Kategoritë: Shëndeti

Ndikimi i temperaturave të larta tek shëndeti i njeriut

temp lartaTemperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit për një periudhë të gjatë, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ndërsa bota po përjeton rritjen e temperaturave, shkencëtarët po hulumtojnë ndikimet që ka tek njeriu. Shkencëtarët kanë ndërtuar mjedise të posaçme artificiale me nxehtësi dhe lagështirë të lartë për të parë se si organet e njeriut fillojnë dhe dëmtohen nga situata e krijuar. 

Ndryshimet klimatike nga dora e njeriut kanë shkaktuar temperatura të larta këtë muaj që nga pjesa jugperëndimore e Shteteve të Bashkuara, në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.

Organizata “World Weather Attribution” thotë se temperaturat janë rritur me rreth 1.4 gradë Celsius më shumë si rezultat i përdorimit të qymyrit, gazit natyror dhe naftës.

Vapa e madhe po i detyron të moshuarit që të qëndrojnë brenda. Temperaturat e larta përbëjnë problem edhe për fëmijët e vegjël të cilët ende nuk e kanë të zhvilluar aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit.

Në Universitetin Roehampton në Londër, profesori Lewis Halsey dhe studiues të tjerë po hulumtojnë se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur përballet me lodhje nga nxehtësia e lartë.

“Shpeshtohen rrahjet e zemrës duke çuar në ndryshime delikate të ciklit. Po ashtu rritet edhe shkalla e frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut përqendrohet në sipërfaqen e lëkurës. Kjo është arsyeja e skuqjes së njerëzve në temperatura të larta. Kur gjaku shkon në sipërfaqen e lëkurës e humbet nxehtësinë. Pra kemi një gamë të gjerë ndryshimesh fiziologjike në trupin e njeriut si rezultat i temperaturës së lartë”, thotë profesori Lewis Halsey me Universitetin Roehampton.

Hulumtuesit futen në një dhomë të posaçme me një temperaturë konstante prej 50 gradë Celsius dhe lagështi ajri prej të paktën 25%. Ata përdorin sensorë për të matur temperaturën. Profesori Halsey thotë se reagimet e trupit të njeriut varen nga mosha, gjendja fizike dhe problemet shëndetësore.

Në varësi të kushteve klimatike, njerëzit reagojnë ndryshe si rezultat i përshtatjes në një farë mase me kalimin e kohës. Sportistët në vendet me klimë të nxehtë kanë një temperaturë të brendshme trupore mbi 40 gradë Celsius kur vrapojnë. Kjo është specifike vetëm për këtë kategori.

Profesori thotë se lagështia e madhe e ajrit shton stresin pasi trupi i njeriut nuk është në gjendje të ftohet nga djersitja. Kombinimi i temperaturës së lartë me lagështinë e madhe të ajrit mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

“Mënyra se si trupi i njeriut e ul nxehtësinë ose ndalon rritjen e saj në një mjedis të nxehtë është djersitja. Por nëse ajri është shumë i lagësht, djersët kullojnë mbi lëkurën e trupit dhe nuk ka efekt në çlirimin e nxehtësisë së trupit”, thotë zoti Halsey.

Trupi i njeriut vuan nga stresi i shkaktuar nga nxehtësia e madhe për një periudhë të gjatë kohore. Ekspozimi i zgjatur përbën rrezik, thotë profesori, për shembull temperaturat e larta gjatë natës dhe ditës.

Temperatura e trupit të profesorit po arrin në rreth 40 gradë Celsius në dhomën e posaçme me temperaturë dhe lagështi të madhe. Temperatura 40 gradë e lart bën që organet e njeriut të fillojnë të dështojnë.

“Nëse temperatura shkon mbi 40 gradë, atëherë jemi në një zonë rreziku për disa njerëz. Ky është pragu kur trupi i njeriut fillon të përballet me probleme. Organet kanë vështirësi të funksionojnë dhe fillon dështimi i tyre”, thotë profesori Halsey.

Hulumtuesit thonë se studimet do të vazhdojnë për një kohë të gjatë për të kuptuar reagimin e trupit të njeriut kur përballet me temperaturat e larta që po shënohen në të gjithë botën.

voa

Ndikimi i temperaturave të larta tek shëndeti i njeriut

temp lartaTemperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështinë e madhe të ajrit për një periudhë të gjatë, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ndërsa bota po përjeton rritjen e temperaturave, shkencëtarët po hulumtojnë ndikimet që ka tek njeriu. Shkencëtarët kanë ndërtuar mjedise të posaçme artificiale me nxehtësi dhe lagështirë të lartë për të parë se si organet e njeriut fillojnë dhe dëmtohen nga situata e krijuar.

 

Ndryshimet klimatike nga dora e njeriut kanë shkaktuar temperatura të larta këtë muaj që nga pjesa jugperëndimore e Shteteve të Bashkuara, në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.

