Kategoritë: Shqipëria

Lajmet nga Shqipëria

Pak orë nga hapja e Tunelit të Murrizit, Balluku: Një vepër sfiduese infrastrukturore

Belinda BallukuSot hapet Tuneli i Murrizit, duke e bërë në këtë mënyrë të aksesueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pak orë para hapjes e cilësoi këtë tunel një vepër komplekse dhe sfiduese.

Vite, muaj punë e palodhur nga të gjithë skuadrat për një vepër sfiduese infrastrukturore, e cila padyshim mori kohë, por tashmë është gati dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se dita finale. Si kjo dita sot, të gjithë së bashku do të festojmë veprën infrastrukturore më të madhe të verilindjes shqiptare, Rrugën e Arbrit të përfunduar, rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime,” u shpreh ministrja Balluku me një video të rastit të postuar në rrjetet sociale.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Punimet për ndërtimin e kësaj vepre nisën në vitin 2019.

Me 7 tunele në total, Rruga e Arbrit rreth 74 km e gjatë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat përreth, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore.

rtsh

Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë

shqiperia dwTë dhënat e reja tregojnë se dëshira e qytetarëve gjermanë për të udhëtuar mbetet e pandryshuar, pavarësisht krizës. Por më shpesh merren parasysh çmimet, ndaj përfitojnë vendet si Tunizia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Pasioni i gjermanëve për udhëtimet nuk është ulur as në kohët më të vështira ekonomike. “Pavarësisht të gjitha sfidave ekonomike dhe gjeopolitike – gjermanët po udhëtojnë! Pushimet duket se janë gjëja e fundit për të cilën ata janë të gatshëm të kursejnë,” thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Agjencive të Udhëtimit (DRV), Norbert Fiebig.

Të ardhurat totale nga sezoni veror, i cili zgjat nga maji deri në tetor 2024, është rritur me 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të DRV. Numri i pasagjerëve u rrit me gjashtë për qind. Për të gjithë vitin turistik, nga nëntori 2024 deri në tetor 2025, DRV parashikon rritje të të ardhurave prej 11 për qind dhe katër për qind më shumë pasagjerë.

Përveç kësaj, qytetarët gjermanë po prenotojnë pushimet e tyre verore më herët. “Rezervimi i hershëm është i preferuar,” thekson Fiebig për trendin në ndryshim.

Gjermanët po shpenzojnë më shumë se kurrë më parë për udhëtime

Gjermanët kanë shpenzuar tashmë shuma rekord për udhëtime vitin e kaluar, sipas analizave të institutit YouGov DRV. 83.4 miliardë euro janë shpenzuar për udhëtime të rezervuara paraprakisht, që është 5.6 për qind më shumë se një vit më parë.

Rritjen më të madhe këtë verë e shënojnë paketat për vendet e Mesdheut Lindor dhe udhëtimet në distanca të gjata. Sipas të dhënave të DRV, numri i rezervimeve të paketave për pushime është rritur me gjashtë për qind. Ndërsa destinacioni më i preferuar është Turqia, me të ardhura rreth 1.2 miliardë euro.

Përveç vendeve klasike të pushimeve si Spanja (gjithashtu rreth 1.2 miliardë euro të ardhura) dhe Greqia (1 miliard euro), në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu destinacione më të përballueshme si Tunizia, Bullgaria dhe Egjipti.

“Në kohë sfiduese ekonomike, paratë nuk shpenzohen aq lehtë – dhe kjo reflektohet në zgjedhjen e destinacioneve të udhëtimit”, tha Fiebig.

Rekomandimet e “Insajderit” janë gjithnjë e më të rëndësishme

Sipas DRV, një nga destinacionet më të preferuara të mundshme të këtij viti është Shqipëria, që ishte edhe vend partner ipanairit ITB, në Berlin. Shqipëria ka shënuar normën më të lartë të rritjes për verën, prej 36 për qind. Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut, të ardhurat totale nga turizmi me këtë vend mbeten relativisht të ulëta.

