Ambasori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i cili tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, tha se në Kosovë kishte një eksperiencë e veçantë.
Abbott, nëpërmjet të një videoje, në Facebook, thotë se mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë.
“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë”.
Abbott tutje ka thënë se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes ‘vendeve tona do të thotë që ne të mbetemi partnerë dhe aleatë.”
“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”.
Ai udhëheqësve të Kosovës u ka bërë thirrje që për vendin të krijojnë një vizion modern e demokratik
“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”, ka thënë Abbott.
rtk