Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

KE, më 21 tetor miratimi i paketës së zgjerimit

Margaritis_SchinasShtatë ndër 28 anëtarët e Kolegjit të Komisionerëve të BE-së do të jenë në Spanjë të mërkurën e ardhshme, më 21 tetor, ku, pas shtyrjes fillestare, pritet miratimi i paketës së zgjerimit.

Gjithçka pritet të bëhet në mbledhjen e radhës, që do të mbahet menjëherë pas samitit europian që do të ketë në fokus mbrojtjen e kufijve, refugjatët dhe Turqinë, një vend kandidat që përmendet më së shumti si preteksti kryesor për shtyrjen e mëtejshme të datës së publikimit.

As këtë të premte, kryezëdhënësi i Komisionit Europian nuk ishte në gjendje të jepte një datë të qartë për publikimin zyrtar të raporteve vjetore të progresit për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit me BE-në.

“Komisioni publikon raportet e zgjerimit rreth kësaj periudhe të vitit dhe i publikon ato në momentin kur sigurohet se, me miratimin dhe paraqitjen e tyre, merret vëmendja e plotë e medias dhe publikut, siç e meritojnë këto raporte. Kështu që presidenti do ta gjykojë këtë moment bazuar mbi këtë kriter dhe më pas, ju do të informoheni sipas rrethanave”, ka deklaruar Margaritis Schinas.

Pjesëmarrja në kongresin statutor të partive të djathta europiane konfirmohet zyrtarisht për presidentin luksemburgas Jean-Clade Juncker, komisionerin austriak për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, komisioneren bullgare Kristalina Georgieva, finlandezin Jyrki Katainen, letonezin Valdis Dombrovskis, hungarezin Tibor Navracsics, ndërkohë që edhe portugezi socialist Carlos Moedas ndodhet në Madrid ato ditë, por jo për takimin e PPE-së.

Pas dy javësh, Kolegji mban në Strazburg mbledhjen e fundit të tetorit, por zgjerimi diskutohet për t’u përfshirë në axhendën e mbledhjes së radhës në Bruksel, më 4 nëntor.

/ Top Channel

Marrëveshja me CEZ-in, KLSH: Dëmi 479 milion euro

Në Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit bën kallzim në Prokurori për ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka. Ministri: Pretendimet e KLSH-së pa argumenta financiar dhe ligjor. Janë njësoj si të PD-së

Kontrolli i larte i shtetitNë Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se Shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milion eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi cek Cez, i cili ishte pronar i 76 përqind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes. Për këtë cështje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë denoncim në Prokurori ndaj ministrit të Energjitikës Damian GJiknuri. Ky i hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga KLSH-ja, të cilat sipas tij nuk janë mbështetur në asnjë argument financiar apo ligjor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se “referuar përmbajtjes së Marrëveshjes për Zgjidhjen me Mirëkuptim, të nënshkruar më datë 23.06.2014, nga Grupi i Punës i kryesuar nga Ministri Gjiknuri, evidentohen fare qartë elementët e një marrëveshjeje tërësisht të pabarabartë dhe jo në proporcion me pretendimet e deriatëhershme të Shtetit Shqiptar ndaj CEZ a.s”. Sipas KLSH-së, janë tre momente që kanë shkaktuar  dëmet e mëdha financiare. E para, lidhet me shumën prej 95 milion eurosh paguar grupit Cez në këmbim të heqjes dorë nga paketa e vet e aksioneve në operatorin e sistemit shqiptar të shpërndarjes së energjisë. Kjo vlerë, sipas ekspertëve të KLSH-së, është “e pabazuar në dokumentacion financiar për përdorimin e kredive dhe huave dytësore, apo njohje të drejtash nga CEZ Shpërndarje sh.a”.

Por ministri Gjiknuri deklaroi mbrëmë se “vlera e konkluduar nga Qeveria Shqiptare si detyrim ndaj palës çeke, përfaqëson detyrime të pastra kontraktuale. Ato janë të njohura dhe të provuara mbi bazën e kontratave të kredive apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, si dhe të faturave të cilat janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje sh.a. Fatura që kanë vazhduar të paguhen edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 Janar 2013”.

Një pikë e dytë e ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka të bëjë me detyrimet që CEZ-i kishte ndaj të tretëve e që rezulton të jetë 325 milion euro. Kjo vlerës sipas KLSH-së, është “diferenca midis detyrimeve afat-shkurtra të njohura dhe të drejtave afat-shkurtra të njohura (mungesa në kapitalin qarkullues) të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, sipas pasqyrave financiare të shoqërisë, vlerë që përfshin edhe detyrimet për faturat e blerjes së energjisë dhe tarifave të transmetimit ndaj KESH dhe OST, të akumuluara gjatë administrimit të CEZ a.s, në një nivel 41,198,699,479 lekë bashkë me interesat ose 294 milionë euro”.

Por edhe për këtë pikë, ministri Gjiknuri jep një tjetër shpjegim. “Ky pretendim vjen në shpërfillje të plotë të vet pasqyrave financiare  të cilave i referohet auditi – nënvizon ministri – Detyrimi total i CEZ Shpërndarje ndaj KESH dhe OST, i kontabilizuar dhe i çertifikuar nga auditi BDO vlerësohet në një vlerë prej 29 miliardë lekë pa penalitete. Ndërkohë, po t’i zbresësh rreth 10 miliardë lekë detyrime që i kishin institucionet shtetërore CEZ-it, duke aplikuar formulën e vetëgjyqësisë financiare të akorduar nga ish qeveria Berisha si rezultat i marrëveshjes miqësore  të vitit 2012,  e zbret vlerën e mbetur pa kamatë vonesë në 19 miliard lekë ose rreth 130 milion euro. Ndërkohë, në raportin e KLSH fshihet me dashje vlera e të ardhurave të arkëtueshme të CEZ-it me rreth 70 miliard lekë  ose 500 milion euro pa kamatë vonesa dhe që kalon në favor të palës shqiptare me anë të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi zoti Gjiknuri.

Cështja e tretë që ngrihet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të bëjë me “vlerën 32 milionë euro, për zhvlerësimin e vlerës së tregut të 24% të aksioneve të shtetit në CEZ Shpërndarje sh.a.” Sipas KLSH-së “mos pretendimi i diferencës ndërmjet vlerës së aksioneve të Qeverisë Shqiptare gjatë privatizimit (CEZ a.s, ka paguar 102 milionë euro për të kontrolluar 76% të paketës së operatorit të shpërndarjes, moment kur vlera e 24% të aksioneve të Shtetit Shqiptar  ishte 32 milionë euro) dhe vlerës zero të aksioneve të saj më 21 janar 2013, shoqërisë i është shkaktuar një dëm që do rëndojë gjendjen financiare të shoqërisë në një periudhë afatmesme”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Qëndrimi i ministrit Gjiknuri lidhur me këtë pikë është se sipas tij bëhet fjalë për “një pretendim të pavend”. Ai shpjegoi se “pikërisht për faktin se shoqëria CEZ Shpërndarje sh.a. sipas edhe vleresimeve të auditeve të pavaruar kishte një vlerë tregtare negative, sipas kushteve të Marrëveshjes së Zgjidhjes me Mirëkuptim, aksionet e shoqërise CEZ Shpërndarje dhe asetet e saj, i kalojnë falas shtetit shqiptar. Pra, duke mos njohur pretendimin e CEZ a.s për vleren fillestare të privatizimit, të paguar prej tyre prej 102 milion euro si dhe vlerën prej 24 miliard lekë e aseteve të shoqërisë të reflektuara edhe në raportet e auditit”.

Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e ministrit të Energjitikës dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, zoti Gjiknuri tha se “raporti konfirmon se Kontrolli i Lartë i Shtetit është vënë në shërbim të mazhorancës së djeshme që e propozoi drejtuesin e këtij institucioni. Ky i fundit po i kthen kështu haraçin propozuesit të djeshëm, ndërsa raporti përbën veçse një riprodhim të shëmtuar të akuzave të Partisë Demokratike ndaj qeverisë qeverisë shqiptare”.