Organizata “World Weather Attribution” thotë se temperaturat janë rritur me rreth 1.4 gradë Celsius më shumë si rezultat i përdorimit të qymyrit, gazit natyror dhe naftës.

Vapa e madhe po i detyron të moshuarit që të qëndrojnë brenda. Temperaturat e larta përbëjnë problem edhe për fëmijët e vegjël të cilët ende nuk e kanë të zhvilluar aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit.

Në Universitetin Roehampton në Londër, profesori Lewis Halsey dhe studiues të tjerë po hulumtojnë se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur përballet me lodhje nga nxehtësia e lartë.

“Shpeshtohen rrahjet e zemrës duke çuar në ndryshime delikate të ciklit. Po ashtu rritet edhe shkalla e frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut përqendrohet në sipërfaqen e lëkurës. Kjo është arsyeja e skuqjes së njerëzve në temperatura të larta. Kur gjaku shkon në sipërfaqen e lëkurës e humbet nxehtësinë. Pra kemi një gamë të gjerë ndryshimesh fiziologjike në trupin e njeriut si rezultat i temperaturës së lartë”, thotë profesori Lewis Halsey me Universitetin Roehampton.

Hulumtuesit futen në një dhomë të posaçme me një temperaturë konstante prej 50 gradë Celsius dhe lagështi ajri prej të paktën 25%. Ata përdorin sensorë për të matur temperaturën. Profesori Halsey thotë se reagimet e trupit të njeriut varen nga mosha, gjendja fizike dhe problemet shëndetësore.

Në varësi të kushteve klimatike, njerëzit reagojnë ndryshe si rezultat i përshtatjes në një farë mase me kalimin e kohës. Sportistët në vendet me klimë të nxehtë kanë një temperaturë të brendshme trupore mbi 40 gradë Celsius kur vrapojnë. Kjo është specifike vetëm për këtë kategori.

Profesori thotë se lagështia e madhe e ajrit shton stresin pasi trupi i njeriut nuk është në gjendje të ftohet nga djersitja. Kombinimi i temperaturës së lartë me lagështinë e madhe të ajrit mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

“Mënyra se si trupi i njeriut e ul nxehtësinë ose ndalon rritjen e saj në një mjedis të nxehtë është djersitja. Por nëse ajri është shumë i lagësht, djersët kullojnë mbi lëkurën e trupit dhe nuk ka efekt në çlirimin e nxehtësisë së trupit”, thotë zoti Halsey.

Trupi i njeriut vuan nga stresi i shkaktuar nga nxehtësia e madhe për një periudhë të gjatë kohore. Ekspozimi i zgjatur përbën rrezik, thotë profesori, për shembull temperaturat e larta gjatë natës dhe ditës.

Temperatura e trupit të profesorit po arrin në rreth 40 gradë Celsius në dhomën e posaçme me temperaturë dhe lagështi të madhe. Temperatura 40 gradë e lart bën që organet e njeriut të fillojnë të dështojnë.

“Nëse temperatura shkon mbi 40 gradë, atëherë jemi në një zonë rreziku për disa njerëz. Ky është pragu kur trupi i njeriut fillon të përballet me probleme. Organet kanë vështirësi të funksionojnë dhe fillon dështimi i tyre”, thotë profesori Halsey.

Hulumtuesit thonë se studimet do të vazhdojnë për një kohë të gjatë për të kuptuar reagimin e trupit të njeriut kur përballet me temperaturat e larta që po shënohen në të gjithë botën.

voa

Arsyet e mundshme të vdekjes së papritur tek fëmijët

sindromiSindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat, një dukuri e rrallë dhe dërrmuese, prek rreth 400 familje amerikane në vit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, njofton nga Nju Jorku se rezultatet e dala nga një studim i ri i Universitetit të Nju Jorkut ofrojnë një shpresë të re për të zbuluar shkakun pas humbjeve tragjike të fëmijëve të vegjël.

 

 

Çifti Beagan është një prej shumë familjeve amerikane që përballen me humbjen e pashpjegueshme të fëmijës. Vajza e tyre Rosie u nda nga jeta në moshën dyvjeçare.

“Rozi ishte plot jetë, një vajzë e vogël shumë e lumtur që bënte shaka gjatë gjithë kohës. I pëlqente të ishte e rrethuar nga familja e saj”, tregon për Zërin e Amerikës nëna e saj, Laura Beagan.

Charles Beagan është babai i vajzës së vogël që humbi jetën në kushte të pashpjegueshme.

“Ajo ishte bota jonë dhe e gjithë jeta jonë sillej rreth saj”.

Ajo që filloi si një mbrëmje e zakonshme për familjen Beagan përfundoi në tragjedi, kur trupi i pajetë i Rosie-t u zbulua herët në mëngjes.