Të dhënat bazohen në të ardhurat e agjencive tradicionale të udhëtimit dhe platformave të operatorëve turistikë online. Janë marrë parasysh të gjitha rezervimet deri në fund të janarit 2025, ndërsa nuk janë përfshirë rezervimet përmes call center, Booking dhe Airbnb.

Trendi i qëndrueshmërisë, në të cilin vendet turistike, përfshirë Kroacinë, kanë investuar shumë energji në vitet e fundit, duket se nuk luan ndonjë rol. “Vetëm një e pesta e turistëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një udhëtim bazuar në parimin e qëndrueshmërisë”, sipas një studimi nga Klubi gjerman i automobilave ADAC, i publikuar në fillim të ITB.

dw

Kos: Shqipëria ka shënuar përparim shumë të mirë në rrugëtimin drejt BE-së

KosKomisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Këto komente, komisionerja Kos, i bëri në Tiranë, gjatë një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria hapi bisedimet për grup-kapitujt e parë, që njihen ndryshe si themeloret, dhe që janë po ashtu të fundit që mbyllen. Në muajin dhjetor u hap dhe grup-kapitulli i dytë që lidhet me politikën e jashtme.

Brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, parashikohet dhe hapja e dy grup-kapitujve të tjerë dhe deri në fund të 2025, parashikohet që bisedimet të kenë përfshirë të gjithë grupkapitujt.

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se ambicja e qeverisë së tij është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027 e që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Komisionerja e Zgjerimit nga ana e saj deklaroi se bëhet fjalë për “objektiva realistë”.

Vizita e zonjës Kos, përkoi me diskutimet në parlamentin shqiptar për miratimin e dy marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin perëndimor, nga i cili Shqipëria pret të përfitojë afro 1 miliard euro në grante dhe hua.

voa

Shqipëria gati të çelë negociatat për dy grup-kapituj të tjerë me BE-në

ramaNë Tiranë, kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka tha se vendi është gati të çelë negociatat me BE-në edhe për dy grup-kapituj të tjerë, ndërsa shpreson shumë që të gjithë grup-kapitujt të hapen sivjet. 

Dy grup-kapitujt e rinj kanë të bëjnë me ekonominë dhe konkurrencën, ndërsa BE po përgatit qëndrimin e vet, për t’u organizuar së shpejti konferenca tjetër ndërqeveritare. Por opozita, gjatë një mbledhje me kryenegociatoren në Këshillin e Integrimit Europian, u shpreh mosbesuese për rezultatet e deritanishme të integrimit dhe për mungesën e transparencës në këtë proces, siç e cilësoi një përfaqësuese e saj.

 

Pasi ka hapur negociatat vitin e kaluar dhe ka nisur punën me Grup-kapitullin 1 (Themeloret/Shteti i të drejtës) dhe Grup-kapitullin 6 (Marrëdhëniet me jashtë), Tirana ka paraqitur në BE qëndrimin për Grup-kapitujt 2 dhe 3, (Konkurueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse) se është gati për çeljen e negociatave mbi to.

Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Dhuka, tha sot para Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian se negociatat e pritshme për dy grupkapituj të rinj përfshijnë 17 fusha të tjera, që i përkasin ekonomisë, tregut dhe konkurueshmërisë, duke dëshmuar ritmin e përshpejtuar të saj në rrugëtimin drejt BE-së, si një partner i besueshëm në politikën e jashtme, i cili po punon tashmë për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria do t’i konsolidojë hemelet e shtetit europian në rrugën drejt anëtarësimit, do ta forcojë pavarësinë e gjyqësorit, do të mbështesë fort zbatimin dhe konsolidimin e reformës në drejtësi, luftën për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit”, tha zonja Dhuka.

Zonja Dhuka tha se Shqipëria ka bërë përparim në reformat ekonomike për t’u afruar me tregun europian, ndërsa BE paraqiti dhe vuri në zbatim Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, krahas të cilës Tirana përgatiti Agjendën e Reformave Europiane, dhe nga zbatimi i saj ofrohet mbështetje mbi 900 milionë euro programe investimesh.

Ajo nënvizoi vlerësimet e BE-së nga progres-raporti se Shqipëria ka bërë përparim në 32 nga 35 fusha, dhe se sot ajo është mesatarisht e përgatitur në 24 fusha nga 33, sa I përket kritereve për anëtarësim.