Për marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe CEZ-it opozita ka disa javë që po kërkon një hetim ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si skandalin më të madh të korrupsionit. Nga ana e tij ministri Gjiknuri u shpreh mbrëmë se “qeveria po përgatit të gjithë dosjen e plotë të cilën do tia vërë në dispozicion organit të akuzës me synim zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive që kanë patur drejtuesit më të lartë të shtetit dhe institucionet përkatëse, me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në katrahurën që shkaktuan në sektorin energjitik që nga momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes. Gjithashtu, qeveria inkurajon organin e akuzës që të marrë edhe asistencë ndërkombëtare për ti shkuar kësaj çështjeje deri në fund”. (voa)

Arta Dade: E vështirë që Shqipëria sivjet të ketë shansin për hapjen e negociatave me BE

Pas takimeve në Berlin të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë, kryetarja e këtij komisioni Arta Dade flet për DW mbi marrëdhëniet dy palëshe, reformat, bashkëpunimin në rajon dhe çështjen e refugjatëve.

Arta DadeDW: Të hënën dhe të martën në krye të një delegacioni të Komisionit Parlametar për Politikën e Jashtme qëndruat në Gjermani, ku zhvilluat takime me homologun tuaj në parlamentin gjerman dhe me anëtarë të tjerë të lartë të Bundestagut. Ç’të re solli kjo vizitë, cilat ishin rezultatet e takimeve?

Arta Dade: Ishte një rast i shkëlqyer për Komisionin për Politikë të Jashtme të pritej në një takim pune nga Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Dr .Norbert Rëttgen për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë, bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Peröndimor, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, sfidat e fundit të sigurisë në lindje të BE, por edhe çeshtjen e refugjatëve nga zonat e konfliktit dhe problemin e azilkërkuesve nga Shqipëria. Për herë të parë patëm një takim me anëtarë të niveleve të larta të Bundestagut dhe mendoj që ky duhet të pasohet nga takime të tjera të institucionalizuara jo vetëm mes komisioneve për politikë të jashtme, por edhe mes komisioneve të tjera respektive. Bashkëpunimi parlamentar është shumë i rëndësishëm, edhe për faktin që deputetët sjellin sensibilitetet e qytetarëve, që përfaqesojnë dhe të opinionit publik, por edhe diskutimet bëhen në frymën e transparencës së plotë dhe larg sofistikimit diplomatik. Eshtë lehtësisht e kuptueshme që autoritetet gjermane vlerësojnë ecurinë e reformave në Shqipëri dhe arritjet në këtë drejtim. Ata njohin rolin e rëndësishëm, që Shqipëria luan në rajon dhe kërkohet që ne të vazhdojmë ta luajmë këtë rol konstruktiv dhe bashkëpunues larg skemave të vjetra të ekstremizmit, që prej vitesh ne i kemi refuzuar duke parë drejt së ardhmes së përbashket të rajonit tonë. Ne vlerësojmë rolin e Gjermanisë në vazhdimësi për konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri, mbështetjen për proceset integruese, si edhe nismën e fundit të Kancelares Merkel lidhur me procesin e Berlinit, gjë e cila mban të hapur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe nxit qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bashkepunojnë jo vetëm në nivele politike, por më së pari në projekte ekonomike madhore.

Cilat janë aktualisht prioritetet e marrëdhënieve dypalëshe?

Ka disnivel midis bashkëpunimit në nivele politike, i cili mund të thuhet është i shkëlqyer e që kulmon me vizitën e Kancelares Merkel dhe bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Ka hapësira për më shumë prezencë të bizneseve dhe kapitalit gjerman në Shqipëri.

Arta Dade delegacioni

Delegacioni shqiptar në bisedë me të ngarkuarin për Evropën Qendrore dhe Lindore në zyrën e kancelares Merkel, Joachim Bertele

Në procesin e integrimit evropian Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave, në sektorin e drejtësisë, luftimi i korrupsionit, i krimit të organizuar, dekriminalizimi i politikës? Kemi në moment aferën e CEZ-it. Ku ndodhet Shqipëria në përmbushjen e këtyre kritereve dhe si vlerësohet ecuria e a saj në këto reforma?

Autoritetet që ne takuam, vlerësojnë përpjekjet në kryerjen e reformave për shmangien e informalitetit apo reforma në fushën e energjisë. Reforma në drejtesi padyshim që përbën sfidën më të madhe edhe si reformë në një sektor tejet të veshtirë, që mund të konsiderohet një nga elementet kryesore të instalimit të kulturës së pandeshkueshmerisë në çështjet e korrupsionit apo abuzivizmit me pushtetin. Ka gatishmëri nga partnerët për mbështetje me ekpertizë. Bashkëpunimi maxhorancë – opozitë për këtë reformë është i mirëpritur si domosdoshmëri që kjo reformë të jetë konsensuale dhe të ketë efekte afatgjata, por edhe rezultate të shpejta pozitive për të ndryshuar rrënjësisht perceptimin e shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombetarë, por më së pari të krijojë besueshmeri te qytetarët se çështjet e tyre zgjidhen përmes gjykatave profesioniste dhe të pakorruptuara.

Lidhur me të ashtuquajturën dekriminalizim të politikes kjo është një çështje më e gjërë se sa thjesht përfshirja apo mospërfshirja në listat partiake për Kuvendin e Shqipërisë të elementeve me rekorde kriminale dhe kjo padyshim është gjë e lehtë për t‘u përmbushur me shpresë se vullneti politik nga të gjitha partitë ekziston.

Në dhjetor do të jetë samiti i BE. Si vlerësohet perpektiva e hapjes së negociatave për pranim?

Axhenda jonë europiane pa asnjë mëdyshje vazhdon të mbetet gur kilometrik në ecurinë e reformave, të cilat janë të domosdoshme jo thjesht se kërkohen nga BE, por sepse ato krijojnë kushte më të mira për rritjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve për ta ndjerë Europën këtu e për të mbajturg jallë shpresën se ky vend ka perspektivën e anëtarësimit të afërt, e shqiptarëve nuk u duhet të marrin rrugët nëpër Europë si refugjatë. Eshtë e vështirë që Shqipëria të ketë shansin këtë vit të hapë negociatat për anëtarësim përpos progresit që vlerësohet. Vazhdon të mbetet problem fryma konfliktuale e të bërit politikë e qëndrimet e dyzuara sipas përgjegjësive, që politika ka, kur një parti është në opozitë e kur është në maxhorancën qeverisëse. Për çështje të integrimit e reformave madhore kërkohet pjekuri e lartë politike e konsensus si edhe artikulim i njëzëshëm me partnerët, që nuk rreshtin së mbështeturi Shqipërinë në këtë proces. Përdorimi i procesit të integrimit për kapital politik është i dëmshëm, sepse në këtë proces të dy anët e politikës janë të humbura, kur një palë bëhet faktor frenues e mbi të gjitha të humbur janë shqiptarët. Qeveria gjermane nuk mund të marrë vendime lidhur me dhënie mendimi për një vend tjetër për t’u integruar në Bashkimin Europian në stadet e caktuara të këtij procesi pa konsensusin e Bundestagut. Prandaj roli i parlamentarëve është vendimtar e kërkohet më shumë punë me anëtarët e Bundestagut pa hedhur gurë mbi çatinë tonë të përbashkët, që është ende me shumë problem, por që është e jona.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është e lidhur ngushtë me bashkëpunimin rajonal. Bashkëpunimi rajonal varet fort nga krijimi i lidhjeve të rrjetit të transportit dhe të energjisë në rajon. Por kriza e refugjatëve po tërheq momentalisht gjithë vemendjen dhe mjete të mëdha financiare të BE. Sa ndikon kjo në dëm të realizimit të shpejtë të projekteve të ndërlidhjes infrastrukturore të rajonit?