“Hyra në dhomën e saj për ta parë dhe vura re se ajo nuk po lëvizte dhe e preka me dorë në shpinë. E kuptova se ajo nuk po reagonte dhe e dërguam menjëherë në spital”, tregon babai i saj, Charles Beagan.

Pavarësisht se e dërguan urgjentisht në spital, mjekët nuk mund ta përcaktonin shkakun e vdekjes së papritur të vogëlushes Rosie.

“Specialisti mjekësor na kontaktoi brenda dy ditësh, dhe natyrisht gjetjet fillestare nuk tregonin shkakun”, tregon babai.

Mes makthit më të rëndë të çdo prindi, familja Beagan kërkon të dijë shkaqet. Një studim i fundit nga Universiteti i Nju Jorkut, ku mori pjesë edhe familja Beagan, mund të ofrojë pak të dhëna. Hulumtuesit shqyrtuan filmimet e kameras së dhomës së gjumit të vogëlushes Rosie dhe të disa fëmijëve të tjerë. Ata zbuluan një shkak të mundshëm të vdekjes së tyre të parakohshme, konvulsione të njëpasnjëshme brenda një kohe të shkurtër.

Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Laura Gould, hulumtuese në Universitetin e Nju Jorkut.

“Të pesë videot e regjistruara pa ndërprerë tregojnë konvulsione përpara se pamjet filmike ofrojnë prova se nuk ka më shenja jete. Pamë që konvulsionet ishin të shkurtra, më pak se një minutë. Ishte diçka e re dhe shokuese për të gjithë hulumtuesit e përfshirë”.

Laura Gould, drejtuese e hulumtimit, humbi tragjikisht vajzën e saj në moshën 15 muajshe nga i njëjti fenomen mjekësor.

“Vdekja e fëmijës është tmerri më i madh për një prind. Fatkeqësia të bën të humbasësh gjykimin gjatë kësaj periudhe dhe tronditesh kur merr vesh se analizat nuk tregojnë shkaqet e vdekjes. Ideja e vazhdimit të jetës pa e ditur kurrë shkakun e vdekjes së vajzës më bëri që t’i futem kësaj rruge”.

Konvulsionet e vërejtura në regjistrimet me video së bashku me rezultatet e autopsisë, mund të kontribuojnë që mjekët të mësojnë më shumë dhe ndoshta të dalin me një mënyrë për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

“A ka diçka që mund të studiojmë nga mostrat e autopsisë për të identifikuar çrregullimet tek ata fëmijë? Rezultatet mund të ndihmojnë për të kuptuar shkaqet dhe identifikuar fëmijët që rrezikohen. Kamerat për bebet kanë shërbyer si një provë e rëndësishme për hulumtimet”, thotë zonja Gould.

Përdorimi në masë të gjerë i kamerave në dhomat e gjumit të fëmijëve ka ofruar një fije shprese mbi zbulimin e shkaqeve të asaj që njihet si sindromi i vdekjes së menjëhershme dhe të papritur të fëmijëve.

voa

Ekspertët: Mamografia të fillojë në moshën 40 vjeçare

MamografiaEkspertët në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë që gratë të kontrollohen një herë në dy vjet për kancerin e gjirit, duke filluar nga mosha 40 vjeçare. Rekomandimi u bë nga Grupi i Punës për Shërbimet Parandaluese, një grup ekspertësh të pavarur të fushës së mjekësisë nga mbarë Shtetet e Bashkuara që bën rekomandime për shërbimet klinike parandaluese. Ky grup pune me ndikim në mjekësi thotë se ekzaminimi i hershëm synon të trajtojë dy probleme në rritje, shtimin e rasteve të kancerit të gjirit tek gratë nën moshën 40 vjeçare dhe shkallën e lartë të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit tek gratë me ngjyrë.

 

 

Një ekip ekspertësh amerikanë të fushës së mjekësisë rekomandon se kontrolli i grave për kancer gjiri duhet të fillojë në moshën 40 vjeçare, duke u bërë rregullisht një herë në dy vjet.

Rekomandimi i mëparshëm ishte që mamografia të bëhej një herë në dy vjet për moshat nga 50 në 74 vjeç.Ndërsa përmirësohet trajtimi, shkalla e vdekjeve nga kanceri i gjirit ka pësuar rënie. Në Shtetet e Bashkuara rreth 240,000 raste diagnostikohen çdo vit dhe rreth 43,000 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit.

Dr. John Wong me Universitetin Tufts është nënkryetar i grupit të punës që bëri rekomandimet. Ai thotë se kontrolli i hershëm është nxitur nga rritja e numrit të grave nën moshën 40 vjeç që preken nga kanceri i gjirit. Që nga viti 2015, numri i rasteve është rritur me 2% në vit. Mamogramet do të ndihmojnë në trajtimin e një tjetër çështje të rëndësishme. Shkalla e vdekjes nga kanceri është 40% më e lartë tek gratë me ngjyrë, të cilat preken nga forma më agresive të sëmundjes në moshë më të re.