Por kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, deputete e opozitës, u shpreh skeptike për ecurinë e deritanishme, përkundër rezultateve të renditura nga kryenegociatorja Dhuka.

Zonja Tabaku tha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është tashmë një çështje sigurie me përparësi të lartë dhe se autoritetet duhej të kishin hapur një diskutim kombëtar mbi angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë për procesin e integrimit me qytetarët, me sindikatat, grupet e interesit, shoqërinë civile, qarqet e biznesit, e jo të mbahet i mbyllur pa transparencë në një sirtar të qeverisë.

Ajo theksoi se në rrugën e integrimit europian Shqipëria ka shumë detyra përpara sa i takon Grup-kapitullit 1 (Themeloret), ka nevojë për më shumë punë dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ne nuk matemi dot me sa kapituj janë hapur, por me sa kapituj janë mbyllur me sukses. Shqipria është sot në një moment delikat për të parë nëse ka mundësi që institucionet demokratike të funksionojnë, a ka mundësi që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, a ka mundësi që të tregojmë se ato standartet europiane, të cilat aspirojmë çdo ditë, së pari t’I zbatojmë vet”, tha zonja Tabaku.

Opozita vlerëson se disa nisma të fundit ligjore të qeverisë kanë shkuar kundër frymës së BE-së, si ligji për auditin, ai për zonat e mbrojtura, kontratat pa garë, por shton se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapat e duhur brenda afateve të përcaktuara, duke mos humbur më shumë kohë.

Ndërsa drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, kujtoi se rezultatet në Grupkapitullin 1 Themeloret janë përcaktuese në ritmin e negociatave, por sfida thelbësore, sipas tij, mbetet kryerja e reformave në mënyrë që ligjet e Shqipërisë të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së.

Parlamenti Europian njoftoi se do të hapë një zyrë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, një mundësi më e mirë për fuqizimin e dialogut mes parlamenteve dhe shoqërisë civile të rajonit me institucionet europiane.

Komisionerja e re e BE-së për zgjerimin Marta Kos, pritet të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në fund të kësaj jave, ndërsa brenda marsit Shqipërinë pritet ta vizitojë edhe zëvendës-presidentja e BE-së, Kaja Kalas, komisionere për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

voa

BE planifikon ngritjen e qendrave të dëbimit në vende jo anëtare/ Çfarë do të ndodhë me kampet italiane në Shqipëri

it alKomisioni Evropian prezantoi të martën një rregullore të re që, nëse miratohet, do t’u mundësojë vendeve anëtare të transferojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendet e largëta ku ata nuk kanë shkelur kurrë, duke sinjalizuar një ndryshim transformues në politikën e migracionit.

 

Ligji dështon në krijimin e një programi në mbarë BE-në për ndërtimin e qendrave të dëbimit (ose “qytezave të kthimit”, siç i quan ato Brukseli), por shtron bazat e nevojshme ligjore për të lejuar qeveritë të arrijnë marrëveshje me kombet jashtë bllokut që mund të jenë të gatshëm të presin emigrantë në këmbim të stimujve financiarë.

Transferimi fizik do të ndodhë vetëm pasi aplikanti të ketë shterur të gjitha rrugët ligjore për të marrë mbrojtje ndërkombëtare dhe t’i jepet një urdhër kthimi përfundimtar.

Rregullorja e së martës është rezultati i parë i prekshëm i shtytjes së kontraktimit që liderët e BE-së miratuan në një takim të nivelit të lartë në tetor. Në atë kohë, krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord të eksploronin “mënyra të reja për të parandaluar dhe luftuar migrimin e parregullt”, një formulim i gjerë por i paqartë që i ka dhënë Brukselit lejen për të hyrë në territore të paeksploruara.

 

Me propozimin e tij , Komisioni afron një hap më afër kontraktimin duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë në praktikë “vendi i kthimit”. Sipas rregullave aktuale, shtetet anëtare mund të dërgojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendin e tyre të origjinës, një vend tranziti që ka një marrëveshje ripranimi ose në ndonjë vend tjetër nëse migranti jep “vullnetarisht” pëlqimin.