Momenti, që po kalon Europa, është i vështirë dhe kriza e refugjatëve kërkon vëmendje, angazhim e mjete financiare, por edhe kontributin e të gjitha vendeve anëtare të BE, të cilët u përmbahen angazhimeve, që burojnë nga aktet e anëtarësimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dinë të vazhdojnë ta mbajnë vëmendjen e BE te rajoni, i cili ndikohet nga kriza e refugjatëve, që largohen nga zonat e konfliktit. Vendet tona duhet të ndihmojnë në adresimin e këtyre çështjeve jo të bëhen vetë barrë e shtuar për vendet e BE e në mënyrë të veçantë për Gjermaninë. Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë pse t’i ngadalësojnë ritmet për përmbushjen e detyrimeve apo edhe për thithjen e fondeve për projektet e planifikuara dhe për investime të huaja për projekte rajonale të përbashkëta në infrastrukturë, energji apo të interkonektivitetit.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë po punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve historikisht të rënduara mes dy vendeve, nën shembullin e Francës dhe Gjermanise pas Luftës së Dytë Botërore, gjë që kërkohet dhe inkurajohet nga BE dhe Gjermania. Kjo u dëshmua edhe në organizimin e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi dhe në takimin e studentëve nga dy vendet. Sa reale është, që komunikimi mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre të bëhet normalitet, pa hasmëri dhe paragjykime, apo është ky një proces i vështirë dhe i gjatë?

Ky është proces i vështirë e që kërkon kohën e vet. Duket se trendi është pozitiv e duhet punuar më shumë me të rinjtë, të cilët nuk mbajnë mbi vete hijet e së shkuarës në mjaft raste të përgjakshme. Por ka kategori politikanësh, të cilët mbijetojnë në politikë veç përmes kartës së nacionalizmit ekstrem e janë faktor frenues sikurse rasti i Presidentit Nikoliç. Ne të gjithë duhet të shfrytëzojmë çdo hapësirë për kontakte më të shpeshta jo vetëm qeveritare por edhe parlamentare edhe të shoqërisë civile, të përfaqësuesve të medias etj. Përparësi marrin marrëdhëniet ekonomike e tregtare, të cilat janë ende larg konsolidimit.

Gjermania gjendet para një sfide të madhe të strehimit dhe pritjes së një numri të pasosur refugjatësh. Azilkërkuesit nga Shqipeëia nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, sepse Shqipëria është vend i sigurtë origjine. Tani në politikën gjermane po diskutohet për krijimin e zonave të tranzitit, me qëllim që njerëzit pa shanse për azil, p.sh. nga Ballkani, të mos mund të hyjnë fare në Gjermani. A zuri vendi çështja e azilkërkuese nga Shqipëria në bisedimet, që patët në Berlin?

Ne diskutuam për këtë çështje të mprehtë dhe nxisim strukturat përkatëse të policisë së kufirit dhe migracionit të kryejnë detyrën konform kuadrit ligjor, por edhe bashkëpunimin me autoritetet gjermane për realizimin e kthimit të shqiptarëve, që duhet të kthehen. Kujdes dhe vëmendje duhet nga qeveria qendrore apo vendore për krijimin e kushteve të përshtatshme për jetesë normale për ata, që janë detyruar të largohen për shkak të varfërisë.

Shteti gjerman mundëson qasje në tregun e punës vetëm për ato, që aplikojnë në mënyre të ligjshme. A është diskutuar për projekte konkrete për punësim në Gjermani në profesione, për të cilat ka nevojë Gjermania?

Rasti për pranimin e një numri të konsiderueshëm infermierësh, pasi të kenë mësuar edhe gjuhën gjermane është mesazh pozitiv për të gjithë ata, që janë mashtruar nga agjenci të dyshimta apo nga propaganda keqinformuese. Punësimi i legalizuar në Gjermani në sektorë, që kanë kërkesë për punonjës të kualifikuar përmes marrëveshjeve dypalëshe të qeverive respektive është pa dyshim hapi i duhur në dekurajimin e tentativave për migracion të paligjshëm.

Çfarë bëhet me shumë njerëz në nevojë, të papunë, që kthehen. Sa ka mundësi shteti shqiptar t’u japë një mbështetje fillestare, pas kthimit në atdhe?

Kjo është detyrë e çdo qeverie.

Çfarë kontributi mund t’i bjerë për të dhënë Shqiperisë në përballimin e krizës së refugjatëve të luftës nga Lindja e Mesme? Në media thuhet që në dimër edhe Shqipëria mund të preket nga vala e refugjatëve si vend tranziti. A bëhet fjalë për ndonjë plan emergjence për strehim të refugjatëve në territorin e Shqipërisë?

Po bëhen përpjekje e po merren masa për të qenë të gatshëm, që qeveria shqiptare të bëjë kontributin e vet për të lehtësuar zgjidhjen e krizës së refugjatëve megjithë mundësitë e resurset e limituara. Si parlamentarë, do ta mbështesnim e inkurajonim qeverinë për këtë e do të bënim edhe ne kontributin tonë. Shqipëria është partnere serioze në të gjitha sfidat, që kanë të bëjnë me zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, por edhe partnere e SHBA edhe si anëtare e NATO-s. (dw)

 

Energjia efektive, Shqipëria harton një ligj të ri sipas BE-së

komisioni energjetikesNë Tiranë parlamenti nisi sot shqyrtimin e një projekt-ligji të ri për eficencën e energjisë. Një ligj i mëparshëm nuk u zbatua asnjëherë, ndërsa tani është Bashkimi Europian, që i kërkon Shqipërisë standartet e veta.

Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese dëgjoi ekspertët, grupet e interesit dhe studiues të pavarur, mbi mënyrat se si të kursehet energjia me teknologji bashkëkohore, në një vend ku ajo shpërdorohet dhe keqpërdoret masivisht.

Parlamenti shqiptar nisi sot diskutimin e një projekt-ligji për eficensën e energjisë, duke dëgjuar propozimet e studiuesve dhe grupeve të interesit.

Projekt-ligji synon të nxitë përdorimin më të efektshëm të energjisë, duke futur teknologjitë e reja në ndërtim dhe ngrohje.

Ekspertët pohuan se Shqipëria ka mbetur prapa endeve të rajonit në këtë fushë edhe me ligje edhe me investime praktike.

Shqipëria ka humbur 10 vjet pa bërë asgjë për futjen e teknologjive të reja për energjinë efektive.

Ekspertët kërkuan që të shkurtohet afati 12 mujor i përgatitjes së akteve nënligjore, sepse kështu humbet edhe nje vit tjetër.

Po ashtu ata propozuan që në institucionet që duhet ta zbatojnë këtë ligj duhet të jetë edhe pushteti vendor.

Në planin kombëtar të veprimit kërkohet që deri në 2020 Shqipëria do të kursejë 15 për qind të energjisë së saj, kur ligji dhe aktet ende nuk janë gati dhe kur cdo vit përdorimi i energjisë rritet me 8 për qind.

Agjencia kombëtare që krijon ky ligj duhet të ketë kontroll mbi investimet mbi energjinë efektive, për të matur se cfarë pajisjesh po instalohen dhe se sa do ta ulin ato konsumin e energjisë.

Gjithashtu nevojitet një fond kombëtar për eficensën e energjisë, i cili të plotësohet nga institucione ndërkombëtare dhe të mos përzihet me nevoja të ngutshme të sektorëve të tjerë si mjedisi.

Specialistët kërkuan që krahas teknologjive të reja, ligji i ri të mos bjerë ndesh me ligje të tjera në fushën e energjisë, apo që agjencia e re të mos ngatërrojë detyrat me institucionet ekzistuese.

Në vitin 2005 parlamenti miratoi një ligj për eficenën energjisë, por nuk u zbatua asnjëherë, pohuan studiuesit, dhe në 2008 nisën përpjekjet për një ligj të ri, i cili ka 7 vjet që po diskutohet.

Tani Shqipëria është vendi i fundit në rajon, që nuk ka një ligj për këtë problem themelor. (voa)

Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt. Ja ndarja për “play-off”-et

draw seedings20 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në Europianin e Francës, vitin e ardhshëm, kanë nisur qysh tani të mendojnë mbi shortin e finaleve që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris, pasi UEFA ka shpallur edhe renditjen e koefiçentëve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo.

