Deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Aida Dërgutit dhe Glauk Konjufcës iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri më 14 janar 2016.
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes sistemit të drejtësisë që e ka kapur, po tenton ta ndalë opozitën duke përndjekur, rrahur, arrestuar e dënuar deputetët dhe aktivistët opozitarë.
Tash edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë që janë shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për “Zajednicën”. Kjo veçse ia shton legjitimitetin secilit aktivitet të deritashëm opozitar në kundërshtim të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria shkelëse e Kushtetutës duhet të largohet menjëherë.
Vala e protestave që nis në janar do ta detyrojë Qeverinë të largohet, nëse nuk jep dorëheqje paraprakisht.
30 dhjetor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!