me tituj në Tetovë, Strugë, Shkup, Prishtinë, Tiranë, e deri në Paris, Uashington, Berlin, etj.

Një nga funksionarët e fundit të kësaj partie është edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili sot mori titullin Doktor Shkence në lëminë e Shkencave Sociale. Dehari mbrojti titullin e doktoroaturës me temë “Papunësia në grupet Etnike të Maqedonisë, Marrëveshja e Ohrit, Rasti i Kërçovës në fushën e punës dhe politikës sociale” në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Disa muaj më parë disa deputetë dhe funksionarë të tjerë partiak u pajisën me tituj shkencor. Një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë zënë edhe pozita në Universitetin Shtetëror të Tetovës duke u pajisur edhe me vendime pune.

Zëra brenda kësaj partie theksojnë edhe funksionarë të njohur partiak, sidomos në nivele lokale që janë pajisur me diploma shkolle, duke nisur nga arsimi i mesëm dhe që sot nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001, pra pas 14 viteve ata kanë tituj magjistrature. Flitet për emra të caktuar që po synojnë të pajisen edhe me doktoratura. (M.P/INA)

Lajçak: Maqedonia, vendi i vetëm ku është më keq se para 10 viteve

lajcakMinistri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në Luksemburg në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku u nxorën konkludimet për Maqedoninë, për mediumet përshkroi debatin ministror për Maqedoninë.

“Duhet hetim i pavarur dhe objektiv. Nëse ajo nuk bëhet atëher është e mundshme që të ketë destabilizim në Maqedoni”-kështu ka deklaruar ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak për situatën e fundit në Maqedoni.

“Më shumë shqetësim e ndjek situatën, pasi prezantimet e liderit të opozitës janë shumë serioze dhe Maqedonia është shtetë kandidat për në Bashkimin Evropian, mendoj se ajo është çështje që shefat e diplomacive të BE-së duhet t’a diskutojnë. Patjetër të zbulojmë se ku është e vërteta. Ajo është me rëndësi, jo vetëm për ne, por edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Lajçak duke shtuar se hetimet janë mënyra e vetme që të pengohet destabilizimi”.

Ministrat e jashtëm të BE-së dje pasdite miratuan konkludimet për Maqedoninë ku shprehën “shqetësimin e thellë”, por edhe mbështetjen e tyre për marrëveshjen e 2 qershorit si bazë për marrëveshje përfundimtare dhe kërkuan zgjidhje afatgjatë të arrihet deri në fund të muajit. (lajm)

BE, thirrje Maqedonisë t’i japë fund krizës

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian u ka këruar të marten drejtuesve politikë të Maqedonisë që t’i japin fund krizës politike dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit.

Këshilli ka miratuar konkluzionet për Maqedoninë, duke kërkuar realizimin e shpejtë të reformave dhe hetime mbi veprimet e mundshme kriminale që dalin nga skandali i përgjimeve.

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, vendi i të cilit është kryesues i
radhës me Bashkimin Evropian, ka thënë se shpreson që mesazhi i Këshillit të Ministrave do të dëgjohet në Shkup, “por nëse gjendja nuk ndryshon atëherë BE do të shikojë se ç’farë masash mund të ndërmarrë”, është shprehur ai.

Ministri letonez ka shtuar se marrëveshja e 2 qershorit do të kthente vlerat demokratike në vend, përfshirë marrëdhëniet e mira ndëretnike përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve fqinjë. Ministri Rinkēvičs ka nënvizuar nevojën për reforma në fushën e sundimit të së drejtës, pavarësinë e gjyqsorit, median, reformat zgjedhore, çështjen e korrupsionit dhe atë të politizimit të institucioneve shtetërore.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që t’i miratojnë këto konkluzione ditën e enjte dhe të premte.

Katër drejtuesit e partive kryesore në Maqedoni do të takohen sërish më 29 qershor, në pritje të një marrëveshjeje për formimin e një qeverie të përkohëshme, e cila do të përgatiste zgjedhjet e parakohëshme të planifikuara për muajin prill të vitit 2016.

