Banorët që thanë se janë torturuar nga Nenad Rikalo intervistohen nga hetuesia

riakloProkuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar Policinë e Kosovës që t’i intervistojë banorët shqiptarë të një ndërtese në Prishtinë të cilët po pretendojnë se janë torturuar nga ministri i sapoemëruar i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo.

Lajmin për intervistimin e banorëve, fqinj të dikurshëm të Rikalos, e konfirmoi për BIRN kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

“E kemi autorizuar policinë që t’i intervistojë banorët. Intervistimet janë bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale”, ka thënë Millaku.

Javën e kaluar, disa banorë të një ndërtese kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë i kanë thënë KTV-së se gjatë viteve 1990 janë torturuar nga Nenad Rikalo.

Akuzat erdhën pak ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj e emëroi Rikalon në kabinetin e tij në postin e Ministrit të Bujqësisë.

Banorët shqiptarë pretendojnë se e kanë parë Rikalon të uniformuar.

Festim Beqiri, një nga banorët e kësaj ndërtese, tha se i ka përjetuar dy herë torturat e Rikalos dy herë dhe se Rikalo i kishte drejtuar armën babait të tij tashmë të ndjerë.

Akuzat kanë zgjuar reagime të shumta nga politika dhe shoqëria në Kosovë.

Vetë Rikalo i ka mohuar ato akuza përderisa dy partitë opozitare, VV e LDK, kanë kërkuar nga prokuroria nisjen e hetimeve ndërsa nga Ramush Haradinaj shkarkimin e ministrit të tij.

Por Haradinaj, në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar, e mbrojti ministrin Rikalo duke thënë se kishte kërkuar nga Prokuroria, AKI dhe Policia informata rreth akuzave të qytetarëve por këto institucione nuk kishin pasur informacione që ai mund të jetë i përfshirë në veprime të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>