Renditja është publikuar këtë të mërkurë pas përfundimit të 9 grupeve kualifikuese, ndërkohë që shorti për “play-off”-et do të hidhet më 18 tetor, këtë të dielë.

Franca organizatore do të jetë e para në grupin A, ndërsa kampionët në fuqi të Spanjës kanë gjithashtu të garantuar një vend mes 6 më të fortave, pavarësisht koefiçentit. Së bashku me Spanjën do të jenë edhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të cilat kryesuan grupet e tyre respektive kualifikuese.

Përfundimisht, në vazon e dytë do të jenë Italia, Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia. Nëse Bosnja do të fitojë sfidën e dyfishtë të “play-off”-it, do të jetë gjithashtu në vazon e dytë, por nëse humbet, Ukraina do të ishte ekipi që do të futej në vazon e dytë, gjithnjë në rast fitoreje të sfidës përkatëse. Por, nëse të dyja këto do të humbisnin, atëherë vendin e mbetur në vazon e dytë do ta merrte Republika e Çekisë.

Në vazon e katërt janë të përcaktuar përfundimisht ekipe si Islanda, Uellsi, SHQIPËRIA dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia janë të gjitha “në ankth”, pasi u duhet të presin ndeshjet e “play-off”-eve për të mësuar se në cilën vazo të shortit të dhjetorit do të bëjnë pjesë.

Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot e ekipeve kombëtare, të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të përcaktuar 4 ekipet e mbetura të Europianit 2016.

Bosnja, Ukraina, Suedia dhe Hungaria janë ekipet më të vlerësuara në renditjen e publikuar po sot, gjë që i bën ata pretendentë përballë katër rivalëve të tjerë Danimarkë, Republika e Irlandës, Norvegji dhe Slloveni. Shorti do të vendosë përballë njëri-tjetrit këto kombëtare, me të parat që do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi fillimisht, e më pas në transfertë. Takimet e para të “play-off”-eve do të zhvillohen më 12-14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15-17 nëntor.

/ Top Channel

Vendimi i gjykatës: Përgjegjës Këshilli, jo Fullani. Nuk ka dëm për “Dajtin”

vendimi-per-fullanninGjykata e Tiranës zbardhi vendimin e shpallur një ditë më parë, në të cilin ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani mori pafajësinë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Në dokumentin që Top Channel disponon, gjyqtari Artan Gjermeni shprehet mbi argumentet që e bindën atë të rrëzojë veprimet hetimore të Prokurorisë, e cila nga ana e saj pritet të kundërshtojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Duke radhitur veprimet hetimore, gjyqtari Gjermeni shprehet në vendimin prej 16 faqesh se, veprimet e të pandehurit Ardian Fullani nuk plotësojnë elementët që kërkon legjislacioni penal, për t’i cilësuar ato si elementë të “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata iu adresohet edhe vendimeve të mëparshme të shpallura ndaj të pandehurve, Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, nën akuzë për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Vjedhja – thotë gjykata, – ishte produkt i shkeljes flagrante të rregullave, udhëzimeve e urdhrave, që rregullonin veprimtarinë në Departamentin e Emisionit.

Kjo vjedhje – theksohet më tej, – ka ndodhur jo si rezultat i mungesës së akteve rregulluese e ligjore në arkat për veprim e stok, por si rezultat i moszbatimit të rregulloreve. Po ashtu, qëndrimi i Prokurorisë se, nga mosplotësimi i vendit vakant për zv.guvernatorin e dytë janë krijuar kushtet për vjedhjen e 713 milionë lekëve, sipas gjykatës është i pabazuar në prova e ligj.

Kjo pasi, nga ky mospropozim nuk janë krijuar boshllëqe në kryerjen e këtij funksioni, sepse sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, kjo mungesë në asnjë rast nuk e vendos bankën në boshllëk praktik e ligjor, pasi funksionet kryhen nga zv.guvernatori i parë.

Për më tepër – evidenton gjykata, – që këto funksione që parashtron akuza i takojnë sipas ligjit Këshillit Mbikëqyrës dhe jo zv.guvernatorit të dytë. Në lidhje me emërimin e këtij të fundit vijohet më tej se, në asnjë dispozitë nuk përcaktohet afat për bërjen e propozimit, i cili është diskrecion i guvernatorit, propozim i cili nuk sjell asnjë pasojë.

Kjo mungesë nuk ka shkatuar probleme dhe mangësi të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, shprehet më tej gjykata. Për më tepër – shpjegohet më tej, – që Departamenti i Emisionit, sipas rregullores nuk ishte nën administrim e nën varësi të zv.guvernatorit të dytë që mungonte.

Në lidhje me episodin e dytë, atë të mospropozimit të nismave jurdike, edhe kjo e drejtë i takon Këshillit Mbikëqyrës, e për këtë mosveprim nuk mund të konsiderohet se Fullani ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndryshe nga sa pretendon Prokuroria për Departamentin e Emisionit, ku ndodhi edhe vjedhja e 713 milionë lekëve, gjykata shprehet se aktet për funksionimin e tij ekzistojnë sipas datave përkatëse dhe janë nxjerrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe guvernatori.

Gjykata vëren se, fakti që nga ana e Prokurorisë nuk është arritur të identifikohet se, ku konsiston mosveprimi i të pandehurit Ardian Fullani, se cila është masa që duhet të ishte marrë prej tij dhe që nuk është marrë, nuk mund të përdoret kundër të pandehurit si provë dhe as si argument, se i pandehuri nuk ka kryer detyrën në përputhje me ligjin.

Në një proces penal, organi i Prokurorisë ka barrën e provës dhe detyrimin ligjor për të provuar akuzën, ndërsa i pandehuri gëzon garancinë kushtetuese të prezumimit të pafajësisë, konstaton gjykata.

Edhe për blerjen e ish-hotel “Dajtit”, gjykata argumenton se nuk rezulton që nga veprimet e Fullanit t’i jetë shkaktuar dëm ekonomik shtetit, pasi në rastin konkret nuk kemi tjetërsim të pronës dhe as pakësim të pasurisë së shtetit. Edhe vlefta e dhënë në formën e çmimit për blerjen e ish hotel “Dajtit” nuk është dëm – thotë gjykata, – pasi ato në përfundim janë asete monetare dhe pasuri e patundshme e shtetit.

/ Top Channel

HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016; fitojmë 0-3 në Armeni

festaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa11 Tetori i vitit 2015 do të hyjë në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur kombëtarja kuqezi kualifikohet në EURO 2016, hera e parë për perfaqësuesen tonë në një kampionat Europian.

Italiani i natyralizuar, Gianni De Biasi, zëvendësi i tij, Tramezani së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin tjetër teknik, e kthyen në realitet ëndrrën shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve.

Në Armeni, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga De Biasi fitoi 3-0 ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, duke kurorëzuar me sukses 13 muaj, punë, shpresa, dëshira e duke larguar për një moment mendjen e shqiptarëve nga hallet e përditshme.

Duke qenë se ishte shansi i fundit për në Francë, De Biasi provoi ta sulmonte që në fillim kundërshtarin, duke hedhur që nga minuta e parë në fushë, Roshin, Gashin dhe Cikalleshin.

Armenët patën rastin e parë, por për fatin tonë shpërdoruan një top të artë. Pas këtij momenti ishte radha e tanëve dhe menjëherë në minutën e 9 Hoynasian në përpjekje për të ndaluar Gashin e dërgoi topin në rrjetën e tij. Në minutën e 23, Xhimshiti dyfishoi rezultatin dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e kuqezinjve.

Edhe në fillimin e të dytës ishin tanët që rrezikuan, por Basha dhe Gashi nuk shënjestruan portën. Armenët u zgjuan pas këtij momenti, por ata nuk arritën për asnjë moment të vinin në rrezik Berishën.

Në të 76-ën ishte Armando Sadiku ai që vulosi fitoren 3-0 dhe vajtjen e Shqipërisë për herë të parë në një Europian.

Komenti i ndeshjes

PERFUNDON TAKIMI. Shqiperia fiton 0-3 dhe siguron bileten per ne France 2016.

