Kurti pas takimit me përfaqësuesit e tri partive më të mëdha opozitare – ku Ramush Haradinaj u largua nga takimi, liderët e LDK-së dhe PDK-së kanë akuzuar kryeministrin për mungesë komunikimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në.
KosovaOnline: Sipas jush, si është komunikimi aktual mes SHBA-së dhe Kosovës?
Nuk jam i sigurtë se ka mungesë komunikimi. Kryeministri Kurti ka idetë e veta se çfarë dëshiron të bëjë.
KosovaOnline: Si e shikoni largimin e serbëve nga veriu nga institucionet e Kosovës?
Unë nuk jam adhurues i atyre që mendojnë se mund të arrijnë rrugën e tyre duke bojkotuar institucionet legjitime.
KosovaOnline: A është vonë që Kurti ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit për targa me 10 muaj?
Me të vërtetë nuk e di. Pse do të ishte tepër vonë?
KosovaOnline: A mendoni se janë të mundshme incidente në veri të Kosovës në periudhën e ardhshme?
Parashikoj se do të ketë ngatërresa në veri. Nëse Prishtina dëshiron të zbatojë kërkesat për targa, duhet të mendojë me kujdes se si ta bëjë atë në mënyrë efikase dhe pa shkaktuar probleme serioze që nuk mund t’i zgjidhë vetë.