Në ligjin e ri, pëlqimi është gërryer dhe modalitetet për transferim janë zgjeruar për t’u lejuar vendeve të BE-së të arrijnë marrëveshje me vendet jo anëtare të BE-së dhe të ndërtojnë qendra dëbimi.

Komisioni nuk do të drejtojë ndërtimin ose menaxhimin e këtyre objekteve, duke ia lënë qeverive të vendosin nëse duan të ndjekin projektin, i cili pritet të jetë i kushtueshëm, sfidues logjistik dhe politikisht i diskutueshëm. Megjithatë, mundësia e skemave në nivel të BE-së nuk përjashtohet plotësisht.

“Ne po krijojmë kornizën ligjore, ne nuk po krijojmë përmbajtjen,” tha Magnus Brunner, Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin. “Është një zgjidhje e re inovative për vendet anëtare, ata janë të lirë ta marrin atë.”

Italia, Danimarka dhe Holanda kanë udhëhequr diskutimet për kontraktimin e jashtëm dhe duket se janë kandidatët më të mundshëm për të ecur përpara. Italia thuhet se po shqyrton një plan për t’i kthyer qendrat e saj në Shqipëri, që synojnë të përpunojnë kërkesat për azil, në “qendra kthimi” të plota. Qendrat shqiptare aktualisht janë bosh pasi janë paralizuar nga masat ligjore.

Rregullorja, megjithatë, përcakton kriteret minimale që këto qendra duhet të plotësojnë, si një organ i pavarur për të monitoruar “zbatimin efektiv” të marrëveshjes, një përjashtim për të miturit e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë dhe një përcaktim të qartë të përgjegjësive për të trajtuar shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut.

Shkelje të tilla janë të pashmangshme, kanë paralajmëruar organizatat humanitare që nga samiti i tetorit. Sipas mendimit të tyre, dërgimi i emigrantëve, pa pëlqimin e tyre, në vendet e largëta do të rezultojë në mbikëqyrje të pamjaftueshme dhe kushte nën standarde, duke krijuar terren pjellor për shkelje të shfrenuara të të drejtave të njeriut që mbeten të pandëshkuara.

OJQ-të kanë ngritur gjithashtu alarmin për përdorimin e gjerë të paraburgimit që do të kërkojë kontraktimi, pasi azilkërkuesit do të duhet të mbahen fizikisht brenda ambienteve.

Ligji i paraqitur të martën parashikon një listë të gjerë arsyesh për të vendosur në paraburgim azilkërkuesit e refuzuar, që zgjat maksimumi dy vjet “në një shtet të caktuar anëtar”. Ai nuk përcakton një maksimum për ndalimin në një qendër jashtë shtetit, i cili duhet të përcaktohet në një marrëveshje dypalëshe dhe “mund të jetë në një afat të shkurtër ose më të gjatë”.

“Komisioni Evropian i është dorëzuar kërkesave të pazbatueshme, të shtrenjta dhe çnjerëzore të disa qeverive të mprehta kundër të drejtave të njeriut dhe kundër emigracionit,” tha Eve Geddie, drejtoresha e zyrës së Amnesty International në BE.

“Propozimi i sotëm shtron terrenin që shtetet të dërgojnë njerëz në vendet me të cilat nuk kanë lidhje, të lëngojnë në qendrat e paraburgimit, me pak garanci të besueshme se të drejtat e tyre do të respektohen. Sinqerisht, kjo është një rënie e re për Evropën.”

Gjatë prezantimit, Brunner u përpoq të kthente narrativën e diskutueshme rreth kontraktimit duke e përshkruar atë si një përpjekje që, të paktën, ia vlen të provohet.

“Le të shohim nëse funksionon apo jo,” tha ai. “Le të jemi mendjehapur edhe për ato ide. Mundësia e ‘qendrës së kthimit’ është diçka e re, diçka ndryshe, të cilën mund ta eksplorojmë në shtete të ndryshme anëtare.”

ballkanweb

komanKantieri i Rrugës së Komanit që lidh dy hidrocentralet, Rama publikon pamjet: Hov i ri i turizmit të kësaj zone të bekuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në Rrugën e Komanit.