“Gratë me ngjyrë preken më shpesh nga forma më agresive e kancerit në moshë më të re. Në bazë të modeleve shkencore specifike për to, rekomandojmë fillimin e mamografisë në moshën 40 vjeçare. Ky është hapi i parë i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për të ulur rastet”, thotë zoti Wong.
Ai thekson rëndësinë e trajtimit të duhur dhe sa më shpejt të jetë e mundur për gratë me ngjyrë që diagnostikohen me kancer.

“Ekzistojnë studime të përshtatshme që sugjerojnë trajtime efikase për të ulur shkallën e vdekshmërisë. Presim dhe kërkime shtesë për të hedhur dritë lidhur me shkallën e lartë të vdekshmërisë dhe se si mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.

Këshillat e reja nuk vlejnë për gratë që kanë patur kancer gjiri ose ato me rrezikshmëri të lartë për arsye gjenetike. Në këtë listë përfshihen edhe gratë që kanë patur terapi të theksuar rrezatimi në gjoks në moshë të re. Mamografia nuk funksionon aq mirë për gratë me inde të dendura të gjoksit, por megjithatë zoti Wong rekomandon kontrollin.

“Gratë me inde të dendura në gjoks kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe mamografia nuk funksionon aq mirë tek ky grup. Ndaj nevojiten kërkime shtesë për të kuptuar nëse duhen metoda të tjera ekzaminimi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të lartë nga kanceri i gjirit dhe zbulimin e kancerit të gjirit në një fazë më të hershme, që mund të trajtohet”, thotë zoti Wong.

Ekspertët thonë se ekzistojnë pikëpyetje mbi përfitimet që mund të sjellë mamografia për gratë mbi 75 vjeç. Në raste të rralla studimet përfshijnë kategorinë e grave mbi moshën 75 vjeç. Ekipi i ekspertëve po bën thirrje për më shumë hulumtime.

voa

OBSH: Gripi i shpendëve mund të infektojë bagëtitë në vende të tjera

obshNjë zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi të martën mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë.

 

Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.

“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë Wenqing Zhang, e cila drejton programin global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Virusi H5N1 është i përhapur në mesin e shpendëve të egër në Shtetet e Bashkuara dhe në disa raste është përhapur edhe tek pulat dhe macet, por deri tani në raste të rralla tek lopët.

Zoti Zhang tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara e konsideron të ulët rrezikun që paraqet virusi tek shëndeti publik, por bëri thirrje për kujdes, sidomos për punonjësit e fermave. Ndërsa mendohet se virusi mund të mos përhapet përmes qumështit, zonja Zhang përsëriti këshillat e OBSH-së për konsumuar vetëm qumësht të valuar.

I pyetur për të vlerësuar transparencën amerikane për infektimin e fermave të lopëve, zonja Zhang tha se agjencia ishte informuar rregullisht ndërsa vlerësoi vendimin për të ndarë menjëherë sekuencën gjenetike të virusit.

voa

A bëhesh i varur prej kafesë?

kafeKafeja është një substancë që të jep kënaqësi, të nxjerr gjumin dhe i bashkon njerëzit në një tryezë. Por kofeina që përmban kafeja është droga më e preferuar me efekt psikoaktiv.

 

Një filxhankur zgjohesh në mëngjes. Një takim me kolege e kolegë apo miq. Kafeja të shlodh, të jep energji dhe shërben si një komponent social. Shkurt: Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog dhe autor i librit “E vërteta për drogën tonë”.

Shumë studime arrijnë pikërisht në ktë konkluzion, se përse çrregullimi nga konsumi i kofeinës (caffeine use disorder) ndërkohë është një diagnozë e njohur nga mjekësia.

Eshtë e mundur, që konsumi vitet e ardhshme do të bjerë, sepse ndryshimi i klimës po kërcënon prodhimin e kafesë dhe kultivimin duke bërë që çmimet të rriten. Deri tani tendenca megjithatë po shkon në një drjetim tjetër.

Në Luksemburg në vitin 2023 është pirë më shumë kafe se kudo tjetër me një sasi prej 8,5 për person. Në Gjermani kuota ka qenë 4,8 kg për frymë dhe në Brazil 4,5 kg.

 

Çfarë përmban kafeja dhe cili është efekti i kofeinës në organizëm?

15 deri në 30 minuta pas ngllënjkës së parë të kafesë kofeina që ajo përmban ka arritur në tru. “Atje ajo lidhet me receptorët e adenozinës”, thotë Schleh.

Adenozina bllokon çlirimin e hormoneve gjallëruese si dopamin ose noradrenalin. “Adenozin luan rolin e një ninulle në tru. Ne ndihemi të lodhur dhe të përgjumur”, shpjegon Schleh.