Burime të afërta me dy partitë rivale maqedonase, VMRO dhe Lidhja Social Demokrate thonë se kryeministri aktual Nikolla Gruevski mund të largohet nga detyra gjashtë muaj para zgjedhjeve të parakohshme. (voa)

Kriza politike: Gruevski të dorëhiqet në tetor, ministrat të kenë mbikëqyrës me të drejtë veto-je

gruevskiKryeministri aktual Nikolla Gruevski të mbetet në krye të Qeverisë deri në tetor të këtij viti, ndërsa në udhëheqjen e ministrive të kyçen mbikëqyrës me të drejtë veto-je në vendimet e ministrit. Ky është skenari më i përfolur si zgjidhje e mundshme më 29 qershor, në takimin final mes palëve. Sipas burimeve të ndryshme, ky skenar është shqyrtuar edhe në Bruksel dhe palët kanë përafruar qëndrimet, por nuk kanë gjetur marrëveshje përfundimtare. Mbeten ende për tu sqaruar detajet se kush do ta udhëhiqte Qeverinë pas tetorit dhe nëse mandati i Gruevskit do të pushonte me dorëheqje politike, ose me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke sjellë dispozitë që do të detyronte krerët e partive politike të mos bartin funksionin e kryeministrit një kohë të caktuar përpara zgjedhjeve. Partitë politike nuk i komentojnë zyrtarisht këto spekulime, por kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, pas takimit me ambasadorin italian Ernesto Beleli, ka theksuar edhe njëherë nevojën e largimit të Gruevskit 6 muaj përpara zgjedhjeve dhe krijimin e një mekanizmi për kontrollin e institucioneve të sistemit.

“Zaev e sqaroi nevojën për tërheqjen e Gruevskit 6 muaj përpara zgjedhjeve, bashkë me nevojën që qytetarët të kenë besim në procesin zgjedhor, pa shantazhe, kërcënime, blerje të votave, shfrytëzimin e resurseve institucionale dhe kadrovike nga pozita e fuqisë politike, në qëllime të grupit të ngushtë në pushtet”, thuhet në komunikatën e LSDM-së pas takimit me Belelin.

Nga ana tjetër, Brukseli nuk humb kohë për të filluar implementimin e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup. Këtyre ditëve eksperti belg, Piter Vanhojt po qëndron në Shkup në takime me përfaqësuesit e partive politike, për të shqyrtuar format e përmbushjes së paragrafit 4 të pikës së 6 të marrëveshjes së 2 qershorit. Ky paragraf  parashikon që:

“Në mes të Qershorit dhe fundit të Gushtit 2015, BE do të lehtësoj dialogun ndërpartiak (i hapur për të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament) për të arritur një marrëveshje mbi çështjet e reformave strukturore. Kjo marrëveshje do të përfshinë edhe reformat që duhet të ndërmerren në fushat e Kapitujve 23 dhe 24, përfaqësim dhe funksionim i pavarur i organeve relevante shtetërore, liri më të madhe mediatike dhe përputhje të plotë me Opinionet dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut”.

Në këto takime po shqyrtohen detajet teknike për përmbushjen e kësaj pike të marrëveshjes, nëse do të punohet me grupe pune, Komisione Anketuese ose të ngjashme. Sidoqoftë, marrëveshja do të jetë e kushtëzuar dhe përmbushja e saj do të varet nga rezultati përfundimtar i bisedimeve të 29 qershorit. Marrëveshja e 2 qershorit mes tjerash obligon partitë që të zbatojnë rekomandimet e Raportit kritik të Pribe-së, të shpërndarë ditë më parë nga Komisioni Evropian. Kryeministri Gruevski deri tani nuk e ka komentuar as përmbajtjen e Raportit, as rekomandimet që duhet të përmbushë pushteti. Benjamin Arifi   

Aksioni policorë në Kumanovë, Çavkov: Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë

CavkovMinistri i punëve të  brendshme ende nuk e ka lexuar raportin e Komisionit Evropian, ku  qartë thuhet se Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit në emër të pushtetit i kontrollon bartësit e funksionarëve të larta në Maqedoni. Gjatë vizitës së sotme në Kumanovë Mitko Çavkov megjithatë, tha se ka kuptuar diçka nga mediat rreth vërejtjeve.  Në pyetjet e Alsatit ai shtoi se të njëjta do të shqyrtohen.