Ai shkruan se qarkullimi do të rritet me përfundimin e kësaj rruge, teksa shton se do t’i japë një hov tjetër turizmit të zonës.

“MIRËMËNGJES  dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Tiranë, qeveria vendos të mbyllë TikTok-un një vit “për të rritur sigurinë e fëmijëve”

tiktokQeveria vendosi sot të mbyllë 12 muaj TikTok-un, si pjesë e masave të përkohshme, siç u tha nga përfaqësues të saj, për shmangien e ndikimeve negative të kësaj platforme online, dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital.

 

Kryeministri Edi Rama shënoi në rrjetin X se ky vendim u mor pas një “konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër e mësues”, se është vendosur “një dialog shumë pozitiv me kompaninë”, e cila do të paraqesë në Tiranë sipas tij një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët edhe në gjuhën shqipe, dhe disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.

Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së qeverisë se bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve përballë efekteve negative dhe nxitje të dhunës, që sjellin përmbajtjet e pakontrolluara në mjedisin digjital online.

“Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për një periudhë 12 mujore, e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e platformës TikTok”, tha zonja Manastirliu.

Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë komunikimin me përfaqësuesit e TikTokut, për masat filluar nga filtrat mbi moshën e aksesit në platformën TikTok, filtrat në lidhje me kontrollin prindëror si dhe për komunikimin në gjuhën shqipe, filtra, në përpjekje për të parandaluar sjellje të padëshiruara, për të pakësuar rreziqet, që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok.

Por ajo që për qeverinë është një masë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga rreziqet e mjedisit digjital, nga ana tjetër është për opozitën një akt censure që merret në kulmin e fushatës zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi thirrjen e një proteste kundër ndalimit të TikTokut në Shqipëri pas nëntë ditësh, ku do të kërkohet anullimi i vendimit të qeverisë për këtë platformë.

“Me këtë akt censure të mbi një milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij”, tha zoti Berisha.

Pas një konflikti mes disa të miturve 18 nëntorin e kaluar, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre, 14 vjeçari Martin Cani. Ngjarja tronditi opinionin publik me një mori reagimesh e protestash.

Dyshohet që konflikti të ketë nisur fillimisht në rrjetet sociale, ndaj qeveria ndërmori hapat ndaj TikTok-ut, por opozita thotë se të miturit nuk kishin llogari në këtë platformë dhe se qëllimi i vërtetë është frenimi i lirisë së shprehjes.

Zyrtarët kanë pohuar se mbyllja e platformës TikTok është pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla, që parashikon vendosjen e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, dyfishim të oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe koordinimin e tyre me policinë e shtetit.

voa

Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

SPAKOfronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe më pas dhunë sapo i angazhonin në punë.

Një organizatë ndërkombëtare trafikantësh është nën hetim nga Prokurori e Posaçme pas zbulimit të një bazë në Vlorë në fund të vitit, ku u gjetën disa ukrainas që punonin në kompjuter, ku përmes aplikacioneve ende të pazbardhura, kryenin aktivitete të paligjshme ende nën hetim.

Dy prej viktimave të trafikuara që u njohën me trafikantët përmes telegram ishin në listën e dëshmitarëve që u pyetën në Gjykatën e Posaçme në vazhdën e mbledhjes së provave, të tjerë do të pyeten në vazhdim.

‘Më rekrutuan në Varshavë. Më rekrutoi Juri, ata më bënë testin e poligrafit për të zbuluar nëse isha i lidhur me policinë, isha gazetar, apo isha përdorues. Do paguhesha 250 dollarë në javë dhe 25 dollarë për këdo që rekrutoja”, kjo është dëshmia e Danielit dhënë në gjykatë të hënën. Ai bashkë me 18 të tjerë u gjet në fund të vitit i mbyllur në një shtëpi në qytetin e Vlorës.