Kofeina bllokon receptorët e adenozinës dhe kësisoj e zëvendëson atë. Efekti qetësues dhe përgjumës i molekulës sinjalizuese deaktivizohet. Thënë ndryshe: Kush pi kafe, rri zgjuar.

“Kafeja nxit qarkullimin e gjakut dhe të bën më aktiv e të jep energji duke u të bërë kësisoj edhe më efikas”, thotë Schleh për efektet e bukura të pirjes së kafesë.

 

Kur bëhet fjalë për varësi nga kafeja?

Kofeina është droga psikoaktive më e konsumuar në botë, thuhet në një analizë përmbledhëse të revistës Psychopharmacology.

Si shumë substanca psikoaktive edhe kafeja rrit çlirimin e dopaminës. Dopamina ka efekt pozitiv e nxit trupin dhe për këtë arësye njihet edhe si hormoni i lumturisë. Adenozina e pengon çlirimin e dopaminës, sapo ajo lidhet me receptorët. Nëse ato pushtohen nga kofeina, hormoni lumturisë mbetet i pafrenuar në nivel të lartë.

Por kjo ka edhe pasoja në organizëm: “Nëse pini shumë kafe, krijohen receptorë të mëtejshëm adenozine”, thotë Schleh. Kjo do të thotë: Nëse nuk merr më kafe, adenozina papritur ka shumë receptorë lidhës. Pasoja janë lodhje e madhe dhe gjendje e acaruar. Këto janë simptomat e mungesës së kofeinës. Të tjera simptoma janë: dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, lodhje, gjendje dëshpërimi.

“Ndjenja e bukur e shlodhjes gjatë pirjes së kafesë së mëngjesit vjen edhe sepse ne me këtë zbehim simptomat tona të tërheqjes së kofeinës”, thotë Schleh.

 

Eshtë kafeja e shëndetshme apo jo?

Edhe pse kofeina në kafe ka potencialin të të bëjë të varur, një konsum i moderuar i kafesë nuk e dëmton një organizëm të shëndetetshëm tek të rriturit. “Doza është ajo që krijon helmin”, thotë toksikologu Schleh.

Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimeve (EFSA) rekomandon një sasi kofeine prej 400 mg të shpërndarë gjatë ditës. Kjo i përgjigjet në varësi të madhësisë nga dy filaxhana deri në pesë në ditë. Gjatë shtatëzanisë gratë nuk duhet ta tejkalojnë sasinë e 200 mg kofeinë në ditë.

Brenda normës kafeja ka edhe efekt pozitiv për shëndetin, rrallëherë ajo lidhet me diabetin tip 2, me sëmundjet e zemrës, kancerin e mitrës apo të melçisë, parkinsonin apo depresionet.

Kush shfaq simptoma të tilla si dridhjeje, djersitjeje apo gjendjeje depresive prrej mungesës së kafesë, ndër të tjera mund të vuajë nga varësia prej kofeinës. Meqënëse prej shumë kohësh nuk njihej kofeina si lëndë që të bën të varur, të prekurit nga këto simptoma shpesh nuk merren seriozisht.

Carsten Schleh rekomandon të gjithë, që e tejkalojnë normën e këshilluar ditore të kofeinës, që ta pakësojnë sasinë e kafesë gradualisht. “Kofeina është një drogë e padëmshme.”

dw

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin! Çfarë e shkakton dhe si diagnostikohet

AutizmiDita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

 

Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç.

 

Çfarë e shkakton autizmin? Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk ka të dhëna që autizmi shkaktohet nga diçka që prindërit kanë apo nuk kanë bërë para apo gjatë shtatzënisë, apo ndërsa kujdesen për fëmijën e tyre.

 

Si diagnostikohet autizimi? Diagnoza e autizmit bazohet në sjelljet e fëmijës. Aktualisht, nuk ka ndonjë test mjekësor (për shembull analizë gjaku, rreze x etj.) që do të ndihmonte në diagnostikimin e autizmit. Mjekët mund të këshillojnë teste gjenetike për të gjetur një shkak gjenetik, si dhe mund të rekomandojnë teste apo studime të tjera që ndihmojnë në përcaktimin e kushteve të tjera shëndetësore të cilat mund të jenë të pranishme.

Kur profesionistët konstatojnë se fëmija ka autizëm apo diagnoza të lidhura me të, problemet vlerësohen në tri hapësira: ndërveprimi social, komunikimi dhe sjelljet/interesat jo të zakonshme.

 

Ndërveprimi social: Fëmijët me autizëm shpesh kanë vështirësi në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve sociale. Krahasuar me fëmijët që zhvillohen normalisht, ata të diagnostikuar me autizëm mund ta kenë më të vështirë të vendosin dhe mbajnë kontakt me sy, të përgjigjen kur u flitet në emër, të luajnë lojëra të tilla si kukafshehti, apo të përfshijnë fëmijë të tjerë në lojë. Ata mund të pëlqejnë të jenë me prindërit apo të përfshihen në lojëra aktive, por shfaqin më pak interes dhe reagim krahasuar me fëmijët e tjerë me zhvillim normal.