86′ - Basha le fushen e lojes i demtuar, futet Abrashi.

83′ - Tjeter karton e verdhe per armenet. ndeshkohet Andonian. 

82′ - Goditje e forte nga jashtezone nga armenet, por jashte kuadratit te portes.

76′ – GOOOL 0-3 Shenon Armando Sadiku. Roshi i papermbajtshem ne te djathte, kroson ne zone aty ku Sadiku nuk fal, por siguron fitoren duke shenuar golin e trete.

72′ - Tjeter zevendesim per Shqiperine. Largohet Memushaj, aktivizohet Kukeli.

71′ - I pakalueshem Berisha. Nje pritje e shkelqyer pas goditjes se forte nga jashte zone te armeneve.

66′ - Mundesi e arte per te shenuar edhe golin e trete per Shqiperine.Roshi ne kundersulm, kroson per Sadikun ne zone, por topi devijohet dhe per pak sa nuk perfundon ne rrjet.

64′ - Dalje e shpejt e njerit prej armeneve ne krahun e majte te sulmit te tyre, por Xhimshiti e ndal ate me faull. Gjyqtari e ndeshkon shqiptarin me karton.

63′ - Armenia vazhdon me kontrollin e gjate te topit, por mungojne rastet per ta.

58-Zevendesimi i pare per Shqiperine. Largohet Cikalleshi, futetSadiku. Aktivizohet edhe Sarkizov per Armenine, duke zevendesuarMovsisyan.

57′ - Minuta te mira per armenet. Lojtaret tane jane te kthyer prapa duke u mbyllur mjaft mire sulmet e vendasve.

53′ - Armenet shfaqen rrezikshem ne porten tone, por me te drejt gjyqtari akordon nje pozicion jashte loje.

52′-Kartoni i pari per lojtaret tane. Ndeshkohet me te verdhe Aliji.

46′ - Mundesi e shkelqyer menjehere per tane, por Basha nuk godet si duhet brenda zones.

Nis pjesa e dyte e ndeshjes, me zevendesime per Armenin. Ozbiliz futet ne fushen e lojes duke zevendesuar Yusbashyan.

Perfundon pjesa e pare Armeni-Shqiperi 0-2. Loje e mire e lojtareve tane, por mbi te gjitha rezultati i pjeses se pare jep siguri per 45 minutat e dyta.

45′ - Mundesi e shkelqyer e armeneve, te cilet godasin nga jashte zone, por fatmiresisht topi perfundon jashte.

43′ - Kombinime te bukura te armeneve, por ndalen nga Cana ne hyrje te zones sone.

42′ - Lendohet Cikalleshi pas nje perplasje me kundershtarin, por pa probleme per te vazhduar me tej.

39′- Dalje e shpejt e Bashes ne krahun e majte, pason per Gashin qe nuk arrin te gjuaje drejt portes.

34′ - Kontroll i gjate i topit per armenet prane zones sone, por pa rrezikuar kuadratin e Berishes. Shqiperia eshte e terhequr mbrapa, por Roshi qendron i gatshem per tu nisur ne kundersulm.

28′ - Tjeter mundesi e mire per Shqiperine,por topi devijohet nga mbrojtesit e Armenise. Cikalleshi pretendon per prekje me dore.

27′- Kartoni i dyte per armenet, ndeshkohet Yusbashyan.

23 – GOOOL. Shenon Xhimshiti 0-2 per Shqiperine.Memushaj kroson ne zone dhe aty Xhimshiti nuk gabon, por e dergon topin ne porten e armeneve, duke e çuar rezultatin ne 0-2.

20′ - Tjeter rast i mire per Shqiperine. Cikalleshi godet ne hyrje te zones, por topi ndalet nga portieri qe ishte ne pozicion.

19′ – Presing i lojtareve tane, te cilet synojne ti ndalin armenet qe ne mesin e fushes.

17′ - Kalim i bukur i Roshit nga e djathta dhe vetem me faull mund ta ndalte lojtari armen Arzumanjan, i cili ndeshkohet me kartonin e verdhe, i cili eshte i pari ne kete ndeshje.

13′ - Lojtaret tane duken disi te terhequr pas golit, ndersa armenet kontrollojne topin, por pa qene te rrezikshem ne porten tone.

9′-GOOOL. Shenon Shqiperia. Godet Basha, pret portieri, por nuk arrin ta kontrolloje topin. Ne tentative per ta larguar mbrojtesi i vendasve Hohannisyan e dergon ne porte. Ne feste tifozet shqiptare ne stadium.

7′- Berisha ben mrekulline, duke mos i lejuar golin armeneve.Mkrtchyan goditi fort, topi u devijua nga muri dhe reagimi i Berishes ishte fantastik ne kete rast.

6′ - Goditje denimi per armenet ne hyrje te zones sone.

3′- Kombinime ne mesin e fushes nga lojtaret tane, por ka nje nderhyrje te gabuar ndaj Memushajt. Goditja e pare e lire e takimit.

1′ - Mkhitayan kroson nga e djathta e sulmit armen, por topi perfundon ne duart e Berishes.

Nis ndeshja Armeni-Shqiperi. Topin e pare e luajne armenet.

Skuadrat zbresin e fushe, Cana dhe Mkhitaryan udheheqin ekipet perkatese. Luhen himnet e te dyja kombetareve.

Armeni-Shqiperi do te drejtohet nga polaku Szymon Marciniak. Asistente te tij do te jene Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewic, gjyqtar i katert eshte Radoslaw Siejka.

Kjo ndeshje zhvillohet ne stadiumin Vazgen Sargsyan ne Jerevan. Kapaciteti i ketij stadiumi eshte 14.935 spektatore.

Publikohen formacionet e te dyja skuadrave: Armenia: Kasparov; Andonian;Haroyan; Arzumanyan; Mkrtchyan; Pizelli; Ghazaryan; Hovhannisyan; Movsisyan; Yusbashyan; Mkhitaryan. Shqiperia: Berish; Hysaj; Cana; Xhimshiti; Aliji; Basha; Memushaj; Gashi; Xhaka;Cikallesh; Roshi.

Mesohet se para takimit, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Duka, ka vendosur 2 milione euro premio per skuadren ne rast kualifikimi.

Behet fjale per ndeshjen qe mund te ndryshoje historine e futbollit shqiptar, pasi nje fitore ne kete ndeshje na con ne Euro 2016, ne rast humbje apo barazimi luajme ne play off.

Komenti live i ndeshjes Armeni-Shqiperi, e vlefshme per grupin I te eliminatoreve te Euro 2016.

/ Top Channel

Në pritje të Shqipëri-Serbi

elbasan-arenaTë gjithë janë në pritje të takimit Shqipëri-Serbi, që luhet këtë mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për ndeshjen që mund të ndryshojë historinë e futbollit shqiptar, pasi në rast fitoreje mund t’i garantojë vendit tonë pjesëmarrjen në Evropianin 2016.

Pasditen e së mërkurës, trajneri i kombëtares sonë të futbollit, Gianni De Biasi u kërkoi tifozëve që të tregojnë maturi dhe qetësi, duke iu rikujtuar se luajnë të ardhmen dhe kualifikimin në sfidën ndaj ballkanasve. De Biasi tha se objektivi i vetëm është fitorja dhe se për formacionin titullar i ka idetë të qarta.

“Futemi në fushë gjithmonë për të fituar ndeshjen dhe jo për barazim, sepse duam të arrijmë objektivat që kemi. Ndaj Serbisë luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, duke qenë se është kundërshtar i fortë dhe ky takim është vendimtar për ta ardhmen tonë. Për një trajner kjo është ndeshje e thjesht për t’u përgatitur pasi lojtarët e kanë motivimin brenda. Ne i respektojmë rivalët, por besojmë në forcën tonë dhe do të luajmë për të fituar ndeshjen. Unë besoj se do t’ia dalim dhe nëpërmjet kësaj ndeshje do të tregojmë se përveç futbollit ne dimë të respektojmë kundërshtarin”, u shpreh De Biasi.

