Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.
Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.
I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka eKZISTUAR NDONJËHERË NË KOSOVË, KY PUSHTET, NË VEND QË TË REFLEKTOJË E T’I KTHEHET POPULLIT, PO E SHNDËRRON VETEN NË REGJIM POLICOR TOTALITAR, QË SHTYP PAKËNAQËSINË.
Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj.
12 prill 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!