Komunikimi: Fëmijët me autizëm janë përgjithësisht më të ngadaltë në përdorimin e fjalëve apo frazave të thjeshta që janë normale për atë moshë. Gjithashtu, ata kanë më pak të ngjarë të përdorin gjeste të zakonshme të tilla si të kërkuarit e diçkaje, apo të drejtojnë vëmendjen e dikujt drejt një pamje apo tingulli. Disa fëmijë mund të kenë një zhvillim gjuhësor në kohën e duhur, por mund të shfaqin kthim pas apo humbje të aftësive të komunikimit rreth moshës 18-24 muaj. Kjo humbje e aftësive mund të përfshijë ulje të interesave sociale, sikurse edhe humbje të fjalëve apo frazave të cilat i kanë përdorur më parë. Fëmijët që kanë zhvillim të gjuhës mund të shfaqin modele jo të zakonshme të të folurit, të tilla si përsëritja apo bërja jehonë e frazave që dëgjojnë nga të tjerët apo nga televizori. Ata mund të kërkojnë gjëra që dëshirojnë por e kanë shumë të vështirë të mbajnë një bisedë të thjeshtë.

Sjelljet dhe interesat: Fëmijët me autizëm përgjithësisht shfaqin një shkallë më të kufizuar lojërash krahasuar me moshatarët e tyre, dhe shfaqin më tepër sjellje përsëritëse; për shembull, ata mund të fokusohen më tepër në rreshtimin e objekteve sesa në ushqimin e një kukulle apo arushi. Gjithashtu, ata mund të jenë të interesuar për disa objekte të caktuara apo të këmbëngulin në ndjekjen e rutinave të caktuara, apo mund të përsërisin lëvizje specifike si përplasja e duarve, hedhja apo lëvizja para-mbrapa.

Koha: Përveç shfaqjes së diferencave zhvillimore në tri hapësirat e mësipërme, fëmijët me autizëm i shfaqin këto modele përpara moshës trevjeçare.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

tch

Të jetosh me vetminë dhe traumën e kancerit të pashërueshëm

VeronikaNjë diagnozë kanceri të pashërueshëm, e përmbys jetën e një njeriu. Një gjë e tillë i ndodhi Veronika Lukasovës, një fotografe, pedagoge, artiste në Britani. Historia e saj është ajo e një gruaje që ka çdo arsye për ta shijuar jetën: Familje, karrierë të suksesshme, por me diagnozën që mori, jeta është pikërisht ajo ku nuk mund t’i mbajë shpresat. Megjithatë Veronica po e kthen betejën e saj me kancerin në një libër të hapur. Ajo po përgatit një botim me mbështetjen e një fondacioni që është kthyer në oazin e saj.

 

Veronika Lukasova është fotografe, pedagoge dhe artiste. Ajo po shkruan një libër ku përshkruan se ç’do të thotë të jetosh me kancer të pashërueshëm. Veronika është nga Republika Çeke, dhe u njoh me bashkëshortin e saj anglez, kur punonin në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni. Ata kanë një djalë 10 vjeç, Vigo dhe jetojnë në Angli.

Në shkurt 2021, Veronika pati probleme me stomakun dhe u konsultua me mjekun. Analizat e gjakut treguan praninë e një tumori. Katër muaj më pas, ajo u diagnostikua me një kancer të rrallë pseudomiksoma peritonei, ose PMP që rritet ngadalë dhe që shpesh fillon në apendicit por edhe në organe të tjera si zorra e trashë dhe vezoret.

Në gusht 2021, Veronika bëri një operacion ku hoqi pjesërisht ose tërësisht shtatë organet e brendshme.

Megjithë gjendjen e saj të rëndë me rrezik për jetën, ajo nuk kishte mbështetjen e duhur për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19.

“Ishte vërtet e vështirë ta pranoja, sepse ndjehesha e shëndetshme. Bëja fiskulturë, isha plotësisht e angazhuar. Por fillova të humbas peshë dhe vura re një farë fryrjeje të stomakut. Nuk e imagjinoja dot se si do të kaloja nga një person i shëndetshëm në një kolaps të plotë, sepse operacioni ishte brutal, pasi heqin aq shumë organe dhe është si të bësh disa operacione në një. Të gjitha këto ia kam shpjeguar edhe djalit. Çfarë do të ndodhë? Dhe e gjitha ndodhi gjatë izolimit, kështu që ata nuk mund të hynin me mua në spital”, kujton ajo.

Ajo pati komplikacione pas operacionit, mpiksje gjaku në mushkëri dhe një infeksion bakterial, që do të thoshte se kishte nevojë për transfuzion gjaku.