Kjo çështje nën hetim nga SPAK për akuzën e trafikimit të personave të rritur, është në fazën e sigurimit të provës për të parandaluar ndryshimin e tyre. Ndonëse hetimet nuk janë finalizuar, Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar që duhet të administrohen deklaratat në një seancë me dyer të mbyllura dhe përpara një gjyqtareje të Posaçme ku dhe po sillen të gjithë shtetasit që mbahen në një qendër për trajtimin e viktimave.

Autoritetet u aktivizuan pas ankesës nga ambasada e Ukrainës që bazohej në informacionin e përcjellë nga Volodymir Savinov i cili sinjalizonte se nipi i tij ukrainas po detyrohej të punonte me dhunë, që është përdorur dhunë ndaj të trafikuarve, tha në gjykatë edhe ukrainasi tjetër Kiril, i cili tha se ishte dhunuar ngaqë kishte nxjerrë një informacion dhe madje ishte filmuar, një provë që ishte dërguar në Varshavë.

Kur polica shkoi në koordinatat e referuara gjeti në një sallon gjashtë persona me kompjuter përpara. Dhe kur u mor në pyetje nipi i ankuesit, ai kujtoi se e gjeti punën përmes Telgramit, dhe se u intervistua nga një person me nofkën Fresku. Ajo që ju tregua të riut pasi u punësua, ishin videot e frikshme të dhunës ku dukeshin punëdhënësit se si thyenin gjymtyrët e të punësuarve.

Puna që dëshmojnë deri më tani viktimat e trafikuara është ajo e rekrutimit të shtetasve për të kryer transport droge që më pas nëse i bindnin, i referonin tek dy persona me nofkën Mustang dhe Kika. Gjatë qëndrimit në Shqipëri të rinjve u ishin hequr pasaportat që mos të arratiseshin.

SPAK po këqyr 27 telefona ndërsa ka gjetur edhe 24 pasaporta që iu përkasin të rinjve, që dyshohet se janë punësuar nga një organizatë kriminale jashtë vendit. Deri më tani janë identifikuar dhe janë nën hetim shtetasit Nazar Khamulio dhe Mark Petrenko, dhe një person i identifikuar nga viktimat si Oleh, i cili njihej me pseudonimin ‘E premte”.

Ndërkohë që një tjetër, siç tregojnë ukrainasit, me emrin Karols Oskiera dhe me nofkën ‘veterineri’ ishte larguar në Armeni.

tch

Mirela Kumbaro flet për DW nga ITB Berlin 2025

KumbaroMinistrja e Turizmit për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm.

Deutsche Welle: Zonja ministre, Shqipëria është vendi mikpritës i panairit të Berlinit. Çfarë pret Shqipëria nga ky panair? 

Mirela Kumbaro: Është panairi më i madh në botë dhe Shqipëria vjen me një kartëvizitë të veçantë. Një destinacion unik, jo thjesht i panjohur, por një vend ku mund të gjesh gjithçka në një hapësirë të vogël. Nga kultura te ushqimi, nga deti te mali, me një ofertë të larmishme për të gjithë ata që duan të vijnë, qoftë për eko-turizëm, qoftë për turizmin e lumenjve, qoftë për turizmin malor apo edhe për trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme.

Janë 100 operatorë turistikë privatë që marrin pjesë me të gjitha ofertat e tyre, nga agroturizmi deri te Aeroporti i Tiranës, i cili në vitin 2024 ka shënuar një performancë spektakolare, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Evropë për frymë popullsie me numrin më të lartë të rritjes së pasagjerëve të huaj: 11 milionë pasagjerë brenda një viti.

Sa mund ta rrisë Shqipëria numrin e turistëve në vit?

Praktikisht, në strukturat akomoduese të certifikuara kemi shumë më pak kapacitete sesa është kërkesa. Sigurisht që është zhvilluar edhe më shumë një treg tjetër, siç është ai i Airbnb-së, të cilin, me strategjinë e re të turizmit 2025-2030, do ta fusim në rrugën e formalizimit. Kjo është arsyeja pse po rrisim dhe nxisim zhvillimin e projekteve të strukturave akomoduese me katër dhe pesë yje, sepse është e vetmja mënyrë për të mos nxitur turizmin masiv, por atë elitar. Nuk na duhen 20 apo 30 milionë turistë – Shqipëria nuk i përballon dot. Na duhen turistë që qëndrojnë më gjatë, paguajnë më shumë dhe nxisin biznese që krijojnë punësim. Kemi një sfidë të madhe në burimet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse e kemi hapur tregun e punës, sidomos për shqiptarët nga diaspora.