Por edhe trajneri serb Çurçiç dhe djemtë e tij duket se janë të vendosur. Pak orë pasi mbërritën në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie, ata u shprehën të gatshëm të luanin dhe lanë mënjanë çdo aspekt tjetër të ndeshjes, sidomos atë të sigurisë.

“Do mundohemi që të mos mendojmë për asgjë tjetër, por vetëm për futboll. Ka qenë shumë e thjeshtë për mua të motivoj lojtarët për këtë ndeshje, madje më e thjeshtë se në ndeshjen me Armeninë që luajtëm pa tifozë. Megjithatë kemi shumë respekt për Shqipërinë, pasi nuk është rastësisht aty ku është. Sa i përket formacionit, gjithçka e kam vendosur dhe nuk kam asnjë dilemë”, u shpreh Çurçiç.

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes është kujdesur posaçërisht Drejtoria e Policisë së Elbasanit, e cila ka marrë një sërë masash organizative.

Në kuadër të këtyre masave që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm është ndaluar qarkullimi rrugor tek bulevardet “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, si dhe në aksin rrugor nga ish-Konservimi i vjetër deri tek Harullajt.

Gjithashtu, gjatë ditës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga rrethrrotullimi i Luleve deri tek ai i Zaranikës; përreth dhe përballë stadiumit; si dhe përgjatë dy bulevardeve kryesore.

Hyrja e tifozëve në stadium do të fillojë në orën 16:30, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Ata do të kontrollohen të gjithë në hyrjen e stadiumit dhe duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, monedha apo metale. Lidhur me ndeshjen janë angazhuar 1.500 punonjës policie, nga të cilët 308 nga Drejtoria e Elbasanit.

Gjithashtu, të gjitha lokalet në zonat e sipërpërmendura do të jenë të mbyllura nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa në pallatet përreth nuk do të lejohen persona që nuk janë anëtarë të familjeve që jetojnë në to.

/ Top Channel

De Biazi e Cana: Nuk e turpërojmë fanellën, e mundim Serbinë

cana-de-biasiXhani De Biazi beson se Shqipëria nuk do të dështojë sot në “Elbasan Arena” në ndeshjen e jetës. Trajneri i kuqezinjve ka pohuar se ai e ka pasur shumë të lehtë të organizojë e motivojë ekipin këto ditë. Edhe kapiteni i kombëtares së shqiptarëve, Lorik Cana tha se Shqipëria ka dy mundësi për të shënuar arritjen historike, për herë të parë, të kualifikimit në një veprimtari madhore ndërkombëtare. Kapiteni foli në të njëjtën konferencë për gazetarë bashkë me trajnerin italo-shqiptar Xhani de Biazi.

“Nëse do të arrihet suksesi në ndeshjen me Serbinë, atëherë do të festohet, e nëse jo, për të shkuar në finalet e Europianit, do të luftohet në ndeshjen e datës 11 tetor në Jerevan me Armeninë”, tha Cana. Xhani de Biazi pohoi se Shqipëria luan të ardhmen kundër Serbisë të enjten në 8 tetor. “Ne futemi në fushë gjithmonë për të fituar ndeshjen dhe jo për barazim. Kjo nuk do të thotë që jemi mendjemëdhenj, por sepse duam të arrijmë objektivat që kemi. Ndaj Serbisë luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, duke qenë se është një kundërshtar i fortë, dhe ky takim është vendimtar për të ardhmen. Është një takim vendimtar për Shqipërinë, ndaj dhe ne do të përpiqemi të japim maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Kjo për mua është vetëm një ndeshje futbolli, një ndeshje që mund të na çojë drejt një objektivi shumë të rëndësishëm. Ne luajmë gjithmonë për t’i fituar ndeshjet, duke respektuar kundërshtarët. Kjo nuk do të thotë se jemi mendjemëdhenj, por që e respektojmë kundërshtarin dhe e dimë qëllimin tonë. Kjo është ndeshja më e thjeshtë për t’u përgatitur pasi motivimin e ka brenda. E rëndësishme për mua është që ato energji që janë akumuluar të shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk duhet të jemi të tendosur, sepse është thjesht një ndeshje futbolli, do të luajmë si zakonisht, me pasime të shkurta, me zgjuarsi dhe të shfrytëzojmë ato raste që na paraqiten.

Është një kundërshtar i fortë, e njohim mjaft mirë, e kemi studiuar por dhe ne kemi pikët tona të forta. E respektojmë kombëtaren serbe, por ne do të besojmë në forcën tonë duke luajtur për të fituar ndeshjen. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, edhe ata që janë në stol, e vuajnë njësoj si ato në fushë. Secili prej tyre jep maksimumin për fanellën që ja veshur. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për sfidën secili prej tyre mund të shënojë dhe t’i shërbeje skuadrës.

Kundërshtari? Besoj se ne mund t’ia dalim, dhe nëpërmjet kësaj ndeshje ne do të tregojmë se përveç futbollit ne dimë të respektojmë kundërshtarin. Është një ndeshje deçizive, ndaj ju bëj thirrje se pa ndihmën , mbështetjen tuaj nuk arrijmë dot objektivat. Lojtarët që kemi grumbulluar janë ata që besojmë se mund të japin një kontribut të rëndësishëm për ekipin. Forca e grupit tonë janë dhe ata lojtarë që nuk luajnë”, është shprehur trajneri i kuqezinjve.

Kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana kërkon që Shqipëria të shkëlqejë sot në fushë dhe jashtë saj në mbrëmjen e tetë tetorit. “ Mënyra se si ne e kemi përgatitur këtë ndeshje nuk ndryshim nga herët e tjera. Ne si skuadër dhe grup jemi rritur shumë,  kemi përballuar çdo vështirësi. Çdo lojtar në këtë ndeshje ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për fanellën që mban veshur. Jemi bërë një ekip i jashtëzakonshëm që ka përballuar deri më tani sfida të rëndësishme, dhe jemi pretendent për t’u kualifikuar.

Çdo lojë ka pasur rëndësinë e vet, edhe ndeshja nesër(sot) do të ketë rëndësinë e saj dhe rezultatin e saj. Që të jemi të gjithë ne si shqiptarë pjesë e një ekipi dhe një trupi, një kombi, që ditën e lojës duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm, jo vetëm për sjelljen individuale, por dhe të jemi të parët në mbarëvajtjen e rregullit dhe sjelljes korrekte. Qëllimi është ‘Euro 2016′ dhe vetëm ajo ka rëndësi, asgjë tjetër! Atëherë do të jemi të gjithë fitues”, ka shtuar më tej kapiteni i kuqezi. Të dy kanë qenë të qetë në deklaratat e tyre duke ditur rëndësinë e ndeshjes së sotme që mund të çojë kuqezinjtë në Europian.

Formacioni, Balaj e Basha drejt 11-es

Ka apo nuk ka ndryshime në formacion. Këtë do ta zbulojmë sot. Ose të paktën kështu mendohet edhe pse përflitet për surpriza. Duke parë kondicionin e lojtarëve, edhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje, pritet që Xhani De Biazi të mos bëjë shumë ndryshime në formacion, krahasuar me sfidën pararendëse me Portugalinë. Hysaj do të luajë në të djathë të mbrojtjes, ndërsa në qendër mund të luajë Gjimshiti, ose Ajeti. Pjesa tjetër e ekipit është ajo që luajti ndaj luzitanëve. Ka edhe një dilemë në krahun e majtë të mesfushës. Do të luajë Lenjani, si dy kualifikueset e shtatorit, apo do të ketë vend për dikë tjetër? Alban Meha është në superformë dhe duket se e ka detyruar De Biazin ta llogarisë si titullar. Pjesa tjetër e skuadrës është po ajo. Me në portë Etrit Berishën, Canën, Agollin, Roshin, Kukelin, Abrashin, Xhakën e Cikalleshin. Gjithsesi, ky mendohet të jetë formacioni, ndonëse burime brenda kombëtares shqiptare kanë treguar mbrëmë se italiani mund të lërë jashtë 11-shes së parë disa lojtarë që kanë shkëlqyer me klubet e tyre. Çudia më e madhe është te lënia në bankë e Amir Abrashit që ka qenë fantastik me Freiburgun, apo Alban Mehës, Burim Kukelit, Herolind Shalës, Shkëlzen Gashit e Sokol Cikalleshit.