Sipas onkologëve, duke qenë se se ky lloj kanceri rritet kaq ngadalë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që e kanë për vite me radhë.

Në shtator të vitit të kaluar, mjekët i thanë Veronikës se kanceri po rikthehej dhe ishte i pashërueshëm.

 

Ajo po përfundon një libër për të përshkruar historinë e saj me kancerin. Libri përfshin ilustrime artistike, disa prej të cilave janë frymëzuar nga piktori i njohur flamand, Jan Van Eyck.

Titulli i librit të saj “Qengji i vërtetë mistik” është një huazim i nga një nga pikturat e tij të famshme, “Adhurimi i Qengjit Mistik”, ose shkurt “Qengji mistik”.

Për Veronikën, libri është kthyer në një mision. Ajo po dobësohet e keqësohet për ditë, por për më keq i duhet të përballet me diçka edhe më të vështirë: si do t’ia thotë të birit lajmin që gjasat janë që nuk do të mbijetojë.

“U zhyta në dëshpërim dhe depresion. Si mund të funksionoja? Përgatita listën e muzikës për funeralin. Fillova të shkruaj një fjalim që të lexohej atje, një letër dashurie për djalin tim. Është gjëja më e vështirë. Nuk e dimë se sa do të jetoj. Ai e di që kanceri është kthyer, por nuk mendoj se e kupton që mund të mos jem më këtu”, shpjegon ajo.

Veronika shkon shpesh në ambjentet e qendrës Maggie’s ku mirëpriten të gjithë ata që jetojnë me kancer, web only: pa u trazuar nga ajo që thonë të tjerët, marrin këshilla për për trajtimin e tyre dhe mbështetje praktike për familjet dhe veten e tyre. Veronika thotë se ky vend është shndërruar në oazin e saj.

Victoria Curran drejton qendrën Maggie’s në spitalin Shën Bartolomeu në qytetin e Londrës. Ajo thotë se këto qendra u ofrojnë pacientëve një hapësirë aq të nevojshme mbrojtëse.

“Kur merr një diagnozë të tillë, humbet aq shumë kontroll. Të thonë të tjerët ku duhet të shkosh, në çfarë ore janë takimet. Të gjesh diçka që dëshiron të bësh për veten, të jep forcë dhe mbështetje. Dhe ne i ndihmojmë pacientët ta gjejnë një gjë të tillë”.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin parashikon se deri në vitin 2050 do të ketë mbi 35 milionë raste të reja të kancerit në gjithë botën. Agjencia, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se kjo shënon një rritje prej 77%, nga 20 milionë rastet e regjistruara në vitin 2022.

Në të gjithë botën, kriza e kostos së jetesës ka frenuar më tej aftësinë e shumë njerëzve për qasje të shpejtë në trajtim. Një prirje që qendra Maggie’s e ka vënë re.

Zonja Curran thotë se organizata të tilla mund të ndihmojnë pacientët të kenë rezultate më të mira.

“Shohim njerëz që mund të kenë pasur më të vështirë për t’u diagnostikuar ose u është dashur të presin më gjatë për trajtim. Nëse vijnë tek ne më herët, ka shumë gjëra që ,und të bëjmë për t’i përgatitur për trajtim”, thotë ajo.

Në një dëshmi të ndihmës së kësaj qendre, Veronika thotë se libri i saj është realizuar falë vizitave tek Maggie’s dhe synon që disa nga të ardhurat nga botimi të shkojnë për bamirësi.

“Ishte diçka që transformoi jetën time dhe desha të bëj diçka jo vetëm për njerëzit me të njëjtin lloj kanceri, por për të gjithë ata me kancer ose që po kalojnë diçka kaq të rëndë në jetën e tyre”, thotë Veronika.

voa

 

Kolla akute nga e ftohura, mjalti më mirë se antibiotikët

mjaltaNjë udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër.

 

Sipas këtij udhëzimi të cilit i referohet AgroWeb, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.

Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5 vjeçare.

Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore.

Sipas tyre, antibiotikët duhen përdorur vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme dhe rreziqet e komplikacioneve serioze janë të larta.

Një udhëzim i tillë i është shpërndarë edhe autoriteteve spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrojnë një qasje të re të trajtimit të këtij problemi nga mjekët.

 

Çfarë është kolla akute?

Bëhet fjalë për një kollë që zgjat për një periudhë të caktuar kohe, pra për disa ditë ose javë.

Kolla akute shfaqet si pasojë e një infeksioni në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës ose gripit por edhe broshnitit akut, i cili është një infeksion i përkohshëm viral.

 

Përse nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve

Antibiotikët mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve që shkaktohen nga bakteret. Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga viruset. Këto të fundit nuk reagojnë ndaj përdorimit të antibiotikëve.

