“200 euro për me dalë në një emision dy orësh”

tv- Ja si e kuptova se si funksionojnë këto debatet!

 

Në fillim të vitit, kur nuk kisha një punë të rregullt dhe po e merrja veten nga një aksident komunikacioni, më ftoi një person (i respektueshëm) nga njëra prej partive politike.

 

Shumë shpejt doli në temë: a do pranoja që të angazhohesm si ‘analist i pavarur’ në njërën nga emisionet televizive politike? Mund të zgjidhja mes dy studiove televizive dhe pagesa për paraqitje televizive do të ishte 200 euro neto, së paku një paraqitje në javë.

Personi që po ma bënte këtë ofertë nuk kishte llogari në media sociale, dhe nuk kishte si me ditë qëndrimin tim kundër këtyre formateve televizive.

 

Natyrisht nuk pranova, edhe pse për një person të papunë si isha unë, me i mar 200 euro për me dalë në një emision dy orësh e me folë pallavra, pa pas nevojë për asnjë përgaditje, nuk janë pak. Janë së paku 1.000 euro në muaj, e nëse del më shumë se një herë në javë janë mbi 2.000 euro në muaj.

 

Por aty e kuptova më mirë se si funksionojnë këto debatet: ‘analistat e pavarur’ paguhen nga partitë politike, e jo nga studiot televizive, edhe pse mund të ketë përjashtime. Ndoshta ka parti që paguajnë më shumë, varësisht nga fuqia financiare e tyre.

Për këtë arsye shohim aso raste qesharake ku bahen transferet e analistave nëpër studio, ngase partitë vendosin se cili analist në cilën studio përshtatet më shumë.

 

Tash me afrimin e zgjedhjeve, ‘analistat’ mund të bëhen më të sertë, më të zëshëm, ngase fitimi do jetë shumë më i madh.

 

Këto zgjedhje janë edhe garë se kush e ka analistin ma të mirë.

Le të fitojë më i zhurmshi, më i paguari dhe më i padituri.

 

Agron Demi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>