Serbët nisin “provokacijat”, por heshtin për Beogradin  

Zëvendëspresidenti reklamon një goditje me gurë të autobusit, por nuk pranon të komentojë asgjë nga 14 tetori dhe një marrëveshje të mundshme mes politikës për një rezultat kuqezi  

Serbia ka ardhur për të provokuar dhe deri pas largimit të tyre nga Shqipëria, gjithçka mund të dëgjohet. “Qimen do ta bëjnë tra”, ashtu siç ndodhi dhe do të ndodhë. Konferenca e djeshme e Serbisë, ka sjellë aromë “lufte”, por vetëm nga zyrtarët që bëjnë tragjike çdo gjë. Trajneri Radovan Çurçiç dhe kapiteni Branislav Ivanoviç ka qenë të qetë. Dy faqe të ndryshme. Në një dhomë të tejmbushur me gazetarë shqiptarë e serbë, tre përfaqësues të huaj kanë dalë për të dhënë opinionin e tyre.

Nënkryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Aleksander Boskoviç, tha para medias se janë sulmuar me gurë gjatë rrugës. Sipas tij, nga goditja me gurë pati dëmtim të autobusit, por policia ka ndërhyrë menjëherë. Drejtuesit e federatës serbe ka bërë me dije se lidhur me këtë incident kanë vënë në dijeni UEFA-n. Shumë i qetë ka qenë trajneri serb Radovan Curçiç. Trajneri nuk ia uli meritat kuqezinjvë, duke pohuar se Shqipëria është një skuadër e fortë dhe e konsoliduar, ndryshe nga Serbia që është ende në formim e sipër. 43-vjeçari tha se skuadra do të mendojë vetëm te luajë futboll dhe asgjë tjetër. “Do të përqendrohemi vetëm tek ndeshja.

Kombëtarja jonë është ende në formim, ndërsa Shqipëria ka një skuadër të konsoliduar. Shqipëria është një ekip fortë dhe jo më kot është në vendin aktual në grupin tonë. Çdo trajner e di që një ditë do të largohet, por unë nuk mendoj se do të iki pas kësaj ndeshjeje”, tha Çurçiç. Branislav Ivanoviçc u shpreh se kjo sfidë i kalon kufijtë e sportit, por ekipi do të jetë i përqendruar vetëm te loja e luajtur. Lojtari, i cili luan në radhët e Çelsit, vijoi më tej se Serbia dëshiron ta fitojë ndeshjen dhe se pret që skuadra të luajë më mirë se në Beograd. Ivanoviçc theksoi se trajneri i Shqipërisë, De Biazi, e ka përgatitur skuadrën mirë nga ana psikologjikë, ndërsa shtoi se nuk beson se Serbia do të duartrokitet në stadium. Ivanoviç, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi impaktin e parë në Tiranë, tha se ishte i vetëdijshëm që ndeshja i kalon caqet e futbollit.

“Kjo ndeshje i kalon caqet e futbollit. De Biasi si italian e përgatit mirë skuadrën në aspektin psikologjik. Ne nuk jemi dyfish më të fortë se të tjerët. Ne duam ta fitojmë këtë sfidë, kemi ardhur vetëm për të luajtur futboll. Nëse do të ndryshoja gjë nga Beogradi është rezultati. Nesër(sot) pres të jemi dy herë më mirë se në Beograd. Nuk pres që tifozët të na duartrokasin. Gjatë rrugës kishte një pirg me gurë, njëri prej tyre ishte më i madh. Fatmirësisht nuk ishte një incident i rëndë. E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje.

Në ballkan duhet të ndryshojnë shumë gjëra dhe shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen”, është shprehur Ivanoviç. Më herët, me të mbërritur në Rinas sipas shefit të sigurimit të Serbisë, Mirko Milivoj, ka akuzuar palën shqiptare për ndryshim të marrëveshjes. “Ne kemi pasur bashkëpunim të madh deri para 15 minutash, kur morëm telefonatën se do të ndryshohen disa gjëra që i kemi diskutuar. Gjithashtu, edhe pse ramë dakord që në katin tonë në hotel, te jemi vetëm ne, u raportua se aty është edhe një qytetar amerikan. Ne nuk jemi pajtuar me këtë dhe nuk hymë pa u larguar ai”, deklaroi Mirko para udhëtimit për në Tiranë, shkruan telegraf.rs.

Si do të luajë Serbia kundër Shqipërisë

Radovan Çurçiç dhe Serbia duket se kanë ndryshuar si nata e ditën. Mesfushori i Çelsit, Nemanja Matiç dhe mbrojtësi i Sitit, Aleksandër Kolarov, janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë, raporton media serbe. Me një vendosje 4-2-3-1, në portë pritet të luajë Stojkoviç. Në mbrojtje, nga e djathta Kolarov, në qendër dyshja Ivanoviç-Spajiç, ndërsa nga e majta Tomoviç. Dy mesfushorët para mbrojtjes do të jenë Matiç dhe i riu Brasanaç, i cili është në balotazh me Gudjel ose Saviç. Treshja e mesfushorëve ofensivë Tadiç, Tosiç dhe Ljajiç, do të mbështesin nga pas Mitroviçin e vetëm në majë të sulmit.

Karaxhiç: Nuk luajmë nëse ka incident të dytë

Tomislav Karaxhiç, ka kërcënuar Shqipërinë se nëse ndodh ndonjë gjë tjetër nuk do ta luajnë fare ndeshjen. Autobusi i  Serbisë u sulmua me një guri gjatë rrugës nga aeroporti në hotel. “Fatmirësisht, askush nuk u lënduar dhe gjithçka kaloi shumë shpejt. Në hotel erdhëm me përfaqësuesit e sigurisë së Shqipërisë, të cilët ishin të befasuar me këtë akt”, tha Karaxhiç shkruan “telegraf.rs”. – “Ata na premtuan se diçka e tillë nuk do të përsëritet dhe nëse Zoti na ruan, dhe e njëjta ndodh sërish në rrugën për në Elbasan, ne nuk do ta zhvillojmë fare lojën”, ishte kategorik Karaxhiç.

Ja si kualifikohet Shqipëria

Shqipëria ka sfidën më të madhe sot për t’u kualifikuar në Europian direkt. Mundësitë që kuqezinjtë të shkojnë në Francë janë disa. Varianti kryesor është nëse danezët që u ka mbetur vetëm një ndeshje, nëse arrijnë të fitojnë në Portugali, atëherë Shqipëria duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, saktësisht atë kundër Serbisë në shtëpi dhe ndaj Armenisë në transfertë. Mundësia e dytë është nëse Danimarka barazon në Portugali, Shqipërisë nuk i mjaftojnë dy barazime në ndeshjet e mbetura. Edhe pse do të kishin 13 pikë, po aq sa danezët e vendit të dytë, kuqezinjtë vuajnë ndeshjet direkte ndaj tyre, saktësisht faktin që ata kanë shënuar gol në fushën kundërshtare (0-0 në Kopenhagen, 1-1 në Elbasan). Shkurt duhet të fitojë një nga dy ndeshjet e mbetura. Por, nëse Portugalia na bën “nder”, duke fituar ndaj Danimarkës, atëherë ekipi i De Biazit ka shumë shanse për kualifikim. Kjo, sepse do t’i mjaftonin dy barazime ndaj Serbisë dhe Armenisë, ose nëse do të fitonte vetëm njërën prej tyre.

Mediat botërore: Praglufte në Tiranë

“Prag lufte”, “Tension i lartë”, “Shqipëria mund të shkruajë historinë kundër Serbisë”. Kështu shkruan “sportmagazine.knack.be” dhe media të tjera botërore. Pak a shumë në një mendje kanë qenë mediat gjermanfolëse me tension i lartë në sfidën Shqipëri-Serbi.  “Gazzetta dello Sport”, e ka përshkruar me detaje atmosferën e prag ndeshjes së kuqezinjve ndaj Serbisë. Manlio Gasparoto, i dërguari i së përditshmes italiane, përshkruan atmosferën në kryeqytetin shqiptar në prag të ndeshjes, ku theksin e vë tek masat e rrepta të policisë për të evituar çdo incident të mundshëm.