Sipas ekspertëve britanikë, kur antibiotikët përdoren kundër kollës akute, ato nuk bëjnë ndonjë ndryshim as në simptoma as tek infeksioni.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm kur infeksioni është bakterial por shumë rrallë tek njerëzit që kanë një imunitet të dobët.

Ky kufizim në përdorim është i nevojshëm për faktin se bakteret po bëhen më rezistentë ndaj antibiotikëve që do të thotë se këto të fundit nuk funksionojnë si më parë.

Sipas studiuesve britanikë, mjalti ndihmon në largimin e kollës në mënyrë shumë të shëndetshme.

Atë mund ta përdorni në çaj duke e shoqëruar me lëng limoni ose të konsumoni nga një lugë çaji mjaltë sa herë që të keni kollë.

AgroWeb

Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer

AlcajmerMedicare Alzheimer Brain Scans

 

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që të kryejnë një test të thjeshtë gjaku për të zbuluar fazat e hershme të sëmundjes (Alcajmer) Alzheimer, rezultate të cilat sipas tyre, janë po aq të sakta sa skanimi i trurit. Ky është përfundimi i një studimi 8-vjeçar nga shkencëtarët në SHBA, Kanada dhe Evropë.

 

Imran Sherwani është fitues i medaljes së artë të Lojrave Olimpike. Sportisti i lojës hokey përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në lojërat e Seulit në vitin 1988.

Familja e Sherwanit thotë se ai filloi të shfaqte shenjat e para të demencës në moshën 54-vjeçare, por simptomat e tij nuk u diagnostikuan deri në vitin 2019, katër vite më vonë.

Familja e tij shpreson që njerëzit të kenë mundësinë që të diagnostikohen herët, falë një testi gjaku për të cilin një studim i ri thotë se mund të zbulojë fazat e hershme të sëmundjes Alcajmer me të njëjtën saktësi sa skanimi i trurit.

Hulumtuesit thonë se ky test i lejon shkencëtarët që t’i kategorizojnë pacientët si ‘të mundshëm’, ‘të ndërmjetëm’ ose ‘të pamundur’ lidhur me

sëmundjen e Alcajmerit, duke identifikuar një proteinë në gjak që tregon ndryshime biologjike në tru që lidhen me sëmundjen.

Ilaçet e reja si ‘aducanumab’ dhe ‘lecanemab’, të miratuara nga rregullatori amerikan, tregojnë se ato ndihmojnë në ngadalësimin e sëmundjes Alcajmer. Asnjëri nga ilaçet nuk është në tregun britanik por do të vlerësohen më vonë këtë vit.

Zac, djali i zotit Sherwani, thotë se familja ishte e pafuqishme teksa theksoheshin simptomat e babait të tij, por nuk dinin si ta ndihmonin atë.

“E dinim që diçka nuk shkonte, por nuk kishim një diagnozë. Është e vështirë ta shohësh zbehjen e babait tënd, që nuk është në gjendje të bëjë gjërat që ka bërë më parë dhe të mos kesh një përgjigje. Është shumë e vështirë”, thotë Zac Sherwani.

Kur babai i tij u diagnostikua, Zac përshpejtoi martesën për t’u siguruar që i ati të ishte i pranishëm. Ai thotë se testi i gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm.

“Testi do t’i ndihmojë njerëzit që të planifikojnë, diçka që familja jonë nuk e përjetoi për katër vite. Një arritje e madhe”, thotë Zac.

Në studimin tetëvjeçar u përfshinë 700 pacientë në tre grupe ndërkombëtare.

Organizata bamirëse për hulumtimet “Alzheimer’s Research UK” thotë se nivelet e një proteine të quajtur p-tau217 në gjakun e pjesëmarrësve në studim pasqyronte nivelet e proteinave amiloid dhe tau që shihen në skanimet e trurit dhe nga kampionet e palcës së kurrizit tek pacientët me Alcajmer.

Dr. Susan Kohlhass, e cila drejton hulumtimet, thotë se janë të paktë pacientët që kanë qasje tek skanimet dhe analizat e palcës së kurrizit.

“Vetëm 2% e pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë qasje tek këto teste, ndaj, nëse jemi në gjendje t’i zëvendësojmë ato me teste gjaku që janë më të disponueshme dhe më të sakta, atëherë mund të sigurohemi që pacientët në nevojë mund të marrin atë trajtim sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Dr. Kohlhaas.

Profesori David Curtis nga Instituti i Gjenetikës me Kolegjin Universitar të Londrës thotë se nëse është i suksesshëm, testi mund të përdoret për t’i kontrolluar pacientët si një masë parandaluese.

Hulumtuesit thonë se nevojitet një studim më i thellë për testet e gjakut që kryhen çdo ditë nëpër sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën, përpara se të merret një miratim nga organet rregullatore, çka pritet të zgjasë deri në pesë vite.

voa