Tensionohet situata në veri, lëndohet një shqiptar

Gurët që janë hedhur në drejtim të shqiptarëve në Kroin e Vitakut kanë lënduar njërin prej punëtorëve të kompanisë “Uniteti”Kjo ka ndodhur derisa ishte duke asistuar në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut.
Tensionohet situata në veri, serbët pengojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve

Rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut në Mitrovicë është penguar sot sërish nga dhjetëra qytetarë serb.

KosovaPress mëson se ky grup i qytetarëve serb ka sulmuar sot rreth orës 09:30 një ekskavator të kompanisë “Euro Ndërtimi”, i cili ishte duke punuar në rindërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.

Disa nga banorët shqiptarë kanë thënë për KosovaPress se iniciator dhe kryeprotagonist i krejt kësaj ngjarje është personi me emrin Dragutin.

Ata janë shprehur të indinjuar për faktin se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk po e arrestojnë.

Në shenjë revolte shqiptarët kanë bllokuar rrugën Suhodoll – Mitrovicë duke ndaluar kështu qarkullimin e rrugës.

Ata në rrugë kanë vendosur automjete të ndryshme të tyre vetëm për të ndalur qarkullimin.

KosovaPress mëson se aktualisht situata është e tensionuar për shkak se ka qytetarë të tubuar të të dyja komuniteteve dhe ka një prezencë të shtuar të pjesëtarëve të policisë. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>