Ai e quan praglufte, takimin e sotëm mes dy përfaqësueseve. Gasparoto nënvizon se Shqipëria do të luajë futboll dhe po kujdeset mirë për imazhin e saj. Në tribunën e shtypit të “Elbasan Arenës” si kurrë më parë në ndonjë stadium shqiptar do të jenë përfaqësues të mediave më të njohura të planetit. Siç konfirmon zyra e marrëdhënieve për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, në tribunën e mediave do të jenë gazetarët e CNN, BBC, Sky, Daily Mail, NY Times e të tjerë dhe padyshim ata të gazetave më të rëndësishme sportive si Gazzetta Dello Sport, L’Equipe apo Marca në Spanjë. Interesimi i jashtëzakonshëm padyshim që ka të bëjë me historinë mes dy vendeve por mbi të gjitha me ato që ndodhën një vit më parë në Beograd, me mediat globale që janë të interesuara të bëjnë dhe krahasimin me mënyrën se si u sollën tifozët serbë në 14 tetor dhe atë që do të shohin e përjetojnë në “Elbasan Arena”.

Policia: Po, autobusi mund të jetë goditur

Policia e Tiranës bëri dje me dije se që nga momenti i zbritjes së lojtarëve në aeroportin e Rinasit deri në mbërritjen e delegacionit në hotelin ku janë akomoduar nuk është konstatuar asnjë problem. Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë. “Policia po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbuluar autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim”, thuhet në deklaratën e policisë.

Vuçiç nuk vjen?

Agjencia Tanjug raportoi se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, ka shmangur pjesëmarrjen në stadiumin “Elbasan Arena” për të parë nga afër përballjen Serbi-­Shqipëri. Vuçiç ka të planifikuar për nesër me një zyrtar britanik, pas të cilit ma shumë gjasë që ai te mos jetë i pranishëm në sfidën e dy kombëtareve. Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Udhëtimi

Kombëtarja serbe mbërriti në orën 18:00 të kësaj të mërkure nën masa të rrepta sigurie në aeroportin e Rinasit. Me qindra forca policore kishin rrethuar aeroportin shqiptar për ardhjen e përfaqësueses së Serbisë, e cila ashtu si Portugalia doli nga Porta VIP, me delegacionin kundërshtar që u akomodua menjëherë në dy autobusët që ishin vënë ne dispozicion të tyre që në pistën e Rinasit.

 

Shqipëri-Serbi, pragsfidë e tensionuar

Goditet me gurë autobusi i kombëtares serbe në hyrje të Tiranës. Policia shqiptare: Ka vetëm një gërvishtje. Beogradi notë proteste

stadiumi elbasanNjë situatë gati tensioni duket se po i paraprin ndeshjesh së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2016, që do të zhvillohet në Francë. Skuadra serbe e cila mbërriti dje pasdite në Tiranë, njoftoi për një incident gjatë udhëtimit drejt hotelit. Autobusi i kombëtares serbe është qëlluar me gurë. Lajmi gjeti një përhapje të menjëhershme në mediat serbe, të cilat pasqyruan komente të drejtuesve të federatës së tyre të futbollit, duke e cilësuar ngjarjen si “tronditëse”, ndërkohë që presidenti i Federatës Tomislav Karadzic citohet të jetë shprehur se nëse do të ketë incidente të tjera atëherë ai do t’i kërkojë skuadrës të tërhiqet.

Policia shqiptare ndërkohë, në një komunikatë të saj theksoi se “që nga momenti i zbritjes së lojtarëve në aeroportin e Rinasit deri në mbërritjen e delegacionit në hotelin ku janë akomoduar nuk është konstatuar asnjë problem. Në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë. Policia po punon për verifikimin e të gjitha rrethanave dhe zbuluar autorësinë dhe vendosjen përpara përgjegjësisë personin që ka kryer këtë veprim”, saktëson komunikata e policisë së Tiranës.

Një video e xhiruar me telefon celular nga brenda autobusit, dhe e trasmetuar nga televizioni serb Blic, tregon momentin kur janë dëgjuar dy kërcitje që vinin nga jashtë automjetit. Për ngjarjen përfaqësuesit e kombëtares serbe folën dhe gjatë konferencës së shtypit që atën në mbrëmje në Tiranë. “Ndodhi një incident i vogël rrugës për në Tiranë. U qëllua me gurë autobusi, por nuk pati ndonjë problem. Reaguan autoritetet dhe gjithshka është në rregull”, deklaroi zëvendës presidenti i federatës serbe Savo Milosevic.

Por në Beograd ngjarja ka marrë përmasa të tjera. Ministria e Jashtme serbe ka përgatitur një notë proteste për “mangësitë e theksuara në masat e sigurisë dhe organizative” në prag të ndeshjes dhe ku kërkohet nga autoritetet shqiptare që “të garantohet siguria e përfaqësuesve të kombëtares serbe dhe të gjenden përgjegjësit e ngjarjes”. Ministria e Jashtme serbe ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Bocka për t’i dorëzuar notën e protestës, por ky i fundit, sipas mediave serbe, ka refuzuar duke e konsideruar ngjarjen si “një incident të parëndësishëm”.

Policia shqiptare ka marrë masa të shumta sigurie si kurrë më parë. Janë 2300 forca policore dhe të njësive speciale që do të jenë të angazhuara. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha një ditë më parë se “forcat e rendit dhe policisë Rrugore në të gjithë Shqipërinë janë tërësisht të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në çdo ambjent publik, si dhe monitorimin e të gjitha akseve rrugore, në të gjithë vendin, por në mënyrë të veçantë në të gjitha akset që të çojnë në Elbasan dhe stadiumin “Elbasan Arena”. Ministri gjithashtu njoftoi se do të monitorohen në mënyrë të rreptë hyrjet në pikat kufitare. “Eshtë shkëmbyer informacion intensiv me partnerët në rajon dhe BE, si dhe me Federatën shqiptare të futbollit, UEFA-n dhe FIFA-n, për hartimin dhe monitorimin e listës së personave të cilët kanë precedentë të mëparshëm për akte të dhunshme ose akte huliganizmi gjatë aktiviteteve sportive”, deklaroi ministri, duke saktësuar se “kjo listë është në dispozicion të Policisë Kufitare dhe të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit në terren, për moslejimin e hyrjes në Republikën e Shqipërisë, e në rast se kanë hyrë më parë apo jetojnë këtu, për monitorimin konstant, e në të gjitha rastet, për ndalimin e hyrjes në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena” dhe mjediset në afërsi. Strukturat e luftës kundër krimit në të gjithë vendin do të jenë të angazhuara për monitorimin dhe ndjekjen e çdo informacioni që mund të cënojë mbarëvajtjen e ndeshjes.  Agjentë civilë do të jenë në të gjitha ambjentet ku do të ketë grupime njerëzish dhe tifozësh, në akset rrugore, por edhe brenda stadiumit”.

Kombëtarja serbe do të udhëtojë nesër pasdite drejt Elbasanit dhe rruga kryesore që lidh këtë qytet me Tiranën që prej mesditës do të bllokohet për mjetet e tjera, të cilat do të duhet të përdorin akset e tjera alternative për të mbërritur në qytetin ku do të luhet ndeshja.

Përfaqësuesit e të dyja ekipeve kanë deklaruar se synojnë fitoren. Ndërsa për Serbinë, është më tepër një ndeshje prestigji apo “revanshi” pas humbjes në tavolinë të tre pikëve, për shkak të ngjarjeve të dhunshme në Beograd vitin e shkuar, për Shqipërinë, një fitore, do të ishte një biletë thuajse e sigurtë drejt Europianit të Francës, që do të shënonte dhe pjesmarrjen e saj të parë në histori në nivelet më të larta të futbollit europian. (voa)