Aktakuzë politike, e montuar dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Penale

lvv_Aktakuza për terriorizëm ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është shkelje e procedurave te Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës. Prokurori i rastit Abdurrahim Islami, i cili e ka ngritur aktakuzën, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi qëndron jashtëligjshëm në Prokurorinë Speciale. Prezantimin e këtyre fakteve dhe fakteve të tjera në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit, por edhe një raporti të forenzikes të ditarit të Astrit Deharit, e bëri permes një konference për media Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj.

Historiku i gjithë këtij procesi gjyqësor tregon se ky rast është i montuar dhe ketë më së miri e dëshmojnë konferencat e shumta për media nga organet e rendit dhe drejtësisë për këtë rast. E së fundi, edhe aktakuza e ngritur ndaj katër aktivistëve, u paralajmërua nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Pas katër muaj hetime, prokuroria ka dështuar sa i përket posedimit të çfarëdo prove apo fakti që dëshmon se aktivistët tanë kanë qenë të përfshirë në rastin për të cilin po akuzohen”, theksoi Dardan Molliqaj, duke treguar më tej se akuza është ngritur pa përfunduar hetimet dhe ende pa e marrë raportin e forenzikës, si dhe duke shtuar se ka pasur edhe fshehje të provave shfajësuese.

Tutje, Molliqaj tha se një shkelje tjetër është se edhe pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i rastit nuk ia ka dorëzuar provat fizike as të pandehurve e as mbrojtësve të tyre. Ai tha po ashtu se asnjëri nga dëshmitarët nuk ka kredibilitet, kurse prokurori për katër muaj nuk ka treguar për asnjërin nga të arrestuarit asgjë të vetme. Si dhe, tha se prokurori nuk është marrë fare me alibitë e aktivistëve.

“Dëshmitë për alibinë tonë, pra se ku ka qenë vendndodhja e aktivistëve tane është e pamohueshme, por prokurori i rastiti as që i ka marr në ekzaminim ato, pasi që ajo do të dëshmonte që asnjëri prej aktivistëve tanë nuk është i përfshirë në këtë rast”, shtoi Molliqaj, duke kërkuar tutje sqarime se pse për rastin e Kuvendit ka pasur kaq shumë spekulime, teksa pë rastet e tjera si sulmi ndaj RTK’së, nuk është bërë asgjë e vetme.

Ndër të tjera, Molliqaj prezantoi edhe raportin e forenzikës i cili konstaton se nga ditari i Astritit nuk vërehet askund gjendje e rëndë emocionale e tij, e as ndonjë plan me determinim negativ, si dhe lexoi pjesëza që kundërshtojnë thelbësisht interpretimet spekuluese që disa media tentuan t’ia bëjnë pjesëzave të ditarit. Nga pjesët e lexuara nga ditari, Astriti e përshkruan vizitën e Molliqajt si të këndshme dhe tregon se është i bindur në pafajësinë e tij dhe të bashkaktivistëve.

“Shteti i Kosovës, policia dhe klani ‘Pronto’ e ka parasysh që e gjithë kjo që ka ndodhur është një montim politik, dhe që e gjitha është në favorin e aktivistëve tanë. Këta kanë kanë ngritur një aktakuzë që në fakt po del që vetëm aktakuzë nuk është.  Ky tekst është në fakt teksti që është publikuar nga gazeta Express në fillim kur janë arrestuar aktivistët, pra asnjë provë e as një dëshmi e re”, përfundoi Molliqaj. (LVV)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>