“Akoma zyrtarisht nuk e kam marr atë raport. Por, sigurisht që jam njoftuar përmes mediave me një pjesë të rezultateve të tjera”, u shpreh Mitko Çavkov, Ministër i Punëve të Brendshme.

Ka shumë vërejtje për DSK-në çfarë do të ndërmerrni?

“Shikoni nga viti 2006 e  këndej në MPB janë bërë shumë reforma në organizim, në strukturë dhe në funksionimin e saj. Është bërë shumë dhe kjo është evidentuar përmes raporteve vjetore të BE-së të progresit që  Maqedonia realizon në atë pjesë ashtu që në kontekst të pyetjes suaj jemi të vetëdijshëm se kemi, dobësi të caktuara. Këto dobësi do të shqyrtohen, edhe pse shqyrtohen një periudhë më të gjatë, deri tani, mirëpo në mënyrë adekuate do të reagohet për eliminimin  mangësive të këtilla, me siguri proceseve të caktuara reformuese”, u përgjigj Çavkov.

Raporti për të cilin ministri thotë se zyrtarisht nuk e ka pranuar në opinion e publikoi personalisht eurokomesari Johanes Han edhe atë para 4 ditëve. Në të mes tjerash thuhet.
Për vëzhguesin e jashtëm duket se Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit punon në emër të pushtetit jashtë mandatit ligjor që t’i kontrollojë funksionarët e  lartë në administratën publike, prokurori, gjykatësit dhe kundërshtarët politik ku si pasojë ndryjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera kombëtare”.

Më tej në raport thuhet se:

Skandali aktual tregon mosrespektim të etikës profesionale,  të parimeve bazë të menaxhimit të rrezikshëm dhe mungesën e njohjes së ndjeshmërisë së detyrave kundërzbuluese në kuadër të DSK-së. Lidhshmëria familjare në pozitat e larta dhe funksionarët e lartë në DSK si dhe në Prokurorinë publike krijojnë mjedis interesash”.

Në Raport ka edhe një sërë rekomandimesh emergjente sipas të cilëve DSK-së duhet t’i pamundësohet drejtpërdrejtë të kap sinjal, por edhe t’i merret monopoli mbi pajisjen për ndjekje të komunikimit. Përqendrimi i pushtetit në policinë sekrete në fakt theksohet edhe si shkak për tejzgjatjen e skandalit në Maqedoni.

Përveç për raportin e KE-së, Çavkov foli edhe për hetimin e ngjarjes së Kumanovës më 9 dhe 10 maj. Sipas tij polica ka bërë pjesën e saj dhe pritet që edhe të njëjtën ta bëjë edhe prokuroria publike.

“Pra ne si MPB pjesën tonë të aktiviteteve e kemi mbaruar. Me zbatimin e ekspertizës në vendngjarje me të cilën udhëhiqte Prokuroria publike, janë marrë dhe siguruar të gjitha gjurmët si dëshmi për ngjarjen. Tani pritjet tona sikurse edhe tuajat janë që Prokuroria publike në një proces gjyqësor efektiv dhe transparent t’i zbardh të gjitha rrethanat e ngjarjes së Kumanovës”, tha Mitko Çavkov ministër i MPB-së.
.
A ka kërkesa  në MPB për hetim ndërkombëtar?

“Nuk ka kërkesa, dhe sipas sime të thellë nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për këtë rast”, u përgjigj Çavkov.

Në një pyetje të gazetarëve për motivet e grupit të Kumanovës por edhe për informacionet, për kontakte mes udhëheqësve të grupit dhe të punësuarve në shërbimet sekrete Çavkov përsëri tha se hetimi është në Prokurorinë publike dhe gjithçka do të dihet përmes, procedurës gjyqësore. Ai shtoi se njëri prej motiveve të grupit të armatosur ka qenë destabilizimi i shtetit. Për kontaktet eventuale mes të punësuarve në shërbimet sekrete të Maqedonisë dhe liderit të grupit të Kumanovës Alsat M edhe sot bëri pyetje në Agjencinë e Inteligjencës dhe në Kabinetin e presidentit Ivanov. Nga të dyja instiucionet nuk ka përgjigje edhe pse presidenti në intervistë para disa ditëve deklaroi se nuk kanë se çfarë të fsheh në lidhje me rastin e Kumanovës. Alsat-M