Në fakt, tendenca është e kundërt. Vetëm në vitet 2022 dhe 2023 kanë ardhur në Gjermani afërsisht 20 mijë shqiptarë në vit për të punuar dhe jetuar.

Ne nuk mund të matemi me tregun e punës të Gjermanisë apo të ndonjë vendi tjetër evropian, sepse do të ishte një krahasim mes 25 viteve të zhvillimit të Shqipërisë dhe 250 viteve të zhvillimit të Gjermanisë. Ajo që ne po bëjmë është t’i bëjmë thirrje diasporës, sidomos shqiptarëve që ndodhen në Greqi, që të rikthehen për paga të njëjta ose edhe më të larta dhe me kushte më të favorshme në Shqipëri sesa në Greqi.

Një nga pikat kyçe të turizmit të qëndrueshëm është Vjosa, i vetmi lumë i egër në Evropë që është shpallur park kombëtar. Por ka shqetësime se një nga degëzimet e saj, Shushica, mund të preket nga një projekt për furnizimin me ujë të Himarës.

Kjo temë nuk lidhet drejtpërdrejt me panairin. Kemi ndjekur një proces shumë të detajuar dhe të koordinuar me partnerët tanë, qoftë me partnerin gjerman, që është KfW-ja, qoftë me IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), ku Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota. Për një vit u pezullua projekti për furnizimin me ujë në një pjesë të burimit që ushqen lumin e Shushicës, për të vlerësuar ndikimin e tij. Janë kryer ekspertiza dhe, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, u përzgjodh një nga rekomandimet e ekspertëve të IUCN-së, që ofron një zgjidhje të kontrolluar dhe të monitoruar për burimin e ujit. Ky vendim u mor gjithashtu në konsultim me komunitetin lokal. Një pjesë e linjës së ujësjellësit është devijuar dhe, ndërkohë, është miratuar plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, i cili përfshin monitorimin e rregullt të prurjeve të ujit për dekada. Gjithçka është e kontrolluar dhe e koordinuar. Shqipëria nuk ka asnjë dilemë që ka gjetur modelin e duhur mes ruajtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të turizmit. Kemi ndaluar ndërtimin e të gjitha hidrocentraleve që ishin planifikuar në lumin e Vjosës, pikërisht për të ruajtur lumin e fundit të egër në Evropë, me 408 kilometra vijë lumore.

Sa po përfiton Shqipëria ekonomikisht nga Vjosa?

Për momentin, është herët të thuhet se po përfiton ekonomikisht, sepse Vjosa nuk është një projekt që synon përfitimin e shpejtë. Vjosa është një vendim për të bërë veprimin e duhur, në kohën e duhur, dhe efektet e tij do t’i ndjejnë brezat e ardhshëm. Nëse do të kishte synim ekonomik, do të kishim ndjekur modelin e vendeve të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, të cilat nuk kanë lënë asnjë lumë pa shfrytëzuar. Por pikërisht për këtë arsye, Shqipëria ka sot të vetmin lumë të egër të mbetur në Evropë. Ajo që kemi bërë është vendosja e mbrojtjes së lumit të Vjosës dhe kjo do të shoqërohet me investime për mbrojtjen e tij. Kemi nisur dy projekte madhore në qarkun e Gjirokastrës: ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve. Do të punojmë me partnerët tanë për të ndihmuar komunitetin lokal, duke ofruar grante për zhvillimin e turizmit ekologjik dhe të qëndrueshëm, për agroturizmin dhe për bujqësinë, në mënyrë që të jetë në harmoni me mbrojtjen e parkut kombëtar. Por më e rëndësishmja është efekti i imazhit që Shqipëria ka krijuar: një vend që ka ruajtur të vetmin lumë të egër që i ka mbetur Evropës.

dw